Skip to main content

Ese për shokun - Përshtati Rapitful

 Ese për shokun

Shoku mund të jetë miku juaj derisa je mirë me të por kur prishen raportet mund të bëhet armiku juaj më i madh.Rruga e vetme për të gjetur shokë, është të bëhesh shok dhe shoku është dhurata që njeriu i bën vetes. Të vdesësh për shokun është e lehtë, por të gjesh shok që vdes për ty është vështirë. Shokun kur e ke vetëm këshilloje, kur jeni me të tjerë lavdëroje dhe me shokun silluni ashtu sikur ai mund tu bëhet juve armik. Në shtëpinë e shokut shkoni shpesh sepse rrugën e pa përdorur e bllokojnë shkurret. Shoku është sikur pjepri. Pse? Sepse për të gjetur një shok të mirë provoni me qindra prandaj. Shoqëria është gjithmonë sikur pema që bën hije. Shoqëria është dashuri pa krahë. Shoqëria është një lidhje e fortë, në momentin e nevojës për para nëse nuk i kërkohet zgjat deri në fund të jetës. Pa e argumentuar dashurinë asnjëri nuk mund të jetë shok i vërtetë. Më trego shokun të tregoj se kush je. Nëse nuk i shohim njëri-tjetrit me sy të mirë disa mangësi të vogla nuk do kuptojmë gjë nga shoqëria.Gjëja më e mirë, është të respektosh shokun.Shoku i vërtetë është një shpirt që jeton ne dy trupa dhe jeta nuk mund të japi dhuratë më të mire se shoqërinë. Njeriu është mbi fenë dhe moralin e shokut dhe shumëherë njeriu matet me shokun e tij. Kërkimi i një shoku pa të meta do të thotë që ti nuk do shoqëri prandaj gjeni shokë që tua thonë mangësitë tuaja në sy. Prandaj lexues i dashur për shokun kur vëren dhe dëgjon të metat e tij mbylle njërin sy dhe njërin vesh sepse vetëm kjo të bën të kesh në shok të mirë që i ndani brengat dhe shqetsimet e shkollës dhe jetës.

 Përshtati: Rapitful


Ese dhe hartime, hartim per shokun, hartime per shokun, ese shoku, shoku hartim, hartim i bukur per shokun, shoku hartime shqip, hartime te ndryshme per shokun, hartime ne shqip per shokun, ese argumentuese per shokun, shoku ese shqip
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more