Namazi i sabahut i rende per disa te ri.
Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:
"Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit". Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih.
Gjithashtu thotë:
"Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën".
Muslimi.
Gjithashtu thotë:
"Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet". Buhariu dhe Muslimi.
Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë.
O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut!
Burimi:Bekir Halimi
loading...
Lexo edhe: