1- Braktisja e njohjes së Allahut, emrave dhe cilësive të Tija.
2- Braktisja e vështrimit të argumenteve të Gjithësisë dhe atyre fetare, kjo shkakton hutim dhe “ngurtësim” të zemrës.
3- Punët e mira të pakta. Argument për këtë është thënia e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për gratë:
“Nuk kam shikuar të mangëta në mendje dhe fè që mund ta hutojnë burrin e palëkundur sikurse ju.”
Thanë: O i Dërguari i Allahut! Si është mangësia e tyre në fè?
Tha: “A nuk është ajo që kur i vjen hajdi nuk falet dhe nuk agjëron?”
Transmeton Bukhariu nr.304, Muslimi nr.80 dhe Ibnu Hibbani nr.5744-ihsan, nga Abdullah ibn Umeri (radijAllahu anhu).
4- Bërja e gjynaheve, sepse Allahu (subhanehu ue teala) thotë:
كَلَّا بَلْ رَانَ عَلَى قُلُوبِهِمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ
“Jo, nuk është ashtu! Por zemrat e tyre ua mbuluan të këqijat që i punuan.” [el Muttaffifin:14
loading...
Lexo edhe: