Det i thellë, det i
zi
Det i thellë,
Det i zi,
Jetë njerzish
More ti.
Shumë nëna i le
Pa bij e pa bija,
Për babë e nënë
Qante fëmija.
Deti me lot
U mbush përplot,
Ata që mori,
Nuk kthehen dot.
Në fund të detit
Mbetën pa shpresë,
Një nënë, një babë,
Një nip, një mbesë!
Përse, o det,
I more në gji,
Pse vallë ndodhi
Kjo tragjedi?!
Lule të shumta
Hidhen mbi valë
Dhe dhimbja shtohet,
Rritet si mal.
loading...
Lexo edhe: