ME ALLAHUN!
Me Allahun të paktit bëhen shumë!
Muhammedi alejhi selam i ka thënë Ebu Bekrit: "Mos u mërzit, Allahu është me ne".
Me Allahun i dobëti bëhet i fortë!
Nuhu, alejhi selam, ka thënë: "Unë iu kam mbështetur vetëm Allahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrëni në ndihmë edhe zotët tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni".
Me Allahun e largëta bëhet e afërt!
Allahu për durimtarët ka thënë: "Vërtetë ndihma e Allahut është afër".
Me Allahun i varfëri bëhet i pasur!
"Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij, Allahu është Bujar i Madh, i Gjithëdijshëm”.
Me Allahun individi bëhet grup!
"Ibrahimi vërtetë ka qenë i përulur ndaj Allahut, besimtarë i vërtetë dhe nuk ka qenë prej mosbesimtarëve".
Me Allahun njeriu arrin suksese!
“… kurse suksesi im varet vetëm nga Allahu. Te Ai jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem”.
Me Allahun largohet pikëllimi!
"… (Junusi) në errësirë tha: "Nuk ka Zot tjetër përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë i kam bërë padrejtësi vetes".
Tek Allahu kthehuni o robërit e Tij, dhe bëni punë të mira vetëm për Atë.
Pastrojeni zemrën që të jetë në gjendje ta pranojë fjalën e Allahut dhe që kënaqet me atë.
Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe: