Ra zilja e celularit dhe djaloshi u përgjigj: -Alo.
Kur ja u dëgjua një zë vajze i bukur, e pyeste për gjendjen e tij se si
ishte, ndërsa ai nuk po e njihte zërin e vajzës. Djaloshi e pyeti:
- Më falni, po kush jeni ju?!...- Vajza iu përgjigj:
- Unë jam një vajzë e bukur, e pasur dhe nga një familje e njohur. Unë
dëshiroj të njihem me ty…- Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha:
- Po celulari përgjohet!...- Ajo e çuditur pyeti:
- Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?- Ai iu përgjigj:
- Jo.
- A përgjohet nga shërbimi sekret…?- Ai iu përgjigj:
-Jo.
- Përgjohet nga policia?
Ai iu përgjigj:
- Jo. Bisedën e dëgjon Allahu, që nuk ka tjetër si Ai.
Për momentin vajza e mbylli linjën dhe këtë nuk e përsëriti më
asnjëherë. Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e
Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij.
------------------------------ -
Përshtati: Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe:
- Get link
- Other Apps
Labels
Tregime Tregime Islame
Labels:
Tregime
Tregime Islame
- Get link
- Other Apps