Skip to main content

A janë Selefijjët (një) sekt i ri?


Është pyetur shejkh Salih elFeuzan (All-llahu e ruajttë):
 
A është selefizmi parti (hizb) nga mesi i partive? Dhe, të atribuarit atyre (d.m.th. Selefijjëve) a është gjë e dënueshme?
 
Është përgjigjur:
 
Selefizmi (d.m.th. Selefijjët) është grupi i shpëtuar, dhe të tillët janë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati. (Ndërsa Selefizmi) nuk është parti nga mesi i partive të ndryshme, nga ato të cilat sot quhen (njihen me emrin) parti. Përkundrazi ata janë Xhemati, Xhemat në Sunnet dhe në Fe. Ata janë Ehlu-Sunneti dhe Xhemati.
 
I Dërguari (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë {kuptimi}: “Nuk do të ndërpritet së qenëri një grup nga Ummeti im, duke e shfaqur dhe duke qenë në të vërtetën, dhe duke mos u dëmtuar nga ata të cilët distancohen prej tyre dhe as nga ata të cilët i kundërshtojnë këta”, dhe ai (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem) gjithashtu ka thënë {kuptimi}: “Ky Ummet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjitha për në zjarr në Xhehennem, përpos njërit”, ata thanë, cili është ky o i Dërguar i Allahut? Ai (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem) u përgjigj {kuptimi}: “janë ata të cilët janë në atë në të cilën jam unë dhe shokët e mi sot”.
 
Prandaj, Selefizmi është një grup i njerëzve (d.m.th. Selefijjët) në medh’hebin e Selefëve, në atë në të cilën ishin i Dërguari (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij, dhe se, nuk është hizb nga radhët e grupeve bashkëkohore të pranishme në ditët e sotme. Përkundrazi ai është Xhemat shumë i hershëm, që nga koha e Pejgamberit (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem), i cili e trashëgon dhe e vazhdon (këtë rrugë), dhe i cili nuk do të ndërpritet së qenëri në shfaqjen e të vërtetës deri në çastin e Orës, siç (na) ka njoftuar ai (sal lAll-llahu alejhi ue sel-lem).
“Kaseta e dytë: “etTahdhir minel Bid’a”, e lëshuar si ligjëratë në Havtah Sadir, 1416H”
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more