Skip to main content

Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" Ferizaj

Shkolla e mesme Kuvendi i Arberit Ferizaj,kuvendi i arberit ferizaj


Historiku i gjimnazit ''Kuvendi i Arbërit''


Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" është themeluar në vitin 1967.

Në vitin e parë të veprimit si gjimnaz kishte 7 paralele.

Gjatë historisë së tij ky gjimnaz disa herë ka pësuar ndryshime në strukturën organizative dhe përmbajtësore.

Një kohë ishte shëndrruar në Qendër shkollore, pastaj në kohën e shuvarizmit, në vitin shkollor 1975/76 ishte shëndrruar në arsimin e mesëm të orientuar dhe bënte përgatitjen e nxënësve për arsimimin e përgjithshëm në Fazën e Parë të Bazave të Përbashkëta.

Ishte ndër shkollat e para të mesme ku është eksperimentuar me këtë reformë, pastaj një vit më vonë arsimi i mesëm i orientuar është aplikuar edhe në shkollat tjera të mesme të Kosovës.

Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" rritej së bashku me numrin e nxënësve.

Kështu në vitin shkollor 1990/91 në këtë gjimnaz ishin përfshirë gjithsej 1.394 nxënës, shkolla kishte një ndërtesë shkollore me 27 mësonjëtore me 1500m2, kishte sallë të arsimtarëve, bibliotekë, kabinetin e fizikës, biologjisë, kimisë, pastaj zyre tjera administrative për drejtor, pedagog, sekretar, arkatar dhe lokale tjera përcjellëse.

Në vitin e largimit me dhunë të nxënësve dhe të arsimtarëve shqiptarë nga objektet e tyre shkollore, në vitin shkollor 1991/92, në këtë Gjimnaz ishin të regjistruar gjithsej 1348 nxënës shqiptarë të shpërndarë në 45 paralele. Këta nxënës u detyruan që procesi mësimor ta ndjekin në shtëpi private.

Viti shkollor 1991/92 për nxënës të këtij gjimnazi filloi me 30 janar të vitit 1992. Në fillim procesi mësimor është organizuar vetëm nëpër fshatra si në Komogllavë, Lloshkobare, Greme, Gaçkë, Mirosalë dhe Softaj.

Këto ishin disa të dhëna për sa i përket shkollës së mesme gjimnazi “Kuvendi I Arbërit” në vitet e para të fillimit të punës si shkollë.

 

Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" - Sot


Deri më 2010 gjimnazi ishte në një objekt dhe i tëri si një gjimnaz i vetëm me të gjitha drejtimet në një objekt.

Ky institucion arsimor është i regjistruar me vendimin e organit kompetent të vitit 1967.

Shkolla e Mesme e lartë Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj procesin mësimor e ka filluar më 01 shtator 2010 me klasët e X-ta ,Xl-ta,Xll-ta dhe Xlll-ta me profilet:

a) Gjimnazi i përgjithshëm me 4 paralele.
b) Gjimnazi Matematikë-Informatikë me 13 paralele.
c) Gjimnazi i Shkencave të Natyrës me 24 parale.

 Ky gjimnaz punon me dy ndërrime, paradite dhe pasdite, orët zgjasin 45 minuta.

Duhet cekur se ky është viti i parë shkollor që ndahet gjimnazi në dy drejtime: Drejtimi i Gjimnazit të Shkencave matematiko-Natyrore dhe drejtimi i Gjimnazit të Shkencave Shoqërore-Gjuhësore, ku ky gjimnaz kalon sipas vendimit të MASHT-it në ndërtesën e vjetër të gjimnazit.


Synimet e programit të këtij gjimnazi janë që të përgatisin maturantë të profileve të theksuara më lartë në mënyrë që të drejtohen për profesionin e dëshiruar, dhe për të regjistruar një profil të caktuar në shkollimin superior.

Pra ky shkollim e përgatit nxënësin që më lehtë të përcaktohet më vonë se në çfarë profesioni nxënësi do të zgjedh për të studiuar në shkollimin superior apo më të lartë.

Gjimnazi "Kuvendi i Arbërit" Ferizaj, Historiku,kur eshte themeluar,sa paralele kishte ne fillim,cilat ndryshime i pesoi gjate historise etj,Shkolla e mesme Kuvendi i Arberit Ferizaj ,Kuvendi i Arberit gjimnazi kuvendi i arberit ferizaj,shkolla e mesme kuvendi i arberit ferizaj
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more