Skip to main content

Duaja në rrezik fatkeqësie


Tregohet se njëri prej ensarëve, i cili ishte shok i pejgamberit s.a.v.s. që quhej Eba Muglik, ishte tregtar, dhe tregtonte me mallin e tij dhe mallin e të tjerëve në vende të largëta. Ishte mistik, i devotshëm.

Njëherë shkon për tregti dhe në mes të rrugës e ndalon një hajn kriminel, me armë në dorë. Hajni i thotë: “Gjithçka që ke lëshoji në tokë se përndryshe të vras!” Ai i thotë: “Çka dëshiron: pasurinë apo pasurinë dhe jetën time?” Ai i përgjigjet: “Pasurinë veç do të ta marr, por edhe dotë të vras”. Ai i thotë: “ Më lejo që para ekzekutimit tim t’i fali katër rekate namaz”. Hajni i thotë: “Po”. Ai mori abdest, pastaj i fali katër rekate.
Në fund të namazit në sexhden e fundit u lut: “O Zoti im i dashur, o Mbajtës i Arshit famëlartë! O Ai, i Cili vepron ç’të duash, - të lutem për hir të madhërisë Tënde të pakufishme dhe për hir të dritës Tënde, e cila përfshinë arshin Tënd, që të më mbrosh nga e keqja e këtij krimineli hajn; O ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo, o ndihmëtar më ndihmo!”

Kur në ato momente paraqitet një kalorës dhe me të shpejtë ia largon shpatën (hajnit), të cilën e kishte afruar mbi kokën time. Kur e shikon hajni, ai me të shpejtë i bie hajnit dhe e mbytë. Pastaj ky kalorës i afrohet tregtarit të drejtë dhe të devotshëm dhe i thotë: “Ngritu”. Tregtari e pyet: “Po kush jeni ju, i cili nëpërmjet Allahut më ndihmon?” Ai i përgjigjet: “Unë jam melek i katit të katërt të qiellit. Kur e ke bërë lutjen e parë, ka arritur lutja dhe ka trokitur në dyer të qiejve. Pastaj kur e ke bërë lutjen e dytë, çka ka në qiej e kanë dëgjuar një zë. Pastaj kur e ke bërë lutjen e tretë, më është thënë: “Duaja e të dëmtuarit dhe atij i cili është në rrezik. Pastaj e kam lutur Allahun që të më japë leje që ta mbys (hajnin).

Hasani tregon: “Kush merr abdest dhe i falë 4 rekate dhe bën këtë lutje, Zoti i përgjigjet atij, i cili është në rrezik fatkeqësie, por i ndihmon edhe nëse nuk është në rrezik fatkeqësie”.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more