Një ditë i Dërguari i Allahut saws hyri në xhami. Ai pa një ensar me emrin Ebu Umame dhe i tha:
“Ebu Umame, përse të shoh në xhami jashtë kohës së namazit?”
“Brengat dhe borxhet më kanë kapluar, o i Dërguari i Allahut” - tha ai.
Pejgamberi saws i tha: “A do të t’i mësoj disa fjalë, të cilat kur t`i thuash, Allahu do të mënjanojë brengën dhe do ta paguash borxhin tënd?”. “Po, o i Dërguari i Allahut” - tha ai. Pejgamberi saws i tha:
“Në mëngjes dhe në mbrëmje thuaj: “O Zot, më mbroj nga brenga dhe pikëllimi, më mbroj nga pafuqia dhe përtacia, më mbroj nga qyqaria dhe koprracia dhe më mbroj nga vështirësitë, borxhi dhe anashkalimi i njerëzve“.
Ebu Umame më vonë tregon: “Veprova kështu dhe Allahu ma largoi brengën e më ndihmoi ta kthej borxhin tim”.
loading...
Lexo edhe: