Skip to main content

I huaji - Albert Kamy - (Analiza)

I vogël për nga vëllimi, thjeshtë për nga ligjërimi.

Tema: fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel.
Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut përjetohet si absurd.

Ndërtimi: ndahet në dy pjesë me njëmbëdhjetë kapituj.
Subjekti: në pjesën e parë zbulohet jeta e rëndomtë e kryepersonazhit Mërso. Ai gjendet përballë situatave para të cilave ndjehet i pafuqishëm, çka e bën të mos i jap kuptim jetës së vet.

Veprimi fillon me telegramin që merr nga Shtëpia e pleqve që e njofton me vdekjen e së ëmës. Këtë lajm ai e prêt me gjakftohtësi, nuk derdh as një pikë lot, fle rrugës për në Marengo (qyteti ku gjendet Shtëpia e pleqve), para kufomës pi cigare dhe kafe, kotet, refuzon të shohë nënën për herë të fundit, fill pas varrimit shkon të lahet në plash, lëshohet në aventura dashurie me ish-daktilografen e zyrës së tij,etj.

Tensionimi dramatik fillon me takimet e shpeshta të Mërsoit me fqinjin e tij Rajmondin, i cili kërkon mendim nga Mërsoi se si t‟i hakmerret gruas që e tradhëton. Një ditë vëllau i gruas së Rajmondit (Arabi) bashk me një shok e përcjellin Rajmondin që t‟i hakmerren për shkak të ofendimit të rënd që Rajmondi ia bën gruas.

Një ditë tjetër Mërsoi bashk me Rajmondin i takojnë dy arabët dhe fillojnë të rrihen. Rajmondi do ta vras vëllaun e së shoqes por Mërsoi e bind të mos e bëj dhe ia merr revolen. Arabët tërhiqen. Po atë ditë Mërsoi, i shyrë nga të nxehtit shkon të freskohet “te shkëmbi praën burimit të vogël”, ku takohet me arabin i cili e nxjerr thikën për ta trembur Mërson, por ky e gjuan katër herë me revole.

Në pjesën e dytë të romanit flitet për procesin gjyqësor të Mërsoit ku shpallet për kriminel dhe dënohet me vdekje.

Poashtu kjo pjesë paraqet rekapitulim të jetës së tij që nga varrimi i nënës deri te vrasja e arabit e parë nga këndi i prokurorit mbrojtës, kryetarit të gjygjit dhe dëshmitarëve.

Në fillim Mërsoi qëndron indiferent, pas shqiptimit të denimit ai rebelohet, nuk mund të pajtohet me akëtvendimin dhe me vdekjen që ia sjell ai.

Pranon se deri më tani për të gjitha çështjet ka patur mendim të gabuar, por pas shqiptimit të vendimit është i preokupuar me dy gjëra: me agimin dhe me lutjen për falje. Tani është aktivisht i motivuar dhe i sigurt në vete.
Perzonazhet: janë revoltues dhe kryengritës

Merso: përfaqëson njeriun absurd. Nuk është në gjendje t'i harmonizojë dëshirat dhe mardhëniet e tij me shoqërinë.

Nuk mërzitet pa shkak për gjëra si: vdekja ,dashuria dhe martesa.

Nuk shet hipokrizi dhe demagogji.

Nuk synon karrierë, nuk vuan nga ambicie të sëmura dhe paragjykime, dhe nuk është xheloz.

Te ai shohim “historinë e një njeriu,i cili pa qenë hero,pranon të vdes për të vërtetën”.

referat,referate,personazhet,subjekti,rendesia,permbajtja,analiza,analizat,analize,i huaji,albert kamy, i huaji,albert kamy,i huaji
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more