Skip to main content

Eugjen Onjegin - Analiza apo referati


 ''Eugjen Onjegin''


Ky roman është ndër të parët i shkruar në vargje.

Edhe pse i takon epikës  në të ka edhe mjaft pjesë lirike të ndërfutura dhe paraqet një vepër të ngjizur epiko-lirike.

Lirika shfaqet me atë kur Pushkini e shpreh haptazi qëndrimin e tij përmes personazheve , narracionit të shkrimtarit , përshkrimeve të natyrës , analizës psikologjike të personazheve , digresioneve të ngjarjeve.

Tema e romanit është ''jeta ruse , ajo e fshatit dhe e qytetit rus në fillim të shekullit XIX'' .

Bjelinski , studiues i thellë i veprës së Pushkinit,thotë se shumësia e temave e emërton këtë roman si ''enciklopedi të jetës ruse të vitetve 20 të shekullit XIX''.

Rrethanat politike –shoqërore-ekonomike të Rusisë së shekullit XIX ishin : zhgënjimi i masave popullore pas fitores historike kundër Napoleonit , vazhdimi i sistemit shoqëror të bujkërobërisë, lëvizja revolucionare e rinisë së kohës për ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe të sistemit-politik-shoqëror, dëshpërimi nga mossuksesi për ndryshime , tërheqja dhe mbyllja në vetvete për shkak të pamundësisë dhe të paaftësisë për ta ndryshuar gjendjen ,ndikimi i kulturave të huaja në rrjedhat e kulturës ruse etj.

Autori i bën tri kategorive të aristokracisë , asaj provinciale , asaj të Moskës dhe asaj të Petërburgut.

Shoqërisë ruse e cila karakterizohej nga prapambeturia intelektuale , konservatorizmi,parazitizmi dhe individualizmi e indiferentizmi.

Personazhe kryesorë janë: Onjegini,Tatjana,Lenski.Onjegini,përfaqësues i aristokracisë së Pëtërburgut ,si fëmijë u edukua nga mësues francez,shkollën e kish vend dëfrimi e loje,mësoi përciptazi letërsinë greke-romake,mësoi gjuhë frenge por edhe sjelljen e shfrenuar aristokrate,kalonte jetë mondane , të zbrazur e plot dëfrime.

Kjo jetë pa ndonjë qëllim të caktuar e bëri të mbyllet në vete , merret me poezi,lexon vepra , kupton se ska talent,sgjen dot motive,shkatërrohet psikikisht, e takon xhaxhai i tij dhe kërkon nga Onjegini që të bëhet pasardhës i tij.

Vepron si romantik ,dëshiron të shkojë në një vend tjetër , largohet nga qyteti , shkon të jetojë në shtëpinë e xhaxhait në fshat nga revolta dhe pakënaqësia,trashëgon pasurinë , tenton të bëjë reforma për përmirësimin e gjendjes së bujkërobërisë së fshatarëve.

Onjegini ishte i pakënaqur me politikën e carit rus,njihet me Lenskin , djalosh ky me formim intelektual,krijon miqësi,bën dyluftim me të dhe e vret,dashurohet në Tatjanën , vajzë me virtyte të larta,Tatjana martohet fillon të shfaq Onjegini dashurinë ndaj saj , ajo nuk ia kthen dhe pason katastrofa e tij.

Tatjana dallon nga Onjegini , është e rritur në frymën e traditës popullore , me përralla , tregime , legjenda etj.

Ajo përfaqëson rininë përparimtare ruse , dëshiron të bëjë ndryshime.

Kur e takon Onjeginin pëlqen idetë përparimtare dhe revolucionare të tij , i shfaq dashuri përmes një letre , din më von pasi martohet ti thotë jo Onjeginit ngase ky kërkon të çkurorëzohet .

Lenski përfaqëson aristokracinë provinciale


analiza ,referat,permbajtja,permbledhje,kuptimi,referat shqip,personazhet e romanit eugjen onjegin,pushkini,pushkin
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more