Nazmi Rrahmani |
Nazmi Rrahmani lindi më 1941 në fshatin Ballofc të Podujevës.
Shkollën fillore e mbaroi në Podujevë, gjimnazin dhe studimet universitare (Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare) i kreu në Prishtinë.
Ka punuar si redaktor në revistën letrare “Jeta e re” dhe në redaksinë e botimeve të “Rilindjes”.
Njihet si romancier dhe përkthyes i letërsisë.
Ka botuar këto vepra “Malësorja”, “Tymi i votrës së fikun”, “Toka e përgjakur”, “Pas vdekjes” dhe “Rruga e shtëpisë sime”.
Veprat e Nazmi Rrahmanit janë bërë shumë popullore dhe janë ribotuar shumë herë.
Dallohet si shkrimtar që përshkruan vuajtjet jetësore dhe mjedisin e fshatit kosovar.
loading...
Lexo edhe: