Sistemi diellor është sistem i organizuar planetësh, të cilët sillen rreth Diellit. Sistemi diellor është një sistem planetar i përbërë nga trupa qiellorë të ndryshëm që mbahen në orbita nga forca e gravitetit të yllit tonë, Diellit. Është i përbërë nga nëntë planetë (dhe 166 hënat e tyre), nga tre planetë xhuxhë (Ceresi, Plutoni, Erisi dhe katër hënat e tyre), dhe miliarda trupa të vegjël. Këtu bëjnë pjesë trupat e Rripit të Kuiperit, disa dhjetëra mijëra asteroidë, një numër i pacaktuar por me siguri shumë të madh kometash, meteoritësh, dhe pluhuri ndëryjor. Planetët e sistemit diellor sipas largësisë nga dielli janë: Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani , Neptuni dhe Plutoni. Prej këtyre tetë planetëve gjashtë prej tyre kanë satelitë natyrorë të emërtuar zakonisht "hëna" sipas emrit të Hënës së Tokës, dhe secili prej planetëve të jashtëm është i rrethuar nga rrathë planetarë prej pluhuri dhe grimcash të tjera. Të gjithë planetet, përveç Tokës, janë emë