Skip to main content

Posts

Prova të qarta se Toka është vizituar nga jashtëtokësorët

Aventura e pilotit me ‘pjatat fluturuese’ Më 24 qershor të vitit 1947, një pilot privat që quhej Kenneth Arnold ka qenë duke e drejtuar aeroplanin e tij në drejtim të Jekimës në Uashington, për një udhëtim pune. Pikërisht gjatë këtij udhëtimi ai kishte vërejtur nëntë objekte të paidentifikuara fluturuese, të cila i ka përshkruar si shumë të shndritshme dhe me ngjyrë metalike. Një tjetër gjë e çuditshme, që i kishte rënë në sy pilotit në fjalë, ka qenë shpejtësia e madhe e objekteve fluturuese, që, sipas tij, fluturonin me rreth 2000 km/orë, që për atë kohë ishte një shpejtësi supersonike. Sipas pilotit, fillimisht ishte shfaqur vetëm njëri nga objektet dhe më pas, në rresht me të, ishin shfaqur edhe tetë objekte të tjera, identike, që fluturonin krahas me aeroplanin e tij. Atëbotë ai kishte thënë që objektet dukeshin sikur pjata, që lundronin mbi ujë, prej kur edhe kishte lindur termi ‘Pjata Fluturuese’. Vala e madhe e rrëmbimeve nga jashtëtokësorët Më 10 tetor të vi

Shkencëtarët: Toka mbrohet nga një forcë e padukshme

  Ndonëse mund të tingëllojë paksa sikur filmat fantazi, mirëpo shkencëtarët nga Universiteti i Kolorados kanë bërë të ditur që pas një studimi të bërë kanë zbuluar që planeti ynë është i mbështjellë nga dy shtresa, në formë të unazës, shtresa të cilat janë të mbushura me protone dhe elektrone, duke mbrojtur kështu tokën. Barriera e padukshme, që ndodhet rreth 11.600 kilometra mbi tokë parandalojnë futjen e elektroneve me energji të lartë në atmosferën e tokës. “Duket sikur këto elektrone futen në një hapësirë, të rrethuar nga një xham”, ka thënë profesori Daniel Baker. “Ngjashëm me fushat, të cilat i shohim në “Star Trek”, që përdoren në film për të parandaluar futjen e alienëve në planetin tonë”.

7 mistere e pazgjidhura nga shkenca

Pavarësisht evoluimit të shkencës, edhe sot ka gjëra të cilave nuk ju janë dhënë shpjegime nga ana e shkencëtarëve. Një ndër to është se për krijimin e një domateje duhen 30 mijë gjene, ndërsa njerëzit vetëm 20 mijë, kjo ende mbete një mister. Ja cilat janë 7 misteret që shkenca nuk u jep dot shpjegim: Pse duhen më shumë gjene për ta krijuar një domate sesa një njeri? Domatet kanë më shumë se 30,000 gjene, ndërsa njerëzit kanë mes 20,000 dhe 30,000. Kjo temë ka ekzistuar tash e sa vite dhe ndryshe njihet edhe si paradoksi C-value. Në vitin 2003, botanikët kishin vendosur ta quanin këtë ‘enigmë’ dhe asnjëherë nuk është dhënë një definicion i saktë rreth kësaj. Prandaj është e vërtetë që domatet janë shumë interesante. Pse më shumë njerëz shkruajnë me dorën e djathtë sesa të majtë? Statistikat tregojnë se 70-95% e njerëzve shkruajnë me të djathtën, dhe 5-30% të njerëzve shkruajnë me të majtën. Megjithatë, shkenca ende nuk ka mundur ta jap një definicion të qartë

Krijohet pajisja për leximin e mendimeve

  Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë kanë arritur që me sukses të zhvillojnë harduerin dhe softuerin e një pajisjeje, e cila kap fjalët të cilat ju i dëgjoni dhe për të cilat mendoni.  Sistemi punon përmes kapjes së aktivitetit të neuroneve në tru, kryesisht të atyre që janë të lidhura me fjalët dhe pastaj këto veprime të neuroneve përkthehen në fjalë. Hulumtuesit kanë shpresa që një ditë programi të përdorët për të komunikuar me njerëzit të cilët nuk mund të flasin. Hulumtuesit e kanë testuar sistemin duke e përdorur në aktivitetin e trurit të pacientëve, të cilët vuajnë nga epilepsia. Secilit pacientë i janë dhënë detyra që të lexojnë nga një tekst, teksa shkencëtarët kanë vëzhguar aktivitetin e tyre trunor, në përpjekje të leximit të mendimeve, përmes pajisjes në fjalë. Përkundër faktit që pajisja është në fazat fillestare të zhvillimit, shkencëtarët kanë bërë të ditur që kanë arritur që me sukses t’i identifikojnë disa fjalë.

Si të përballohen me sukses katër fazat e dashurisë

Nga të magjepsurit e deri te dashuria e sinqertë dhe e fuqishme,  secila lidhje intime kalon nëpër disa faza. 1. Euforia e të dashuruarit Zakonisht zgjatë rreth 6-9 muaj, ku partnerët përfshihen nga një tërheqje e parezistueshme. Partneri na duket perfekt, defektet e tij na duken të parëndësishme ose të pranueshme, tregojmë anën më të mirë të vetes dhe emocionet që ndjejmë nxisin një energji që na heq gjumin, oreksin dhe lodhjen. Këshillë: Kjo është një fazë shumë e rëndësishme në ndërtimin e një lidhjeje, sepse dopamina nxit ndjenja të këndshme dhe është neurotrasmetuesi i parë në tru për emocionet, që na lejon të ‘memorizojmë’ ato sjellje pozitive. *** 2. Simbioza e dashurisë romantike Lidhja nis të stabilizohet. Filloni të ndani çdo gjë edhe momentet dhe emocionet negative. Të dashuruarit tentojnë të izolohen dhe partneri bëhet më emotiv, falë një mirëkuptimi që keni me njëri tjetrin. Këshillë: Mos idealizoni partnerin duke e ndërtuar atë ashtu siç ju e

Çelësat e lidhjes së suksesshme të dashurisë

Asnjë lidhje nuk është krevat me trëndafila. Mosmarrëveshje, zënka, frika dhe dyshime janë disa nga problemet e lidhjeve me të cilat përballen shumë çifte. Çelësi i lidhjeve të suksesshme është të siguroheni se ata janë minimale.   Ka shumë çelësa deri te lidhja e suksesshme e dashurisë dhe ata janë: Komunikimi   Komunikimi i mirë është një nga ata çelësa të lidhjes së suksesshme. Kur nuk ka ose ka pak komunikim në një lidhje , atëherë mund të dal në sipërfaqe jolumturia. Si mund të jetë i gabuar komunikimi në një lidhje? Mund të filloj nga diçka negative, që mund të jetë nga thënia e diçkasë sarkastike, ndonjë veprim , që është jashtë normave si sjellja misterioze ose mundimi i tepërt të kënaqet partneri. Nëse këta çështje nuk shprehen haptas, atëherë do të shfaqen dyshimi dhe ndjenjat negative. Të ushtrosh komunikim të mirë do të thotë të flasish haptas për ndjenjat e tuaja pa mos u mëritur se a do të jesh e keqkuptuar nga partneri. Për shembull nëse nuk dëshiron

Maher Zain Best Song

Alieni tenton të hyjë në një shtëpi

Një burrë 60-vjeçar, i cili nuk ka pranuar që t’i publikohet emri, ka thënë se një krijesë që nuk dukej të ishte njeri, kishte tentuar që të hynte në shtëpinë e tij në të njëjtën natë kur ishte parë edhe UFO-ja, e cila më pas ishte bërë e njohur me emrin “Phoenix Lights”. Njeriu i cili deri më tani nuk kishte folur për këtë ngjarje, tani thotë se ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e tij të vogël në një zonë rurale, rreth 18 milje në veriperëndim të Tucson. Alieni ia nxjerr gjumin “Rashë në shtrat rreth orës dhjetë të mbrëmjes. Por, gjumi më doli nga zhurma e shkaktuar nga dikush që donte ta hapte dritaren e banjës”, thotë ai në një raport të dorëzuar në rrjetin “Mutual UFO Network”. Njeriu thotë se e kishte ndjenjën sikur dikush donte t’i bënte keq, prandaj edhe e kishte marrë një armë që ta mbronte veten. Ai thotë se, me qëllim që ta ndalte personin që të hynte në shtëpinë e tij, ai kishte ndezur dritat e jashtme. “Pasi që i ndeza dritat e jashtme, mbeta i trondit

Arsyeja shkencore pse nuk duhet të pish ujë para se të flesh mund të të çudisë

Pse nuk duhet të pish ujë para gjumit? Kur është fjala për gjumin, të gjithë kanë rutinën e tyre. Ndërsa je duke ndjekur televizor, duke dëgjuar muzikë, lexuar apo duke ngrënë diçka të lehtë mund të të vijë gjumi. Shumica e njerëzve pinë shumë ujë para se të flenë ose mbajnë një shishe pranë krevatit për të shuar etjen gjatë natës. Ndërsa shumë thonë se duhet të pish ujë para gjumit, të tjerë thonë që nuk duhet. Ka një arsye pse nuk këshillohet të pish ujë para gjumit. Të pish ujë para se të flesh, në fakt mund të ndikojë që gjatë natës të mos bësh një gjumë të qetë dhe, siç dihet, një gjumë i qetë është shumë i rëndësishëm. Në varësi të gjithsecilit, uji para se të flesh mund të bëjë që gjatë natës të zgjohesh për të shkuar të paktën një herë në tualet. Nëse zgjohesh gjatë natës, sa minuta më pas duhen që të të zërë sërish gjumi? Doktorët këshillojnë që të paktën dy orë para gjumit nuk këshillohet të pish ujë. Në këtë mënyrë, ke zbrazur edhe fshikëzën e urinës dhe n

Si të mbani një lidhje në distancë

  Lidhja në distancë e dy të dashuruarve mund të bëhet më e fortë nëse mes tyre ekziston besimi, por edhe komunikimi i afërt e i vazhdueshëm. Mos i humbisni këto këshilla… Të jetosh një lidhje në distancë nuk është aspak e lehtë. Edhe pse dashuria mund të jetë shumë e fortë, largësia vë në provë të fortë rezistencën e çiftit, që mund të bjerë viktimë e disa kurtheve të saj. Kilometrat që e ndajnë çiftin janë të shumta, por gjithsesi mënyra që lidhja të funksionojë duhet gjetur medoemos. Si? Ja disa sugjerime për një histori jetëgjatë, edhe pse njëri mund të jetë në veri dhe tjetri në jug dhe koha për t’u parë është reduktuar në minimum. Kontakti fizik Duke e jetuar lidhjen në largësi, kontaktet fizike e çojnë atë në një marrëdhënie më shumë miqësore se sa pasionante. Ju duhet të përpiqeni të gjeni kohë dhe hapësirë ​​për t’u takuar (për shembull nëse jeni shumë larg njëri-tjetrit, udhëtoni të dy në të njëjtën kohë për t’u takuar në një vend të tillë që bie mes vendb

Disa këshilla për lidhjen në largësi

  Jo gjithmonë gjërat në një lidhje shkojnë ashtu siç i ke planifikuar. Madje, mund të ndodhë që të shkojnë shumë më keq sesa mund të ishte marrë me mend. Si të jetosh një lidhje në largësi? Si të shmangësh, që ajo flaka të mos shuhet për shkak të disa kilometrave largësi? Nuk përbën aspak çudi që gjatë një udhëtimi pune apo në muajin e pushimeve, apo qoftë edhe në një shëtitje të thjeshtë ose njohje të rastësishme, të dashurohesh me dikë. Dhe sigurisht që ndodh shumë shpesh, që ky "dikë" të mos ta ketë shtëpinë te pallati përballë shtëpisë tënde. Por edhe në ndodhtë që të mos jesh e detyruar të bësh shumë rrugë për të arritur te shtëpia e tij, sepse fati e deshi që të jetoni në një qytet, me mijëra arsye mund të bëhen shkak që ai të transferohet në një vend tjetër, pa përjashtuar këtu edhe mundësinë e një shteti tjetër. Arsye pune, studimi, çështje familjare e të tjera të këtij lloji, mund të bëhen shkaku që nga partneri yt të të ndajnë qindra kilometra largës

28 Nëntori

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptaët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili në Vlorë. Si çdo popull, edhe ne kemi kremten tonë kombëtare. Bile mund të themi se Dita Jonë e Madhe – 28 Nëntori, është diçka më shumë se një kremte kombëtare, siç e kam thënë, jorastësisht, edhe në titull «DITA E SHENJTË ARBËRORE». Dikush që nuk e njeh mirë historinë tonë kombëtare, mund të pyes: pse?! Përgjigja është e shkurtër dhe shumë e qartë: sepse të mirat e rralla, kombit tonë të shumëvuajtur, por gjithmonë krenar, i kanë ardhur mu në këtë ditë. 28 Nëntori i parë arbëror ishte ai i vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare dhe me yllin gjashtëcepësh në mes dy krenash, në Kalanë e Krujës, ku valoi plot 25 vjet. Gjergji, deri në vdekje luftoi me atë flamur

Maher Zain Best Song

Jeta pas vdekjes ekziston, thonë shkencëtarët amerikanë

Shumica prej nesh kemi pasur ndjesinë e një përvoje pranë-vdekjes. Problemi është se deri më tani nuk ishte bërë ndonjë studim i gjerë shkencor mbi këtë çështje. Studimi i ndërgjegjësimit, që filloi më 2008, shikoi në thellësi rreth 2000 pacientë nga 15 spitale në Mbretëri të Bashkuar, SHBA dhe Austri të cilët kishin përjetuar arrest kardiak dhe nga i cili kishin shpëtuar. Çfarë ata gjetën ishte se rreth 40% e këtyre pacientëve kishin përjetuar një lloj të vetëdijes ndërsa nuk kishin qenë të gjallë, që do të thotë se ishin klinikisht të vdekur. Studimi, i udhëhequr nga Dr. Sam Parnia nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, gjeti se vdekja nuk është një moment i veçantë, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas ndonjë sëmundje të rëndë apo ndonjë aksidenti ku zemra, mushkëritë dhe truri pushojnë së funksionuari. Kjo do të thotë se vdekja në vetvete nuk është fundi i njeriut, por një fillim i ri. Shumë persona të cilët kanë përjetuar një përvojë pr

Efektet pozitive të dardhës

  Si çdo stinë e vitit edhe vjeshta i ka përparësitë e saj, veçanërisht për begatinë e madhe të frutave të cilat na jepet mundësia t’i konsumojmë. Dardhat ofrojnë burim shumë të mirë të fibrave, vitaminave B2, C, dhe E, bakrit dhe kaliumit. Dardhat poashtu janë të pasura me pektin, element ky me rëndësi për uljen e kolesterolit në gjak dhe tonifikimin e zorrëve. Cilësi shumë pozitive e dardhave është gjithashtu fakti që gjasat për të shkaktuar alergji nga konsumimi i tyre janë shumë të vogla në krahasim me frutat tjera. Preferohet që dardhat t’i konsumojmë pa ua hequr lëvoren pasi që përmbajtja e fibrave qëndron kryesisht aty. Për më tepër, është një nga frutat që mund të konsumohet edhe nga të miturit ose foshnjat. Disa nga efektet pozitive të dardhave për shëndetin janë; ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i kancerit si pasojë e përmbajtjes së lartë të vitaminës C dhe bakrit të cilët veprojnë si antioksidant dhe i mbrojnë qelizat nga radikalet e lira. Dobi t

Ky është audicioni më i çmendur që keni parë ndonjëherë [VIDEO]

Këto audicione janë nga talent shoë të ndryshëm anë e mabë botës Këta konkurrentë janë thjesht të mahnitshëm.

FREE CONVERSATIONAL HYPNOSIS CLASS : Unbeatable Conversational Hypnosis ...

Thënie të ndryshme - Fjalë të urta popullore

Daja dajë, djathi me pare Dajaku ka dalë nga Xheneti Dardha e ka bishtin prapa Dardhaxhisë, dardha mos i shit Darka e lehtë, gjumi i lehtë Dasëm pa mish nuk bëhet Dasma e shokëve dhe lufta e huaj, janë të lehta Delet që ndahen nga tufa, i han ujku Dembelin dhe fukarallëkun e gjen në një grazhd Dera e burgut çilet, ndërsa ajo e vorrit jo Derri qengja nuk pjell Deshi, s’deshi, qeshi Deti në këmbë s’kalohet Deti me shkop nuk turbullohet Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala Dëbora është e bukur por të than këmbët Dëgjo ç’thotë i pari, por mos e harro të fundit Dëm i njërit, fitim i tjetrit Dëshira lind zotësinë Dëshira mund të kënaqet vetëm me anë të shpresës Dhëmbët e shëndoshë, pleqëria e fortë Dhia është lopa e fukarait Dhjamë nga pleshti s’nxirret Dija është dritë, padija terr Dikush përgjigjen e ka në gojë, dikush në xhep e dikush në shtëpi Dikush është fukara përjashta e zengin përbrenda Dikush është zengin përjashta e

Gjumi dhe doktori

Njoni shkoj te doktorri mu anku për gjumë: - Doktor qe ja ni muj hiq sosht kam merr gjumi nat ë n. -Ani a qe ni muj pa pa gjum je tu nejt a ? -Jo mer po flej ditën.

Is head lice a parasite?

The head louse, or Pediculus humanus capitis, is a parasitic insect that can be found on the head , eyebrows, and eyelashes of people. Head lice feed on human blood several time a day and live close to the human scalp.

What are head lice?

Head lice are tiny, wingless insects that live on the human scalp. They are about as big as sesame seeds. Head lice sustain themselves by sucking blood—just as mosquitoes do. However, unlike mosquitoes, lice cannot fly or jump from one person to another; they can only crawl.

What is pediculosis pubis?

Pediculosis pubis (also known as "crabs" and "pubic lice" ) is a disease caused by the pubic louse, Pthirus pubis, a parasitic insect notorious for infesting human pubic hair. The species may also live on other areas with hair, including the eyelashes, causing pediculosis ciliaris.

The Brain Unlocked How To Use Your Brain To Create Miracles, Magic and A...

Using 100% of Your Brain - Dr. Bruce H. Lipton

Which vessels provide blood to the liver?

The liver has two blood supply sources: the hepatic artery (a branch of the celiac artery) delivers oxygenated blood along with cholesterol and other substances (such as hormones) necessary for processing food, while the portal vein collects venous blood from the entire intestinal region and supplies this nutrient-rich .

Të kam Ënderruar - poezi dashurie

Mbi dritare nata derdh qetsine dhe shiu i furishem shoqeron vetmine. Lart ne qiell te erret dy sy shkelqejne një zemër te vetmuare mbushin shprese. Heshtja mbreteron… Dy sy tevegjel ngadalë mbyllen… një buzeqeshje e ëmbël vjedhurazi shikon dhe niset ne kerkim te endrres se saje. Ngadale lundron ne det dhe ngritet e fluturon ne qiell me dy sy që shkelqejne atje lartë buzeqeshja flet. Nata kalon… Buzeqeshja mbledhe krahet dhe kthehet ne qerdhen e vet… Serish heshta mbreteron… dhe sytë e vegjel hapen me nxitim Tani dielli i posalindur ndriqon ” Të kam enderruar,” një ze tingellon dhe… sërish heshtja mbreteron…

13 arsye për të bërë seks me gruan çdo natë

  Kur jeta na vë para shumë impenjimeve, gjëja e para q ndjen është jeta seksuale. Çiftet janë shumë të lodhura, shumë të stresuara, tepër të çoroditura. Domethënë nuk janë kurrë në humorin e duhur. Huffington Post ka pyetur lexuesit e martuar që bëjnë seks çdo natë në çfarë mënyre kjo ka përmirësuar jetën dhe marrëdhënien e tyre. 1. Do të arrini të rindërtoni kohën e lirë ashtu siç ju duhet 2. Përkushtimi ndaj njeri-tjetrit do të rritet edhe jashtë krevatit. 3. E bërë siç duhet, mund të jetë edhe një stërvitje e vërtetë 4. Të çon në një nivel tjetër, të paktën për pak kohë. 5. Do të rrisë besimin. 6. Është një mënyrë për të hyrë në lidhje pa folur 7. Sherret zvogëlohen. 8. Të shtyn të jesh më krijues. 9. Programohet më lehtësisht një natë jashtë. 10. Një fjalë e vetme: Orgazmë. 11. Përmison vetëvlerësimin. 12. Përmirëson Humorin 13. Bëjeni… dhe nuk do të keni asnjë problem

Shkencëtarja shqiptare: Big Bangu dhe ‘vrimat e zeza’, gjepura!

Dr. Laura Mersini-Houghton, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Chapel Hill, mbështetet në teorinë e saj frymëzuese nga një matematikë brilante, që provon se Teoria e Big Bang-ut dhe e ‘vrimës së zezë’ është e pamundur 100 vite të shkuara, Mari Kyri, ishte një grua e vetmuar në mes të “klubit” shkencor të mbushur plot me burra. E megjithatë, kjo grua polake “arriti të shihte” më qartë se kushdo tjetër çfarë po ndodhte në fushën e kimisë. Por ajo ishte grua, e si pasojë iu desh të punonte shumë që t’i tejkalonte burrat, nëpërmjet një matematike më të mirë e një mendimi më elegant. Ajo e fitoi çmimin “Nobel” në kimi, në vitin 1911. “I mundi” burrat. Por nuk ishte ky motivi. Motivi ishte kurioziteti për dijen dhe botën. Ekziston një grua shqiptare gjeni, Mari Kyrija e sotme e fizikës së kozmosit. Mësojeni emrin e saj: ajo është Dr. Laura Mersini-Houghton, nga Universiteti i Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. Jo vetëm që ajo është më e mprehta nga të gjithë fizi

Planeti Pluto me qiell të kaltër dhe ujë të akullt

Bazuar në të dhënat më të reja të sondës së agjencisë amerikane, NASA, planeti i vogël Pluto e ka qiellin e kaltër dhe rripa të ujit të akullt.  Pluto është i vendosur në Brezin Kuiper të largët, që është një rajon i ftohtë në sistemin diellor përtej Neptunit dhe në të ka shumë kometa dhe asteroide. Alan Stern, njëri nga udhëheqësit kryesor të projektit, New Horizons, tha se “kjo është madhështore”, pasi askush nuk do të priste “qiell të kaltër” në këtë pjesë të largët të universit. NASA ka publikuar një pamje ku shihet një shtresë e kaltër e mjegullës rreth Plutos, që është fotografuar nga kamera në sondën New Horizons. Kjo sondë e ka bërë një fluturim historik në muajin korrik, por të dhënat janë transmetuar ngadalë në Tokë. Qielli i kaltër në Tokë shihet për shkak të shpërndarjes së dritës së Diellit nga grimcat shumë të vogla të azotit. Në Pluto, këto grimca janë diçka më të mëdha dhe sikur me blozë. Temat:

Ongsono

Duaja e Istihares

Mbërrijnë virozat e stinës, Mjekët: Ja si mbrohen të vegjlit

Gjatë këtyre ditëve janë vëne re ndryshime të shpeshta të temperaturës. Sa janë të rrezikuar fëmijët për t'u prekur nga virozat? Më ndryshimin e shpeshtë të temperaturave jemi të gjithë të riskuar të prekemi nga virozat, duke qenë se luhatjet e temperaturave janë goxha të mëdha. Përveç kësaj jemi edhe në sezonin e virozave. Kështu që ekziston mundësia për t'u prekur nga virozat e stinës.   Cilat janë rrugët që mund t'i marrim këto viroza?  Rrugët që mund ti marrim janë nëpërmjet ajrit, sepse viruset qarkullojnë ajrin që ne thithim. Vendet më të rrezikshme janë vendet e mbyllura, si baret, lokalet ku qëndrohet për një kohë të gjatë dhe ka shumë persona. Por edhe qëndrimi në një ambient më personat që janë të prekur nga virozat. Nëntori njihet si muaji i shpërthimit të virozëve, a është përcaktuar se cili tip po qarkullon? Jemi në sezonin e virozave. Por nuk mund të përcaktoj se cili grip. Normalisht ai që ekziston çdo vit, pavarësisht mutacioneve që virusi pëso

5 arsye se pse duhet ta deaktivizoni Facebook-un menjëherë

    Facebook gjatë gjithë kohës është duke shtuar vizitorë të ri, por edhe duke humbur shumë nga vizitorët e saj Pos që Facebook i fshin llogaritë dublikate apo të rrejshme, ka edhe shumë njerëz të cilët me vullnetin e plotë janë duke i mbyllur llogaritë e tyre. Disa këtë e bëjnë për një periudhë të shkurtë kohore, disa edhe e bëjnë përgjithmonë. Megjithatë, lajmi.net më poshtë i transmeton për ju 5 arsyet se pse është mirë ta mbyllni Facebook: 1) Facebook të bën të mjerueshëm Përdorimi i Facebook-ut mund të shkaktoj që ju të krijoni inat ndaj të tjerëve si dhe të ndiheni të vetmuar, sipas disa studimeve të Chicago Tribune në janar të vitit 2013. Raportet shkruanin se një e 3-ta e përdoruesve të Facebook-ut ndihej më keq pasi që shikonte fotot e të tjerëve. Fotot e të tjerëve në pushime, dasma etj., shkaktonte që të tjerët të depresionohen dhe të kenë zili. 2) Çdo gjë rreth jush regjistrohet aty Përveç nëse privatësia juaj është shumë e siguruar, gjasat janë të mëdh

Shkencëtarët në NASA thonë se ne jetojmë në një hologram të krijuar nga jashtëtokësorët

  Kush po thotë, që nuk ka shkencëtarë mendje hapur në NASA? Në gjetjet e NASA-as del se ne jetojmë në një hologram, që është dizajnuar nga krijesa të avancuara jashtëtokësore. Çka sikur çdo gjë që kemi apo duam, është e varur nga një kod i avancuar kompjuterik? Madje, çdo marrëdhënie, ndjenjë, mendim apo kujtim, të jetë i varur nga super-kompjuterët? Kjo teori intriguese, fillimisht është propozuar nga Nick Bostrom, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oxfordit, themelues i “Director of the Future of Humanity Institute”, si dhe “Programme on the Impacts of Future Technology”, dhe “Oxfort Martin School”, së bashku me disa shkencëtarë të tjerë, e kanë përshkruar këtë teori. MessageToEagle.com më herët kishte raportuar se si Rich Terrile, drejtues i “Centre for Evolutionary Computation and Automated Design” në NASA, ka pretenduar se krijuesi ynë, është një program kozmik për kompjuter. Kjo lë të kuptohet, se jemi duke jetuar në hologram dhe e tëra që na rret

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more