SanDisk është padyshim kompania lider e cila merret me prodhimin e kartave microSD dhe deri tani ka shënuar disa rekorde të njëpasnjëshme sa i përket kapacitetit të tyre. Megjithatë, këtë herë duket se një kompani tjetër e specializuar në këtë sektor, ka vendosur një rekord të ri për kapacitetin e kartës microSD. Microdia zbuloi sot kartë microSD me kapacitetin më të madh të parë ndonjëherë, bëhet fjalë për 512GB. Karta mbështet standardin UHS-II dhe transferon të dhënat me një shpejtësi prej 300MB/s. Pajisjet e vjetra do të mund të transferojnë të dhënat me gjysmën e kësaj shpejtësie pasi karta është e bazuar në standardin SD4.0. Karta Xtra Elite do të dalë në treg muajin e ardhshëm dhe do të kushtojë rreth 1000 dollarë.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,