Skip to main content

Posts

Sundimi sekret i koorporatave

Shtetet e Bashkuara dhe bota janë përfshirë në një debat të madh rreth marrëveshjeve të reja të tregtisë. Pakte të tilla quheshin dikur “marrëveshje të tregtisë së lirë”; në fakt, ato ishin marrëveshje tregtie të menaxhuara, të përshtatura sipas interesave të korporatave, kryesisht në SHBA dhe Bashkimin Europian. Sot, marrëveshjeve të tilla shpesh i referohen si ‘partneritete’, si në Partneritetin Trans-Paqësor (TPP). Por ato nuk janë partneritete të barabarta: SHBA-ja dikton kushtet. Fatmirësisht, ‘partnerët’ e Amerikës po bëhen më rezistentë. Nuk është e vështirë të kuptohet pse. Këto marrëveshje shkojnë përtej tregtisë, duke drejtuar investimet dhe pronën intelektuale po ashtu, duke imponuar ndryshime fundamentale në kornizat ligjore, gjyqësore dhe rregullatore të vendeve, pa të dhëna ose llogaridhënie përmes institucioneve demokratike. Ndoshta pjesa më e papëlqyeshme dhe më e pandershme e marrëveshjeve të tilla lidhet me shqetësimet e mbrojtjes së investitorit. sigur

Plani i shërbimit sekret maqedonas / Ja si u mashtruan ish luftëtarët e UÇK-së

  Zbulohen prapaskenat e infiltrimit të shërbimit sekret maqedonas dhe atij serb në grupin e armatosur që u bë shkak për sulmin çnjerëzor të Kumanovës më 9 maj, Një burim ndërkombëtar i portalit "tesheshi", i kyçur në organet e sigurisë rajonale, bëri të ditur se strumbullarët e lëvizjeve që solli skenarin makabër kanë qenë tre agjentë shqipfolës të shërbimit sekret të Maqedonisë, apo DSK që drejtohej deri para pak ditësh nga Sasho Mijakllov. Njerëzit e infiltruar të DSK-së kanë joshur ish luftëtarë të UÇK-së, duke i "mashtruar" ata për gjendjen e vështirë të shqiptarëve për një sulm të policisë Maqedoni mbi shqiptarët ndërsa që pak vetave iu premtuan edhe para. Grupin e shqiptarëve agjentët maqedonas e dërguan në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, drejt vdekjes, masakrimit dhe arrestimi të tyre. I tërë skenari famëkeq i vrasjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Kumanovë është përgatitur me kujdes nga kryeministri i ish Republikës Jugo

Pesë arsyet pse Shqipëria e Madhe do të ishte një ide e mirë

Shumë njerëz në Ballkan janë të frikësuar nga idea e Shqipërisë së Madhe. Por pse? Sipas buzzfeed këto janë 5 arsyet që bashkimi kombëtar është kënaqësi jo vetëm për shqiptarët, transmeton Express 1. Mund ti shijoni pushimet e juaja pa paguar asgjë Turistët mund të qëndrojnë pa paguar asgjë sepse tek shqiptarët sipas traditës duhet të respektohet në maksimum mysafiri, shkruan buzzfeed . Vizitoni çdo shtëpi dhe lëni që ata të kujdesen për juve 2. Një parajsë e taksave në Evropë Harroni ishujt tropikal larg. Në Shqipërinë e Madhe, një parajsë e re tatimor do të krijohet brenda Europës. Bazuar në tatimin mbi të ardhurat aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, norma juaj e taksave është rreth 10% . Sillni të gjitha paratë tuaja ! 3. Një shtet pa Mc Donalds dhe Starbucks Edhe pse Shqipëria e madhe është një mik i afërt i SHBA-ve, por aty nuk do ti gjeni kafet dhe hamburgerët e tyre me çmime të larta. Ju mund të shijoni qoftet për 1.50 dhe makiaton më të mirë në botë

Këta janë 16 njerëzit me fuqi të vërteta mbinatyrore

Në botë sot ka njerëz të çuditshëm por janë disa që konsiderohen me fuqi mbinatyrore. 1. Shikim me rrezet X Natasha Demkina është një grua nga Rusia e cila shprehet se mund të shohë brenda trupit të njeriut. Njëlloj si një aparaturë me rrezet X, ajo mund t’i gjejë problemet në brendësi të trupit të njeriut dhe të përcaktojë diagnozën gjithashtu. Sipas mamasë së saj, Natasha ishte një fëmijë mëse normal deri në moshën dhjetë vjeçare. Në këto moshë aftësitë e saj filluan të shfaqen. 2. Trupi magnetik Liew Thow Lin është një burrë nga Malajzia i cili mund të ngjisë objekte metalike në trupin e tij. Megjithëse shkencëtaret nuk kanë zbuluar asgjë jashtë normales me magnetiken e trupit të tij, ai mund të mbajë dhe balancojë një peshë të konsiderueshme objektesh metali mbi lëkurën e tij. 3. Memoria mbinjerëzore Daniel Temmet mund të mbajë mend sasi të mëdha informacioni. Për shembull, ai bëri të mundur përsëritjen e numrit pi deri në

Gruaja e Genc Sefës, të arrestuar në Maqedoni letër prekëse Presidetes Jahjaga

Dashurie Uksmajli, bashkëshortja e Genc Sefës – një prej të arrestuarve në Kumanovë me dyshimet për përfshirje në shkëmbim armësh me autoritetet policore, i ka dërguar një letër Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga. Letra tregon dëshpërimin e kësaj zonje për të kontaktuar me burrin e saj dhe injorimin total që po ia bën shteti i Kosovës qytetarëve të vetë. Lexojeni të plotë letrën e zonjës Dashurie Uksmajli. Zonja Presindente qysh jeni? A po lodhesh duke shetit neper botë me taksat e qytetareve te Kosoves, per te cilet s'ndjen pergjegjesi, as morale e as njerezore te pakten!!! Si po ndjehesh pas lajmit skandaloz qe sapo konfirmoi Milaim Zeka per RTK...ai foli per tortura ç'njerëzore mbi te arrestuarit ne Maqedoni!!! A e di, që mbi gjakun e burrit tim dhe shokeve te tij eshte ndertuar ky Shtet, presidente e te cilit je ti sot! Lexova dje reagimin tend edhe ashtu te vonshëm, më shume ishit shqetesuar per prishjen e qetesise se Maqed

10 rastet më të tmerrshme të njerëzve të varrosur për së gjalli

Ngjarje që ndodhën në të vërtetë. Ka të atillë që kanë pësuar nga më të dashurit e tyre. Nga të gjitha frikët që ekzistojnë në botë, varrosja për së gjalli me gjasë është më e tmerrshmja prej tyre. Ja disa raste të tilla që kanë ndodhur me të vërtetë. Angelo Hayes Angelo Hayes i kishte 19 vjet kur ishte rrëzuar nga biçikleta dhe i kishte mëshuar murit me kokë. Sipas burimeve, Hayes menjëherë ishte shpallur i vdekur nga mjekët dhe ishte varrosur tri ditë pas aksidentit. Për fat të mirë, një kompani e sigurimeve kishte filluar të dyshonte rreth vdekjes së Angelo-s, meqë i ati sapo kishte bërë një sigurim jetësor në emër të të birit. Kjo kompani kishte kërkuar zhvarrosjen e kufomës. Për mrekulli, Hayes u gjet i gjallë, me të rrahurat e zemrës që mezi hetoheshin. Edhe pse iu desh që të bënte disa operacione dhe një kohë relativisht e gjatë, Hayes ia doli që ta merrte veten në tërësi. Ai më pas shpiku një arkivol, i cili do t’iu ndihmonte të mbijetonin të gjithë ata që d

Si do të duket Marsi nëse kolonizohet nga njerëzit (Foto)

Teoria e gjetjes së jetës në planetin Mars prej vitesh mbahet e gjallë nga shkencëtarët por ende nuk ka prova të qarta për jetën në të. Një studiues ka bërë një improvizim të asaj që mund të ishte jeta në Mars me praninë e njerëzve.

Identifikohet ”zogu më i madh fluturues”

Janë gjetur mbetjet e zogut me të madh fluturues, zbulim ky që u publikua në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave. Fosili i krijesës 25 milion-vjeçar u zbulua 30 vjet më parë në Karolinën e Jugut por deri vonë nuk është identifikuar se cfarë krijese ka qenë ai. Kjo krijese do te dukej si një pulëbardhë me madhësi në mes 6.1 dhe 7.4m. Daniel Ksepka kurator i shkencës në Muzeun Bruce tha se kafka e zogut është më e hollë. Thuhet nga shkencëtarët se ishte fundosur në fund të detit dhe pa u shkatërruar arriti të zbulohej. Kërkuesit besojnë se ky zog gjigant e tejkalon ate që mbante rekordin deri më tani, Argentavisn e mahnitshem-i cili u gjet në Ameriken Jugore me madhësi prej 5.7-6.1m, i cili kishe ekzistuar rreth 6 milion vite më parë. Shkencëtarët e kanë quajtur sandersi i ri gjigant Pelagornis dhe besojnë se ka ngjashmëri madhësinë si të albatrosëve mirëpo modelet teorike sugjerojnë se është e ndërlikuar që një zog me këtë madhësi të qëndrojë në ajër duk

NASA : Pamja më e bukur e galaktikës Andromeda

Teleskopi Hubble i NASA -së ka publikuar fotografinë e Andromedës, e cila konsiderohet si fotografia më e qartë e realizuar deri në ditën e sotme. Fjala është për një pjesë të Galaksisë Andromeda (M-31) , e cila ndodhet rreth dy milion vjet drite larg planetit Tokë. Fotoja shpalon pamjet e të paktën 100 mijë yjeve të kësaj galaktike.

Gëzim Kelmendi: Ndërhyrje urgjente e bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni‏

Deputeti i parlamentit të Kosovës Gëzim Kelmendi në një postim në facebook ka kërkuar ndërhyrje urgjente të bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni. Lexoni postimin e plotë të tij. Me qëllim të qetësimit të situatës aktuale në Maqedoni, pas vrasjes së civilëve shqipëtar në mesin e tyre një vajzë tetë vjeçare në Komunën e Kumanovës, duhet urgjentisht të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare. Arsye tjetër pse duhet të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare, është fakti se Kumanova është afër kufirit me Serbinë, dhe nuk përjashtohet mundësia që në këtë situatë të infiltrohen paramilitarët serb nga Serbia me qëllim të tensionimit dhe vrasjeve të shqiptarëve.

Serbia dërgon qindra policë në Maqedoni. Nga Shqipëria s’lëviz asnjë njeri

Serbia ka dërguar forca shtesë policore në kufi me Maqedoninë. Kjo është konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga vetë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme serbe. Është thënë se në një stacion të policisë në jug të Serbisë ka shkuar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq. Policia e Maqedonisë ka ndërmarrë sot një aksion në një lagje të Kumanovës, në kërkim të, siç ka thënë, personave të armatosur. Flitet për pasoja në njerëz, por ende nuk ka konfirmime zyrtare mbi numrin e viktimave eventuale. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të zhvillimeve në Maqedoni, ka thirrur për nesër një takim të Byrosë së Koordinimit të Shërbimeve.

Tregu i Kosovës, pa para të gatshme

Afaristët në Kosovë, po ballafaqohen me mungesë të qarkullimit të parasë së gatshme në treg dhe si alternativë është rritur niveli i këmbimit të mallrave. Përfaqësues të bizneseve në vend dhe afaristë, theksojnë se kjo dukuri tashmë është shumë e shprehur në Kosovë dhe paraqitet si problem kryesor në operimin e veprimtarive të tyre, raporton rel. Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, me që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve. Një nga kompanitë që ballafaqohet më këtë problem është edhe kompania “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”. Pronari i kësaj fabrike, Bashkim Osmani, tregon se viteve të fundit kjo dukuri është jashtëzakonisht e pranishme dhe po pengon në zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve. Ai rast konkret tregon se në mungesë të kthimit të

Ekipi nga Kosova afër fitores në NASA

Ekipi Natev nga Kosova është në garë të ngushtë për vendin e parë në garën prestigjioze të NASA-së. Se kush fiton varet nga Vota çdo secilit prej ju! Projekti i tyre u përzgjodh nga juria e NASA nga 950 projekte të 133 shteteve të ndryshëm. https://2015.spaceappschallenge.org/award/#peopleschoice

Ese: Njerëzit vdesin nga streset - Shkruar nga Vehbi Furxhi

ESE: Njerëzit “vdesin” nga STRESET?!... Një shprehje që dikujt i duket fluide, por që ai në çast nuk e kupton, se edhe ai,  është “viktimë” e tyre... A e kini parë, se si “krimbi bren drunë”, mollën?!.... Ashtu e bren dhe STRESI njeriun. Në fillim pak e nga pak e pastaj mbasi e ka shkatërruar në mënyrë periodike e rrëzon përtokë, për të mos u ngritur kurrë më, siç ndodh me një mollë, që mbasi e ka “ngrënë krimbi”, bie në tokë për t’u kalbur në  të.... Stresi vepron tamam siç vepron pika e ujit që bie në mënyrë periodike në një enë të zbrazur, të shpuar, kur njeriu është i mbyllur në një dhomë të errët në terrin e natës e qetësisë ogurzezë e s’ka mundësi të dalë prej saj. (Kjo metodë kineze është nga më origjinalet dhe më djallëzoret që ka shpikur truri i njeriut për ta torturuar vetë shpikësin e saj njeriun). Në fillim truri i njeriut reagon me tërë fuqinë e tij vitale për ta përballuar këtë tingull variabël, që prish qetësinë e plotë të natës në izolimin e dhomës, por me

Ese: Libri shoku im më i mirë - shkruar nga Xhesika Mersinllari

Libri shoku im më i mirë Më thonin dikur: lexo librat e shkollës, lexo se do të të duhen…! Por unë nuk e kuptoja. Unë librin mësova ta dua tani ne keto rrethana . Ndoshta kur njeriu eshte i merzitur , i lodhur , i ngarkuar menderisht , ka kohë të mendojë më shumë , ka kohë të rrijë më shumë me veten… Rrëmbej një libër që më godet nga titulli dhe nis të ecë nëpër rreshtat e tij. Nis të ecë njëlloj siç nis të ecë një fëmijë që s’ka hedhur kurrë më parë hapa në jetën e tij. Unë eci ngadalë, ndaloj, kthehem pas, pushoj, eci sërish me hapa më të shpejtë e papritur e ndjej se po fluturoj. Po, po, po fluturoj, por jo me trup, por me shpirt. Teksa lexoj shpirti im fluturon . Imagjinata ime kalon çdo kufi. Mendja ime përshkon hapësira pa fund dhe unë përshkroj oqeane, depërtoj në qiej pa fund, bëj gara me erën, sfidoj kohën… Mësova ta dua librin, sepse libri më thotë shumë gjëra që në fakt unë i di, por kam nevojë të m’i thotë dikush, pa më qortuar, pa më bërë të ndih

50 fakte të rralla nga jeta e Adolf Hitler

  Jeta e liderit nazist të Gjermanisë Adolf Hitler gjithmonë ka qenë interesante për t’u studiuar por edhe e mistershme njëkohësisht 1. Adolf Hitler lindi në orën 18:30, më 20 prill 1889, në Braunau, një qytet në Austri dhe vrau veten në Berlin, në Bunkerin e Kancelarisë Perandorake, që ishte ndërtuar posaçërisht për të, në orën 15:30, në mesditën e 30 prillit 1945. Jetoi 56 vite, një javë e tri ditë. 2. Ishte fëmija e tretë i Alos Hitler, i martuar me Klara Polz, që ishte dhe mbesa e xhaxhit të tij. Motra dhe vëllai më i madh i Hitlerit ishin fëmijët e martesës së parë të të atit. Ndërsa Paola dhe Hitleri ishin dy fëmijët më të vegjël të familjes. 3. Schickelgruber është mbiemri i tij nga i ati Alos, që ishte një fëmijë i jashtëligjshëm. Një mbiemër që edhe në gjermanisht nuk shqiptohet lehtë. Gjatë ngjitjes në karrierën politike ai e ndërroi mbiemrin. Kjo i dha lehtësi në shqiptim, pasi nuk dihet nëse mbiemri i vjetër do ta ndihmonte të merrte

Krijohet ‘Facebooku i shqiptarëve’

Këto ditë, një grup i të rinjve nga Prizreni kanë krijuar një rrjet të ri social të quajtur “ShqipTALK”. Ky rrjet social ka për qëllim që t’i bashkojë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, për të komunikuar shqip. Për më tepër, ky rrjet social është shumë i ngjashëm me Facebook, pasi që edhe në të mund të dërgoni mesazhe, kërkesa për miqësi, të hapni faqe, grupe etj. “Ky rrjet social deri më tani ka arritur të mbledhë shumë regjistrues dhe besohet se do të marrë edhe shumë të tjerë”, thotë për gazetën Lajm, Edison Boqaj – njëri prej themeluesve të kësaj faqe.

7 gjërat më të mira në Abetare

Jeta shkollore e secilit fillon me Abetaren, pavarësisht se sa arrinë secili prej nesh tutje. E shumë kush ende di të recitojë e t’i përsërisë tekstet për ndonjë shkronjë të abetares. Vjerrëshat dhe tekstet e këtij libri vështirë se harrohen, edhepse alfabetin mund edhe të mos e dijë ndonjëri prej nesh.  Ndërkaq ne zgjodhëm 7 margaritarët e Abetares.   1. Abetare. 2. Blerimi e Blerina. 3. Ceni e Leci. 4. Çekiçi m ë i rëndë. 5. Fabrika e punëtorët. 6. Halla e Filloreta.       7. Pulat e Petritit.

Sulmi spektakolar i bufit, kap miun në dëborë (Foto)

  Fotografi Mark Latremouille ka dokumentuar sulmin e një bufi ndaj një miushi të gjorë nëpër majat me dëborë në Ontario të Kanadasë. Çastet e shkrepjeve të tij fillojnë që nga çasti që shpendi e pikas gjahun deri në momentin kur hedh sulmin vendimtar, në këtë rast duke u zhytur tërësisht në borë. Pendët e buta i mundësojnë bufit gri të fluturojë në mënyrë tejet të heshtur, duke i zënë shpesh në befasi prehët e tij.

Ali Pashë Tepelena dhe Bonaparti

  Marredheniet e dy figurave, sipas historianeve jane bere me intensive gjate kohes, kur qellimi i tyre ishte i perbashket. Bonapartit i interesonte dobesimi i Perandorise Osmane, pasi donte te pushtonte Egjiptin, ndersa Ali Pasha donte te fuqizonte akoma me shume pashallekun dhe te shkeputej nga vartesia e Perandorise. Ishte viti 1797, kur Bonaparti pushton sundimet e shtetit venedikas, te cilat shtriheshin edhe ne ishujt e bregdetin jonian. Ne kete kohe, kufijte e Frances u shtrine deri ne kufijte e Pashallekut te Janines. Bonaparti kishte bere plan per te pushtuar Egjiptin, gje qe do i vinte kunder Perandorine Osmane. Per te lehtesuar ndermarrjen Ushtarake ne Egjipt, Franca perkrahte fuqizimin e pashallareve t Rumelise dhe prirjet e tyre veteqeverisese ne dem te pushtetit qendror te sulltanit. Keshtu, komandanti francez i Korfuzit u urdherua ta perkrahte Ali Pashe Tepelenen ne forcimin e pushtetit te tij brenda pashallekut dhe jashte tij. "Perforcimi i ketij sundimtari shq

Lidhjet socialo-kulturore midis vendit tonë dhe Perandorisë Romake të Perendimit

    Me pushtimin e plotë të Ilirisë, nisi të përhapej edhe kultura romake, duke u ndërthurur me kulturën vendëse ilire dhe duke zhdukur pak nga pak edhe ndryshimet kulturore që ekzistonin deri atëherë midis krahinave ilire. Një rol të rëndësishëm në përhapjen e kulturës romake në provincat ilire ka luajtur aparati administrativo-ushtarak i pushtuesve romakë. Vatra kryesore të përhapjes së kulturës romake u bënë ato qytete, të cilat si pasojë e organizimit të ri administrativ u bënë qendra të rëndësishme ekonomike dhe patën një jetë të gjallë kulturore-artistike. Dukuritë më të shumta kulturore, të ndikuara nga Roma, zunë vend, në masën më të madhe, tek banorët e ardhur nga Italia ose nga provincat e tjera dhe te përfaqësuesit e shtresës së pasur vendëse.   Në provincat ilire, sikurse edhe në provincat e tjera të perandorisë romake u zhvilluan arkitektura zyrtare, skulptura - veçanërisht portreti, arti i mozaikut dhe piktura murale.Gjithashtu pati ndikim edhe ne shkollen ilire.Per

Personaliteti i juaj në bazë të formës së thonjve

Për shekuj me radhë njerëzit janë përpjekur që të gjejnë se si mund të dallohet personaliteti i njeriut. Studimet kanë pasur si qëllim që ta gjejnë përgjigjen te pjesë të ndryshme të fizikut dhe së fundmi janë veçuar format e thonjve si mënyrë për të identifikuar personalitetin e njeriut. 1. Thonj vertikalisht të gjatë Ju jeni një romantik i vërtetë. Njerëzit ju duan dhe ju jeni të shoqërueshëm. Keni imagjinatë të çuditshme, por të mrekullueshme. 2. Thonj të gjerë horizontalisht Jeni i rrmbyeshëm por i mprehtë dhe mendimtar i thellë. Mund të dalloni shumë mirë të vërtetën nga gënjeshtra dhe për këtë arsye jeni edhe këshillues i mirë. Ju nuk i thoni njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që duhet të dëgjojnë. Pavarësisht natyrës impulsive, njerëzit ju respektojnë për ndershmërinë tuaj. 3 dhe 4. Thonj në formë veze Jeni shumë i lumtur, paqësor, lini shpejt pas krahëve ngjarje të caktuara. Pëlqeni t’i bëni gjërat në një mënyrë të veçantë, rrallë bëni atë që

Arritjet e Zogut si mbret (1928-1939 )

    Eksperimentimi i vështirë dhe i shkurtër i Shqipërisë në demokraci nuk dha rezultate për zgjidhjen e problemeve të saj.Disa krijuan përshtypjen se vetëm një qeveri e centralizuar monarkiste mund te jepte nje zgjidhje.Ne vazhden e  ketyre ngjarjeve, ne Shtator 1927 Shqiperia u shpall mbreteri e trashegueshme, parlamentare dhe demokratike.Ahmet Zogu u shpall mbret I shqiptareve, e jo mbret I Shqiperise.Titulli dukej mese I pershtatshem, pasi emri Zogu perkonte me shqiponjen e zeze dykrenare te flamurit, dhe Ishte mbret I popullit te vet. Ky dallim duhet te kete qene mese I kuptueshem per Greqine dhe Jugosllavine, te cilet padrejtesisht kishin aneksuar tokat e shqiptareve, bashke me popullsine. U krijua keshtu mbreteria me e re ne Europe.Kjo u pasua me ndryshime  qe I shkonin per shtat nje mbreterie, packa se binte ne kontrast me  gjendjen e mjerueshme te Shqiperise.Kostumet formale ishin elegante.Pallati mbreteror ishte I rrethuar me mure te larta dhe festat qe organizoheshi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more