Skip to main content

Posts

Nuk ka nevojë të shenjtërohet qeveria

Nuk ka nevojë të shenjtërohet qeveria, sepse kjo nuk mund të bëhet edhe po u çua e tërë bota në këmbë. Mjafton të hiqen djajt njerëz që e kanë vërshuar qeverinë, ata që shkatërruan shumëçka të shenjtë. Me gjasë është shpifje e mediave maqedonase se gjoja edhe një hoxhë do të bëheshka pjesë e kësaj parrugësie. Secili që mund të bëjë diç të tillë, gjithçka mund të jetë, por hoxhë assesi. Shpresojmë që ky njoftim të jetë vetëm një humor dhe asgjë tjetër! Burimi: Iljasa Salihu  

E keqja mund të luftohet përmes mënyra të ndryshme dhe të shumta

E keqja mund të luftohet përmes mënyra të ndryshme dhe të shumta. Ndërsa unë si më të zëshmën për t’u zënë dhe kacafytur me të keqen, pa ndonjë ngurrim e kam zgjedhur shkrimin, përmes të cilit përpiqem ta luftoj të keqen. Prandaj, edhe nuk brengosem kur protagonistët e së keqes shprehin urrejtje ndaj asaj që unë shkruaj. Ata kanë të drejtë; sulmohen, ndaj edhe duhet të vetëmbrohen me disa kundërsulme të padinjitetshme, edhe pse po të mos ishin veprimet e tyre, ndoshta shkrimtarët do të merreshin vetëm me folklorizëm. Burimi: Iljasa Salihu

Lutja është...

Lutja është armik i sprovës, e shtynë, e largon, e pengon, e ngritë ose e pakëson nëse bie. Pra, lutja është arma e besimtarit". Imam Ibën Kajimi Burimi: Hoxhë Bekir Halimi

Poezi për kukullën - Kukulla ime

Kukulla Ime Unë e kam një kukull, Kukull Bukuroshe Emrin unë ja vura, Kukull sykaltroshe. I ka sytë e kaltër, Flokët kaçurrele Unë shpesh e thërras, Kukulla ime lele Për ç do ditë e laj, dhe e vë në gjumë kur e vë në djep i kendoj ninulla, Mami mi ka qepur një fustan me pulla. Kukulla ime lele Kukull kaçurrele

Mbi tregimin "KUKULLA TE NGRIRA" të Robert Martikos

Astrit Lulushi Janë këto Kukulla, megjithëse të ngrira, që nxisin mendimin dhe i japin jetë vështrimit duke e bërë atë sa të thellë edhe të mprehtë. Eshtë fjala për katër kukulla, si katër stinët, secila me bukuri të vecantë. Nëpermjet tregimit, plot kthesa të papritura në një rrugë rrethanash të rastit, si në ekran me imazhe të krijuara nga fuqia e fjalës, Robert Martiko e shpie lexuesin në një kohë tjetër me bëma që nuk zhbëhen, vite që nuk kthehen, të humbura por jo pa gjurmë. “M’u desh pothuajse një jetë e tërë për ta kuptuar këtë!”, thotë Martiko, ndërsa tregon, në vetën e parë, e me pak shpresë, nga shtrati i një spitali. Kukullat e tregimit, që e bëjnë Martikon të flasë, apo ai i vë në shërbim të tregimit, janë vajza-kukulla jo robotike, jo me kurdisje, por të ngrira, si ato që kishte ëndërruar të luante në fëmijërinë tij, por nuk e kishin lënë, jo sepse ishte djalë. Personazhi, emigrant, është punësuar në një familje të pasur suedeze, ku ai pësoi edhe  zhgënj

Mendësia e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë

Mendësia e shumicës së shqiptarëve të Maqedonisë, zbërthyer në vargje është kjo: “Unë e dua ndryshimin, por nuk dua të jem pjesë e ndryshimit. E dua të mirën, por le ta arrijë atë dikush tjetër dhe jo unë. E dua drejtësinë, por frikësohem t’i kritikoj të padrejtit. E dua një grua, por nuk dua të martohem. Fëmijët e vëllait i dua shumë, por në kohën e gjumit nuk dua të mbesë pa gjumë. Le të shkojnë te prindërit e tyre. Paratë i dua shumë, por shumë më vjen mërzi për të punuar. Njerëzit e mirë i dua shumë, por ja që po duhet t’i duartrokas njerëzve të këqinj. Fuqishëm besoj se rrësku është në dorë të Zotit, por ja që ende nuk po guxoj t’i mohoj urdhëresat e nënës parti, sepse do të mbetem pa koren e bukës”! Burimi: Iljasa Salihu  

Lirimi i përkohshëm i kasap kriminelit, Sheshelit

Lirimi i përkohshëm i kasap kriminelit, Sheshelit, është vetëm një argument më shumë se në këtë botë nuk kemi drejtësi, por vetëm mëtim për drejtësi. Unë që jam besimtar e kam lehtë; fundja nëse i shpëton gjykimin në këtë botë, amshimit assesi nuk do t’i shpëtojë! Më dhimbsen ata që mendojnë se gjithçka do të fillojë dhe do të mbarojë në këtë botë; nuk do të mbetet asgjë për në atë botë. Në sajë të kësaj bindje të gabuar, kryekasapi i Ballkanit, Milloshoviçi dhe vagonët e tij , më së lehti paskan shpëtuar, ngaqë assesi nuk arritën të dënohen krahas llahtarisë që e kishin krijuar. Fëmija që u masakrua ende pa lindur mirë, do të kërkon llogari patjetër, meqë në këtë botë nuk e mbërriti një gjë të tillë. Ai nuk e pa vrasësin, as që e njohu, por një ditë patjetër se do të njihen dhe do të sqarohen gjer e gjatë mes veti, përndryshe çdo kuptim dhe logjikë për gjithçka duhet të rrënohet. Falë Zotit, që nuk përfundon asgjë me përfundimin e jetës sonë në këtë botë! Burimi: Il

“Zazen” - Ag Apolloni - Analiza (komenti)

Novela “Zazen” nga Ag APOLLONI , trajton fatin e një të riu kosovar që pasi mbaron studimet, kthehet në vendlindje, por ky kthim bëhet tragjik për të, pasi që ai si shkollar shpërfillet nga komuna, keqkuptohet nga katundi, shpallet i çmendur nga familja. "Zazen" ndërlidh një shumësi temash: sociale, filozofike, politike, nacionale, religjioze etj. “Zazen” rrëfen ankthin dhe jetën tragjikomike të Zen Zabelit, i cili ka shumë ide, pak kërkesa e aspak mundësi. Ag Apolloni analiza zazen, analiza letrare, analiza shqip, komente shqip

Muri i Berlinit - Poezi nga Bardh Frangu

Si të vij deri tek ti në këtë festë të madhe Jam i rrethuar nga katër mure Mur letre Mur dheu Mur ajri Mur uji Jam në karantinë si anëtar i një popull të zgjebosur Ku na trajtojnë ata që protestuan kundër rrënimit tënd Ata që kanë koka prej tullash O si të vij deri tek ti Trenin e vijës Athinë-Mynhen e kanë shitur për skrap Është i rrezikshëm kalimi ilegal i kufirit E Nëpër zyra të ambasadave të huaja Të shohin vetëm si mut Të shohin të denjë për të plehëruar tokat e Evropës Sa kisha dashur në këto çaste Të kisha pranë dallëndyshen e Filip Shirokës Ta lusja për një porosi të thjeshtë Që në Berlin të shpie klithmën time Në rrotë të samës ju që festoni dhe vazhdoni të krijoni mure

AFORIZMA PER FEMRAT

Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër. Frashëri Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave. Balzaku Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve. Rumune Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë. Uajldi Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka. Rihteri S'ka njeri që gruas së vet i duket i mençur. A.Dode T'ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t'i fshehësh të hollat nën xham. Publie Sir Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit. DeGoli Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare. Lebruni Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun. Montenji Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s'mund të jetohet me to, por as pa ato. Bajroni Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të. Kolinsi Gra

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!!

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!! Thotë Profeti, SalAllahu Alejhi Ue Selem: "Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi vërshues që rrjedh para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin lahet pesë herë në ditë, kështu që nuk i mbetet ndonjë papastërti (ndyrësirë)." Transmeton Muslimi Burimi: Valdet Kamberi  

Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut?

Një njeri e pyeti Pej­gam­­berin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të: “Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pej­gam­­beri tha: Çka ke përgatitur për atë ditë? Ai u për­gji­gj: Nuk kam përgatitur shumë na­maz, agjërim e lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Ti do jesh me atë që e do.” Buhariu.

KATANDISJA E QYTETARËVE TË KOSOVËS!

(...) Varfëria, ndërkohë ka prekur shumë familje në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria ekstreme e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind. Kosova po ashtu llogaritet të këtë edhe standardin më të ulët jetësor krahasuar me vendet e rajonit. Bazuar në të dhëna t e Bankës Botërore të cilat janë përditësuara në shtator të këtij viti, Bruto produkti vendor për kokë banori në Kosovë është 3,815 dollarë amerikanë... (Radio Evropa e Lirë)   Dhe derisa qytetarët jetojnë në mjerim, politikanët luajnë lojën e shtrigave (si askund në botë) me fatin e tyre, dhe jetojnë me luks të nivelit të lartë, duke ua vra atyre edhe shpresën e jetës. Burimi: Fahri Musliu

Mediat evropiane shkruajnë lajme nën presionin e CIA-s

Gazetari gjerman dhe kryeredaktori Udo Ulfkotte ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ka deklaruar se mediat evropiane shkruajnë lajme pro-amerikane nën presionin e CIA-s. Ai ka treguar se u detyrua të botojë veprat e agjentëve të inteligjencës nën emrin e tij pasi i frikësohej shkarkimit nga puna. "Unë kam botuar artikuj me emrin tim të shkruar nga agjentët e CIA-s dhe shërbimeve të tjera të inteligjencës, sidomos të shërbimit sekret gjerman," tha Ulfkotte në median britanike. "Një ditë BND (agjencia e inteligjencës së jashtme gjermane), erdhi në zyrën time në Allgemeine Frankfurter në Frankfurt. Ata kërkonin prej meje të shkruaja një artikull në lidhje me Libinë dhe Kolonel Muamar Gadafin . Ata më dhanë të gjithë informacionin sekret dhe këkrkonin prej meje të nënshkruaja artikullin në emrin tim, "tha Ulfkotte për RT. "Ky artikull ishte në lidhje me Gaddafin dh etregonte se si ai përpiqej të fshehte ndërtimin e një fabrike gazi me helm. Kjo ishte

Kishte ëndrra të bukura, por nuk kishte...

Kishte ëndrra të bukura, por nuk kishte vullnet të mjaftueshëm për ta braktisur shtratin e ngrohtë në këto ditë të ftohta. Mbase e dëshirojnë bashkimin kombëtar, por nuk ia ka ëndja ta braktisin vjedhjen përgjatë projekteve kombëtare, gjë që kjo i bie se nuk do të bashkohemi kurrë, aq më tepër kur shohim zgurdullueshëm përditë tufë masakrash në mëmëdheun tonë. Kësaj punë mund t’i themi edhe kështu: “më vrau shkau apo shqiptari, kjo nuk ka rëndësi gjithaq, porse fëmijët e mi do të ngelin pa baba, kjo peshon rëndë në peshoren e artarit besnik”! Burimi: Iljasa Salihu  

Hoxhallarët në Hutbe

#‎ realitet‬ Hoxhallarët në Hutbe: Ndiqni Allahun ndiqni pejgamberin, pasoni Allahun pasoni pejgamberin, shembulli ynë është Muhamedi alejhi selam, ai është modeli ynë, na duhet mu bo si ai, ...etj E kur tsheh me mjekërr: qa je bo more kshtu, shko rruju. Burimi: Senad Ramadani  

“Pilula magjike” që iu jepte nazistëve fuqi mbinjerëzore

  Invadimi i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi drojë dhe frikësim të madh të Evropës para ushtarëve të Rajhut të tretë. Mirëpo, hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”. Në etiketë të këtij ilaçi shkruante se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia” sot kjo substancë njihet si metamfetamin apo met i kristaltë.Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”. Shtypi anglez në atë kohë raportonte se se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike” Është e njohur që e edhe vet Hitleri merrte dozë të kësaj droge por në mënyrë intravenoze. Gjendja reale ishte shumë më e keqe – ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Ndonëse pilulat iu lejonin të jenë të qëndrueshë

10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes

    Doni të dini më shumë për të ardhmen e planetit Tokë. Ja 10 profecitë e dhëna për vitet që na presin 1. Profecia e Alois Irlmaier Irlmaier ishte një njeri i thjeshtë gjerman në vitet 1950 që parashikoi Luftën e Tretë Botërore. Kështu e përshkruan ai: “Gjithçka thërret ‘Paqe’. Shalom! Pastaj do të ndodhë që lufta do të mbijë në Lindjen e Mesme – Forca të mëdha detare do të përballën armiqësisht në Mesdhe – Gjendja do të jetë e tensionuar. Por zjarri në të vërtetë do të bjerë në Ballkan: ‘Shoh të bjerë një i Madh, dhe përkrah tij një shpatë e përgjakur. Pastaj impakti merr dhënë…Dy njerëz vrasin një njeri me pozitë. Ata janë paguar nga të tjerë njerëz. Një prej tyre është një zezak trupvogël, tjetri pak më i gjatë dhe me flokë ngjyrë të hapur. Mendoj se do të ndodhë në Ballkan, por nuk e them dot me saktësi….Menjëherë hakmarrja do të vije nga përtej detit. Dragoi i verdhë do të pushtojnë Alaskën dhe Kanadanë në të njëjtën kohe. Por ai nuk vjen nga larg. Me pas d

Magjia, frika më e madhe e njerëzimit, sekretet e saj

  I pari që futi termin “magjistar” në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjalë për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi “mageia” përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për t i dhënë shkas lindjes së shumë spekulimeve në shekujt që do të pasonin. Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton. Magjistari përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose jo, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë. Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori: Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjerë magjia (afërsisht siç ndodh në

9 shpikje fëmijërore që përmirësojnë Botën

  Kur gjenialiteti vjen nga fëmijët duhet të përgatitemi që me siguri të presim diçka sa të thjeshtë në formë, aq edhe fantaziste në ide. Madje janë ngandonjëherë aq të thjeshta sa që në të rriturit jemi gati të themi “Si nuk na ka shkuar mendja me parë”. Pak kohë më parë, ishte Brower Youth Awards që kurorëzoi disa prej shpikësve të vegjël dhe sukseset e tyre dhe ne më poshtë po përshkruajmë disa prej tyre: 1. Nikita Rafikov. Shpikja e 11 vjeçarit kishte të bënte me futjen në përmbajtje të xhamave të dritareve të një proteina fluoreshente të gjelbër, që do të shërbente për të përmirësuar sasinë e dritës që hynte prej tyre. Kjo lloj proteina përmbahet në disa meduza deti, dhe duke e futur atë në përmbajtje të xhamit, mund të rritej sasie e ndriçimit duke kursyer përdorimin e energjisë elektrike. 2. Sean Russell. Në moshën 6 vjeçare ai ideoi projektin Stow E-non Throw It, që synon ruajtjen e ekuilibrave detarë dhe posaçërisht ruajtjen e faunës. 3. Ana Humphre

Kush është 007 shqiptar, Iliaz Bazna, mbret i spiunazhit botëror (Video)

Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Iliaz Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë duke  referuar burimeve të CIA-s Po kush është 007 shqiptar me renome botërore ? Iliaz Bazna alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e njohur si Perandoria Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhesh të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë. Turqia ishte i vetmi v

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more