Skip to main content

Posts

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!!

Prap ti nuk falesh moter dhe vella i nderuar !!!! Thotë Profeti, SalAllahu Alejhi Ue Selem: "Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi vërshues që rrjedh para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin lahet pesë herë në ditë, kështu që nuk i mbetet ndonjë papastërti (ndyrësirë)." Transmeton Muslimi Burimi: Valdet Kamberi  

Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut?

Një njeri e pyeti Pej­gam­­berin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të: “Kur do të ndodhë kijameti o i Dërguar i Allahut? Pej­gam­­beri tha: Çka ke përgatitur për atë ditë? Ai u për­gji­gj: Nuk kam përgatitur shumë na­maz, agjërim e lëmoshë, mirëpo unë e dua Allahun dhe të Dërguarin e tij. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Ti do jesh me atë që e do.” Buhariu.

KATANDISJA E QYTETARËVE TË KOSOVËS!

(...) Varfëria, ndërkohë ka prekur shumë familje në Kosovë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria ekstreme e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind. Kosova po ashtu llogaritet të këtë edhe standardin më të ulët jetësor krahasuar me vendet e rajonit. Bazuar në të dhëna t e Bankës Botërore të cilat janë përditësuara në shtator të këtij viti, Bruto produkti vendor për kokë banori në Kosovë është 3,815 dollarë amerikanë... (Radio Evropa e Lirë)   Dhe derisa qytetarët jetojnë në mjerim, politikanët luajnë lojën e shtrigave (si askund në botë) me fatin e tyre, dhe jetojnë me luks të nivelit të lartë, duke ua vra atyre edhe shpresën e jetës. Burimi: Fahri Musliu

Mediat evropiane shkruajnë lajme nën presionin e CIA-s

Gazetari gjerman dhe kryeredaktori Udo Ulfkotte ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ka deklaruar se mediat evropiane shkruajnë lajme pro-amerikane nën presionin e CIA-s. Ai ka treguar se u detyrua të botojë veprat e agjentëve të inteligjencës nën emrin e tij pasi i frikësohej shkarkimit nga puna. "Unë kam botuar artikuj me emrin tim të shkruar nga agjentët e CIA-s dhe shërbimeve të tjera të inteligjencës, sidomos të shërbimit sekret gjerman," tha Ulfkotte në median britanike. "Një ditë BND (agjencia e inteligjencës së jashtme gjermane), erdhi në zyrën time në Allgemeine Frankfurter në Frankfurt. Ata kërkonin prej meje të shkruaja një artikull në lidhje me Libinë dhe Kolonel Muamar Gadafin . Ata më dhanë të gjithë informacionin sekret dhe këkrkonin prej meje të nënshkruaja artikullin në emrin tim, "tha Ulfkotte për RT. "Ky artikull ishte në lidhje me Gaddafin dh etregonte se si ai përpiqej të fshehte ndërtimin e një fabrike gazi me helm. Kjo ishte

Kishte ëndrra të bukura, por nuk kishte...

Kishte ëndrra të bukura, por nuk kishte vullnet të mjaftueshëm për ta braktisur shtratin e ngrohtë në këto ditë të ftohta. Mbase e dëshirojnë bashkimin kombëtar, por nuk ia ka ëndja ta braktisin vjedhjen përgjatë projekteve kombëtare, gjë që kjo i bie se nuk do të bashkohemi kurrë, aq më tepër kur shohim zgurdullueshëm përditë tufë masakrash në mëmëdheun tonë. Kësaj punë mund t’i themi edhe kështu: “më vrau shkau apo shqiptari, kjo nuk ka rëndësi gjithaq, porse fëmijët e mi do të ngelin pa baba, kjo peshon rëndë në peshoren e artarit besnik”! Burimi: Iljasa Salihu  

Hoxhallarët në Hutbe

#‎ realitet‬ Hoxhallarët në Hutbe: Ndiqni Allahun ndiqni pejgamberin, pasoni Allahun pasoni pejgamberin, shembulli ynë është Muhamedi alejhi selam, ai është modeli ynë, na duhet mu bo si ai, ...etj E kur tsheh me mjekërr: qa je bo more kshtu, shko rruju. Burimi: Senad Ramadani  

“Pilula magjike” që iu jepte nazistëve fuqi mbinjerëzore

  Invadimi i Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore shkaktoi drojë dhe frikësim të madh të Evropës para ushtarëve të Rajhut të tretë. Mirëpo, hulumtimet më të reja tregojnë se ushtarët gjermanë nuk janë inspiruar vetëm nga retorika e zjarrtë e Hitlerit, por përkushtimi i tyre në luftë ishte pjesërisht pasojë edhe e pilulave të quajtura “Pervitin”. Në etiketë të këtij ilaçi shkruante se mjeti shërben për rritjen e “gatishmërisë” dhe se duhet marrë në mënyrë që të “ruhet syçeltësia” sot kjo substancë njihet si metamfetamin apo met i kristaltë.Në periudhën e viteve 1939-1945 janë shpërndarë rreth 200 milionë pilula të tilla, të cilat ushtarët i quanin “çokollata tanke”. Shtypi anglez në atë kohë raportonte se se ushtarët gjermanë marrin “pilula magjike” Është e njohur që e edhe vet Hitleri merrte dozë të kësaj droge por në mënyrë intravenoze. Gjendja reale ishte shumë më e keqe – ushtarët vuanin nga varësia e madhe. Ndonëse pilulat iu lejonin të jenë të qëndrueshë

10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes

    Doni të dini më shumë për të ardhmen e planetit Tokë. Ja 10 profecitë e dhëna për vitet që na presin 1. Profecia e Alois Irlmaier Irlmaier ishte një njeri i thjeshtë gjerman në vitet 1950 që parashikoi Luftën e Tretë Botërore. Kështu e përshkruan ai: “Gjithçka thërret ‘Paqe’. Shalom! Pastaj do të ndodhë që lufta do të mbijë në Lindjen e Mesme – Forca të mëdha detare do të përballën armiqësisht në Mesdhe – Gjendja do të jetë e tensionuar. Por zjarri në të vërtetë do të bjerë në Ballkan: ‘Shoh të bjerë një i Madh, dhe përkrah tij një shpatë e përgjakur. Pastaj impakti merr dhënë…Dy njerëz vrasin një njeri me pozitë. Ata janë paguar nga të tjerë njerëz. Një prej tyre është një zezak trupvogël, tjetri pak më i gjatë dhe me flokë ngjyrë të hapur. Mendoj se do të ndodhë në Ballkan, por nuk e them dot me saktësi….Menjëherë hakmarrja do të vije nga përtej detit. Dragoi i verdhë do të pushtojnë Alaskën dhe Kanadanë në të njëjtën kohe. Por ai nuk vjen nga larg. Me pas d

Magjia, frika më e madhe e njerëzimit, sekretet e saj

  I pari që futi termin “magjistar” në fjalorin e Greqisë ishte Euriditi, i cili e përdori këtë fjalë për të treguar një prift të Persisë Antike. Që nga shekulli VI p.e.s. termi “mageia” përdorej për të përkufizuar praktika ose rituale të trashëguara nga Persia. Pikërisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, për t i dhënë shkas lindjes së shumë spekulimeve në shekujt që do të pasonin. Magjia është dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisë së shoqërisë në të cilën shumica e njerëzve jeton. Magjistari përdor aftësitë e tij për qëllime të mira ose jo, për këtë arsye ka dy magji, e bardhë dhe e zezë. Shkenca e magjisë vepron përmes simboleve, qofshin këto fjalë, mendime, figura, gjeste, kërcime apo tinguj. Teknikat e magjisë mund të ndahen në 4 kategori: Magjia omeopatike, e cila kryhet nëpërmjet përdorimit të imazheve ose objekteve të ndryshme si personifikim i personit, mbi të cilin do të bjerë magjia (afërsisht siç ndodh në

9 shpikje fëmijërore që përmirësojnë Botën

  Kur gjenialiteti vjen nga fëmijët duhet të përgatitemi që me siguri të presim diçka sa të thjeshtë në formë, aq edhe fantaziste në ide. Madje janë ngandonjëherë aq të thjeshta sa që në të rriturit jemi gati të themi “Si nuk na ka shkuar mendja me parë”. Pak kohë më parë, ishte Brower Youth Awards që kurorëzoi disa prej shpikësve të vegjël dhe sukseset e tyre dhe ne më poshtë po përshkruajmë disa prej tyre: 1. Nikita Rafikov. Shpikja e 11 vjeçarit kishte të bënte me futjen në përmbajtje të xhamave të dritareve të një proteina fluoreshente të gjelbër, që do të shërbente për të përmirësuar sasinë e dritës që hynte prej tyre. Kjo lloj proteina përmbahet në disa meduza deti, dhe duke e futur atë në përmbajtje të xhamit, mund të rritej sasie e ndriçimit duke kursyer përdorimin e energjisë elektrike. 2. Sean Russell. Në moshën 6 vjeçare ai ideoi projektin Stow E-non Throw It, që synon ruajtjen e ekuilibrave detarë dhe posaçërisht ruajtjen e faunës. 3. Ana Humphre

Kush është 007 shqiptar, Iliaz Bazna, mbret i spiunazhit botëror (Video)

Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Iliaz Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve Presheva Jonë duke  referuar burimeve të CIA-s Po kush është 007 shqiptar me renome botërore ? Iliaz Bazna alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e njohur si Perandoria Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhesh të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë. Turqia ishte i vetmi v

Burgosja e ndjenjës shpirtërore

Burgosja e ndjenjës shpirtërore në kohën e Zogut për hir të përshtatjes me të huajt, duke mbetur pastaj qesharak të mërzitshëm; as si ata dhe as si vetja, pastaj goditja e ndjenjës shpirtërore për vdekje klinike në kohën e Enverit, si dhe betonizimi i kësaj ndjenje në kohën e tranzicionit kapitalist bëri që shqiptari i Shqipërisë të mos ketë vlerë as sa një mall me vlerë mesatare. Janë të tmerrshme (vëlla)vrasjet e çdoditëshme në Shqipëri. O Zot, riktheja ndjenjën shpirtërore atyre që e shkëmbyen këtë pasuri për një interes të ulët të kësaj bote. Burimi: Iljasa Salihu  

Kostandini vrasës nuk duhet ta ketë rrugën e gjatë për në shtëpi

Kostandini vrasës nuk duhet ta ketë rrugën e gjatë për në shtëpi, por atij duhet t’i rrënohet krejtësisht rruga. Atij duhet t’i shlyhet prej fjalorit fjala kthim dhe duhet t’i konfiskohet ora e jetës. Mungesa e tik-takut do t’ia tregon të keqen e mungesës së njerëzisë. Shkaku se atij pas një vrasje të mëparshme ia kishin lënë një rrugicë për tu kthyer në shtëpi, bëri ashtu siç bëri; edhe katër njerëz i dërgoi për në botën e amshuar. Burimi: Iljasa Salihu  

Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë-parlamentare ta bëjnë qytetarët, ose ta bëjmë ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!

'Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë-parlamentare ta bëjnë qytetarët, ose ta bëjmë ne si Lëvizje VETËVENDOSJE!. Sepse, neve na intereson demokracia, dhe na intereson sovraniteti. Mënyrat për të ndërhyrë qytetarët, janë ato që dihen: protestat dhe demonstratat. Mënyrat për të ndërhyrë ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE!, janë duke e bindur koalicionin LAN që të konstituojë Kuvendin dhe institucionet, pa marrë parasysh reagimin e PDK-së apo të Gjykatës Kushtetuese' Albin Kurti

Sa shumë njerëz i dëgjoj të ankohen për gjendjen e rëndë në Maqedoni

Sa shumë njerëz i dëgjoj të ankohen për gjendjen e rëndë në Maqedoni, madje të tillë dëgjojmë që janë edhe pjesë përbërëse e pushtetit, gjë që të jep të kuptosh se jo të gjithë njerëzit që kanë pushtet janë njerëz të këqinj. Po të njëjtit hakërrues, ndonëse me pavetëdije shpejt e përgënjeshtrojnë vetveten. Përkrahin ata që nuk i përkrahën përgjatë qeverisjes së tyre. Po të njëjtit vajtues ngurrojnë t’i përkrahin nismat e reja politike, nisma këto që përbëhen prej njerëzve që Enverin dhe materializmin nuk e njohin për Zot, por Allahun, të cilët lëre se të gjithë nuk janë engjuj, por asnjëri nuk është engjull, sepse të gjithë janë njerëz që edhe mund të kishin gabuar e të gabojnë. Këta nuk janë njerëz të përkryer, por fuqishëm besoj se janë shumë më burra se këta që tashmë edhe konceptin e burrërisë deshën dhe duan ta bëjnë të huaj për shqiptarët. Burimi: Iljasa Salihu

Atyre që përgjatë luftës të paktën një herë i ka fishkëlluar

Atyre që përgjatë luftës të paktën një herë i ka fishkëlluar plumbi sipër kokës, as në mendje nuk do t’i shkonte që për një punësim t’i marrin nga dy mijë euro apo më shumë se kaq. Këta nuk kanë luftuar, por kanë aktruar në luftë, ose kanë gënjyer se kanë qenë pjesëmarrës të luftës. Luftëtari është burrë në luftë dhe kryeburrë në paqe. Nëse thoni se disa luftëtar po korruptohen, atëherë unë ju pyes se çka do të thoshit nëse këta me shpirt të korruptuar të kishin rënë dëshmorë ? Sigurisht, sot do t’i kujtonim me krenari. Po këta nuk e merituan një gjë të tillë, madje as denjësinë në kohën e paqes, prandaj nuk janë ata që ju mendoni se janë. Luftëtari nuk korruptohet dhe pikë, sikundër që besimtari nuk i adhuron idhujt. Nëse ju thoni se kemi argumente se një ish akëcil luftëtari është korruptuar, atëherë unë ju them se ai nuk ka qenë luftëtar, por hipokrit në kohën e luftës! Burimi: Iljasa Salihu

Rreshta per dimrin - Poezi per dimrin

Thuaji vetvetes kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli do të doje të ishe atje duke ecur, dëgjuar të njëjtën melodi, s’ka rëndësi se ku, të gjesh vetveten brenda izolimit të errësirës ose poshtë thyerjes së bardhë të hënëzave të përqëndruara në luginën me dëborë. Këtë natë ndërsa bën ftohtë Thuaji vetvetes Gjithçka që di është asgjë. Por melodia e kërcimit tënd luan ndërsa je duke ikur. Dhe ti do që të kesh mundësi për një herë të vetme të gënjehesh përposhtë flakës së vogël të yjeve dimërorë. Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundësi shko më tutje ose kthehu mbrapsht, dhe do e gjesh vetveten përsëri kur të kesh vajtur gjer në fund. Thuaji vetvetes në këtë rënie finale të ftohti mbi degëd e tua Thuaji vetvetes që e dashuron faktin se cili je.

A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?

                         Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë

Ese: N’det - shkruar nga Guxim Klinaku

N’det Anija po rrugëtonte me sukses e trimeri duke qare valet. Ajo përplasej me to duke luftuar dhe duke mos i’u trembure aspak atyre perbindeshave te cilet ngriheshin lart e me lart dhe godisnin papushim anijen. E tundnin fort. Por prap se prap ajo nuk rrezohej sepse donte edhe ajo te mberrinte ne token ku ishim nisur te gjithe, ne atdhe.   Se shpejti do te gjendeshim ne brigjet e arta te Vlores, ne ato brigje qe si kisha pare tash e sa kohe, po mbusheshin afro tetëmbëdhjet vite. Me kujtohet si sot ajo dite kur ndava nga familja, nga te afërmit dhe nga shokët e ngushtë të fëmijëris, për të marrë rrugën e mërgimit. Nuk mund të flas askush për këtë rrugë aq të mundimshme, të dhimbëshme, e të lodhëshme pa e përjetuar vet, është vërtet diçka që ta këput zemrën e të bën të qash si fëmijë në dtën kur i thua “Lamtumirë” dhe në ditën kur i thua “Mirëmëngjesë”. Por shqiptar do jem si në atëdhe si jashtë tij, u munduam sa do pak ne mërgimtarët që ta ngrijmë në këmbë atdheun e ti

Ese: Një ditë fshatarqe - shkruar nga Guxim Klinaku

Një ditë fshatarqe - përshkrim Atë motë, dimri ishte shumë I ftohtë, megjithatë një ditë prej tij kishte qenë e mirë, dhe e ngrohtë, e vetmja gjë e përbashkët e asajë dite me të djeshmen e acaruar ishte bora e cila po i rezistonte bukur diellit. Akulli tani po pikonte dhe po I vinte fundi së ekzisturari, pas një dyluftimi me diellin ku ky I fundit doli fitues.   Pemët edhe pse me asnjë gjethe në trupin e tyre qëndronin si vigan, degët e saja të ngritura lart e më lart ishin të mbuluara me borë të bardhë, ku mbi të mund të vëreheshin fare mirë shenjat e këmbëve të ndonjë zogu I cili kishte kaluar atypari.   Bora kishte mbuluar qdo gjë përpos pullazeve të shtëpive, ku ajo kishte rrëshqitur tatëposhtë kulmit nga pjerrtësia e tij.   Po ti afrohesh fshatit, të bije në sy menjëher , tymi I zi I ogjaqeve të shtëpive, I cili ngrihej lart dhe formonte një re gjigante.   Shtëpit e fshatit ishin kryesisht të vogla, vetëm aty-këtu mund të dallohej ndonjë shtëpi më e madhe e cila s

Ese: Rruga imagjinare - shkruar nga Guxim Klinaku

Rruga imagjinare Ecja nen hijen e disa lisave, te cilet shtriheshin vargë njeri pas tjetrit, ishin lisa vertet te medhenjete gjat e te fort sikur donin ta mbronin ate rruge te shtruar bukure, ne të vërtet e mbronin!   Rruga nëpër të cilën hidhja hapat qetasë ishte rrugë e gjatë, plot sfida, e vështërsi, megjithatë vendosa ta kaloj duke dashur ta dijë pse ishte ishte ajo rrugë aq misterioze.   I shikoja lisat teksa gjethet e tyre valëviteshin duke u ndeshurë e perplasurë me armikun. Ishte luftë e vështirë megjithatë ia vlente të luftohejë. Ideali ishte I fort!   Ishte natë e errët dhe frikshme, yjet nuk ndriqonin, dukej sikur ata iu kishin fshehur errësirës, në mënyrë që ajo mos ta vërente, ndoshta edhe ata e kanë pasurë fatin tonë, por ishin përulurë para tij! Ngjyra e kuqe e rrugës me dukej shumë e quditshme, nuk kasha pasurë mundësi ta shoh një rrugë të till, megjithatë hapat nuk I ndalja ne asnjë qastë.   Jo shumë larg nga fillimi ne mesin e shum numrave te shkruar

Ese: Në betejë - shkruar nga Guxim Klinaku

Në betejë Pranë nje sofre te vjeter, të cilen kush e di sa vjet e kishte fshatari , qendronim pesë shokë. Ai njeri plak nga mosha na priti shumë mirë, me bukë , raki, e nder, te cilat nuk do t’ia harrojm në asnjë çast të jetës.   Ai me fjalët e tij te mira thuajse na ngrohte më shumë se stufa të cilën e kishte ndezur pak parë. Tregonte për jetën e tij të cilën e kishte kaluar nëpër beteja me armikun dhe për trimërit e shokëve, të cilët ranë për flamurin kuq e zi. Ne dëgjonim me vëmendje, na pëlqenin ato fjal të mira për atdheun e për trimat . Hëna shëndriste atë natë aq fort, sa, shtëpit e fshatit mund të shiheshin shumë larg, por atë natë plot dritë e prishte dhe e bënte te keqe e të urryer I ftohti I madh e era e cila të brente si shpatë.   Pushkët I mbanim pranë dhe ndonjë herë I merrnim pa ndonjë arsye, dhe I shikonim me vëmendje, nga ato varej fitorja nesër në betejë kundër fashistëve. I shtrëngonim fort, ndonjëherë, edhe I pastronim me rrobat që kishim veshur.Rro

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more