Skip to main content

Posts

Në kohën kur politikanët fluturojnë me presh mbas shpine

Në kohën kur politikanët fluturojnë me presh mbas shpine, Fatos Lubonja gjithnjë e më shumë përpiqet ta thotë realitetin, pavarësisht se lehtë mund të keqkuptohet. Lubonja ka të drejtë të gabojë në vlerësime, sepse është mendimtar, ndërsa politikanët, të cilët përmes fluturimit imagjinar nacionalist mëtojnë t’i mbulojnë të zezat e tyre, nuk janë për t’ia qëlluar në mendime pranë mendimtarëve, por për të folur për mirëqenien që ia sollën përfaqësuesve të popullit të tyre, të c ilët për fat të keq, shportës sonë ia rrëmbyen thuajse gjithë krenaritë. Unë mendoj se sportistët duhet të reagojnë ndaj politikanëve shqiptar, të cilët thellë i kanë futur hundët në sport, sa që sporti nuk mbeti sport, por u politizua i tërë. Me të drejtë tha z. Lubonja se fushat e sportit ishin politikanët ata që i uzurpuan për t’i ndërtuar rrokaqiejt e tyre, prandaj edhe ndonjëherë kur gabon z. Lubonja është shumë më burrë se sa kur ia qëllojnë politikanët shqiptar në ndonjë rast të caktuar. Buri

Mediat antiislame shkak për udhëzim në Islam

Njeri prej tyre me tha: "Ndegjova nje lajm shume te pazakonshem. Se muslimanet jane nje e pesta e njerezve ne bote, e une mendoja se muslimanet jane nje grup i vogel terroristesh qe jetojne diku ne shpella te largeta. Kjo me beri te filloj te lexoj e hulumtoj, te takohem me muslimane e te vertetoj se muslimanet nuk jane terrorista e njerez te eger, porse njerez bujare shume te mire dhe besimtare te vertete. Gje qe me beri te them Shahadetin (Deshmine) e vertete. La Ilahe il la Allah Muhammedun Resulullah. Allahu na befte te jetojme e te vdesim duke e praktikuar ate. Burimi: Ahmet Xhafer Hoxha

Logjika Platinoviç

Logjika Platinoviç - Tifozet duhet qe gjate gjithe lojes duhet te shajne e fyjne, - Tifozet duhet ta djegin flamurin e kombit kundershtare, - Tifozet duhet te hedhin fishekezjarre e gjera te forta, - Tifozet duhet t'i godasin lojtaret kur tju teket ( i zgjasin jete nje krimineli si Ivan Bogdanov) Turp Turp Uefa   P.S. E ju shqiptare te Shqiperise ende vazhdoni t'i duani serbet dhe martohuni me ta, se kur luftonte populli i Kosoves dhe shqiptaret ne Maqedoni, ju thoshit ç'ju duhet lufta per nje lecke (flamur), po shihet qarte tani se nuk arritet ta mbronit kete "lecke'' me rruge diplomatike e me lobim, se me force e bete

Humbja më e madhe

Njeriu i cili gjendet përballë një Xhenneti, i cili është i gjerë sa qielli dhe toka dhe të mos ketë vend për te atje. Allahu na ruajtë! o Allah! Na bë prej banorëve të Xhenetit! Burimi: Bekir Halimi  

Shejh Albani për edukatën

Pasiqë shejhu përmendi disa sëmundje (gabime) në davetin selefi, tha: "Kemi disa njerëz që praktikojnë metodologjinë e selefit në akide por ata -për fat të keq- nuk janë selefi në edukatën e tyre". Nga libri: Muhadithul asr kema areftuhu (fq87), Musa Hadi. Xheladin LEKA Mekë, Arabi Saudite. Burimi: Valdet Kamberi  

Dy gjëra

1. Dy gjëra nuk vazhdojnë përgjithmon te njeriu: rinia dhe fuqia e tij; 2. Dy gjëra i bëjnë dobi secilit njeri: sjellja e mirë dhe toleranca; 3. Dy gjëra e ngrisin pozitën e secilit njeri: modestia dhe kryerja e nevojave të njerëzve; 4. Dy gjëra të mbrojnë nga belatë: sadakaja dhe kujdesi për farefisin.

Tensioni i lartë dhe pasojat tek truri ynë

                Gjatë një studimi të fundit amerikan është parë se personat në moshë të mesme të prekur nga tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm mendor me kalimin e viteve. Me pak fjalë, tensioni i lartë tek personat mbi moshën 40 vjeçare mund të çojë në “konsumin” e trurit. Ky fakt është zbuluar nga një studim amerikan i Johns Hopkins, University School of Medicine në Baltimora, i publikuar në revistën shkencore “Jama Neurology”. Në studimin në fjalë u përfshinë 13 500 persona me moshë 45 deri në 64 vjeç, të cilët u ndoqën me vizita periodike për rreth 20 vjet. Në fillim të studimit, ekspertët matën tensionin e secilit pjesëmarrës dhe gjatë viteve në çdo kontroll, u bë analiza e të dhënave klinike të tensionit me nivelin e degradimit mendor të pjesëmarrësve. Në përfundim u vu re se personat në moshë të mesme të prekur nga tensioni i lartë, shënuan degradim të ndjeshëm mendor me kalimin e viteve.

I sëmuri prej veshkëve në momentin kur është agjërueshëm

Pyetje : I sëmuri prej veshkëve në momentin kur është agjërueshëm ai duhet patjetër t'i pastroj veshkët, a është i saktë agjërimi i tij në këtë rast apo jo? Përgjigja: Arsyetohet ky njeri që mos të agjëroj ditët në të cilat ai e bën pastrimin e veshkëve. Sepse gjatë pastrimi ai fut barëra në gojën e tij, të cilat ia prishin agjêrimin. Ky person obligohet t'i kompenzoj ditët në të cilat ka bërë pastrimin e veshkëve, edhe po të agjëroj ato ditë, agjërimi i tij nuk është i saktë(jo i pranuar), sepse në gojën e tij ai ka futur barëra, ujë apo gjëra të cilat ia prishin agjërimin. Autor: Shejh Dr. Salih ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë! Nga arabishtja: Suad B. Shabani Burimi: Valdet Kamberi  

Mbetem përherë krenar me djemtë e Kombëtares edhe mënyrën qysh janë mbajtë në Beograd

Mbetem përherë krenar me djemtë e Kombëtares edhe mënyrën qysh janë mbajtë në Beograd, pavarësisht vendimit të sotëm të UEFA-s. Njëkohësisht vazhdoj me e konsiderue veten ma intelektual, ma të dalun, ma mendjehapun, ma dashamirë edhe ma atdhedashës se krejt ata të vetëquejtun kosmopolitë, që as nuk e dijnë çka domethanë, e lene ma me qenë një i tillë. Burimi: Fisnik Ismaili  

Dita e ‪#‎Xhuma‬

Dita e ‪#‎ Xhuma‬ Dita e xhuma është stacion përkujtimi. Ia përkujton njeriut fillimin e krijimit Fundin e tij Qëllimin e krijimit të tij Në këtë u krijua Ademi Në këtë ditë hyri në Xhenet Në këtë ditë doli nga Xheneti Në këtë ditë ndodh Kiameti Burimi: Bekir Halimi  

E mësova durimin (sabrin) nga një fëmijë!

Thotë Fudejl ibën Ijadi Allahu e mëshiroftë: “Derisa isha duke shkuar në xhami një dit dëgjova nga një shtëpi një grua duke rrahur fëmijën e saj, fëmija bërtiste pastaj iku nga shtëpia e nëna ia mbylli derën, e kur u ktheva nga xhamia pash se fëmija pasi kishte qar ishte ulur tek dera e shtëpisë dhe e kishte nxënë gjumi, kur e vërejti ashtu nëna e tij iu nda zemra nga dhimbja nuk mundi të duroj ia hapi derën fëmijës dhe e futi brenda ”. Qau Fudejl ibën Ijadi derisa e gjithë mjekra iu mbush me lot e pastaj tha: Subhanallah (i lartësuar është Allahu) sikur robi të duroj kështu tek dera e Allahut të madhëruar (tek ligjet e Allahut, adhurimet ndaj Allahut) Allahu do ia hap derën atij!. Ebu Derdaja radijAllahu anhu ka thënë: “ Jini serioz (të sinqertë, të palodhur, të pakthyeshëm) në lutje, ngase ai që troket në derë ka shpresë se dera do i hapet ndonjë herë”. (Musanaf ibën Ebi Shejbeh 6/22) Burimi: Valdet Kamberi  

Çka i tha shejh Meshhuri hoxhë Bekir Halimit?

Para gjashtë viteve kur ishte molla Bekiri në haxh, pata organizuar një takim për mulla Bekirin me shejh Aliun dhe shejh Meshhurin, dy nxënësit më të dalluar të shejh Albanit dhe njëherit nga dijetarët e rrallë të Shamit. Që të dy na pritën shumë mirë edhepse ishin duke u përgatitur për kthim në Jordani, megjithatë nuk anashkaluan takimin tonë që kishim caktuar. Ndër fjalët që shejh Meshhuri ia tha mulla Bekirit e që tash më kujtoh en, ishin këto fjalë:   "Më kujtohet moti kohë kur vishe tek shejh Albani, ke qenë nga të parët në rrugën selefite. Andaj ruaje dhe kujdesu për këtë vlerë..". (E huazuar) Burimi: Valdet Kamberi

Po duket lajmi i UEFA-s me qenë i saktë

Po duket lajmi i UEFA-s me qenë i saktë. Sikur BE qe sa e sa vjet, kjo tendenca me na barazue fajin me serbët kur ata na sulmojnë është ba praktikë gjithandej. Me pas ndodhë incidenti në Tiranë, sigurisht na kishin largue prej garës komplet. I dëshpëruem, por, diqysh, aspak i habitun. Qeshtu, pikë e pesë, të ndamë në disa shtete, e brenda tyne të ndamë në edhe ma shumë copa politike, bashkë s'kemi me dijtë me veprue kurrë edhe betejat propagandistike e politike kemi me i humbë gjithmonë, posaçërisht përballë Serbisë. Amatera. Burimi: Fisnik Ismaili

Lëre që u tejngopën, por tani duan të harxhojnë edhe më tej për atë tejngopjeje

Dikush thërret për ushqim të shëndetshëm, ndërsa dikujt tjetër i mungon ushqimi, qoftë edhe ai i pashëndetshëm. Nuk bëhet fjalë për Kinën, por për një vend me 25 713 km². Në këtë vend politikanët aq shumë e tepruan, sa që tani thërrasin në ngritjen e vetëdijes për ushqim të shëndetshëm. Kjo punë është punë e mirë, por vetëm pasi ata të mos vjedhin. Vetëm pasi ta çojnë vendin përpara dhe jo vetëm v etën e tyre. Kjo qeveri do t’i shpenzojë 500 mijë euro në fushatën për ushqim të shëndetshëm. Pikërisht në kohën kur koshi i mbeturinave gjendet përplot me të pa ngrënë, duke i kërkuar të gjorët mbetjet e të pasurve. Madje duket se edhe koshrat nuk po mjaftojnë kundrejt pranisë së dendur së lypsarëve! Pikërisht në kohën kur edhe me rrogë shihet se vështirë është t’ia dalësh muajin, ngaqë për një familje katër antarëshe shporta e konsumit parashihet të jetë 500 euro, kurse rroga mesatare në këtë shtet të vogël, por me ndasi të mëdha është 300 euro. Për çdo muaj secili punon

T’i ruajmë vlerat tona, produkti shkon e vjen

Mirë është të bojkotohet botëkuptimi serb, përpara se të bojkotohen produktet serbe. Dikur shqiptarët bënin dasma tjera krahas serbëve. Sot, thuajse me asgjë nuk dallohemi. Dikur vajzat shqiptare ndryshe visheshin. Sot shumica vishen njëjtë, mbase po të mos jetë kryqi i serbëve në qafë vaj halli. Dikur shqiptarët nuk e shanin fenë, motin e bukën, sot shumica prej tyre i shajnë. Dikur shqiptarët përgjatë kurorëzimit nuk putheshin përpara ofiqarit, sot pikërish ai që thërret për bojkot të këtyre produkteve u puth mu sikurse serbët. Të mos harrojmë, produktin përmes jashtëqitjeve mund ta hedhim, por botëkuptimin jo! Burimi: Iljasa Salihu  

Sa bukur! Në një emision në Shqipëri udhëheqësi të pranishmit i pyet:

Sa bukur! Në një emision në Shqipëri udhëheqësi të pranishmit i pyet: “cili është libri juaj i fundit që kene lexuar”? Të pranishmit përpos titullit dhe autorit të librit, qenë në gjendje në pika të shkurtra të flisnin edhe për përmbajtjen e librave të lexuara. Natyrisht, aty ku një pjesë të kohës i kushtohet librit, mos prit acar të egër në atë vend, si dhe kafshët do të jenë vetëm kafshë, ashtu sikurse njerëzit do të jenë vetëm njerëz. Sa e mrekullueshme kjo mospërzierjeje! Burimi: Iljasa Salihu

Ndarja e Maqedonisë do të ishte e dhembshme

Ndarja e Maqedonisë do të ishte e dhembshme. Do të kishte pasoja të mëdha për disa vjet radhazi, por zhvillimi i luftës mes palës shqiptare dhe pushtetit të Maqedonisë ishte edhe me më shumë pasoja, paçka se arritëm t’i përshpejtojmë proceset tona, për të ngecur së fundmi në pezhishkën e Gruevskit. Në rregull do të ishte ruajtja e kufijve të Maqedonisë po të mos ishte bërë fare luftë. Franca dhe Gjermania zhvilluan luftë të përgjakshme mes tyre, por si dy shtete dhe sot secil i është krenar me shtetin e tij, pavarësisht pasojave, madje edhe paqja në këtë rast lehtë arrihet. Pastaj këto dy shtete ndërtimin e paqes e filluan prej shteteve të tyre dhe jo brenda një shteti, pavarësisht pakicave të mbetura. Ata paqen dhe marrëdhëniet ndërshtetërore i ndërtuan dhe i rregulluan duke u marrë me ekonomi dhe jo vetëm me histori, ashtu siç bën shpura jonë udhëheqëse. Ndërsa të luftosh në të njëjtin vend dhe pastaj në të njëjtën shtëpi të bësh paqe me atë që deri dje u vratë dhe u pr

10 fobitë më të përhapura

    Shpesh origjina e tyre nuk mund të shpjegohet dhe sipas disa studimeve, shumë prej nesh vuajnë nga një fobi (frikë) të paktën një herë në jetën e tyre. Fobitë jo të gjitha janë klasike, nga ato që dëgjojmë më shpesh si klaustrofobia (frikë nga hapësirat e mbyllura) apo agorafobia (frikë nga mjedisi i hapur, bosh). Yahoo ka shpërndarë një listë me 10 fobitë më të kërkuara nga përdoruesit e motorit të saj të kërkimit në muajt e fundit dhe rezultatet flasin për kureshtje edhe për shumë fobi shumë më të rralla. 1) Në vendin e parë më e kërkuar është agorafobia. Vuajnë persona që kanë frikë nga mjediset e hapura, i zë ankthi sepse druhen se nuk mund të kontrollojnë dot situatën. Personat që vuajnë nga kjo fobi nuk kanë frikë vetëm nga mjediset e hapura, por shpesh edhe nga hapësirat publike, stacionet e autobusëve, trenave apo metrove. 2) Vendi i dytë shkon për tripofobinë. Është frika ndaj objekteve me vrima të vogla, të ngjashme me ato të kosheres së bletës.

Sokoli futet në pubertet, ndaj mos ia merrni për të madhe edhe nëse ju bërtet!!!

Është turp i madh të hiqen si patriotë përballë Halil Matoshit ata që deri dje ishin të zënë me mirëqenien e tyre ekonomike dhe të cilëve nuk iu bë fare vonë pritja madhështore e Goran Bregoviçit. Pavarësisht se në shumë çështje nuk pajtohem me Halilin, por vërtet më duken shumë të vegjël këta që posa kanë hyrë në pubertetin e atdhedashurisë të përballen me z. Matoshin. Futbolli është i mirë për shëndetin, por nuk të bën më shqiptar seç je në të vërtetë. Burimi: Iljasa Salihu

Remove and Protect from Bad Evil Eye Ayn with Quran Dua Sunnah

Prekëse:5 fëmijë mbesin jetimë

Nëna u vdiq para disa muajve, babai para dhjetë ditësh  Barra e familjes bie mbi 15-vjeçaren Nuk është e vështirë ta kuptojmë se jetojmë në një vend ku ka shumë varfëri e mjerim. Aty ku për shumicën dita zbardhet duke menduar se çfarë do të kenë në tryezë për të ngrënë e kur nata vjen gjumi i zë duke menduar se si do t’ia bëjnë për ditën e nesërme. Një gjë të tillë e përjeton edhe familja Halili nga fshati Llaushë, komuna e Podujevës. Një shtëpi e vogël dydhomëshe, e ftohtë sikurse jetët e banorëve që strehohen aty. Një korridor i errët ndan dy dhomat. Muret e çara në shumë vende, e po ashtu edhe të kapluara nga lagështia dhe rroba të varura në disa tela, janë panorama e zymtë që ofron kjo shtëpi. Në njërën dhomë dy shtretër e një copë tepihu, ndërsa në tjetrën vetëm një copë tepihu e disa rroba të shpërndara, të cilat të tërhiqnin vëmendjen porsa hyje brenda në atë shtëpi. Kjo është streha e vetme e pesë fëmijëve të mbetur jetimë. Një vajzë flokëzezë, me një fytyr

Naim Frashëri - Dëshira

Zot! Sot Jam, Kam, Shoh, Njoh, Rronj, Shkonj; Kam gas Dhe flas E them Të kem Ditë, Dritë, Jetë, Vetë, Ah, dua, Që thua, Të mos vdes, Po të mbes Përjetë Të ketë Shpirti im Pa mundim Shëndenë Të jenë Me mua Sa dua. Sonte jam gjall', E jam mirë, Po kam dhe mall E dëshirë, Zot i vërtetë I gjithësisë! Të rronj përjetë Ndaj njerëzisë! Ti ke në dorë, Çdo gjë që të duash; Nukë je i gjorë, Arrin që të thuash; Pa bëhenë gjithë ç'dua, Po të më dëgjosh mua, Le të bëhetë thua, Dhe gjithë janë bërë! Atë që thua ti vetë, Zot i math e i vërtetë! Ajo bënetë në jetë, Edhe mbaronet' e tërë! Ti epi jetë njerëzisë, Shto e beko dhe bagëtinë, Se ti je Zot' i gjithësisë, Në dorëz' e ke mirësinë Njerëzis' epi jetë të gjatë, Mundimet fare nga jeta ngreji, Djepinë shkret' e lugënë thatë Mos e shih kurrë, po mbushur leri. Fal Dhe ep Gjithë ç'ke Nga të mirat, E të pështirat Hidhi këtje, A vari më ndonjë grep, A mbuloji më ndonjë mal, E lërë vetëm mirësitë, Fal edhe dritë e je

Sadullah Bajrami - Shenjat e Kijametit 3

Shenjat e Kijametit - Imam Mehdiu 2 Sadullah Bajrami

Shenjat e Kijametit - Imam Mehdiu - 1 - Sadullah Bajrami

Japonia kishte investuar në një shkollë ku mësojnë nxënësit shqiptarë

Japonia kishte investuar në një shkollë ku mësojnë nxënësit shqiptarë. Duket se ata e kishin kuptuar se Sllupçani legjendar meriton një shkollë tej mesjetare. Ata kishin investuar, ndërsa nuk u panë të duken gjithaq me rastin e përurimit të atij investimi modest për ata dhe tejet domethënës për nxënësit tanë. Vepruan si të ishin musliman përmbajtësor! Ndërsa nuk arrita ta kuptoj tërë atë turr dhe vrap prej udhëheqësve tanë për t’u dukur dhe për të mbajtur fjalime me rastin e përurimit të këtij investimi, të cilët lëre që nuk arritën asnjëherë ta ndihmojnë Japoninë, por punën e sollën gjer atje sa Japonia e largët të vjen aty ku u vendos ndryshimi i kushtetutës së RM-së për t’i gëzuar fëmijët tanë me një investim që duhej të bëhej prej vetë shtetit tonë. Më vjen keq që këtë tufë paradoksesh, shumë pak po e shohin, ose ndoshta po e shohin, por nuk e di se përse nuk po e shprehin haptas, duke pasur për qëllim përmirësimin e gjendjes sonë tejet të rënduar. Për mua gjesti i ud

Sa rëndë më erdhi kur e dëgjova kryeministrin serb të na thotë “ekstremistët shqiptarë”

Sa rëndë më erdhi kur e dëgjova kryeministrin serb të na thotë “ekstremistët shqiptarë”. Ndoshta jo aq rëndë sa fyerja nga shumë bashkëkombas të mi dhe politikan të shumtë, të cilët ka vite të tëra që me lehtësi dhe pa asnjë përgjegjësi na thonë “ekstremistët musliman”. Kështu që, këta të fundit në akuzat e tyre kishin po aq të drejtë sa ka tani Vuçiqi. Është çasti për t’u përmirësuar, sepse fjolla e mbrëmshme nuk ishte gjë tjetër, pos një ndërmendje për t’u bashkuar dhe për t’i flakur akuzat e panevojshme për njëri-tjetrin. Burimi: Iljasa Salihu

Avokati i Serbisë apo Baton Haxhiu

Xhevat Bislimi Sonte, ndoqa "opinionin" e mikut të Baton Haxhiut, Blendi Fevziut, në KLAN për punën e shkuarjës së Edi Ramës në Beograd pas përplasjës së madhe publike midis Shqipërisë (kombit shqiptar) dhe Sërbisë në stadiumin e Beogradit. Artur Zheji, Shpend Ahmeti dhe Armend Shkullaku (kundër) përballë Stefanit, Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit (për). Argumentat kundër shkuarjës (për shtyrjen e vizitës) së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në Beograd ishin bindës, të qëndrueshëm (pas qëndrimëve tashmë të ditura të shtetit serb ndaj ngjarjës së Beogradit) dhe të arsyetueshëm mirë në aspektin politik, diplomatik, etikë, kombëtar, rajonal e ndërkombëtar Ndërsa argumentët e palës që ishte për shkuarjen e Ramës në Beograd (kundër shtyrjës së vizitës) ishin argumenta të mbushura me servilizëm, hipokrizi dhe, herë-herë me filosërbizëm Sidomos, Baton Haxhiu, më shumë dhe më hapur se kurrë dëshmoi filosërbizmin e tij edhe para kamerave Duket që gjatë qëndri

DHJETË ILAÇET E TRUPIT DHE SHPIRTIT

1. Rrezet e diellit. 2. Pirja e ujit. 3. Gjumi i mjaftueshëm. 4. Ajri i pastër. 5. Të ecurit. 6. Ushqimi i shëndetshëm. 7. Kurani Fisnik .. ai është ushqim për shpirtin, s'ka jetë për shpirtin pa të. 8. Mjalti. 9. Fara e zezë (Habetu Seuda). 10. Mendimi i mirë dhe largimi nga të menduarit e keq dhe të lig.

Në Maqedoni nuk keni të drejtë të mishëroheni me ata që u është bërë padrejtësi

Në Maqedoni nuk keni të drejtë të mishëroheni me ata që u është bërë padrejtësi, sepse do të dënoheni me nga tri vjet burg. Po ashtu nuk keni të drejtë ta shprehni hapur gëzimin për fitoren e kombëtares në futboll, sepse do të merreni në biseda prej organeve të sigurisë dhe do të gjobiteni me nga 200 euro. Kjo është Maqedonia që nuk ka vetëm vulën e maqedonasve, por edhe të atyre që hiqen se i duan shqiptarët vetëm përgjatë ndonjë ndeshje futbolli, si shumë shqiptarë të tjerë! Burimi: Iljasa Salihu

Nëse dy libra të njëjta...

Nëse dy libra të njëjta, por me kapakë të ndryshme ju shiten nxënësve si dy libra të ndryshme, kurse ky mashtrim merret vesh pas disa ditëve, atëherë kjo është dëshmi se shumicës së blerësve nuk u intereson përmbajtja e produktit të blerë, por vetëm forma e jashtme e tij. Burimi: Iljasa Salihu

Nëse është dikush që e prishë rendin dhe qetësinë publike

Nëse është dikush që e prishë rendin dhe qetësinë publike, janë pikërisht partitë politikë me hakërrimat e tyre të harlisura përgjatë fushatës zgjedhore. Këta duhet të dënohen dhe jo ata që vetëm një natë kishin vendosur të gëzohen pas shumë netëve të rënda dhe të vështira në shtetin e Maqedonisë. Burimi: Iljasa Salihu

Fisnik Ismaili: Bojkoto prodhimet e Serbisë

Tash, bashkëatdhetarë të dashtun, ajo që nisi mbramë nuk duhet me përfundue këtu, por me vazhdue duke mos ua ble ASNJI prodhim, deri të tërhiqen krejt prej tregut tonë. Vetëm kështu kemi me e tregue fuqinë tonë të vërtetë si popull. Burimi: Fisnik Ismaili

Cili është muslimani më i vlefshëm?

#‎ Kështu‬ na mëson Islami E kanë pyetur Pejgamberin (Sal-lAllahu alejhi we selem): "O Resulullah, cili është muslimani më i vlefshëm?’ Ai është përgjigjur: ’Ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë’." Burimi: Valdet Kamberi

Bekir Halimi: Lorik Cana jo vetëm kapiten në lojë por edhe komandant në përleshje

Ai që thotë se Allahu na ndihmon, e tregoi zemrën që ka Lorik Cana jo vetëm kapiten në lojë por edhe komandant në përleshje Ku ti kemi të këtillë edhe politikanët tanë!!!! Urime fitorja historike! Burimi: Bekir Halimi

Kur ta shohësh ndonjë njeri që merret me të metat e të tjerëve

Ka thënë Hasan el-Basriu: "Kur ta shohësh ndonjë njeri që merret me të metat e të tjerëve dhe i lë të metat e veta, dije se është mashtruar me atë gjë.” Nga el-Bidajetu ve en-Nihajetu. Gjithashtu ka thënë: "Për Zotin, gibeti e shkatërron fenë e robit më shpejt sesa el-akiletu (sëmundje e cila shkatërron trupin).” Burimi: Valdet Kamberi

Bijtë e Kombëtares Shqiptare

  Bijtë e Kombëtares Shqiptare, Në mes të Beogradit, Mbrojtën Shqiponjën dy krenare Burimi: Gëzim Kelmendi

Ndeshja e sontme është vetëm një argument se sa larg është paqja mes serbëve dhe shqiptarëve

Ndeshja e sontme është vetëm një argument se sa larg është paqja mes serbëve dhe shqiptarëve. Po ashtu kjo ndeshje tregon se kush është nismëtari i kacafytjeve. Kështu ishte gjithherë. Kush krijon probleme edhe pa praninë e publikut shqiptar. Kujt i pengon vetë qenia jonë. Kush është racist. Kush tregohet i poshtër edhe si nikoqir. Madje vetë bota ka mundësi për të satën herë me radhë ta sheh se me shekuj të tërë me kë shqiptarët kishin pasur punë. Zoti i mbrojtë bijtë tanë! Burimi: Iljasa Salihu

Armët e shërbimeve sekrete

Armë quhen mjetet përmes së cilave ushtrohet dhunë mbi armikun, me qëllim që ai të asgjësohet, ose të detyrohet të pushojë rezistencën. Arma është mjeti themelor përmes të cilit zhvillohet lufta dhe ato janë faktorë përmes të cilave krijohet epërsia mbi armikun. Megjithatë, lufta si fenomen shoqëror nuk varet vetëm nga zhvillimin i veprimeve luftarake në vijën e frontit. Ajo në vete përfshin një gamë të gjerë veprimesh anësore, të cilat në masë të madhe i ndihmojnë operacionet e drejtpërdrejta luftarake. Informimi për palën kundërshtare, eliminimi fizik i personaliteteve politike, ushtarake, shkencore, disidentëve politikë, diversionet mbi objektet ekonomike, ushtarake dhe të komunikacionit janë veprime, të cilat edhe pse zhvillohen larg vijës së frontit, ato mund të kenë ndikim në mbarëvajtjen e operacioneve luftarake, apo nganjëherë edhe të vendosin për fatin e tyre. Kryerja e këtyre operacioneve, të cilat njihen me emrin operacione të posaçme, është veprim kompleks,

Mendoj se partive politike shqiptare duhet t’i hiqet nga akronimi i tyre shkronja D

Mendoj se partive politike shqiptare duhet t’i hiqet nga akronimi i tyre shkronja D. Të paktën le ta dinë të gjthë se partitë tona asgjë nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Partia është sinonim i prijësit dhe prijësi është shpirti i partisë. Braktisja e shpirtit prej trupit lind vdekjen. Prijësi i ngarkon dhe ai i shkarkon vartësit prej funksioneve, varësisht prej qëndrimeve të tij vetjake kundrejt tyre. Ai organizon kongrese dhe po i njëjti prijës sërish zgjedhet për prijës, edhe pse zgjedhja e tij është bërë qysh para kongresit. Mendohet gabimisht se partia mund të shuhet me largimin e prijësit (shpirtit), sepse qysh më herët kështu ia ka mpirë mend prijësi. Burimi: Iljasa Salihu

Macja një pjatë qumësht ia kishte pirë

Macja një pjatë qumësht ia kishte pirë, mallkimet nga më të ndryshmet i ishin drejtuar asaj maceje të gjorë, të shoqëruara me ca shqelma të pakontrolluara prej atij që drejtësi kërkonte vetëm prej kafshëve. Pushtetari së fundmi ia kishte vjedhur një fabrikë të qumështit dhe askush nuk kishte bërë zë, aq më pak të guxojë të ankohet dikush për asgjësimin e asaj fabrike. Sa të padrejtë që jemi! Burimi: Iljasa Salihu

Mjaft më me gurrën e akuzave!

Mjaft më me gurrën e akuzave! Kemi pak nevojë për shpresë dhe dashamirësi edhe mes atyre që në disa pika nuk pajtohen Mendu Thaçit shumë gjëra mund t’i falen, sepse vetë hyrja në politikë i ngjanë hyrjes në ahurin e lopëve, ku mund të kesh dobi të shumta prej asaj hyrjeje, por patjetër se do të aromatizohesh me erë lope. Ndërsa ajo që vështirë i falet, është fakti i futjes së fjalorit të mbushur përplot akuza, sharje, agresivitet, dyshim, njollosje e nënçmim të atij apo të a tyre që nuk pajtohen me z. Thaçin. Kjo ka qenë karakteristikë e pandryshueshme e tij. Për më tepër, ka arritur t’i indoktrinojë shumë përkrahës të tij me këtë fjalor dhe me këto sjelljeje. Spiun ai, ky dhe ata. Shërbëtor ky, ai dhe gjitha ata që kundërshtonin atë. Njeriu më i mirë i partisë së tij, qysh në çasin e braktisjes së partisë së tij, është trajtësuar në spiun, pleh dhe në bashkëpunëtor i sllavëve. Për më keq, kjo sindromë shpejt i ka kapluar shtrëngueshëm gjithë ata që mbi të gjitha e ka

Thuajse është punë koti ta thuash fjalën e drejtë

Thuajse është punë koti ta thuash fjalën e drejtë në kohën kur të ikën mundësia për t’ia bërë ndonjë të mirë dikujt. Sa njerëz, tashmë buzë plakjes, i shoh t’i thonë fjalët e drejta në kohën kur as nipërit e tyre tashmë nuk i marrin seriozisht ato fjalë. Ata në kohën kur duhej thënë fjalët që sot i thonë, pikërisht atë kohë heshtnin si të ishin memecë, sepse çdo fjalë për të mirën e shoqërisë, mund ta privonte atë prej privilegjeve të shumta. Kështu që, më vjen mirë për një plak që kishte hequr dorë prej kurvërisë, por aspak nuk më erdhi mirë kur mora vesh se ai kishte hequr dorë prej kësaj dukurie të shëmtuar, vetëm pasi potenca seksuale kishte hequr dorë prej këtij plakushi! Burimi: Iljasa Salihu

Prej teje nuk duan vetëm të dëgjojnë për fenë islame

Prej teje nuk duan vetëm të dëgjojnë për fenë islame, por ata duan ta shohin fenë islame në sjelljet dhe veprat tua. Është ligësi e thellë shkurorëzimi i fjalëve prej veprave. Kot se më flet dhe më shkruan për mirësi, kur në të vërtetë të kundërtën përditë e shoh në ty. Ndaj, t’i japim jetë kësaj feje madhështore përmes fjalëve dhe veprave tona, përndryshe edhe pse ajo në thelb përgjithmonë është e gjallë, për ne do të jetë e vdekur! Burimi: Iljasa Salihu

Britanikët ushtrojnë kurdët në luftën kundër ISIL-it

Ushtarët britanikë ndodhen në Irak për të trajnuar forcat kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamik, njoftoi ministri britanik i Mbrojtjes. Një ekip specialistësh është i pranishëm në rajonin e Erbilit, kryeqytet i Kurdistanit, rajon autonom kurd në veri të Irakut dhe trajnon luftëtarët kurdë, për të përdorur mitralozat e rëndë që Britania e Madhe iu akordoi në muajin shtator. ”Kjo nismë u miratua nga sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë britanike.

PRINCI QË MERR 1000$ KUSH DONË TË PREKË VETURËN E TIJ!

Princi Saudit Al Waled ka Mercedes, me 80 milon diamantësh, dhe nëse ke deshirë me e prekë duhet të paguash 1000$ ! Ja kështu hargjohet pasuria e Muslimanëve, ndesa shumica e Muslimanëve vuajnë për ushqim. Një ekonomiste Muslimane që ka bërë një përllogari, ka thënë kështu: ''Nëse vetëm 50% e Muslimanëve nga Arabia Saudite e ndajnë Zekatin, asnjë fukara nuk do të kishte në botë bile edhe as të feve tjera, dhe cdo Musliman mesatarën mujore do ta kishte 1000 euro'' Tani vlersojeni vetë se në cfarë gjendje jemi...

MBROJE VETEN MË KËTO FJALË!

- Nëse donë që shejtani të mos afrohet, thuaj kur të dalësh nga shtëpia apo makina apo puna: Bismilah tevekultu ala Allahi, ve la havle ve la kuvete il-la bil-lah (Me emrin e Allahut, në Allahun u mbështeta nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut). - Nëse donë që Allahu të mjafton gjatë çdo brenge e vështirësie, thuaj shtatë herë: Hasbij Allahu la ilahe il-la huve Alejhi tevekeltu ve Huve Rabul arshil adhim (Më mjafton mua Allahu, nuk i tak on adhurimi askujt tjetër përveç Allahut, Atij i mbështetem dhe ai është Zoti i Arshit të Madh). - Fjala, la il-lahe il-lAllah, është e dashur për zemrat dhe është drita e atyre zemrave dhe përmendja e saj i fshin gjynahet. - Kur ndjen ngushtim dhe zbrazëtirë në gjoks përsërite: La ilahe il-la Ente Subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin (Nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Teje që je i Madhëruar. Vërtetë, unë jam prej mëkatarëve). - Kur hulumton dritën në kohën e errësirës lexoje suren Kehf ditën e Xhuma! -

PËR KËTË ARSYE E KA MARRË EMRIN DYNJA!

Ka mundësi të banosh në pallat, mirëpo jetën ta kesh të ngushtë! Ka mundësi të jetosh në një kasolle, mirëpo Allahu gjoksin të ta zgjeron! Ka mundësi të kesh shokë, po prapë të jesh i vetmuar! Ka mundësi të jesh i vetmuar, mirëpo përreth të kesh shokë! Ka raste kur shokët të therin pas shpine. Ka raste kur armiku ta shpëton jetën. Ka mundësi të shohësh se pasanikët kërkojnë ryshfet! Dhe ka mundësi të shohësh se si të varfrit japin lëmoshë! Për këtë arsye e ka marrë emrin DYNJA!! Bamirësia yte dhe sjellja yte e mirë nuk harrohen. Mos ndjej keqardhje për momentet ku në to e bëre dikë të lumtur, edhe nëse nuk e ka merituar! Bëhu diçka e bukur në jetën e atyre që të njohin dhe të atyre që nuk të njohin! Neve na mjafton fakti se kemi Zot, i Cili, na shpërblen për çdo të mirë me të mirë!! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

TENTO TA KESH AFËR NJË NJERI TË TILLË!!

Gjëja më e bukur në jetë.. të kesh afër një njeri që të lexon pa shkronja! Të kupton pa mos fol! Të donë pa interes! Të jep pa mos kërkuar gjë! Të kupton pa sqarim! E ndjen dhembjen tënde pa mos i parë lotët e tua! E ndjen mërzinë tende nga zëri jot! Dridhet nga frika për ty! Nuk flenë para se të sigurohet për ty! Dhe nga gjitha këto, ajo më kryesorja.. Jeta nuk i duket e bukur përveç se me ty!! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

K U J D E S ! ! ! Vëllezër e veçanërisht ju motra!!!

K U J D E S ! ! ! Keni kujdes kur të shkoni nëpër butiqe të ndryshme dhe provoni rroba në zhveshtore për ti blerë ato. Sepse pasi që ndodhin vjedhje të ndryshme në zhveshtore shumë butiqe i instalojn kamerat prapa pasqyreve të cilat janë të tejdukshme dhe nga të cilat mund të të sheh pronari i dyqanit dhe mund të të ingjizoj ty duke provuar rroba dhe pastaj ti publikoj ato në internet.   Me një gjë të till mund edhe të keqpërdoret nderi yt dhe mund të të rrezikohet jeta jote familjare.   Andaj provoni pasqyret brenda zhveshtoreve duke e prekur pasqyren me dorë, nëse gishti është afër ( si në foton nr 1 ) ajo është pasqyrë normale, por nëse është gishti i larguar ( si në foton nr 2 ) atëherë ajo është pasqyrë e tejdukshme, dhe mund të ketë ndonjë kamerë të instaluar pikërisht prapa asaj pasqyre.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more