Skip to main content

Posts

Ndjej mall për ty

Më erdhi ta puth, ta shtrëngoj, ta dashuroj, ta ndiej në çdo detaj dhe në çdo mënyrë të mundshme. Nuk mund të rrija indiferent. Askush nuk mundet. Jo përballë një sfide të tillë. Jo përballë saj. Një vrull i madh vlon brenda meje. Ngjizet me shpejtësi dhe shpërthen.   I them vetes: “Ndal!”   Është e kotë. Një vrull i ri merr hov përsëri. Kësaj here ngjizet edhe më shpejt. Dhe përsëri shpërthen. Dhe pë rsëri, dhe përsëri, deri sa gjithçka ndahet copë e grimë. Shemben të gjitha muret. Një dhembje therëse ma përshkon gjithë shpirtin. Dhembje e trazuar me një lumturi dehëse. Po e ndiej. Dëshira po e synon lirinë. Jam i pafuqishëm. Nuk mund ta ndal. Nuk dua ta ndal.   E shoh veten të ndarë në dysh. Një njeri tjetër, një përfytyrim nga ëndrrat e zjarrta, po udhëheq brenda meje. Sado që mendja, ajo pak që ka ngelur nga unë, dikton kujdes, dora vazhdon të shtyjë përpara. Shtyn dhe e gjen rrugën e vet. I shpërthen barrierat një nga një.   Dhe ajo nuk po më pengon. Luan me dorën t

Atë që dikur e thoshim për arrestimet e hoxhallarëve në Kosovë

Atë që dikur e thoshim për arrestimet e hoxhallarëve në Kosovë, tani e tha edhe Rexhep Qosja. Atë kohë, shumë sosh thoshin se po ngutemi në vlerësim të gjendjes në Kosovë. Ndërsa tani doli të jetë ngutur pikërisht gjyqësia, ajo që duhet të mendojë dhe analizojë mirë e hollë para se të merr një vendim të caktuar, sepse fundja një gabim i joni në vlerësim nuk ka pasoja, ose ka shumë pak, por të gabojë në vlerësim institucioni shtetëror është lebeti e zezë. Burimi: Iljasa Salihu

Nuk e di se përse po i pengon emri i Imri Elezit

Nuk e di se përse po i pengon emri i Imri Elezit, dëshmorit të vitit 2001, kurse në anën tjetër nuk po i pengon Ali Ahmeti në qeveri, që ishte përfaqësues dhe thirrës për luftë në vitin 2001. Nëse është për të ndëshkuar dikush, atëherë le të ndëshkohet thirrësi dhe jo pranuesi i thirrjes, meqë e sollëm punën gjer në këtë gjendje! Burimi: Iljasa Salihu

Çka është Zhanër /ri?

Zhanër /ri fr. genre - nënlloj, ( jo lloj, jo gjini ) stil, mënyrë që përdoret zakonisht në vend të termit nënlloj në arte dhe letërsi. 2. gjini, lloj, kategori, tip, ton, mënyrë, stil. qka eshte zhanri,cka eshte zhanri,ceshte zhanri,zhanri ne shqip, zhanre shqip

Çfarë pohon ligji i Stoksit?

A) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të drejtë me nxitimin e forcës së rëndesës   B) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të zhdrejtë me nxitimin e forcës së rëndesës C) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të zhdrejtë me katrorin e diametrit të saj D) që shpejtësia e sedimentimit të një grimce në një mjedis të lëngët është në përpjestim të drejtë me viskozitetin e mjedisit

Mjaftë më me folklor dhe me mite, le t’i themi dhe kuptojmë gjërat mu ashtu si janë

Shumë shqiptarë e duan shumë atdheun, aq shumë sa nuk mund të jetojnë në atdheun e tyre për dashurinë e zjarrtë që kanë ndaj atdheut. Politikanët, harbueshëm e dashurojnë popullin dhe atdheun, kuptohet derisa t’i ofrojë mjaltë dhe dyllë atdheu. Rilindasit tanë sa të ëmbël e kishin paraqitur baltën në atdhe, edhe pse vetë shumica prej tyre jetonin në vendet e huaja ku rrëshirë rridhte mjalta. S humë gurë ia kishin futur gjumë në vendlindje, të cilët jashtë saj nuk kishin mundur të bëjnë gjumë të qetë. Si rrjedhojë e këtij fluturimi në mungesë të flatrave, njeriu jonë mu ashtu sikurse guri ia kishte futur gjumë të ngjeshur e të thellë në vendlindje, sepse gjumi i mërgimit kishte qenë i mbërthyer me ëndrra për atdheun e dashur. Sakaq dhe sa keq, shpesh herë na ka rastisur të dëgjojmë se atyre shqiptarëve që u është mohuar lejeqëndrimi në mërgim, kanë tentuar të hidhen prej ballkoneve, t’i dalin trenit përpara dhe të vetëdigjen. Ja të nderuar lexues, shpresoj se e shihni

Sot njeriu shahet e kërcënohet gjithandej

Sot njeriu shahet e kërcënohet gjithandej. Madje kjo shprehi e keqe sikur është bërë normale, sidomos nëpër rrjetet shoqërore. Madje ka faqe të tëra që janë hapur enkas kundër Shefqet Krasniqit, ku çnjerëzisht deformohet pamja e tij, pastaj shahet e kërcënohet me gjëra nga më të rrezikshme. Askush askujt asgjë! Thjesht, kjo është liri e shprehjes. Ndërsa, njëri që e paska shprehur një mllef të hapur në profilin e Lamës, tanimë qenka bërë nami e kijameti. Mediat, mbase edhe prokuroria ka mundësi ta merr këtë për kërcënim serioz, kundër të cilit duhet të merren masa shumë serioze. Ajo ka të drejtë të pëllet, ndërsa ai që i thotë kujdes oj se na mbyte me këto të pëllitura, nuk ka të drejtë se mund të akuzohet rëndë. Pa, pa, pa, na mbyti padrejtësia, sa prej shkijeve aq edhe prej disa shqiptarëve! Burimi: Iljasa Salihu  

Një pushtetar thotë se gjendja e përgjithshme është në rregull

Një pushtetar thotë se gjendja e përgjithshme është në rregull. Më mirë se tani asnjëherë nuk kemi qenë. Ky nuk e ka keq, ashtu siç nuk e kishte keq asnjë njeri derisa ishte në pushtet, pavarësisht vuajtjeve dhe lemerive të popullit. Gjendja vetjake është mu ashtu sikurse thotë ky, kurse peshën e vuajtjeve dhe të katandisjes së popullit e peshon me peshorën e tij, peshore kjo që është e kurdisur të peshojë vetëm privilegjet e njerëzve, privilegje këto që vështirë gjenden në mesin e popullit. Ky dhe ata që mendojnë si ky, gjendjen e vërtetë do ta kuptojnë vetëm atëherë kur nuk do të jenë aty ku janë sot. Burimi: Iljasa Salihu  

Lamtumirë akuj të mërisë, mirë se vini ujëvare të bujarisë

Gjendemi në prag të Festës së Bajramit. Buzë gëzimit dhe haresë. Festë kjo që të ndërmend gjëra gazmore, flijuese dhe pikëlluese. Gazmore; sepse nesër si asnjëherë më parë jemi bashkë; i pasuri me të varfërin, pushtetari me qytetarin e thjeshtë, punëdhënësi me punëtorin, i bardhi me të ziun, shqiptari me jo shqiptarin, fëmija me të moshuarin, i sëmuri me të shëndoshin, i gjalli me të vdekurin dhe i liri me të burgosu rin. Pikërish kjo vargore ta kujton urtësinë e jetës. Nesër po kështu do të gjykohemi përpara Gjykatësit Absolut, por vetëm në sajë të veprave tona dhe jo të pozitave që i kishim në këtë botë. Do të jemi bashkë, ndoshta fizikisht jo me të gjithë, por shpirtërisht të gjithë që besojmë dhe adhurojmë një Zot, do të jemi një. Akujt e mërisë mes nesh, qysh në mëngjes, qoftë edhe në mungesë të rrezeve të diellit, mbase edhe po nuk deshëm, vetë zemrat tonë do të gufojnë për t’u bashkuar dhe pajtuar me njëri-tjetrin. Ato do të bashkohen, për të rinisuar një drej

Po të mos ishin mediat, vërtet partia në pushtet nuk do të mund të njoftohej për asgjë

Po të mos ishin mediat, vërtet partia në pushtet nuk do të mund të njoftohej për asgjë. Mediat njoftojnë për gabimet “teknike” në librat e arsimit fillor, pastaj pushteti shpreh shqetësim dhe “keqardhje” për këto lëshime! Jo rastësisht joshja e njërit që ishte vetëfotografuar pranë një objekti të ngatërruar, kishte burim prej mediave. Nga kjo shihet se ata nuk dinë asgjë, ose në atë masë dinë sa vetëm mund ta pasurojnë vetveten. Unë kisha këshilluar që media të mos jetë pushtet i katër, por i pari, edhe pse sa të duash kemi vërejtje ndaj disa mediave, ndoshta se kanë ngjashmëri me pushtetin! Burimi: Iljasa Salihu

Të nderuar qytetarë, urime "Kurban Bajramin "që nuk do te harrohet!

Të nderuar qytetarë, urime "Kurban Bajramin "që nuk do te harrohet! Përveç gëzimit kemi edhe pikëllim, dijetarët tonë, hoxhallarët tonë, luftëtarët për lirinë e Kosovës Prof.Dr.Shefqet Krasniqi dhe Mulla Mazllam Mazllami nuk ishin sot me neve, ata janë të burgosur padrejtësisht. Mungesën e tyre të gjithë po e ndjejmë dhe jemi të pikëlluar. ZOTI i Madhëruar lirimin sa më shpejtë ju mundësoftë dhe familjeve të tyre durim dhe shpërblim ju dhuroftë. Ju duam dhe jemi me ju hoxhallarë të dashur. Me respekt, Gëzim Kelmendi

Gjithmonë më ban me mendue se sa shumë kisha pasë qef me ju pa kështu ma shpesh

Bajrami, nji prej atyne pak ditëve gjatë vitit kur tetanë janë me disponim të mirë, qoftë se po kalojnë mirë me familjen e miqtë, apo që kanë me u trullavë prej mbidozës së sheqerit, gjithmonë më ban me mendue se sa shumë kisha pasë qef me ju pa kështu ma shpesh. Besimtar apo jo, në këtë festë i uroj tetanëve me e pasë çdo ditë të jetës sikur për Bajram. Burimi: Fisnik Ismaili

Republika organizohet rreth shumicës së tërësisë

"Partia në pushtet, qeveria në ikje, qeveria në largim, apo më mirë të themi qeveria e kaluar, është ajo e cila e sheh vendin tonë dhe zgjedhjet demokratike si një garë automobilistike kush ka dalë i pari aty, mirëpo republika nuk organizohet rreth të parit në garë, republika organizohet rreth shumicës së tërësisë. Shumica e tërësisë jemi ne, që me procedurat e partizuara po parandalohet që ta bëjë konstituimin e legjislaturës së V-të." - Albin Kurti Burimi: Dardan Sejdiu

Ata lexojnë, por mbrapshtë. Ata kuptojnë, por gabimisht. Ata shkruajnë, por hutojnë. Ata japin përgjigje, por fyejnë

Ata lexojnë, por mbrapshtë. Ata kuptojnë, por gabimisht. Ata shkruajnë, por hutojnë. Ata japin përgjigje, por fyejnë Meqë për radikalizmin po shkruan dhe po flet kush po mundet e kujt po i çohen mornicat, atëherë nuk dyshoj në qëllimin e laikëve për krijimin e patjetërsueshëm të radikalizmit, që pastaj të goditen të gjithë në paketë; liberal, mesatar e radikal. Këta janë duke vepruar sikurse ai që kishte ndërtuar një shtëpi publike, për ta goditur fillimisht atë shtëpi dhe pa staj disa shtëpi tjera që i kishte mëri. Në sajë të djegies së asaj shtëpie që gjymtonte rëndë moralin, ky kishte krijuar një mundësi të fortë për t’ia vënë flakën gjitha shtëpive tjera që gjenden për rreth. Me një rast imam Aliu kishte thënë: “Patjetër duhet të njohësh të vërtetën që të dish se kush është me të vërtetën"! Disa politikan tashmë të dështuar në çdo kënd të jetës dhe disa analista helmues, prej helmit të të cilëve as barna nuk mund të bëjnë, të paktën as abc-në e fesë islame nuk

Në kohën e sotme, t’i thuash dikujt se thellësisht duhet të jemi të vëmendshëm

Në kohën e sotme, t’i thuash dikujt se thellësisht duhet të jemi të vëmendshëm që pasuria jonë duhet të jetë vetëm hallall, ndoshta do t’i duket si jo shkencore, sepse nëpër universitete kjo nuk theksohet dhe nuk mësohet. Atje hallalli dhe harami finaciare dhe ekonomik nuk mësohet, ngase kështu ligji laik ata i mësoi dhe pastaj disa profesorëve nuk iu bë vonë kur pranuan ryshfetë, drekë a ndonjë dhuratë tjetër prej studentëve të gjorë në shkëmbim të injorancës së tyre për një notë kaluese. Të mos harrojmë se koncepti i hallallit dhe i haramit e tejkalon kuptimin juridik shtetëror të të lejuarës dhe të ndaluarës. Burimi: Iljasa Salihu  

Sprovat në këtë botë nuk mund t’i durojnë vetëm ata që jetojnë në këtë botë

Sprovat në këtë botë nuk mund t’i durojnë vetëm ata që jetojnë në këtë botë sikur të mos vdesin kurrë, edhe pse pasi të vdesin, kurrë më nuk do të mund të kthehen në këtë botë. Sprova nuk është kurrgjë tjetër, pos njësi matëse e besimit tonë. Ndaj, të mos na tranden zemra në rast sprovash, sado të trishtueshme të jenë ato, sepse gjithçka është kaluese në këtë botë; edhe vetë bota. Burimi: Iljasa Salihu

Rendi Ri Botëror dhe ‘të Ndriturit’ (Illuminati)

                            Kur flitet per “të Ndriturit” (Illuminati) apo për një “Rend te Ri Botëror shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë përrallë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Ne fakt televizionet dhe gazetat e medha nuk dëshirojnë të flasin rreth këtij argumenti dhe ato pak site interneti e trajtojnë këtë temë si diçka të ekzagjeruar dhe irreale, duke ia humbur kështu besueshmërinë. Por, duke analizuar pak më thellë realitetin që na rrethon , ndoshta jo gjithshka është e shpikur. ç Kush janë ‘të Ndriturit’? Ashtu siç e thotë vetë fjala janë mbartësit e ‘Dritës’, por drita e tyre me sa duket është Satanai. I përkasin këtij grupi ezoterik 13 familjet më të pasura dhe janë personazhe të cilët komandojnë me të vërtetë botën: ASTOR, BUNDY, COLLINS, DUPONT, FREEMAN, KENNEDY, LI, ONASSIS, ROCKFELLER, ROTHSCHILD, RUSSELL, VAN DUYN, MEROVINGIENE. Karakteristika tyre është fakti se fshihen në sy të publikut dhe janë shumë të kujdeshëm per të mbajtur lid

Lexoni kuriozitete rreth Google

  Kur kërkoni diçka në motorin e kërkimit Google.com, për të nxjerrë rezultatet më të mira brenda pak sekondash, merren parasysh 200 faktorë. Kompania ka në zotërim domene të shqiptimit gabim të fjalës Google , të tilla si “Gooogle.com”, “Googlr.com”, “Gogle.com” dhe të tjera. Çdo sekondë bëhen 2 milionë kërkime në Google . Në vitin 2013, 91 për qind të të ardhurave të Google , 55.5 miliardë dollarë, erdhën prej reklamave. Indeksi i kërkimit të Google është më shumë se 100 milionë gigabajt. Mbi 6 miliardë orë video shihen çdo muaj në YouTube, baras me një orë video të para për person në tokë. Sugjerimi “mos do të thuash” që Google bën për fjalët e germëzuara gabim, ka shpëtuar kompaninë nga kërkimet e pasakta.

Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit!

Një mbretit i lidhur në pranga dhe në burg i thotë djali i vet: babi im, si arritëm në këtë gradë, kurse ne ishim ata që sundonim, urdhëronim dhe ndalonim, kishim pushtet dhe pasuri? U përgjigj: ndoshta lutja e dikujt që i kemi bërë padrejtësi na ka sjell në këtë gjendje. Ah! Sikur të marrin mësim njerëzit! Burimi: Bekir Halimi

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para?

Pyetje: nëse dita e Arafatit bie në ditën e Xhuma, a duhet të agjërojmë edhe një ditë para? Dijetarët musliman tregojnë se agjërimi i ditës së xhuma me një ditë para ose një ditë mbrapa vlen atëherë kur e agjërojmë ditën e xhuma si ditë të xhuma, mirëpo nëse rastis agjërimi i ditës së Arafatit ose ditës së Ashures, atëherë lejohet agjërimi i vetëm ditës së xhuma, sepse nuk e agjëron për xhumanë por për ditën e arifes ose ashures. Edhe pse nëse dëshiron të agjëron të enjtën dhe të xhuman, kjo vepër është edhe më e mirë. Allahu e di më së miri! Burimi: Bekir Halimi

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste sociale

Buxheti është social, por politikanët as për së afërmi nuk janë raste sociale. Ata kurrë nuk do t’ia dinë si duhet hallin popullit, përderisa rrojnë si mbretër të shteteve të pasura me burime natyrore. Meqë ata janë pasqyra e popullit, nuk është e ndershme të jenë kaq shumë të pasur. Unë nuk them se kanë vjedhur ata, por dua të them se në kësi lloj mjedisesh nuk mund të pasurohesh aq shumë pa pas vjedhur! Burimi: Iljasa Salihu

Me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Me votimin nga Kuvendi Komunal të propozim buxhetit, kornizës afat-mesme buxhetore, e të ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, akordimit me BERZH për ndërtimin e një flote të re të autobusëve për qytetin tonë, dhe reformën e ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban,” po përmbyllet një nëntë-mujor i suksesshëm për Komunën e Prishtinës dhe mua personalisht. Këto projekte janë themeli i një sistemi modern të mobilitetit në Prishtinë. Me jetësimin e tyre gjatë mandatit të Kryetarit Ahmeti, Prishtina do të bëhet një qytet që mund të krahasohet për nga shërbimet e transportit me çdo kryeqytet në rajon dhe më gjerë. - me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet Burimi: Dardan Sejdiu

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh

Gjithfarë lajmesh të rastis të lexosh. Thuhet se nëse Papa Gjon Pali II e ka bekuar Teuta Rugovën, vajzën e Ibrahim Rugovës, atëherë bekimi i Papës po e ndjek Teutën, pasi ajo fitoi dhjetëra mijëra vota dhe u bë deputete. Nuk po hy në këso mashtrimesh, sepse njeriu nuk është ai që bekon, kushdo qoftë ai, por më vajti në mendje rasti i Labinotë Demit, e cila po ashtu u bë deputete ngase mori shumë vota. Çka u bë tani me Libinotën, duke qenë se Papa nuk e kishte bekuar? Burimi: Iljasa Salihu

Maqedonia ta kujton të sëmurin i cili...

Maqedonia ta kujton të sëmurin i cili nuk i merr parasysh këshillat dhe udhëzimet që ia jep mjeku, por këtë detyrë ia beson profesorit të historisë. Aq shumë ishte ndikuar prej këtij profesori, sa që i mjaftonte fakti se në të kaluarën kishte pasur shëndet të mirë, paçka se sot gjendej në zgrip të vdekjes. Ai kënaqej me faktin se dikur kishte qenë mirë, pikërisht atëherë kur gjitha etnitetet tjera kishin qenë shumë keq! Burimi: Iljasa Salihu

Ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht

Në qiellin e Kosovës çdo ditë po hudhen kemikate të ndryshme nga aeroplanë të vegjël të cilët vetëm bëjnë ''ecajake'' rreth një hapësirë qiellore. Nga ajo që kemi lexuar rreth efekteve të këtyre kemikateve kemi kuptuar se këto shkaktojnë sëmundje të ndryshme nga hipertensioni i vazhdueshëm e deri tek kanceret e llojllojshme. Në disa shkrime tjera shkruan se shkaktojnë edhe sterilitet. Pra ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht.

iPhone 6 nuk mund të përgjohet, irritohet FBI

  Dalja në treg e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus ishte një lajm i mirë për përdoruesit e markës Apple. Por jo për FBI –në. Byroja Federale e Hetimit është irrituar së tepërmi me gjigandin amerikan të teknologjisë, për shkak se sistemi iOS8 që kanë iPhone –t e rinj pengon ndërhyrjet nga shërbimet e inteligjencës. Pakënaqësi ka shprehur FBI edhe ndaj lajmit të sistemit Android që gjithashtu ka bërë të ditur se versioni i ri do të jetë i padepërtueshëm nga Shërbimet e Sigurisë. NY Times shkruan se kreu i FBI –së, James Comey ka bërë kritika të forta ndaj Apple dhe kompanive që përdorin sistemin Android. Sipas tij, fakti që policia dhe FBI nuk mund të depërtojnë tek të dhënat e celularëve, pengon hetimet. Të dhënat personale, si foto, mesazhe apo e-mail janë thelbësorë në hetimet për të zgjidhur mjaft çështje kriminale, nga vrasjet deri tek pedofilia. E po kështu, shërbimet inteligjente mendojnë se përgjimi i sistemeve të celularëve është efikas edhe në luftën kundër terror

Morina: Në Neurokirurgji nuk ka ndërprerje të punës

             Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina ka mohuar lajmin se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ka ngecje të shërbimeve shëndetësore, duke thënë se vëllimi i punës në sallën e operimit dhe vizitat ditore në ambulancën specialistike kanë qenë si më parë. Ai ka deklaruar se zgjedhja e tij për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes. Morina ka thënë se nuk do të ketë ”bllokadë” apo “ paralizë”të punës në këtë Klinikë, të paktën nuk do të lejoj të ndodhë diçka e tillë përderisa ai të jetë udhëheqës i kësaj klinike. “Vetë shpallja e ‘grevës’ këto ditë nga kolegët dhe thirrja e Dr. Haxhi Avdylit për të vazhduar me grevë konsideroj që është tejet e pamatur, e papjekur dhe e papërgjegjshme ngase është jashtë çdo obligimi etiko-profesional dhe kornize ligjore. Është më se e qartë që arsyet, kushtet, mënyra e organizimit janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Andaj, ftoj kolegët që të reflektojnë p

Artemisia, bima që vret deri 100% qelizat e tumorit në vetëm 16 orë!

Artemisia, bima që vret deri 100% qelizat e tumorit në vetëm 16 orë! Kjo bimë vret 98 deri 100% të tumorit në vetëm 16 deri 24 orë! Por, askush nuk flet për këtë! Nuk është bërë gjë tjetër veçse të fshihet me forcë ky zbulim. Në fakt, ekziston pikërisht kjo bimë ku përbërësit e tij, të kombinuar me hekur, janë në gjendje të shkatërrojnë tumorin në vetëm 16 orë. Emri i saj është “Artemisia Annua” dhe ju e shihni në foto. Kjo bimë është bojkotuar sepse nuk kushton asgjë dhe mbahet larg komercializmit pikërisht për këtë shkak, ndonëse nga kjo bimë, zgjidhja për problemin e kancerit është shumë e shpejtë. Kjo bimë, Artemisia annua, është një nga ato kura që mund të vrasë deri në 98% të qelizave të kancerit në vetëm 16 orë, thuhet qartë në hulumtimin e publikuar në “Life Science”. Shkencëtarët e përfshirë në studim, pranojnë se substancat që rrjedhin nga “Artemisia annua” janë përdorur në mjekësinë kineze dhe mund të vrasin 98% të qelizave të kancerit të mushkërive

Fisnik Ismaili:harro FIFA-n, harro cilësinë, harro korrektësinë, harro ligën e mirëfilltë

Tuj u rrehë në mes vete e tuj i ndërpre ndeshjet në mes të dy ekipeve ma të mëdha e ma të vjetra në vend, harro FIFA-n, harro cilësinë, harro korrektësinë, harro ligën e mirëfilltë. Kjo është arsyeja pse unë, e plot si unë s'e përcjellim futbollin vendor me vëmendje, prej kohës kur ka pasë futboll të hajrit në Kosovë. Përgjegjësinë për zhvillimin e nji sporti e ka njajtë spektatori sa edhe Federata. Te na, në vend se spektatori me qenë shembulli që e drejton Federatën, po n dodh e kundërta: spektatori është ba pasqyra e Federatës, tuj ba gjeste harrangopash. Qeshtu kemi me mbetë provincë përherë. Burimi: Fisnik Ismaili

Kujdes!! iPhone po ju përgjon!

Ai ndjek çdo veprim tuajin,  duke regjistruar kohën e saktë kur dolët nga puna , ku e keni pirë kafe tuaj dhe ku ju pëlqen të bëni blerje . Por nuk bëhet fjalë për një njeri spiun ose disa kamera të Big Brother, përgjuesi është iphone që qendron në xhepin tuaj. Fshehur në telefonat e Apple është një funksion i cili regjistron çdo lëvizje. Iphone më pas është në gjendje të analizijë të dhënat për të kuptuar se ku jetoni dhe punoni , bazuar në shpeshtësinë dhe kohën e lëvizjeve . Funksioni i quajtur ” Frequent Locations” është vendosur në heshtje në iPhone një vit më parë . Por, megjithëss qasja në programin është vendosur nën disa shtresa të settings menu , pak njerëz e dinë se ekziston .

Shenjëzimi i hapsirave të parkingut në zonën qendër nisi sot.

Ndërsa nesër votohet për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale "Prishtina Parking sh.a." e cila do jetë përgjegjëse për organizimin e parkingut në kryeqytet. Burimi: Dardan Sejdiu

Jemi bërë sikurse dhitë për sa i përket sistemit të tretjes.

Jemi bërë sikurse dhitë për sa i përket sistemit të tretjes. Pavarësisht padrejtësive të mëdha, me shumë lehtësi të gjitha po i gëlltisim dhe fare nuk po kollitemi të paktën. Fatkeqësisht, pas kësaj gëlltitjeje të hatashme, nuk po arrijmë të prodhojmë qumësht si të dhisë, mbase për sa i përket prodhimit kemi mbetur shterpë! Burimi: Iljasa Salihu

Edhe njo e fort

Edhe njo e fort E zënë besimtarët rob një ushtarë të esedit, dhe një vëlla Egjiptian e pyet: Ti a je me neve apo me ato tjerët Ushtari esedit: unë jam me juve Egjiptasi: aaa, ne jemi ato tjerët !!! Burimi: Senad Ramadani

Dardan Sejdiu thotë.....

Sot po vazhdojnë punët në mbjelljen e fidaneve. Prishtina po bëhet Burimi: Dardan Sejdiu

Prurja e përmendoreve shqiptare

Prurja e përmendoreve shqiptare, qofshin ata të kenë qenë komunist apo demokrat në ngjizje, nuk është gjë tjetër pos një mëtim për ta përligjur projektin famëkeq “Shkupi 2014”! Ata që po i gëzohen këtyre përmendoreve, vërtet po më ngjajnë me ata që në ditë morti ia japin valles, duke menduar se kanë dasëm! Burimi: Iljasa Salihu

A je martuar !?

SubhaAllah Një ditë Omeri radiaAllahu anhu pyeti një burrë: A je martuar !? Ai: Jo Omeri: ose nuk je normal ose je i shthurur(shkon në haram). Burimi: Senad Ramadani

Shpresojmë që herave tjera kur të vjen Papa në vendet tona, të mos...

Shpresojmë që herave tjera kur të vjen Papa në vendet tona, të mos arrestohet ndonjë hoxhë, por mirë kishte qenë të arrestohet ndonjë politikan i korruptuar. Kjo do të ndërlidhej edhe me botëkuptimin teorik të Papës, sepse korrupsioni është hapi i parë që çon drejt prishjes së paqes. Me ç’rast, kthimi i Papës në vendin e tij, filloi t’i jep rezultatet e para. Burimi: Iljasa Salihu

Sa ka shpenzuar Apple për një iPhone 6?

Këto ditë po qarkullojnë njoftime, lajme, thashetheme, vetëm për iPhone 6. Tani raporti i radhës vjen nga Re/Code, të cilët kanë llogaritur apo analizuar se sa i ka kushtuar kompanisë Apple prodhimi i një iPhone 6. Sipas raportit të tyre iPhone 6 ka kushtuar të prodhohet mes 200 deri 263$, ndryshimi në çmim është ndryshimi sipas versionit dhe hapësirës për të dhëna. Siç mund ta imagjinoni iPhone 6 Plus me ekran të madh ka kushtuar pak me shtrenjtë, për modelin 16GB është 216$ kurse për modelin 128GB, 263$. Sipas kësaj nëse del të jetë përafërsisht e vërtet, atëherë Apple po arrin të marr fitime të pastra për çdo iPhone 6 që shet, të cilët me kontratë kushtojnë në mes 649 deri 849$ kurse pa kontratë nga 749 deri 949$. Këto ditë kompania ka raportuar se, vetëm deri të vikendi i parë ka arritur të shes 10 milionë njësi të smartphone-ve, 1 milionë më shumë se vitin e kaluar.  /ameble/

Rikthehet në treg ora Moto 360

  Ora e mençur Moto 360 është rikthyer në treg pasi javë më parë ishte bërë e ditur se janë shitur të gjitha njësitë e lansuara në fillim të shtatorit. Blerësit mund ta porosisin orën me sistemin operativ Android Wear në faqen zyrtare të Motorolas dhe do të kushtojë 200 funte. Moto 360 është ora e parë që ka dizajn rrethor, ndërsa së fundmi në këtë dizajn i është bashkuar LG G Watch R dhe Apple Watch.

Apple lanson iOS 8.0.2

  Apple ka lansuar përditesimin iOS 8.0.2, i cili sjell përmirësimet për shërbimet celulare dhe çështjet që lidhen Touch ID, të cilat hasen në probleme pas instalimit të përditësimit iOS 8.0.1. Ju mund ta përditësoni iPhonin, iPadin apo iPodin tuaj nëpërmjet shkarkimit direkt nga pajisja apo me anë të iTunes.

Shellshock, virusi më i keq i të gjitha kohërave?

  Hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një virus në softuerin e sistemit që përdoret në miliona kompjuterë, duke u dhënë mundësi piratëve kibernetikë të sulmojnë serverët në ueb, si dhe sistemet operative të bazuara në Linux dhe Unix. Hulumtuesit mendojnë se virusi Shellshock, i cili prek një aplikacion të quajtur Bash, është edhe më i keq se virusi Heartbleed që u zbulua në muajin prill, edhe pse këto dy viruse janë pothuajse të ndryshme në natyrë. Ndryshe nga Heartbleed, i cili detyroi përdoruesit të ndryshojnë fjalëkalimet në shërbimet e ndryshme në internet, virusit Shellshock nuk i është gjetur një zgjidhje akoma. "Me anë të këtij virusi, piratët kibernetikë mund të kontrollojnë çdo pajisje që operon me sistemet operative që kanë aplikacionin Bash për komanda. Sistemet operative si Mac OS X, Linux dhe Unix kanë aplikacionin Bash", raporton Krokodili.al Rapid7, agjencia e sigurisë në internet, mendon se ky virus është shumë i rrezikshëm për shkak të

Jemi dëshmitar se kohën e fundit është shtuar fenomeni i KANCERIT NË GJI tek femrat

Jemi dëshmitar se kohën e fundit është shtuar fenomeni i KANCERIT NË GJI tek femrat dhe sipas rukjexhive eminent në shumicën e rasteve kjo ndodh si shkak i prekjeve nga xhinët. Do të ju ofroj një audio inçizim të cilin duhet ta dëgjojnë gratë në përgjithësi dhe të sëmurat nga kjo sëmundje në vecanti. Rukje kundër kancerit në gji !!! (Për ta ruajtur: klikim i djatht me mause dhe save as)   http://www.alroqya.com/snd/canser.mp3 Burimi: Senad Ramadani

Nuk them që je injorant, sepse po lëndohesh

Nuk them që je injorant, sepse po lëndohesh, ndaj të them “shtriju librave burimore që nuk hutojnë, por që shpjegojnë” Gjithandej prej shumëkujt po flitet për islamin, por fatkeqësisht, gjithherë dhe gjithkund kur po flitet për terrorizmin. Sërish dhe fatzezësisht, terrorizmin e kanë bërë një trup me gjymtyrë të islamit. Për islamin po flasin kundërshtarët e tij në cilësinë e shpëtimtarëve të islamit, mu sikurse shpendët grabitqarë për peshqit. Po flasin edhe njohësit e tij, gjithherë duke u emërtuar si ekstremistë prej atyre me identitet të paqartë. Varësisht prej shijeve, thuajse bëhet fjalë për pije të pëlqyera, po flasin për tufë islamesh, por jo edhe për islamin që është një. Islami po mëton të kuptohet përmes organizatave terroriste, edhe pse po këto organizata janë armiq të kësaj feje! Shumë prej këtyre që i kanë rravguar gjërat, kanë rënë në këtë batakë, për arsye se nuk duan të dëgjojnë, aq më pak të lexojnë për këtë fe dhe t’i pyesin dijetarët për gjërat që

Kosova, me më shumë agjentë nga Serbia se sa “xhihadistë” !

Serbia në Kosovë, ka rreth 2 mijë  spiune serbë, ne mesin e tyre edhe shume  shqiptarë, prej tyre 140 ishin brenda UÇK-së.  CIA ne raportin e fundit flet se ne Kosovë paska rreth 150 xhihadistë. Philipe Gordon zyrtar i larte amerikan gjate vizites se tij te fundit ne Serbi  nga takimi me presidentin serb, ka kërkuar nga Beogradi terhiqjen e shërbimeve sekret serbe nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Perveç BIA, në Kosove ka edhe 400 bashkepuntor publik dhe sekret te MUP-it Uji flen, por armiku nuk flen, thote populli e cila thenje deshmohet sot edhe në Kosovën e pas shpallejes së pamvarësisë…Edhe shërbimet serbe janë duke punuar me të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve në sytë e ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë të merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë. Pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë

Leximi i Rrudhave ne fytyrë

Ja çka do të thonë rrudhat në fytyrën tuaj Rrudha në ballë Rrudhat vertikale, sipas traditës kineze janë shprehje e zemërimit dhe pakënaqësisë. Organet që lidhen me këto vija janë mëlçia dhe shpretka. Rrudhat horizontale janë shenjë e vigjilencës, tensionit për të pasur gjithçka nën kontroll por dhe shprehje e karakterit kurioz. Rrudhat në sy Shprehim çrregullime në lidhje me stomakun apo veshkat. Rrudhat poshtë syve janë përgjithësisht shprehje e mungesës së tregimit të zemërimit dhe fshehjes së ndjenjave. Rrudhat në faqe Rrudhë vertikale që fillojnë pranë hundës dhe shkojnë deri në buzë tregojnë për intuitë të mirë. Ata që kanë këto lloj rrudhash dallohen për nivel të lartë inteligjence. Rrudha që kalon nëpër faqe, është një shenjë e krenarisë dhe rebelimit kundër rregullave.faqe Rrudhat në buzë Zona përreth gojës, mjekër dhe qafë është e lidhur me madhësinë e dëshirave të thella, seksualitetit pasionit dhe agresionit.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more