Skip to main content

Posts

Sisitemi i rrënjëve anterolaterale

Proceset centripetale të ganglioneve pseudounipolare spinale që i shërbejnë sensibilitetit protopatik – dhembje, temperature, prekje massive dhe presion, formojnë sinapsa në neuronet e dyta sensorike në brinjët e pasëm të medullës spinale. Aksonet e këtyre qelizave kalojnë linjën e mesme të komisurës së përparme spinale dhe pastaj ngritën në medullën spinale përmes trungut truror dhe përfundojnë në talamus. Fijet që lidhen me sens të dhembjës dhe temperatures kalojnë nëpër tractus spinothalamicus lateralis, ndërsa fijet që lidhen me prekje masive dhe presion kalojnë përmes tractus spinothalamicus anterior. Lezionet që afektojnë sistemin lateral spinotalamik në medullën spinale, trungun truror apo nukleuset korresponduese në talamus shfaqën me deficite senzorike të disociuara, pra dëmtohen sensi për dhembje dhe temperaturë përfundi nivelit të lezionit, ndërsa prekja mbetet intakte. Deficiti shfaqet kontralateral nga lezioni pasi që traktusi spinotalamik lateral është i kryqëzuar

Sistemi i rrënjëve të pasme

Proceset centripetale të ganglioneve pseudounipolare spinale, që paraqesin neuronin e parë senzorik dhe që i shërbejnë sensibilitetit epikritik bartin informacione nga dy exteroreceptorë, sensi taktil – stereognosis dhe vibrimit – pallestezia dhe proprioceptorëve – sensi i pozitës. Ata kalojnë nëpër rrënjët e pasme të medullës deri te nucleus gracilis dhe nucleus cuneatus të medullës, këto nukleuse medullare përmbajnë neuronet e dyta senzorike, axonet e të cilave formojnë lemniscusin medial që shkon drejtë në talamus. Lezionet që afektojnë sistemin e rrënjëve të pasme dëmtojnë modalitetet somatosenzorike të “rezolucionit të lartë” pra vjen deri te humbje e aftësisë për të njohur objektet në prekje (astereognosia) dhe dëmtimi i diskriminimit të dy pikave (two-point discrimination), dëmtimi i sensit të vibrimit (pallhypesthesia ose pallanesthesia) dhe dëmtim i sensit për pozitë (kinesthesia), qëndrimi dhe ecja jostabile (ataxi spinale) si pasojë e mungesës së feedbackut proprioceptivë sa

Pjesa periferike e sistemit somatosenzorik

Pjesa periferike e sistemit somatosenzorik përfshinë nervat senzorik aferent dhe receptorët e specializuar për përcepcion të modaliteteve individuale të sensibilitetit somatik. Receptorët senzorik në periferi klasifikohen në 3 tipe kryesore: Receptorët eksteroceptivë (Exteroreceptor): transmetojnë stimujtë e jashtëm nga ambienti i jashtëm p.sh. mekanoreceptorët, termoreceptorët, Receptorët proprioceptivë (Proprioceptor): informojnë sistemin nervor mbi pozitën e kokës, trupit, nyjeve dhe mbi tensionin në muskujë dhe kërce, Nocireceptorët: shërbejnë për dhimbje dhe zëjnë një pozitë në mes exterodhe proprioceptorëve. Receptorët somatosenzor me dendësi më të madhe janë në lëkurë, por gjithashtu në shumicën e indeve tjera, duke përfshirë edhe viscerën (por jo në tru apo medullën spinale). Fijet nervore eferente senzorike kalojnë nëpër nervat periferik, plexuse dhe rrënjët e pasme të nervave spinal. Këto janë aksonet e neuroneve të para somatosenzorike, trupat qelizor e të cilave

Hitleri u arratis në Argjentinë, vdiq në Brazil

                 Zyrtarisht Hitleri dhe bashkëshortja e tij Eva Braun u vetvranë më 30 prill të 1945, teksa trupat e Ushtrisë së Kuqe kishin marrë pjesën më të madhe të Berlinit. Po në versionin zyrtar, mësohet se trupi i dikatorit nazist më famëkeq në botë, së bashku me atë të bashkëshortes së tij u vendosën në kraterin e një predhë në oborrin e godinës së kancelarisë gjermane, ku u spërkatën me benzinë dhe iu vendos flaka. Ky version nuk është bindës dhe për Hitlerin ekzistojnë mjaft teori ‘të mbijetesës së tij’. Njëra thotë që jetoi nën identitet tjetër në Berlin, deri në vitet 1970, një tjetër se u strehua në fshatrat malore të Zvicrës, deri në vdekje, ndërsa ‘më e besueshmja’ mbetet teori e Argjentinës. Sipas kësaj teorie, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, para se Berlini të binte në duart e sovjetikëve dhe trupave aleate, Hitleri së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë morën një nëndetëse dhe udhëtuan drejt Argjentinës dhe më 29 prill

Koment për veprat “Bagëti e bujqësi” dhe “Lulet e verës” - Naim Frashëri

“ Bagëti e bujqësi ” dhe “ Lulet e verës ” të Naim Frashërit u ribotua në vitin 1998 në shtëpinë botuese “Mësonjëtorja” në Tiranë. Kjo poemë është një himn i vërtetë për atdheun. Poeti mahnitet nga bukuria e natyrës së mrekullueshme që ka vendlindja. Me vargje përshkruan thjesht e drejtpërdrejt natyrën e bukur e të madhërishme shqiptare të shkrirë me madhështinë e vetë popullit. Lexo më shumë:     Bagëti e Bujqësi     Lulet e verës

Analiza e veprës “Hape portën” nga Shefik Osmani dhe Robert Gjedia

“ Hape portën ” është një vëllim me lexime për nxënësit e talentuar të klasës së 3-të dhe të 4-t, përmbajtja e të cilit shprehet në vetë titullin e këtij libri.  Çdo copë leximi, çdo pikturë që shoqëron pjesët jep një informacion.  Çdo pyetje që bëhet kërkon një përgjigje.  Është si një udhëtim drejt së panjohurës. Libri “Hape portën” është një libër me vlera njohëse dhe edukative, pasi trajton tema për atdheun, familjen, shkollën, shoqërinë, botën rreth nesh, folklorin e përrallat, si dhe mini - enciklopedinë e vogëlushit Dardan.  Kjo mini- enciklopedi e njeh lexuesin për shkrimin, shtypshkronjën, kompjuterin, muzikën, pikturën, skulpturën, arkitekturën etj. Libri do t’i hapë portën e diturisë çdo fëmije që do ta lexojë.  Analiza hape porten, referati hape porten, analiza shqip

Koment për veprën “Ketri trim” nga Hamdi Meça

“ Ketri trim ” është një libër poemë – përrallë, që tregon për mirësinë dhe dobinë e kafshëve të pyllit dhe sidomos të ketrit trim.  Personazhi kryesor është ketrushi trim, i cili bëhet shpëtimtari i pyllit dhe i një nëne gardalinë me dy zogjtë e saj nga rreziku i zjarrit.  Libri ka vlera njohëse dhe edukative.

Koment për veprën ''Aventurat e Bubit Çamarrok'' nga Vangjush Saro

Ky libërth përfshin në faqet e tij një përrallë shumë të këndshme për fëmijë.  Në qendër të fabulës së saj është vogëlushi Ervin, i shoqëruar kudo nga Bubi i tij çamarok.  Në fillim përralla hapet nga një përshkrim i detajuar i dhomës aq të rregullt të vogëlushit, rregullsia e së cilës do të prishej nga prapësitë e bubit çamarok, aq i dashur për djalin e vogël.

Fosilet

Fjala fosile rrjedh nga latinishtja fossilis që do të thotë "diçka e nxjerrë nga toka duke gërmuar".   Fosilet paraqesin tërësitë e ruajtura, pjesë ose gjurmë të organizmave të vdekur dhe aktiviteteve të tyre jetësor.  Format ose mbetjet e bimëve dhe kafshëve që kanë vdekur shumë kohë më parë, ndonjëherë mund t'i gjejmë të ruajtura në shkëmbinj. Ato quhen fosile. Kur bimët dhe kafshët vdesin, ato shpesh kalben dhe i hanë kafshë të tjera. Fosilet krijohen kur ato varrosen nën sedimente, të cilat pastaj kthehen në shkëmbinj sedimentarë. Ndonjëherë, disa pjesë të bimës ose të kafshës, për shmbull pjesët e forta si dhëmbët, guackat ose kockat, ruhen ashtu siç janë. Por, zakonisht, pjesa më e madhe e trupit të tyre kalbet dhe humbet, duke lënë një boshllëk. Kjo pastaj mbushet me minerale, të cilat ruajnë formën e tij [1] . Fosilet tregojne nje te kaluar te larget ku kane ekzistuar shume specie kafshesh dhe bimesh qe sot nuk ekzistojne me. P.sh 1.Benetinalet

"Kosharja nga ditari im" - Dr. Shefqet Krasniqi

"Kosharja nga ditari im" - Dr. Shefqet Krasniqi Nuk mund ta ndieja veten të qetë. I flisja vetes: ç’të duhet diploma nëse populli shfaroset?! Ç’të duhet grada nëse populli yt masakrohet?! Ç’rëndësi ka familja, pasuria, karriera kur populli yt nuk eksiton më                                                       KOSHARJA NGA DITARI IM Një nga ngjarjet historike që shënon prilli është edhe Beteja e Koshares, respektivisht thyerja e kufirit nga brigada 138 e UÇK-së, e udhëhequr nga komandant Rrustem Berisha. Ndonëse me organizime më të zbehura se vitet e kaluara, Beteja e Koshares megjithatë u përkujtua, dhe, me të drejtë u tha se ka qenë një nga betejat vendimtare të luftës sonë. Sikur këtë zbehje e shkaktuan lajmet jo të mira që na erdhën për themelimin e tribunalit për ushtrinë e cila ka luftuar në mbrojtje. Nuk munguan as zëra brenda nesh me kritika të paskrupullta për luftën, e të cilët në të vërtetë kanë ekzistuar që moti por që vetëm tani iu është dhën

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne

Shoqëri të fshehta që krijuan botën moderne Shumëkush beson se bota drejohet në prapaskenë nga një organizatë e fshehte, si Illuminati, dhe njerëzit që ne mendojmë se kanë pushtetin, nuk janë asgjë tjetër vecse kukull.Tingëllon e besueshme, por a mos është një ide e cmendur? Po, është. E megjithatë, ka patur organizata të fshehta që kanë krijuar botën ashtu sic e njohim. Ja 10 më të rëndësishmet. Carbonari Pas humbjes së Napoleonit në 1814, fuqitë europiane duhej të vendosnin se cfarë të bënin me territorin që ai kishte sunduar si pjesë e Perandorisë së parë Franceze. Kufijtë e Europës u ribënë në Kongresin e Vienës, gjë që u vendos kryesisht nga Britania e madhe, Rusia, Prusia dhe Austria. Napoleoni e kishte pushtuar Italinë në vitin 1805, dhe kur Kongresi firmosi Aktin Final në qershor 1815, Italia tashmë ishte formësuar. Austria mori një copë të mirë në veri, ndërkohë që pjesë tjetër u nda në një numër të vogël shtetesh. Carbonari-t u formuan gjatë dekadës së trazi

Vdekja është ndarje e shpirtit prej trupit, ndërsa...

Vdekja është ndarje e shpirtit prej trupit, ndërsa kjo ndarje paraqet çlirim të shpirtit prej burgut të quajtur trup. Meqë kjo është e vërtetë, atëherë përse vallë njerëzit frikësohen prej këtij çlirimi? Ndoshta se çlirimi kërkon mund, përgjegjësi dhe jetë të re! Burimi: Iljasa Salihu  

Për ata që mendojnë se mbulesa kufizon mendjen...

 Për ata që mendojnë se mbulesa kufizon mendjen ju them: mungesa e mendjes kufizon mbulesën !!! Captain Pilot SHAHNAZ LAGHARI Pilotja e parë me nikab, njëkohësisht e shenuar edhe në librin e Ginisit.   Burimi: Senad Ramadani  

Suksesi më i madh në ditën e votimeve...

Suksesi më i madh në ditën e votimeve do të jetë paprania e zënkave verbale dhe fizike. Fatkeqësisht, ende shoh njerëz, fukara të shkretë e injorant të gjorë, të zihen me vëllezërit e tyre për interesin e atij që i ka rradhitur milionat sikur të jenë fleta duhani të rradhitura me zotësi në vargje! Burimi: Iljasa Salihu  

"Besojmë në mirësi", spot sensibilizues tajlandez

                           Një spot i mrekullueshëm që gjithë secili nga ne do të dëshironte të realizohej në vendin tonë, e i cili vjen nga Azia, e pikërisht nga Tailanda. Ende ndihmën e quajmë naivitet, në fakt është emocioni më i bukur të dhurosh një grimcë lumturi, që mund të nisë thjesht me një buzëqeshje! Ndiqeni...

Shkarko programe, libra, kuize, lojra etj.

Shkarko programe, libra, kuize, lojra etj. Këtu mund të shkarkoni programe, libra, kuize, lojra etj. Do të shtohen edhe të tjera.... Kuiz nga Biologjia pjesa e parë Kuizi Biologjia - Pjesa e dytë Bakri - Kuiz nga Kimia     Alumini - Kuiz nga Kimia     Zinku - Kuiz nga Kimia   Kerri rapitful   Vetura e verdhë   Krimbi 3D Shenjat e Komunikacionit Kuizi Autoshkolla - Testi 1 Komentimi i enderrave Kurani ne gjuhen shqipe (Shkarko)   Fjalori frengjisht shqip Fjalori Shpjegues shqip-shqip Fjalor Anglisht-Shqip Autoshkolla Testi B Fjalor Anglisht-Shqip per celular apo telefona mob... Fjalor shqip-arabisht-anglisht Pyetje nga Kimia Emrat e kafshëve në gjuhën angleze Kuiz nga Biologjia 6 E pabesueshme por e vërtetë - pjesa e parë Kuizi Biologjia - Pjesa e tretë Ditët e javës në gjuhën angleze Bathroom- Anglisht Bathroom - Gjermanisht    

Presidenti Eisenhower dhe jashtëtokësorët: “I kam takuar tre herë”

  Presidenti i 34-t i Shteteve të Bashkuara, Dwight Eisenhower (IKE) u takua plot tre herë me një delegacion të përbërë nga jashtëtokësorë. Takimi u bë në një bazë ushtarake amerikane në vitin 1954. Kjo është një histori që të apasionuarit pas Ufologjisë e njohin mjaft mirë. Ai që flet për këtë takim mes autoriteteve më të larta të Uashingtonit dhe grupit të alienëve është shkrimtari Timothy Good, ish-këshilltar i Pentagonit dhe Kongresit Amerikan: pra një njeri mjaft i informuar me fakte. Është hera e parë që një personazhi i këtij kalibtri flet hapur për kontaktet me qeniet e ardhura nga hapësira. I ftuar në programin e BBC 2, “Opinionated”, Timothy Good konfirmoi se të gjitha qeveritë botërore janë në kontakt të rregullt me entitetet jo-humane prej dekadash. Në veçanti presidenti Eisenhower i cili bën takime secrete me eksponentë të qytetërimeve të tjera galaktike në bazën ushtarake në Nju Meksiko. Dhe e gjithë kjo nën prezencën e shumë dëshmitarëve. Dwight Eisenhowe

Tre takimet e presidentit Eisenhower me Alienët

                   Ish-Presidenti i SHBA-ve, Dwight D.Eisenhower, pati tre takime sekrete me alienët, pretendon një zyrtar që shërbeu si këshilltar i tij përgjatë dy mandateve, në vitet 1953-61. Presidenti i 34 në historinë amerikane u takua me jashtëtokësorët në një bazë ajrore të largët në Nju Meksiko në vitin 1954, zbulon Timothy Good, në një libër që rrëfen “sekretin e madh”. Sipas tij, Presidenti dhe zyrtarët e FBI-së organizuan takimin me krijesat e përparuara, nëpërmjet dërgimit të mesazheve telepatike. Ndonëse dëshmitarët ishin të shumtë, sipas Good ata u betuan të ruanin sekretin shtetëror dhe ndikimi i CIA-s dhe FBI-së ka ndihmuar në mosdaljen e së vërtetë në dritë. Më pas, kanë ndodhur edhe dy takime të tjera midis Presidentit dhe alienëve, pretendon Good, një ish-këshilltar i Kongresit dhe Pentagonit. Duke folur në një program të BBC-së, ai pretendoi se “qeveritë e ndryshme nëpër botë dhe njerëz të shumtë kanë vendosur kontakte formale apo informale me jasht

Primitivizëm i pashoq...

Primitivizëm i pashoq është të hidhërohesh me shokun dhe me mikun për një pikëpamje partiake. Këta që hidhërohen kanë harruar se partia është thjesht një grup interesi, ajo është mjeti dhe nuk është qëllimi! Jeta është shumë më e gjerë dhe tejet më kuptimplote sa t'i gjykojmë njerëzit si njerëz të mirë apo si njerëz të këqinj në saje të përkatësisë partiake. Unë kam miq që janë në RDK, në BDI e në PDSH, por të gjithë këta janë vëllezërit e mi që flasim të njëjtën gjuhë, ndajm ë të njëjtin dert historik e të tanishëm dhe adhurojmë vetëm Zotin. Nëse me këta nuk pajtohemi në ndonjë hollësirë, unë atyre i dhuroj këshilla dhe njashtu prej tyre pranoj këshilla. Nuk e djegi jorganin për një plesh, por pleshtin e hedhi jashtë. Mulla Jakupi, Zoti e mëshiroftë, thoshte: "Nëse gruaja flet shumë, ajo t'i pjek buktë mirë, ta pastron oborrin e t'i edukon fëmijët si është më së miri, ndaj si ta gjykojmë atë për të keqe vetëm për një segment jo të mirë dhe në anën tjetër

Adem Demaçit i thanë Mandela shqiptar dhe Nuri Seferit i thanë Tajsoni shqiptar!

Adem Demaçit i thanë Mandela shqiptar dhe Nuri Seferit i thanë Tajsoni shqiptar! Tani nuk e kam të qartë, Mandela nderohet apo Ademi, Nuriu apo Tajsoni? Jam i sigurtë, për shembull, nëse djali i Tajsonit do të kishte sukses në boks, assesi nuk do ta thërrisnin Seferi amerikan. Prandaj o vëllezër, të mësohemi t'i vlerësojmë gjërat pa i identifikuar me kombësitë tjera, mjaft më me servilizëm. Qytetëruese është të jesh edhe shqiptar! Burimi: Iljasa Salihu  

Jo të ndalemi gjatë ezanit, por pas ezanit ta falim namazin

Prijësit tanë kanë filluar të nderohen për arsye se po ndalen me të dëgjuar ezanin. Ky veprim është për tu përshëndetur, pa dyshim. Ndërsa, janë për keqardhje se përse pikërisht në kohën e namazit nuk i shohim duke e falur namazin në Xhami, por pikërisht në këtë kohë me vlerë ata përmes fjalimeve të harlisura tregojnë për vlerat e tyre! Burimi: Iljasa Salihu  

Si mjekohen kalkulozat e qeskës biliare dhe rrugëve biliare?

Si mjekohen kalkulozat e qeskës biliare dhe rrugëve biliare? Pacienti duhet t’i largohet këtyre ushqimeve:ushqimet yndyrore dhe të fërguara,MISHIT TË DERRIT,ALKOOLIT etj. Në fazën e shprehur të kolikave biliare duhet të mirret në mënyrë intravenoze Baralgini. Mënyrë tjetër shumë e rëndësishme është edhe ndërhyrja kirurgjike. Lexo më shumë: Kalkuloza e qeskës biliare dhe rrugëve biliare  

Cila është pasqyra klinike e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare?

Cila është pasqyra klinike e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare? Në 95% të rasteve paraqiten pa shenja klinike. Kolikat biliare janë sulme të dhembjeve si të ngërçit. Dhembjet më të fuqishme paraqiten në epigastrium ose në regjionin e harkut brinjor të djathtë. Sulmet paraqiten pas marrjes së ushqimeve të yndyrshme dhe shpesh kolikat biliare janë të shoqëruara me vjellje pas së cilave simptomat klinike qetësohen. Lexo më shumë: Kalkuloza e qeskës biliare dhe rrugëve biliare  

Cila është etiologjia e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare?

Cila është etiologjia e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare? Vlera normale ndërmjet kripërave biliare dhe kolesterolit në bilë është 20:1 deri 30:1. Konsiderohet se çrregullimi i këtij raporti nën 13:1 çon deri te fundërrimi i kolesterolit dhe formimi i gurëve biliar. Lexo më shumë: Kalkuloza e qeskës biliare dhe rrugëve biliare

Glioblastoma multiforme

Glioblastoma multiforme paraqet 30% e tumorëve primar të trurit dhe është tumor neuroepitelial shumë malinj. Shpesh me rritje multifokale dhe shpërndarje përmes hapësirave të likuorit. Tumori vendosët në hemisferat e cerebrumit shpesh me rritje bilaterale përmes corpus callosum “Glioma Fluturë”. Për shkak të vaskularizimit të madh shpesh vjen te gjakderdhjet (glioma apoplektike). Mosha që preket më shume është mes 40 – 60 vjeçare dhe atë te meshkujtë dy herë më shpesh se te femrat. Simptomatika karakterizohet nga kokëdhimbja, ndryshimi i personalitetit dhe veçori psiqike. Me progres shfaqen simptome lokale, kriza të hipertensionit intracerebral dhe eventualisht sulme epileptike. Simptomet zhvillohen shpejt brenda disa javëve. Në CT dhe RM shihet lezion në hemisferë i jo i kufizuar mirë, me dendësi të ndryshme dhe edemë të dukshme perifokale, shpesh me nekrozë qendrore. Resekcioni makroskopik vlenë të provohet vetëm te lokalizimi i mirë. Duhet bërë rrezatimi me 60 Gy d

Medulloblastoma

Medulloblastoma është tumor malinj i fëmijërisë që fillon nga vermisi dhe metastazon në hapësirën e likuorit. Shfaqet në mes moshës 5 – 12 vjeçare në raport 3:1 për djemët. Shenjat klinike përfshijnë vjellje, kokëdhimbje, ataxi të trungut dhe stasis papillae. Në CT dhe RM lezioni duket izo- apo hipodens, shpesh me pengesa të qarkullimit të likuorit deri te hidrocefalusi okluziv. Resekcioni parcial dhe rrezatimi kraniospinal rekomandohen, eventualisht edhe citostatikë si Vincristin dhe Cisplatin. 10-vite-mbijetesa arrin në 50%.

Meningeoma

Meningeoma paraqet diku 20% të gjithë tumorëve primar të trurit. Zakonisht është beninj që niset nga granulacionet arahinoidale të meningjeve shpesh në afërsi të sinusit venoz. Recidivet te tipi hemangiopericytik janë të shpeshta, ndërsa shume rrallë shfaqën te meningeoma malinje. Meningeoma shfaqet në mënyrë multiple te neurofibromatoma e tipit II. Mosha ku haset më shpesh është në mes 40 – 60 vjeçare, ndërsa femrat janë më të prekura. Sulmet epileptike shfaqen në 25%, ndërsa shenjat e rritjës së presionit intrakranial paraqiten më vonë. Pasqyrja klinike përcaktohet nga lokalizimi: Parasagjital: Monoparezë kontralaterale e këmbës ose paraparezë e dy këmbëve, Alae majores os sphenoidal medial: Nervat III dhe IV (sindroma sinus cavernosus), ekzoftalmus jopulsues, dëmtim të n.opticus, Alae majores os sphenoidal lateral: Trashje ashtërore e regjionit temporal dhe orbitës, kokëdhimbje në regjionin e procesin zygomatik, Hullia olfaktore: dëmtim të nuhatjës, eventualisht sindroma Fos

Neurinomat

Neurinomat janë tumore beninje. Neurinoma akustike përbën 6 – 7% të gjithë tumorëve primst të trurit. Tumori niset nga pjesa vestibulare e n.vestibulocochlear. Shumë rrallë shfaqen neurinoma të n.trigeminus ose n.hypoglossus. Neurinoma akustike rritet ngadale në drejtim të cerebellumit. Mosha që preket më shume është 40 – 50 vjeçare, femrat preken pak më shumë. Klinikisht fillon me hypacusis me rrallë me tinitus dhe dështim të n.vestibular. Me progres shtohet humbja e sensibilitetit të dy degëve të para të n.trigeminus, pareza faciale dhe nystagmus në anën e afektuar. Eventualisht shfaqen kokëdhimbje okcipitale, simptome cerebellare dhe „vestibular tilt“ (koka mbahet nga ana e prekur). Në rëntgen dhe CT shihet zgjërimi i porus acusticus internus, në likuor rriten proteinat. Në RM vërehen edhe neurinomat e vogla intrakanalikulare. Operacioni rekomandohet në fillim. Me operacion komplet vjen deri te shërimi. Varësisht nga madhësia e tumorit rezultojnë në 40 – 70% anacus

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more