Skip to main content

Posts

Cila është pasqyra klinike e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare?

Cila është pasqyra klinike e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare? Në 95% të rasteve paraqiten pa shenja klinike. Kolikat biliare janë sulme të dhembjeve si të ngërçit. Dhembjet më të fuqishme paraqiten në epigastrium ose në regjionin e harkut brinjor të djathtë. Sulmet paraqiten pas marrjes së ushqimeve të yndyrshme dhe shpesh kolikat biliare janë të shoqëruara me vjellje pas së cilave simptomat klinike qetësohen. Lexo më shumë: Kalkuloza e qeskës biliare dhe rrugëve biliare  

Cila është etiologjia e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare?

Cila është etiologjia e kalkulozës së qeskës biliare dhe rrugëve biliare? Vlera normale ndërmjet kripërave biliare dhe kolesterolit në bilë është 20:1 deri 30:1. Konsiderohet se çrregullimi i këtij raporti nën 13:1 çon deri te fundërrimi i kolesterolit dhe formimi i gurëve biliar. Lexo më shumë: Kalkuloza e qeskës biliare dhe rrugëve biliare

Glioblastoma multiforme

Glioblastoma multiforme paraqet 30% e tumorëve primar të trurit dhe është tumor neuroepitelial shumë malinj. Shpesh me rritje multifokale dhe shpërndarje përmes hapësirave të likuorit. Tumori vendosët në hemisferat e cerebrumit shpesh me rritje bilaterale përmes corpus callosum “Glioma Fluturë”. Për shkak të vaskularizimit të madh shpesh vjen te gjakderdhjet (glioma apoplektike). Mosha që preket më shume është mes 40 – 60 vjeçare dhe atë te meshkujtë dy herë më shpesh se te femrat. Simptomatika karakterizohet nga kokëdhimbja, ndryshimi i personalitetit dhe veçori psiqike. Me progres shfaqen simptome lokale, kriza të hipertensionit intracerebral dhe eventualisht sulme epileptike. Simptomet zhvillohen shpejt brenda disa javëve. Në CT dhe RM shihet lezion në hemisferë i jo i kufizuar mirë, me dendësi të ndryshme dhe edemë të dukshme perifokale, shpesh me nekrozë qendrore. Resekcioni makroskopik vlenë të provohet vetëm te lokalizimi i mirë. Duhet bërë rrezatimi me 60 Gy d

Medulloblastoma

Medulloblastoma është tumor malinj i fëmijërisë që fillon nga vermisi dhe metastazon në hapësirën e likuorit. Shfaqet në mes moshës 5 – 12 vjeçare në raport 3:1 për djemët. Shenjat klinike përfshijnë vjellje, kokëdhimbje, ataxi të trungut dhe stasis papillae. Në CT dhe RM lezioni duket izo- apo hipodens, shpesh me pengesa të qarkullimit të likuorit deri te hidrocefalusi okluziv. Resekcioni parcial dhe rrezatimi kraniospinal rekomandohen, eventualisht edhe citostatikë si Vincristin dhe Cisplatin. 10-vite-mbijetesa arrin në 50%.

Meningeoma

Meningeoma paraqet diku 20% të gjithë tumorëve primar të trurit. Zakonisht është beninj që niset nga granulacionet arahinoidale të meningjeve shpesh në afërsi të sinusit venoz. Recidivet te tipi hemangiopericytik janë të shpeshta, ndërsa shume rrallë shfaqën te meningeoma malinje. Meningeoma shfaqet në mënyrë multiple te neurofibromatoma e tipit II. Mosha ku haset më shpesh është në mes 40 – 60 vjeçare, ndërsa femrat janë më të prekura. Sulmet epileptike shfaqen në 25%, ndërsa shenjat e rritjës së presionit intrakranial paraqiten më vonë. Pasqyrja klinike përcaktohet nga lokalizimi: Parasagjital: Monoparezë kontralaterale e këmbës ose paraparezë e dy këmbëve, Alae majores os sphenoidal medial: Nervat III dhe IV (sindroma sinus cavernosus), ekzoftalmus jopulsues, dëmtim të n.opticus, Alae majores os sphenoidal lateral: Trashje ashtërore e regjionit temporal dhe orbitës, kokëdhimbje në regjionin e procesin zygomatik, Hullia olfaktore: dëmtim të nuhatjës, eventualisht sindroma Fos

Neurinomat

Neurinomat janë tumore beninje. Neurinoma akustike përbën 6 – 7% të gjithë tumorëve primst të trurit. Tumori niset nga pjesa vestibulare e n.vestibulocochlear. Shumë rrallë shfaqen neurinoma të n.trigeminus ose n.hypoglossus. Neurinoma akustike rritet ngadale në drejtim të cerebellumit. Mosha që preket më shume është 40 – 50 vjeçare, femrat preken pak më shumë. Klinikisht fillon me hypacusis me rrallë me tinitus dhe dështim të n.vestibular. Me progres shtohet humbja e sensibilitetit të dy degëve të para të n.trigeminus, pareza faciale dhe nystagmus në anën e afektuar. Eventualisht shfaqen kokëdhimbje okcipitale, simptome cerebellare dhe „vestibular tilt“ (koka mbahet nga ana e prekur). Në rëntgen dhe CT shihet zgjërimi i porus acusticus internus, në likuor rriten proteinat. Në RM vërehen edhe neurinomat e vogla intrakanalikulare. Operacioni rekomandohet në fillim. Me operacion komplet vjen deri te shërimi. Varësisht nga madhësia e tumorit rezultojnë në 40 – 70% anacus

Kraniofaringeoma

Kraniofaringeoma është tumor që shfaqet te fëmijët dhe të rinjët. Shpesh shfaqet supra- ose retrosellar, rrallë intrasellar me rritje që shkakton kompresion në kiazmën optike dhe futje në ventrikulin e tretë. Tumori ka një kapsullë të fortë me cista brenda. Në 50% vjen deri te kalcifikimet. Shpesh shfaqet hemianopsia asimetrike bitemporale, te fëmijëet shfaqet panhipopituitarizmi me vonë në zhvillim, ndërsa tek të rinjët diabeti insipidus. Mund të paraqiten edhe shenja të hipertensionit intrakranial nga hidrocefalusi tek zhvendosja e foramina Monroi. Destrukcioni i sellës dhe kalcifikimet shihen në rëntgen. Tumori shihet mirë në CT dhe RM. Angiografia tregon zhvendosjën e a.carotis interna.

Adenomat e hipofizës

 Adenomat e hipofizës kryesisht shfaqen në mes të moshës 30 – 40 vjeçare. Ato ndahen varësisht nga aktiviteti hormonal dhe ngjyrosja histologjike: Adenomë eozinofile: prodhimi i hormonit të rritjës (GH) Adenomë bazogile: hormoni adenokortikotrop (ACTH) Adenomë kromofobe: prolaktin ose nuk ka produksion hormonal Sindromet kompresive shfaqen tek tumorët e mëdhenj. Hipopituitarizmi (Addison) paraqitet përmes kompresionit të adenohipofizës, hemianopsi bitemporale nga kompresioni i kiazmës optike, sindroma sinus cavernosus dhe kriza të hipertensionit intrakranial nga rritja parasellare. Tumorët e vegjël vijnë në shprehje përmes simptomeve endokrine. Adenoma eozinofile shfaqet me akromegali tek të rriturit dhe me gjigantizm tek fëmijët. Prolaktinoma paraqitet me galaktore, infertilitet dhe amenore tek femrat, humbje e potencës dhe libidos tek meshkujtë. Adenoma bazofile karakterizohet me sindrome centrale të Cushing-ut. Në CT dhe RM vërehet si tumor hipodens që absorbon kontrast. Operac

Në QKUK kryhet intervenimi i parë plastik me metoda mikrokirurgjike

                Në repartin e kirurgjisë plastike në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK është bërë për herë të parë intervenimi kirurgjik me metodë mikrokirurgjike, formë kjo më e avancuar në Kirurgjinë Plastike dhe Rekonstruktive. Pacienti që ka përfituar nga ky operacion është O. O. (74 vjeçar) nga Ferizaj, ai tani ka gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin e mëtejmë në repartin e kirurgjisë plastike me gjendje stabile shëndetësore. Operacioni është kryer me sukses të plotë. Intervenimi kirurgjik është bërë nga mjekët e Kirurgjisë Plastike të QKUK-së në bashkëpunim me ekipin e kirurgëve plastik nga Qendra Universitare Lishoping – Suedi. Dr. Hysni Arifi, shef i repartit të Kirurgjisë Plastike falënderoi ekipin e mjekëve nga Qendra Klinike Universitare Lishoping të Suedisë. “ Falë bashkëpunimit 14 vjeçar me mjekët nga QU e Lishoping nga Suedia janë realizuar mbi 300 operacione dhe të gjitha ato operacione kanë dalë të suksesshme”. Ndërkohë, dr. Erik T

Paraliza Cerebrale e Fëmijëve

Dëmtimet e trurit para, gjatë ose pas lindjes shpiejnë në retardim psikomotor dhe paralizën cerebrale te fëmijëve. Pasojat shpesh janë parapareza spastike (Little), çrregullime të lëvizjeve si atetozë dhe horeoatetozë, sulme epileptike dhe çrregullime psiqike. Faktorët Prenatal Fruthi: nëna infektohet gjatë 3 muajve të parë, ndërsa te fryti shfaqet me kataraktë, shurdhim të veshin të brendshëm, mikrocefali dhe çrregullime kardiake, Toxoplazmoza: retardim mental, sulme epileptike, hidrocefalus, horioretinit dhe kalcifikime intracerebrale, Citomegalia: mikrocefali, hidrocefalus, sulme epileptike, kalcifikime intracerebrale dhe lindje para kohe, Sifilisi: shenja të jashtme, ragada në gojë, keratit intersticial, pengesa në dëgjim, Embriopatia alkoolike: rritja ngec, retardim mental, mikrocefali, ngjyshime në fytyrë si hunda e shkurt dhe buzë të hollë. Faktorët Perinatal Dëmtimet perinatale vijnë si pasojë e hipoksisë gjatë lindjës nga pengesat në qarkullim dhe gjakderdhjet in

Skleroza Tuberoze – Bourneville

Skleroza tuberoze paraqitet me tumor të glisë (astrocitoma të qelizave gjigante ose „tubera“) në muret ventrikulare dhe në sipërfaqe të trurit, shpeshherë të kalcifikuara. Si pasojë vjen deri te trashja dhe sklerotizimi i gyruseve të korteksit cerebral dhe cerebellar. Kjo sëmundje është autosomaledominante dhe shfaqet herët në fëmijëri. Shenjat klinike përfshijnë adenoma multiple në fytyrë (zakonisht në formë fluture – adenoma sebaceum) si dhe në thojnë, zemër, veshkë dhe retinë. Manifestimet klinike përfshijnë retardim mental dhe sulme epiletpike. 30% e të sëmurëve kanë sindromën West.

Angiomatoza Encefalofaciale – Sturge-Weber

Angiomatoza encefalofaciale është sëmundje që shfaqet në fëmijëri me trashëgim sporadik ose dominant. Bëhet fjalë për një angiomë të kalcifikuar, të përzier kapilare dhe venoze të leptomeningjeve, zakonisht unilaterale me atrofi reaktive dhe gliozë të parenkimës fqinjë të trurit. Kalcifikimet intrakraniale në formë gjarpëri janë manifestime tipike radiografike. Manifestimet klinike përbëhen nga sulme epileptike, retardim mental dhe nganjëherë hemiparezë. Në fytyrë shfaqet hemangioma horvidale (nevus flammens) në të njejtën anë si lezioni në tru. Mund të shfaqen hidroftalmusi dhe glaukoma.

Angiomatoza cerebelloretinale – von Hippel-Lindau

Angiomatoza cerebelloretinale është sëmundje e trashëguar në mënyrë autozomale-dominante që shfaqet në moshë të rritur.  Këtu bëhet fjalë për një hemiangioblastomë cistike në një hemisferë cerebellare duke shkaktuar shenja cerebellare dhe të hipertensionit intrakranial.  Sëmundja përfshinë edhe angiomatozën retinale të rrallë me ndryshime cistike në organet e brendshme si veshkë, pankreas dhe epididimis.

Neurofibromatoza I – von Recklinghausen

Neurofibromatoza është sëmundje, e cila paraqitet me neurofibroma multiple të nervave periferik, rrënjëve të nervave (sidomos në cauda equina) dhe nervat kranial. Intrakranial në disa raste shfaqen neurinoma bilaterale akustike dhe/ose meningeoma (në neurofibromatozën II) ose glioma optike dhe/ose astrocitoma. Klinikisht vërehen deficite progresive radikulare ose periferike nervore (parezë flakcide, deficite senzorike), shenja dhe simptome të tumorit cerebellopontin (p.sh. humbje e dëgjimit, tinitus) dhe pengesa vizive. Vërehen një numër i konsiderueshëm i lezioneve nodulare në lëkurë, të cilat mund të jenë me bazë të gjërë. Gjithashtu vërehen pika tipike në lëkurë që quhen pikat „café-au-lait“. Ndryshimet kutane shpesh janë prezente qysh gjatë lindjës ose shfaqen gjatë fëmijërisë së hershme dhe bëhen shumë prominente gjatë pubertetit. Sëmundja trashëgohet në mënyrë autozomale-dominante me mutacione të shpeshta.

Ç'është fonetika?

Ç'është fonetika ? Fonetika (nga greqishtja tingull) është degë e gjuhësisë që merret me studimin e anës tingullore të gjuhës.  Ana tingullore përfshijnë tingujt e të folurit, nyjëtimin dhe veçoritë e tyre dhe disa dukuri tjera gjuhësore.

Poezia - Ndoshta

Ndoshta Ndoshta ishte rastësia, ndoshta ishte fati, ndoshta ndoshta, nuk e di se çfar ë të them e të mendoj, ndoshta ishte Zoti ai që të dërgoi tek unë thjesht për të ndriçuar e dh ë në kuptim udhës time. Atje dhe atëherë kur nuk e prisja, në ato kohë kur unë aq shumë i druhesha e i largohesha fatit tim, atëherë u shfaqe ti. I duhet besuar shprehjes që Rastësia është mbret i Bot ë s.

Ekstrakti nga çaji i gjelbër shkrin kilogramët

  Një studimi i publikuar në revistën European Journal of Clinical Nutrition , ofron të dhëna se EGCG mund të shtojë oksidimin e yndyrave te meshkujt, më së largëti dy orë pas konsumimit të ushqimit. Në studim janë përfshirë 10 meshkuj me mbipeshë, te të cilët është matur oksidimi i yndyrave gjatë marrjes së 300 mg EGCG, pastaj 200 mg kafeinë, si edhe te kombinimi i të dyjave. Rezultatet kanë treguar se ekstrakti EGCG nga çaji i gjelbër shton oksidimin e yndyrave, ngjashëm sikurse kafeina, ndërsa nëse këto merren së bashku, atëherë oksidimi rritet për 50%. Ky është një studim më shumë që tregon se çaji i gjelbër ka efekt të dobishëm në kontrollimin e masës trupore dhe parandalimin e sëmundjeve të lidhura me mbipeshën.

Çaji i Gjelbër – 8 Dobi Shëndetësore që duhet ti dini

                                   Çaji i gjelber – ky çaj mund të ndihmoj duke filluar nga kanceri e deri te forcimi i imunitetit. Unë preferoj të përdorë barna popullore në vend se të marr medikamente, e kjo është edhe arsyeja pse kam dashur të mësoj më shumë rreth dobive shëndetësore të cajit jeshil dhe të ndajë ato me ju. Caji i gjelber ka një mori antioksidues të ndryshëm kështu që kur ta pish ju do të përfitoni nga dobit e ndryshme shëndetësore për të cilat do të flasim më poshtë. 1. Çaji i Gjelber Zvogëlon Rrezikun e Kancerit Deri më tani janë bërë studime të ndryshme në cajin jeshil dhe kancer dhe është vërtetuar se EGCG që gjendet në caji jeshil rregullon dhe stopon zhvillimin e kancerit duke vrarë qelizat që zhvillojnë kancerin. Të pish vetëm dy gota në ditë të këtij caji jeshil të mrekullueshëm ju do të zvogëloni rrezikun e kancerit të mushkërive për 18%. Është një hap shumë i lehtë i parandalimit të kanceri, pse të mos përfitosh? 2. Çaji i Gjelber Lehtëso

Miratohet Ligji për Sigurime Shëndetësore

                 Kuvendi i Kosovës me 63 vota për dhe asnjë kundër, ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për Sigurime Shëndetësore. Me këtë rast, Partisa e Drejtësisë së Fehmi Aganit, njëherësh ministër i Shëndetësisë, nëpërmjet një deklarate, qytetarëve të Kosovës, iu ka uruar miratimin e Ligjit. Me këtë rast, PD ka vlerësuar se ky projektligj ka një vlerë jashtëzakonisht të madhe në aspektin e ngritjes kualitative të financimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë. “Është momenti kur Kosova përfundimisht do ta shënojë ndarjen nga sistemi i kaluar, pra nga ai i pasluftës”, vlerëson PD. Ligji për Sigurimin Shëndetësor është pjesë e pakos reformuese legjislative, e cila përbëhet edhe nga ligjet e tjera themelore siç janë: Ligji për Shëndetësi, Ligji i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe Ligji për Kontrollin e Duhanit. Ligji për Sigurime Shëndetësore, do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2015, kur edhe pritet të formohet fondi për sigurime shëndetësor

Prej cilave grimca përbëhet rrezatimi radioaktiv i burimeve natyrore çfarë ngarkese kanë dhe çka ndodhë në fushën magnetike ?

Prej cilave grimca përbëhet rrezatimi radioaktiv i burimeve natyrore çfarë ngarkese kanë dhe çka ndodhë në fushën magnetike ? Rrezatimi radioaktiv përbëhet prej grimcave α(eletricitet pozitiv) ,grimcave-β(elektricitet negativ), grimcave- γ(fotone me energji te madhe). Rrezet- α  dhe Rrezet - β    ne fushen magnetike devijojn ne kahje të ndryshme njëra nga tjetra. Në anën tjetër rrezet - γ   nuk devijojn kahjen ne fushen magnetike.

Pa gibet s'po shkon

Pa gibet s'po shkon Ndeja pa gibet Nuk po ka lezet Hiç mos e vet Të tregon ai vet Filani fisteku Sdi kush ja m'teku Llafe pa kufi Hiç s'don me ni Kafe tu pi Fol edhe për ty E ka shprehi Nuk njef kufi Deri dikund ska faj Nxehet tu pi çaj Tjerët i akuzon Vetën e pastron Krejt munafika Janë ba si qika Veq unë mbeta burrë S'dorëzohem unë kurrë Sa herë ka ardhë Folë për dijetarë Hiç pa u ndalë Dy rekate si falë Gjuhën e helmon S'di hiç a lexon Zoti që e shikon As n'mendje si shkon Hoxhë Enoll ef. Jakupi

Njerëzit ndahen në katër kategori:

1- Njerëz që kanë dije dhe janë të ndërgjegjshëm për këtë. Këta janë dijetarët, prandaj i pyesni! 2- Njerëz që kanë dije por që nuk e dinë se janë të ditur. Këta i shkundni pak se do përfitoni prej tyre. 3- Njerëz që nuk dinë dhe e dine se nuk dinë. Këta duhen mësuar. 4- Njerëz qe as nuk dinë dhe as nuk e dinë se janë të paditur. Prej këtyre hiqni dorë se të marrin në qafë!" Iben Kajjim El Xheuzije rahimehullah. Burimi: Valdet Kamberi  

Zilia dhe Zullumi

"ZILIA E SHUAN DRITEN E VEPRAVE TE MIRA KURSE ZULLUMI E VËRTETON OSE PËRGËNJESHTRON ATË" (Ebu Davudi, 4904 kapitulli i zilisë. Hadithi arrin gradën hasen-i mirë)

Kuizi ''Kush do të bëhet yll''

Ky është një kuiz enciklopedik. Kjo është versioni i 3 i këtij kuizi. Testoni njohuritë tuaja në diturinë enciklopedike ose mësoni ato gjëra që nuk i keni ditur. Kuizi do të freskohet vazhdimisht me pyetje të reja.  Nëse dëshironi që pyetjet tuaja të jenë në këtë kuiz atëherë mund ti dërgoni në këtë email: adrapitful@hotmail.com  dhe ne do ti vendosim në bazën e të dhënave të këtij kuizi me emrin tuaj: Psh: Pyetje nga: Emri dhe mbiemri juaj. Nëse dëshironi të njoftoheni vazhdimisht për freskimin e këtij kuizi atëherë bashkohuni në grupin në facebook: Kliko këtu Nëse dëshironi ta luani edhe kuizin enciklopedik mjekësor kliko mbi:  Rapitful Medika Nëse nuk ju hapet kuizi atëherë shkarkoni programin nga kjo faqe: Adobe Flash Player Freskimi i fundit i kuizit: 10 shtator 2014

NE GJERMANI:

NE GJERMANI: - Arsimtaret i kane te ardhurat me te larta ne vend. - Kur kerkuan gjyqtaret, mjeket dhe inxhinieret qe te barazohen me ta ne te ardhura: - U pergjigjet Kancelarja (Merkel) me nje pergjigje tronditese (per ta): - Si mund te ju barazoj juve me ata qe ju kane mesuar?! Burimi: Valdet Kamberi  

Dhurata dhe brenga

Dhurata me e mire qe ja jep dikujt eshte permiresimi i akides-besimit te tij. Kurse brenga me e madhe qe ja largon eshte shirku e kufri. Kujdesuni per keto dhurata. (Perkthim) Burimi: Lulzim Susuri  

Faqja më e madhe shqiptare islame në FB

Në vigjile të antarit të 400.000 Faqja më e madhe shqiptare islame në FB https://www.facebook.com/NamaziI Allahu i shpërbleftë nismëtarët dhe ata që e kanë ndihmuar ecjen e kësaj faqe deri sa ka ardhë te ky numër kaq i madh. I Urojmë suksese të vazhdueshme, bereqet me veprimet e veta dhe të bëhet shkak i udhëzimit të popullit shqiptar në Fenë e Allahut. Ecja stabile dhe e pandalur ka bërë që të mbetet më e frekuentuara këto vite ndër shqiptarët. Sigurisht se ndihma e Allahut ka qenë e pranishme në këtë ecuri, sepse Allahu ka parë sinqeritetin e nismëtarëve dhe bartësve të kësaj faqe. Allahu i gëzoftë me të mirat e Tija të gjithë pjesmarrësit në këtë projekt në dynja e ahiret! Amin! Burimi: Bekir Halimi  

Të paktën të mos viktimizohen të çiltërtit

Mendu Thaçi në kohën kur duhej të merrej me Nikolla Gruevskin ai merrej me Ali Ahmetin. Pastaj në kohën kur duhej të merrej me Ali Ahmetin ai merrej dhe ende po merret me tradhëtarët e brendshëm të PDSH-së. Si ka mundësi që kjo parti të merret gjithmonë me tradhëtarët e brendshëm? A vetëm në këtë parti paskemi tradhëtar të brendshëm dhe shërbëtor të partive tjera, duke harruar se shërbëtori mund të jetë pikërisht ai që me aq lehtësi u thotë njerëzve spiun, tradhëtar dhe njerëz të mirë, kuptohet për këtë të fundit derisa nuk e braktisin PDSH-në. Fatkeqësisht, shihet se skena politike shqiptare nuk ka parti opozitare dhe të gjithë ata që janë rreshtuar me fanatizëm në gjirin e kësaj partie janë për tu dhimbsur, sepse me pavetëdije janë duke i shërbyer falas një kompanie private duke u flijuar vetë ata. Kur PDSH-ja kërkoi zgjedhje të parakohshme, siç rëndom kërkojnë partitë opozitare? Kur PDSH-ja protestoi në rrugë apo para qeverie për një parregullësi a për një diskrimin

Femra, nënë kjo e njerëzimit dhe mashkulli, babë ky jo aq përfillës ndaj nënës

Meshkujt sikur t’i dinë dhimbjet e femrave, pa mëdyshje se do të silleshin shumë më ndryshe, shumë më butësisht e shumë më me ndjesi ndaj kësaj krijese të ndjeshme. Pasha të madhin Zot, femra meriton shumë nder. Ajo pas ca vitesh në shtëpinë e babait, do të duhet ta braktisë shtëpinë e saj për të shkuar në shtëpi të burrit. Sa i dhimbshëm është çasti kur ajo në ditën e martesës i përqafon familjar ët e saj, në kohën kur burri i gëzuar e pret në shtëpinë e tij. Ajo me dhimbje të mëdha njeriun e solli në jetë për ta veshur kështu me rroba të njerëzisë. Ajo duroi të qarat e gjithënatshme të foshnjës, në kohën kur burri e ndërroi dhomën e gjumit vetëm e vetëm të bën gjumë të rehatshëm. Ajo dy vjet radhazi foshnjën e ushqeu me ushqimin më të shëndetshëm në botë, me qumësht nënë i cili verës është i ftohtë dhe dimrit i ngrohtë. Ajo është që mashkullit dhe femrës i këndoi në djep. Ajo është që më së miri i edukon fëmijët. Ajo është që ofron emocion, në kohën kur zem

Kryetarët e komunave dëshmuan se...

Kryetarët e komunave dëshmuan se janë prej popullit, por jo se janë edhe me popullin. Ata zgjidhen prej popullit, por fatzezësisht nuk rrojnë në mesin e derteve të popullit. Derisa nuk shihen në agun tonë kryetarët që ecin dhe bisedojnë me popullin me thjeshtësi, atëherë të mos lodhemi së shpresuari për ndryshime pozitive. Përderisa kemi kryetar të cilët të duan vetëm nëse i thur fjalë miradie dhe skajshmërisht të urrejnë nëse qëllimirësisht i kritikon! Burimi: Iljasa Salihu  

Kur një prijës politik e shndërron partinë në ndërmarrje private

Kur një prijës politik e shndërron partinë në ndërmarrje private (lexo: qafëmarrje) atëherë mos pritë mendim dhe veprim të qenësishëm kundrejt dukurive të paqenësishme. Mua vetëm më dhimbsen përkrahësit e tyre që do të ngelin të papunë si rrjedhojë e këtij fanatizmi partiak të pashoq, sepse prijësi i tyre demokrat për nga veshja, qëmoti i ka siguruar vetes punë dhe të ardhura të majme! Burimi: Iljasa Salihu  

Morali është në krizë

Se morali është në krizë, këtë tanimë edhe të pamoralshmit po e dinë, vetëm se të moralshmit gjithnjë e më tepër po tregohen se kanë frikë të punojnë për shpëtimin e moralit! Iljasa Salihu

Të moshuarit dhe të rinjtë

Të moshuarit thonë se të rinjtë gjithnjë e më pak po mësojnë, ndërsa të rinjtë thonë se të moshurit tanë po të kishin qenë aq dijetar sa hiqen përballë nesh, atëherë punët më mirë do t’i kishim! E mira e këtyre gjykimeve sa të drejta e sa paragjykime është se të dy palët po mendojnë diçka për njëri-tjetrin. Burimi: Iljasa Salihu  

Historia na mësoi se...

Historia na mësoi se shqiptarët ia këpusnin kokat armiqve si të ishin pula armiqtë tanë. Pastaj e vërteta e prekshme dëshmoi se shqiptarët gjithmonë ishin të pushtuar. Ndërsa logjika natyrshëm pyet: si ka mundësi që shqiptarët të jenë aq besnik dhe kaq trima të mëdhenj dhe njëkohësisht gjithmonë të jenë të pushtuar e vasal të pushtuesve? Burimi: Iljasa Salihu

QYKY HAJNI PO NA MAN!

Shabani e Hasani takohen pas një kohe t’gjatë. Po pyet Hasani: Shaban qysh janë djemt? Mirë janë, ka dasht Zoti! I madhi asht bo doktor, i dyti asht bo profesor, kurse i treti hajn! Për dy djemtë, doktorin e profesorin po m’vjen mirë, por qyky i treti hajn, mo’Zot, ma keq, ngom mu, Shaban, përzene hajnin pi shpisë! Shabani, jo s’muj Hasan, se doktori e profesori janë pa punë, veç qyky hajni po “punon” e po na man!!!

MUHABETI I TRI PLAKAVE

Ishin mbledhur tri shoqe plaka e po bojnë muhabet t’u pi kafe. Plaka e parë, që ishte pakëz më e re thotë, po harroj me pague kabllovikin, internetin, telefonin, kur po m’porositin djemt, nipat! Plaka e dytë – Unë po i harroj edhe emrat e djemve, nuseve, nipave, mbesave! Plaka e tretë, që ishte më e moçmja, tha, eh moj plaka – ju koket rrakatë krejt, edhe i mshonë tavolinës me grusht tri herë, masnej e kthej kryet ka dera dhe thotë: shuni se dikush po cakat n’derë dhe pyet kush asht?!

Mahnitëse: Ky kinez trevjeçar do t’ju hyjë në zemër (Video)

                     Në versionin kinez të emisionit “America's Got Talent”, lindi një yll i ri. Është një trevjeçar që ka dëshirë të vallëzojë. Por, nuk është vetëm kjo performancë që këtë fëmijë e bënë të veçantë, por edhe mënyra e tij e komunikimit, transmeton Telegrafi. Thotë se dëshiron të vallëzojë, sepse nëna e tij qesh dhe e qeshura është lumturi. Ndërsa ëndrra e tij është t’i bëjë njerëzit të lumtur, sepse edhe ai është i lumtur. Ky fëmijë meriton t’ia kushtoni 10 minuta, për ta parë këtë video.

Nuk vuajmë për mos hapjen e kufirit, por për arsyen e kësaj mos hapje

Nuk vuajmë për mos hapjen e kufirit, por për arsyen e kësaj mos hapje Tiganin na e sollën dhuratë prej Evropës. Peshkun me ndihmën e disa miqve e kapëm në liqenin më të afërt. Tani pritet vetëm përgatitja dhe shërbimi i peshkut për drekë! Me këtë alegori dua të them se rrugën që përshkon qendrën e fshatit Llojan dhe kufirin e vdekur Llojan-Miratoc po na e shtrojnë me asfalt. Me këtë vepër edhe arsyet e pa arsyeshme për (mos)hapjen e këtij vendkalimi po shkojnë drejt shuarjes e fashitjes. Dashamirësisht u them atyre që duan ta përvetsojnë për vete shtrimin e kësaj rruge, se më mirë do të ishte të përpiqeshit me afsh për hapjen e këtij kufiri sesa të merreni me përvetësime që nuk u takojnë plotësisht. Të zgjedhur të nderuar, bëjeni atë që keni mundësi ta bëni dhe mos e pandehni si të mirë dhe të arritur të juaj atë që nuk është e juaja. Vetëm pëpiquni ta hapni këtë kufi që me dekada ndau dhe ende po ndanë vëllain prej vëllait, unë do ta shkruaj një shkrim lavdërimi për

Rastet e kontakteve të UFO-ve në Shqipëri

Ditari i Mihal Gramenos, 1907 I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit. Në librin e tij Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë. Kështu që mbetet një UFO (objekt fluturues i paidentifikuar). Raporti i FBI, 18 Korrik 1947 N

Çfarë janë UFO-t?

UFO (sqt. OFP) është shkurtim për Unidentified Flying Object, që në shqip do të thotë Objekt Fluturues i Paidentifikuar (OFP). Termi UFO përfshin çdo objekt fluturues të cilin shkencëtarët nuk kanë arritur ta identifikojnë. Në shumë raste është bërë fjalë vetëm për dukuri siç janë: rënia e yjeve, kometat, ose dukuri të tjera natyrore, sinjalet e të cilave janë kapur keq nga satelitët për t'u quajtur më pas UFO. Shumë fotografi ose vëzhgime, të cilësuara si UFO, janë marrë nga njerëz të ndryshëm por edhe nga satelitët ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe dëshmi mbi rrëmbime të mundshme. Shpeshherë kanë qenë edhe materiale të rreme.

Filmi ''The Legend of Hercules'' me titra shqip

                 Historia origjinale e heroit mitik grek.  I tradhëtuar nga njerku i tij, Mbreti, i dëbuar dhe i shitur si skllav për shkak të një dashurie të ndaluar, ai duhet të përdorë fuqitë e tij të frikshme për të marrë vendin që i takon në mbretërinë e tij. Për ta shikuar kliko këtu

VIZITO TE DASHURIT E TU

Ka thënë i Dërguari (paqja qoftë mbi të!): “Ai që dëshiron të largohet nga zjarri dhe të futet në xhennet, atëherë le ta zërë vdekja duke besuar Allahun dhe Ditën e Gjykimit dhe le t’i vizitojë njerëzit që dëshiron ta vizitojnë atë.” Transmeton Muslimi (4882) “Kush dëshiron që t’i zgjatet jeta, t’i shtohet furnizimi dhe të mbrohet nga vdekja e keqe, atëherë le t’i frikësohet Allahut dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Burimi: Irfan Salihu  

Më mirë t’i fusësh hundët në libër...

“Më mirë t’i fusësh hundët në libër, se sa në punët e huaja.” Perktheu : Osman Osmani

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more