Skip to main content

Posts

Arkiva e Postimeve dhjetor 2012

Arkiva e Postimeve dhjetor 2012 Një fatkeqësi dhe një mirësi Dy organet me te mira dhe me te keqija Kamomili dhe vetitë e saj Shiko emisionin interaktiv online Shiko emisionin Pulsi Online Në cilin vit u bë transplantimi i parë i veshkave ... Në cilin vit u zbulua laseri i parë optik ? Në cilin vit ndodhi zbritja e parë e njeriut në Hë... Kur u bë fluturimi i parë nga Shuttle ? Si t'i largojmë brengat?! Sa është sipërfaqja e Uzbekistanit ? Sa është sipërfaqja e Vietnamit ? Cili është kryeqyteti i Vietnamit ? Cili është kryeqyteti i Uzbekistanit ? Sa është sipërfaqja e Turkmenistanit ? Cili është kryeqyteti i Turkmenistanit ? Sa është sipërfaqja e Timorit ? Cili është kryeqyteti i Timorit ? Sa është sipërfaqja e Tajvanit ? Cili është kryeqyteti i Tajvanit ? Sa është sipërfaqja e Tajlandës ? Cili është kryeqyteti i Tajlandës ? Sa është sipërfaqja e Tagjikistanit ? Cili është kryeqyteti i Tagjikistanit ? Sa është sipërfaqja e Sirisë ? Cili është kryeqyteti i Sirisë ? Cili është krye

Vjershë për 8 Marsin

Për 8 Marsin mami, Të uroj unë sot, Lumturi të kesh, Ti për jetë e mot! vjershe per 7 marsin ,vjersha per 7 8 marsin ,vjersha per 8 marsin ,vjersha per nenen ,vjersha per mesuesen ,vjersha per femije

Të gëzojnë dhe të lavdrohen me një detyrim të tyre

Të gëzohesh për një copë asfalt të shtruar do të thotë të lumturohesh për një gjë themelore të munguar kaherë. Mirë që aty-këtu kanë filluar të shtrojnë ndonjë copë asfalt, edhe pse ka shumë rrugë kryesore të cilët ende janë me asfaltin e 72-shit. Por të nderuar, të keni kujdes në mburrje, mos harroni se të tjerët, jo vetëm jashtë Maqedonisë, por edhe brenda këtij shteti, qëmoti e kanë harruar punën e asfaltit, madje as që e fusin në mesin e gjërave që në rast shtrimi dikush paska nevojë të krenohet sa nuk bëhet. Mos harroni se sot është në përdorim "microsoft word 2013" ndërsa mos na mbysni me krekosje se na e sollët "microsoft word 1993". Të paktën të keni ndjesi për mungesat dhe vuajtjet tonë të kahershme! Burimi: Iljasa Salihu

Shqiptarët dhe Amerika nuk e përkrahin Ivanovin!

Vëllezërit rus të Ivanovit pushtuan një pjesë të Ukrainës. Pas kësaj mësymjeje tejet të padrejtë, Ivanovi a do ta ndërrojë qëndrimin e para disa javëve ku tha se rusët i kemi vëllezër, me këtë duke dëshmuar një orientim kah Rusia! Ai jo vetëm pse tha ashtu, por ai prej kohësh përmes paraqitjeve dhe vizitave në Rusi shihet si një përkrahës i Rusisë dhe i Putinit, ndërsa të qenit në krahë me Rusinë do të thotë se je kundër Amerikës, sidomos pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë! Unë këtë rregull nuk e zbulova, por atë e vendosi dikush tjetër, ndaj edhe shprehem kështu. Burimi: Iljasa Salihu

Kujdes kur të paralajmërojnë!

Në vjeshtë të vitit 1996, edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar i paralajmëroi autoritetet shqiptare në Shqipëri për ekzistencën dhe rrezikshmërinë e lartë të skemave piramidale, që do ta kishin për ekonominë dhe sigurinë e shtetit, ishin pikërisht politikanët e korruptuar me shpirt të mbyllur hermetikisht prej rrezeve të ndershmërisë, që nuk i morën parasysh këto paralajmërime të FMN-së, duke e zhytur pastaj vendin në vitin 1997 në trazira të ngj eshura dhe me pasoja tejet të rënda për njerëzit dhe për vendin! Ndërsa sot në gazetë lexova se FMN-ja e paska paralajmëruar Maqedoninë, gjegjësisht Bankën Qendërore të Maqedonisë për rrezikun e borxhit publik (41 për qind është borxhi i saj dhe në vitin 2018 pritet të jetë 49 për qind prej Prodhimit të Përgjithshëm Vendor), ndërsa guvernatori i kësaj banke qenka shprehur se FMN-ja ka ngatërruar metodologjinë e përllogaritjes së këtij borxhi. Burimi: Iljasa Salihu

Ai Zot që ka fuqi të krijojë shtatë qiejt, a nuk ka fuqi ta forcon zemrën tënde?!

Ai Zot që ka fuqi të krijojë shtatë qiejt, a nuk ka fuqi ta forcon zemrën tënde?! A është vështirë për Allahun që ta largon mërzinë dhe ngushticën e cila ka kapluar zemrën tënde?! A është e madhe për Allahun që të ndryshojë caktimet për ka më e mira?! Drejtoju dhe lute Atë, i cili ka fuqi absolute dhe nuk është vështirë e as e madhe për Te asgjë! Burimi: Bekir Halimi

Forca e hipokritit dhe forca e besimtarit

Forca e hipokritit është në gjuhën e tij, ndërsa forca e besimtarit në zemrën e tij. Shumica e atyre që dështuan ishin njerëz që flitnin shumë dhe punonin pakë. Ndërsa ata të përqëndruarit flasin pakë dhe punojnë shumë. | AbdulAziz ETarifi | Burimi: Senad Ramadani

Ti je njeri dhe njashtu edhe unë!

Ti je njeri dhe njashtu edhe unë! Nëse e pandeh veten për luan duke pasur për qëllim të më frikësosh, atëherë trimërisht të them se qenkëshe kafshë! Nëse thua nuk jam i tillë, atëherë luani të duket njeri?     Iljasa Salihu

Nëse ekonomisë ia heqim moralin...

Nëse ekonomisë ia heqim moralin, atëherë shoqëria do të jetë e lidhur shtrëngueshëm vetëm pas materialit, ndërsa kjo do të thotë që të fuqishmit patjetër duhet të fuqizohen dhe të dobëtit dhe ata në ngjizje domosdoshmërisht duhet të viktimizohen! Burimi: Iljasa Salihu

Jo ore mendjecekët!

Kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare disa patriotë, paskan vendosur ta bëjnë duke i mësuar se si vallëzohet djem e vajza së bashku, pastaj duke e ndarë veçmas një djalë me një vajzë të veshur me pantallona të ngushta ose me diçka tjetër të shkurtër dhe në fund ja që ndodhi edhe ajo që (nuk) pritej të ndodhte. Unë habitem me ata prindër që me sa lehtësi i besojnë të pabesuarës. Muzika, vallëzimi i përbashkët dhe i veçant, veshja e shkurtër dhe e ngushtë, disponimi i harlisur dhe dridhja e belit xigëlojnë dhe zgjojnë epshin. Nëse një prind do ta pohonte të kundërtën, atëherë paskemi të bëjmë me valltarë papotencë! Ndërsa mos të harrojmë se vallet shqiptare janë me veshje kombëtare, ku burrat me burra dhe si burra vallëzojnë, kurse ndaras vajzat me dahire në dorë e valle që vetëm atyre u shkojnë përshtati! Burimi: Iljasa Salihu

Nuk bashkohen liderët tanë, ngase ajo që i ndanë është...

Nuk bashkohen liderët tanë, ngase ajo që i ndanë është shumë më e madhe sesa ajo që mund t'i bashkon. Sa kisha dashur që ky parashikim të mos më dilte. Njëmend do t'i kërkoja falje publike të gjithëve! Ajo që duhet t'i bashkon liderët tanë është shumë më e madhe, pra interesi shqiptar, por është dëshmuar se ata kanë një interes më të lartë se këtë interes. Pushtetin dhe paranë! Burimi: Iljasa Salihu

Dorëzimi është dëshmi e një nisme të rreme!

Sa njerëz i kam dëgjuar të kenë thënë se “mjaft më punova për popull, do të vjedhi edhe unë sikur të gjithë, se nuk shkon më kështu”! Ky në të vërtetë edhe më herët ka qenë hajdut, por tani i ka ardhur mundësia për ta treguar të vërtetën e qenies së tij. Burimi: Iljasa Salihu

E kanë pyetur Imam Ahmedin, rahimehullah: ku ta gjejmë rehatin?

E kanë pyetur Imam Ahmedin, rahimehullah: ku ta gjejmë rehatin? Është përgjigjur: Nëntë të dhjetat e rehatisë qëndrojnë në shpërfilljen e rëshqitjeve të njerëzve. Pastaj tha: këtu qëndron e tërë rehatia. Falja nuk është nderë të cilën ja ofrojmë tjetrit Është reçetë e rehatisë së zemrës që ia ofrojmë vetes. Burimi: Bekir Halimi

Arkiva e postimeve nëntor 2012

Arkiva e postimeve nëntor 2012 Testo intuitën Kohët,vendet dhe momentet më të përshtatshme për b... Dy gjëra mos i përmend asnjëherë: Poliarteriti nodoz Sindromi Fancon SI E PRANOI ISLAMIN MAGJISTARI? Test nga Gjeografia Sa litra gjak ka njeriu ? Sa është ph -ja e gjakut ? O robërit e mi! Buzqeshja ndaj vëllaut Nuk do te jete besimitar Mos e dëmto shtyllën kurrizore SHENIM ME RENDESI PER SULMET NE ZEMER !! Çka është molekula ? Cili është roli i hemoglobinës ? Bakteriuria asimptomatike Sindromi Alport Sa është shpejtësia e fluturimit të pëllumbave ? Teshtitja dhe zemra Sa është shpejtësia e dritës ? Sa është shpejtësia e rrotullimit të tokës rreth d... Sa është shpejtësia e gjakut ? Pse peshkaqenët fundosen? Sa panele i ka topi i futbollit ? Kush e shpiku makinën e shkrimit ? Kur u shpik CD-ja e parë ? Cila është enciklopedia më e vjetër në botë ? Cila është femra më e gjatë në botë ? Vjersha dhe poezi për Adem Jasharin Bedri Hysa - biografia dhe bibliografia Dashurija e Bjeshkeve te

Jepni sadaka sot para se të bëheni pishman nesër

Jepni sadaka sot para se të bëheni pishman nesër Pse i vdekuri thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!” El-Munafikun:10 Dijetarët kur e komentojnë këtë ajet thonë: "I vdekuri e përmend Sadakanë, lëmoshën pasi që sheh gjurmët e mëdhaja që i le në var". لماذا ﻳﻘﻮﻝ ﺍﻟﻤﻴﺖ ! : ( ﺭﺏ ﻟﻮﻻ ﺃﺧﺮﺗﻨﻲ ﺍﻟﻰ أﺟﻞ ﻗﺮﻳﺐ ﻓﺄﺻﺪﻕ ..  Burimi: Bekir Halimi

Kush e do më shumë Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem ?

Kush e do më shumë Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem ? Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Më së shumti nga Umeti im më duan ata njerëz që vijnë pas meje, të cilët do të flijonin familjen dhe pasurinë për të më parë mua". Muslimi A thua vallë jemi ne këta?! قال رسول الله ﷺ: من أشد أمتي لي حبا، ناس يكونون بعدي، يود أحدهم لو رآني بأهله وماله. Burimi: Bekir Halimi

I ngratë është ai që e le namazin.

I ngratë është ai që e le namazin. Si ka mundësi të jetojë ai që ka këputur lidhjen me Allahun? Si ka mundësi të ketë jetë të këndshme ai që e humb përkrahjen, ndihmën dhe kujdesin e Kujdestarit të vet? Burimi: Bekir Halimi

Historia dhe fantazia e sundojnë botën

Historia dhe fantazia e sundojnë botën: historia na ofron përvojë e cila e udhëheqë mendjen, kurse fantazia depërton në horizontet e të panjohurës dhe e nxjerrë mendjen nga burgu i përvojës. Dr. Abdul-Kerim Bekar Burimi: Bekir Halimi

Dikush mund të ketë angazhim shumë anësor por të jetë vendimtar në fitore

Dikush mund të ketë angazhim shumë anësor por të jetë vendimtar në fitore. Rasti i dr. Lionelit me mbretin Xhorxh IV në kohën e luftës së dytë botërore. Mbreti belbëzonte, kurse dr. Lioneli e ndihmonte ta tejkalon këtë vështirësi. Fjalimet e mbretit, falë punës së palodhshme të dr. Lionelit ishin ato që zgjuan rezistencën dhe shpirtin luftarak kundër nazizmit. Burimi: Bekir Halimi

Lutjet në rast të pikëllimit dhe brengës

Lutjet në rast të pikëllimit dhe brengës Enesi, radijallahu anhu, na rrëfen se kur Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, e ngushtonte ndonjë gjë, thoshte: Ja Hajjun ja Kajjum birahmetike estegithu – ( يا حي يا قيوم برحمتك أستغيث ). “O Ti që je i Gjallë dhe që je Kujdestar, në Mëshirën tënde kërkoj ndihmë”.   Tirmidhiu, hadithi është i saktë Edhe pse këtë lutje mund ta bësh në çdo rast dhe kohë, madje siç thotë Imam Ibën Kajimi, shpeshtimi i kësaj lutje ta ngjallë dhe forcon zemrën. Burimi: Bekir Halimi

Sunet i braktisur

Sunet i braktisur Aisheja, radijallahu anha, na rrëfen se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur hynte në shtëpi së pari i lante dhëmbët me misvak (brushë)”. Muslimi Pastaj na flasin për pastërti dhe edukatë e bonton!!! Burimi: Bekir Halimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more