Skip to main content

Posts

Tema shëndetësore dhe mjekësore

Tema shëndetësore dhe mjekësore Kliko mbi titullin qe ju intereson Ushqimi dhe insuficienca kronike renale Ushqimi te të sëmurët me sëmundje iskemike të zemrës Ushqimi tek personat e sëmurë nga sulmi në tru Ushqimi dhe personat e sëmurë me giht Vitamina E Vitamina B1 ose tiamina Vitamina C ose acidi askorbik   Niacina ose acidi nikotinik ose vitamina B3 Vitamina B12 apo ciankobalamina Vitamina B6 Vitamina B2 ose riboflavina Acidi folik Vitaminat Ushqimi dhe të sëmurët me ulçerë Ushqimi dietal Rreziqet për shëndetin që vijnë nga konsumimi i ushqimit. Ushqimi për diabetikët Rëndësia dhe nevoja për njohjen e dhënjes së ndihmës së parë Demet e pirjes se duhanit Toksinat ne tymin e duhanit (efektet e katranit) Nikotino plasterat dhe vendosja e tyre Hapat e largimit apo lenjes se duhanit Ndalimi i duhanit ne disa vende te botes Lufta kunder pirjes se duhanit Te mirat e nderprerjes se duhanit Ndryshimet pas lenjes se duhanit Disa nga kancerogjenet qe permban duhani Çf

19 Analiza apo Referate

19 Analiza apo Referate Vepra e Bodlerit Çajld Haroldi Plaku dhe deti - Analiza Xha Gorio Poezia e Pablo Nerudës Romani ,,I huaji” nga Alber Kamy-kritikë letrare a... Garda Krutane nga Kolë Jakova-Kritikë letrare apo ... Romani ,,Era dhe Lisi'' nga Sinan Hasani-kritikë l... Romani ,,Dikush më buzëqeshte” nga Fatos Arapi-kri... Vdekja më vjen prej syve të tillë - Analiza Romani ,,Përsëri në këmbë” i Dhimitër Xhuvanit-kr... Romani ,,Rruga e shtëpisë sime” nga Nazmi Rrahmani... Drama ,,Cuca e maleve” - Analiza   Poezia e Din Mehmetit-kritikë letrare apo analizë ... Poezia e Ali Podrimjes-Kritikë letrare apo analizë... Romani ,,Para agimit” i Shevqet Musarajt -kritikë ... Kronike ne gur - Analiza Romani Kronikë ne gur nga Ismail Kadare Kështjella Ismail Kadare - (Analiza) Lumi i vdekur i Jakov Xoxes

Shpjegime të ëndrrave sipas Islamit

Do të shtohen kysmet inshallah edhe të tjera në ditët në vazhdim Automobili në ëndërr Ashensori në ëndërr Ajri në ëndërr Akulli në ëndërr Kur ndiqesh nga dikush Shikimi i arshit në ëndërr Shikimi i Allahut subhanehu ve teala në ëndërr Babai-në ëndërr - komentimi i ëndrrave Ndërtesa në ëndërr Aksidenti në ëndërr Akrepi në ëndërr Akullorja në ëndërr Adoptimi në ëndërr Ndjekja në ëndërr

Postime të ndryshme nga Islami

Kliko mbi titullin që ju intereson Bota e xhinëve TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT) TREGIMI I ROBIT XHUREJXH TREGIMI I TË ZGJEBOSURIT, TË VERBËTIT DHE QELIT Arabët dhe Beduinët Ezani më i mrekullueshëm i Bilalit Emanetu Feridetun Kalifati Arab Etika Islame Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s Ezani bazik   Jeta E Profetit Muhamed a.s Jeta e Varrit Dijet e njerëzve të mëdhenj Tek Porta e Xhenetit Udhezues i Ilustruar Mbi Islamin Hutbeja lamtumirëse e Pejgamberit a.s Takvim i përhershëm për Maqedoni Komenti dhe Mendimi islam rreth telkinit

Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi takohet me Gold AG

Hoxhë Dr.Shefqet Krasniqi sot pas namazit të ikindisë në Xhaminë e madhe në Prishtinë e priti reperin e njohur, tashmë të famshmin Gold AG,i cili e njoftoi hoxhën për motivin e këngës së përfolur ditëve të fundit. Ndërsa Hoxha nga ana e tij e falenderoj vëllain Arianin për guximin, vendosshmërinë e tij për t'i mbrojtur interesat e Islamit dhe muslimanëve në vendin tonë. Pastaj hoxha e këshilloi atë që ta lë muzikën dhe në të njejtën kohë të jetë sa më i kujdesshëm në flajorin e tij, sepse fjalori i pastërt është kulturë e besimtarit të mirë. Burimi: Të përfitojmë nga hoxha i nderuar Dr. Shefqet Krasniqi

Skandal: Veç pse i shau, e lidhin dhe e varin të moshuarin në eskavator (Video)

Çmenduria dhe keqtrajtimi nuk njohin kufi në këtë video që po bën xhiron në rrjetin social facebook dhe që është xhiruar në një fshat të Beratit. Dy të rinj kapin dhe lidhin me litar një person rreth të 50-tave dhe çdo gjë e... Çmenduria dhe keqtrajtimi nuk njohin kufi në këtë video që po bën xhiron në rrjetin social facebook dhe që është xhiruar në një fshat të Beratit. Dy të rinj kapin dhe lidhin me litar një person rreth të 50-tave dhe çdo gjë e filmojnë dhe e hedhin në rrjet tek faqja FB “Jeta osht qejf” Ajo që për të moshuarin është tmerr, për të rinjtë e papërgjegjshëm është argëtim. Me litarin e lidhur rreth shpatullave ata e varin në kovën e një eskavatori mbi lumin, ku duket se mjetet e rënda punojnë në një lavatriçe zhavorri. I pafuqishëm ndaj dy të rinjve, 50-vjeçari kërcënon se do të vetëhelmohet në momentin kur ata e mbanin me forcë dhe e lidhnin. Pamjet pa koment të publikuara në rrjetin social “jeta osh qef” anë pa koment, por kanë ngjallur irritim e të g

Mësime

Tutoriale apo Mësime Kliko mbi titullin qe ju intereson Fitoni para me webfaqen tënde Si ta ndërtoj një elektromagnet ? Earn free traffic with Web Traffic grill Fitoni trafik falas përmes Webtrafficgrill Si e prodhon energjine Dielli? Si ta ndërtojmë një gjenerator elektrik? Mbroni fëmijët tuaj nga faqet Pornografike Top 3 alternativat me te mira te Gogle Adsense Fito para përmes ngarkimit të dokumenteve Si te fitojm para permes ngarkimit dhe shkarkimit ... Si te fitoni trafik(vizitore) falas per faqen tua... Si te beni nje apo disa logo interesante(Tutorial ... Si te duket foto e juaj me e pastert apo me profes... Si te fitojm para permes linkave Si ta formatizoj kompjuterin Fito Para me adsense Earn Money by shrink Fito Pare online

Sytë katër e veshtë tetë!!!

Secili duhet të jetë syçelë përgjatë fushatës së zgjedhjeve, përndryshe ka mundësi të shkojë viktimë në këtë periudhë. Në këtë kohë, kemi përpjekje për ta rritur kënaqësinë e votuesve duke burgosur e vrarë njerëz të etnitetit tjetër dhe në anën tjetër dikush po për të njëjtin qëllim, vendoset në mbrojtjen e etnitetit të vet, ndërsa nesër po këta "grindavecë" që ziheshin në llogari të huaj, sigurisht se do t'i shohim duke bërë politika të përbashkëta, ndaj kujdes: "qeni kafshon" dhe i njëjti qen me vite të tëra është i pa vaksinuar! Burimi: Iljasa Salihu

Kritika e gruas ndaj burrit !

Një grua fillon të kritikoj burrin e vet duke i thënë: Pse insiston (më detyron ) të veshi mbulesës islame? Po më vë në pozitë të sikletshme para njerëzve, shoqërisë familjes (para krijesave) me mbulesën islame! Burri buzëqeshi butësisht dhe tha: Çfarë mendon ti, në çfarë pozite të sikletshme më vë mua para Allahut (Krijuesit) me zhveshjen tënde!? Këshillë për motrat pa mbulesë!!! Shpërndaje le të përfitojnë të gjithë. Burimi: Valdet Kamberi

Të godasim atje prej kah po na vjen goditja për dekada me radhë!

Deri sa shqiptarët në Maqedoni nuk e marrin në dorë udhëheqjen e Ministrisë së Financave, atëherë synimi i shqiptarëve për tu avancuar nëpër ministri të tjera do të jetë vetëm një ëndërr e shkarravitur. Ministri shqiptar kërkon avancim për shqiptarët, ndërsa Ministria e Financave arsyetohet me mospasje të mjeteve financiare për ta përballuar avancimin e nëpunësve shtetëror shqiptar. Kësisoj, kemi dëgjuar të jetë doktor shkence dhe ende të punon si referent i ri, ose magjistër me përvojë pune dhjetë vjet të punon ende si bashkëpunëtor i ri, krejt kjo si rrjedhojë e asaj që Ministria e Financave nuk lëshuaka para. Kemi edhe arsye tjera, të cilat drejtëpërsëdrejti burojnë prej vetë shqiptarëve, të cilët nuk i përveshin sa duhet mëngat për një anomali të tillë! Burimi: Iljasa Salihu

Edhe një tjetër paradoks nga Expressi

Reperin Gold AG e quan fashist ndërsa nga video e tij fiton para. Në artikullin që ka postuar në portalin e tyre kanë vendosur edhe videon e GOLD AG më saktë intervistën që ka dhënë për Klan Kosovën dhe ku përmes kësaj video fiton para. Pra kjo gazetë e pushtetit aktual jo vetëm që i përgojon dhe i etiketon njerëzit që treguan të vërteta rreth gjendjes aktuale, por edhe fiton nga ata në mënyrë të paskrupullt. Kjo është fytyra e vërtetë e një gazetë që mikun e quan armik dhe armikun e quan mik për hirë të parasë. Për më shumë mund ta vizitoni në linkun e mëposhtëm hajninë e tyre se si në fund kanë vendosur videon me linkun e videos së Klan Kosovës përkatësisht intervistën me Gold Ag, ku me anën e reklamave fiton para. Gazeta Mashtruese

Po shihet fytyra e vërtetë e Turqisë...

Sipas disa portaleve pritet të rritet tarifa për energjinë elektrike. Një shtrejtim i energjisë elektrike vetëm se do t'a rëndojë gjendjen ekonomike të familjeve kosovare edhe ashtu të rënduar. Ishte po kjo kompani KEDS që i rriti në mënyrë jo të rregullt fatyrat elektrike duke bërë kështu edhe zhvatjen e parave nga popullata kosovare. Pra kjo kompani është shëndrruar në një kompani gjakpirëse të popullit të Kosovës. Është një kompani sikur ''gjarpëri nën gurë'' që duke pritur paralajmrimet e qeverisë për rritjen e rrogave, po tenton të fitoj nga kjo mundësi që të vazhdoj vjedhjen e qytetarëve të Kosovës nëpërmjet rritjes së faturimit. Kjo kompani është një tjetër kancer i shoqërisë kosovare me një papunësi mbi 40 % që mezi mbahet në këmbët e veta. Duhet që populli i Kosovës të ngrihet në protesta që të ndal këtë vazhdë të zhvatjes së Turqisë ndaj Kosovës. Pra Turqia është vetëm një hajneshë e Kosovës e mbuluar me petkun e miqësisë së rrejshme.

Pa avokat nuk bën, por vaj halli për disa avokat të sodit!

Vetëm me këshilla dhe ndihmë për sa i përket çështjeve të drejtësisë, në trojet tona vështirë se do të rronte një avokat. Ndërsa t’i mbrosh të ndershmit prej padrejtësive shtetërore dhe private, të cilëve ju është bërë padrejtësi dhe në anën tjetër të fitosh aq shumë para, vërtet është e pamundur. Duhet pritur ndonjë kriminel, që do t’i jep me qindra e mijëra euro, vetëm të mund të shpëton disi. Madje duke i mbrojtur vetëm njerëzit e drejtë, nuk do të kesh mundësi të paktën as qiranë e zyrës ta paguash, ngase shumica e kësaj kategorie nuk shquhet për të pasur, sepse duke e ditur se janë të pafajshëm nuk i jepen para për një gjë të kotë, me përjashtim nëse dikush tjetër do të paguante për këtë kategori, si fjala vjen, ndonjë shoqatë joqeveritare. Si t’i besoj një avokati se do të shëmbëllen drejtësi, kur para pak kohësh, po ky qe mbrojtës i denjtë i një të padrejti, që ishte shumë i pasur, pasuri këtë që e kishte fituar në rrugë kriminale? Burimi: Iljasa Salihu

Nuk e dimë nëse është shfryrë apo është fryrë?

Kryesorja i paska dhënë "Gold AG" ushqim urrejtësve të Islamit. Nuk mjafton të jesh vetëm trim, por duhet të dish si të jesh trim, - thoshin të moçmit. Unë jam duke e pritur qëndrimin e hoxhallarëve për këngën dhe sjelljen e tij, hoxhallarë të cilët flasin njëmend dhe me dije për Islamin, edhe pse parimisht kënga është haram dhe jo ata hoxhallarë që vetëm sa nuk e thonë se përmes haramit mbërrihet hallalli, ose vidh që t'i ushqesh skamnorët. Tani në saje të këtij brufullimi që pashë, doli se shkrimet, librat dhe romanet tona mirë qenka t'i shkruajmë duke fyer, mos ndoshta dikush pastaj na lexon, përndryshe me urtësi shihet se nuk shihemi asgjëkundi, por fal Zotit që nuk jemi të interesuar të shihemi, por që ta shohin lexuesit se çka kemi shkruar! Burimi: Iljasa Salihu

Çfarë paradoksi?

Çfarë paradoksi? Gazeta Express e quan fashist një reper vetëm pse tha të vërteta që nuk mund të lëkunden në asnjë mënyrë dhe ku tregon fytyrën e vërtetë të politikanve dhe sahanlëpirsve të antislamistave, ndërsa kur gazeta Express sulmon vazhdimisht Islamin me shkrimet e tyre kjo nuk qenka Fashizëm. Oj Gazetë përqarëse oj gazetë buzhaliste merru me shkrime ndaj hajnave dhe ndaj skandaleve të politikanëve dhe mos u shëndrro në një gazetë totalisht antislamiste helmvjellëse dhe shkrimshpifjebërëse vetëm sa për tu vizituar. Ju jeni një gazetë që falsifikoni edhe Alexa Rank me programe të ndryshme dhe bleni viewsa nga kompani indiane dhe amerikane për ngritje të rangimit. Respekt për  Gold AG që tregon të vërtetën përmes vargjeve të tij.  

Çka është Recitimi?

Çka është Recitimi? Recitimi është thënia me zë e në mënyrë shprehëse përpara të tjerëve një vjershë a një copë proze të mësuar përmendësh. Recitoj një vjershë (një poezi). Recitoj me zë të lartë. Reciton bukur. E vë të recitojë. qka eshte recitimi ,Cka eshte recitimi ,ceshte recitimi,cfare eshte recitimi ,qeshte recitimi,definicioni recitimi, perkufizimi recitimi,shpjegimi recitimi,qka kuptojm me recitim, qka nenkuptojm me recitim, nenkuptimi recitimi, kuptimi i fjales recitim

Uji shuan zjarrin, kurse zjarri vetëm se e rritë zjarrin!

Përfundimisht duket se pafundësisht do të ngelim popull euforik! Shkruan akëcil dijetari, pak njerëz e lexojnë, edhe më pak haptas e komentojnë, të mos flasim se sa prej tyre e zbatojnë! Flet hoxha me zë jo aq të lartë, shëmbëllen urtësi në vend të sokëllimave të Tarzanit, sërish pa rreze ndikimi në shoqëri, nuk përflitet as për keq e as për mirë. Këndon "Gold AG" në shumë vende e thotë të vërtetën, dikund shanë e d ikund sillet me shpoti kundrejt atyre që prej kohësh hedhin baltë mbi muslimanët! Harrojmë se Muhamedi alejhi selam thotë: "Mos e shaj tjetrin, sepse do t'i japësh shkas që ai të fyen gjënë më madhështore, të vërtetën"! E kuptoj "Gold Ag" është reper, por të kemi kujdes se kështu në emër të Islamit nuk bën të paraqitemi, sepse e vërteta është shumë më e madhe se sa nevrikosja jonë kundrejt dashakeqëve. Edhe mua ndonjëherë më vjen t'i shaj të gjithë, mbase të kapërthyhem edhe fizikisht me disa, por i them vetes kujdes, s

Shpesh...

Shpesh...

Ujku delet i ndërron, por jo edhe shprehinë për të ngrënë dele

Përse nevojiten aq shumë viktima vetëm për ta mbërritur një marrëveshje me viktimizuesin ose përkrahësit e tij? Kosova vetëm në vitin 1998-99 kishte 15 mijë njerëz të vrarë dhe rreth 1 milion të dëbuar, kurse përkundër këtij argumenti, sërish duhet duartrokitur marrëveshjet e mbërritura me Daçiqin për Kosovën dhe jo për dënimin e Serbisë për llahtarinë e shkaktuar në Kosovë. Meqë pushteti serb iku me dhunë pas dhunës së jetësuar në Kosovë, përse paska nevojë të luten trashëgimtarët e atyre krimeve për ta pranuar Kosovën si shtet. Ajo me dëshirë nuk u larguar, ndaj si ka mundësi që të lutet me dëshirë të na pranojë si shtet? Burimi: Iljasa Salihu

Përzierja e kohëve do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar

Vetëm në politikë koha e ardhme është kohë e artë. Në vend se të thonë “këtë e atë e kam bërë”, shprehen se “këtë e atë do ta bëjmë”. Ndërsa provojeni që të dashurës t’i flisni me këtë gjuhë dhe do ta shihni ndikimin e kësaj shprehjeje. E dashur, do të dua, - i thoni ju. Si, domethënë ju nuk më paskeni dashur deri më tani, mbase as sot, por pritet të më dashuroni në ditët vijuese, - shprehet me habi e dashura, të cilën në kohën e kaluar dhe në atë të tanishme nuk e paskeni dashuruar. Po mirë ore mistrec, më fal për fyerjen ore harabel, - shprehet e dashura, të cilën nuk e dashuroni, vallë e shihni derën, nëse po, atëherë menjëherë të kërceni për dritare, ngase kështu hyre në jetën time; hyre duke më thënë se më dashuroni, ndërsa tani the se do të dashuroj, kjo i bie se nuk më dashuron! Burimi: Iljasa Salihu

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar...

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar, por sistemi është i korruptuar, është si të thuash nuk janë lavire laviret, por shtëpitë publike janë të tilla! Jo i dashur Ram, sistemi është koncept abstrakt, ai bëhet me jetë vetëm kur të bashkohet me njerëzit! Ndoshta e ke pasur si metaforë këtë, por ju lutem të jeni më i arsyeshëm edhe në metafora! Burimi: Iljasa Salihu

Si mund të barazohet njeriu...

Si mund të barazohet njeriu që vdiq në shtrat si shkak i konsumimit të duhanit dhe të alkoolit, me atë që u vra së bashku me familjen duke luftuar dhe duke u kapërthyer si është më së vështiri me armikun serb? Kujdes në barazimin e Rugovës me Adem Jasharin! Burimi: Iljasa Salihu

Godet Gold AG, fyen Jahjagën, Dedën dhe Buzhalën (Video)

Reperi nga Presheva, Gold AG, ka shkaktuar një “goditje” të papritur në skenën e hip hopit shqiptar, duke lansuar një projekt me videoklip që ngërthen fjalë të rënda për Atifete Jahjagën, Ragmi Mustafën, Ilir Dedën dhe Berat Buzhalën. Personalitete nga muzika, politika dhe tema të tilla Gold AG i ka trajtuar hollësisht në videon prej tetë minutave të titulluar “Shqiptar”, ku ai shfaqet me vargje e tekst agresiv. Reperi që njihet për këngët patriotike, e ka punuar këngën te Sopi Records. Videoklipin e ka punuar M Production, kurse për çfarë bëhet fjalë shikoni videoklipin. Burimi: telegrafi.com

Rasti i rëndë shëndetsor, kërkohet ndihma e publikut

I diagnostikuar nga një sëmundje malinje para nëntë muajve dhe trajtuar në QKUK, Omer Mehmeti, fëmijë i mo shës rreth trevjeçare sipas sugjerimit të mjekëve duhet të vazhdojë trajtimin jashtë vendit. Por familja e tij nuk ka para dhe i duhet ndihma e qytetarëve. I ati i Omerit, Bajrami, thotë se nuk ka mundësi ekonomike që ta trajtojë të birin jashtë vendi meqë kostoja prej 200 mijë eurosh është e papërballueshme për familjen e tij. ”Për momentin jamë i pa punë edhe mundësitë nuk kanë lejuar ta kryej operacionin. Tash po i drejtohem qytetarëve sado pak për ndihmë, thotë babai i Omerit, Bajrami. Familja Mehmeti shpreson në ndihmën e qytetarëve që ta mbështesin këtë familje për trajtimin e mëtutjeshëm të fëmijës së tyre.

Senin që po e vërejm kohëve të fundit në facebook

Senin që po e vërejm kohëve të fundit në facebook është kjo: njerëzit po i hapin 2 ose 3 akounta(llogari, profile) në facebook me foto të tyre dhe po e postojnë në profilin e tyre që kinse ato dy llogari nuk janë të tyre por janë të atyre që ;''ma kanë inati'' (hhahaha çfarë mendimi idiotesk) që i kanë hap për inati të tyre. O njerëz leni këto fore e mos u munoni mu kon në qendër të vëmendjes me veprime idioteske. Askush nuk interesohet për kurva e kurvana përveç kurvanave e kurvave. Stop Balicave e Balave

Njëherë ta shohim dëmin dhe dobinë, pastaj përshtypjen e njerëzve

Të pyesin se çka ruan në shtëpi, ose çfarë ke dëshirë të ruash në shtëpi, qofshin këto kafshë a shpend? Unë i them, kam dëshirë të ruaj lopë dhe ruaj pula me nja dy gjela kujdestar të tyre. Pyetësi rrufeshëm rrudh fytyrën dhe buzët e tij marrin formë të kërmillit, disi i dukem si shumë i prapambetur dhe me botëkuptim fshataresk. Ai kishte pritur të them se ruaj dhe i dua qentë në shtëpi, pastaj dal të shëtitem me qentë ose me qenin e vogël, sepse kjo na qenka qytetërim, ndërsa në gjithë këtë mendësi harrohet dobia dhe dëmi. Harrojnë se unë mjaftueshëm kam shokë e miq për të biseduar e për tu shëtitur, sa në vend të kësaj, ta marr për litari qenin e të dal të shëtis me qen për dore, siç bëjnë rëndom të “qytetëruarit”! Harrojnë se qumështi i lopës dhe vezët e pulave nuk zëvendësohen me asgjë. Harrojnë se unë jam për një jetë të shëndetshme, ndërsa nuk më intereson fare nëse ju do ta quani këtë botëkuptim timin prapambeturi ose përparim! Burimi: Iljasa Salihu

Ese: Etja për pushtet të çon drejt vdekjes!

Pushtet një fjalë që tingëllon sikur të jetë e mbushur me helm dhe vdekje. Pushteti dhe vdekja janë si lapsi dhe letra. Etja për pushtet është aq e fuqishme sa është fuqia e vdekjes mbi jetën. Njeriu që në lindje të tij ka në gjenet e tij etjen për pushtet e pasuri. Pushteti është ligësi nëse e keqprdorë fuqinë e tij, mund të shëndrrohet ose të bëhet vdekja jote e papritur. Pushteti pakufi e shkatërron shtetin dhe shoq ë rinë. Vdekja vjen krejt papritur nga një pushtet i çoroditur. Të duash pushtetin, të kesh etje për pushtet do të thote të kesh etje dhe dashuri për engjullin e vdekjes. Sa pushtete e shtete u shkatërruan, sa mbretëri e perandori u thërrmuan dhe u shëndrruan në pluhurin e historisë për shkak të etjes së tejshtuar për pushtet. Shkruar nga Rapitful

Ertan Shakiri - Më fal Zot ( Official Video 2014 )

Poeti yne, vellau HazbiTherra Ahmeti pas Teksteve "A ka Taube", "Jam Sami Abdullahu", na sjell nje mega tekst me titull "Me fal Zot" te kenduar nga vllau yne Ertan Shakiri... Melodia & Regjia - Hazbi Ahmeti (Therra) Studio - Ardian Kastrati Vokal Percjelles - Mevlan Kurtishi Productioni - StratanProduction Perkrahur nga - Thirrja Islame - Elhamdulil-lah Burimi: Adem Ramadani

Legjenda e mjekesise dhe mbreti i zemrave

Ky eshte titulli qe figurat me te larta te Britanise i kane vene doktorit te zemres me origjine egjijptiane, Mexhdi Jakub. Vajzes ne foto, ai i beri nje transplant zemre, por pa ia hequr zemren e semure. Vajza e mbajti zemren e semure per dhjete vite, bashke me zemren e re, derisa shendeti i saj u permiresua. Pastaj, ia hoqi zemren per te jetuar vetem me zemren e re dhe per tu marre me sport krejt normalisht. Vlen te themi se vajzes nuk i ishte dhene shprese per te jetuar nga doktoret e tjere. Doktori ne fjale, ka bere mbi 20 mije transplante zemrash, nuk i pelqen ti permendet emri neper media, gjithmone e gjen ose ne salle te operacionit, ose mbi libra. Zoti ia shperblefte me te mira dhe rrugen e tij e ndjekshin mjeket e rinj shqiptare. (Elmaz Fida)

DISA URTËSI!!

Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa: 1. Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër! 2. Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi! 3. Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin! 4. Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin! 5. Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë! 6. Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit! Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Paqëndrushmëria në qëndrime

UÇK-ja luftoi kundër sundimit serb, ndërsa Rugova me ndihmën e ushtarëve të tij, luftoi kundër UÇK-ës. Për më keq, Hashim Thaçi që ka humbur rrugën për në Prekaz, ndoshta me hir ose me pahir, mbase për ndonjë arsye tjetër, pa përtesë e duke i shkëlqyer fytyra prej një rrezeje që ngrohte papushim, viziton në çdo përvjetor varrin e Ibrahim Rugovës. Kjo mua më jep të kuptoj se për qëllime gjoja të larta, shkelim me dy këmbë botëkutimin e mëparshëm dhe kultivojmë fshirjen e kujtesës. Unë nuk jam kundër faljes, unë jam për kërkim faljesh e për pranim faljesh, por nuk jam për kultivimin e dyftyrësisë! Burimi: Iljasa Salihu

Islami nuk njeh “Islam politik”

Po e përsërisë: Islami nuk njeh “Islam politik”, por njeh “politikë Islame” që jetësohet në përputhshmëri me parimet dhe rregullat Islame, që kanë burim Kuranin, veprat dhe thëniet e të Dërguarit alejhi selam, shokët e tij, konsensusin dhe komentimet e dijetarëve Islam, qofshin ata teolog, sociolog, politikolog, ekonomist e filozof. Sintagmën “Islami politik” e krijuan soji i Surroit, që njëmend janë injorantë në këtë ujanë, për më keq, ka edhe qëllim të keq në këtë perceptim! Burimi: Iljasa Salihu

Edhe pse ngadalë, disi u pajtuam, por të ndalet assesi nuk u pajtuam

Para një viti filloi rregullimi dhe pastrimi i rrugës në Llojan që përshkohej nga qendra e fshatit deri në kufirin e vdekur. Filluan dhe në çerek të rrjedhës së punimeve e lanë punën, për të mos e rifilluar deri më sot. Na dëshpëruan, kërkuam përgjigje, por ndërmarrja ndërtimore nisi të luaj tenis me përgjgijet tona. Para tre muajve filloi rregullimi dhe zgjerimi i rrugës që përshkohej nga hekurudha deri n ë fshatin Vaksincë, për të vazhduar në pjesën e dytë deri në qendër të fshatit Llojan. Sërish mbetëm me gishta në gojë! Këto ditë pamë të largohet makineria punuese, duke e ngulfatur kështu sërish një nismë. Vërtet qenka vështirë të kesh shtet e komunë dhe të mos dish se ku ta drejtosh hallin, sepse pastaj do të ballafaqohesh me lojën e tenisit, ku faji do të ketë trajtë topthi! Ec e thuaj në këtë gjendje dikujt se duhet të jemi besnik ndaj shtetit, sidomos për sa i përket pagesave të tatimeve të ndryshme. Burimi: Iljasa Salihu

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar...

Të thuash se nuk janë shqiptarët të korruptuar, por sistemi është i korruptuar, është si të thuash nuk janë lavire laviret, por shtëpitë publike janë të tilla! Jo i dashur Ram, sistemi është koncept abstrakt, ai bëhet me jetë vetëm kur të bashkohet me njerëzit! Ndoshta e ke pasur si metaforë këtë, por ju lutem të jeni më i arsyeshëm edhe në metafora! Burimi: Iljasa Salihu

Kuriozitete të çuditshme për trupin e njeriut !?

•Shkencëtarët thonë se sa më i madh të jetë IQ (inteligjenca) i një personi, aq më tepër ai person do të ëndërrojë. •Qeliza më e madhe në trupin e njeriut është veza e femrës, ndërsa ajo më e vogla është spermatozoidi i mashkullit. •Ne përdorim 200 muskuj për të hedhur një hap. •Gishtat e mëdhenj të këmbës kanë nga 2 kocka secili, ndërsa të tjerët 3 kocka. •Një palë këmbësh përmban rreth 250,000 gjëndrra djerse. •Acidi në stomakun tuaj është aq i fortë saqë mund të tresë brisqe rrojesh. •Qeliza njerëzore e trurit mund të mbajë 5 herë më tepër informacion se e gjithë Enciklopedia Britannica. •Endrra mesatare e njeriut zgjat për 2-3 sekonda. •Meshkujt që nuk kanë qime në gjoks janë më të prirë për të zhvilluar cirozë të mëlçisë sesa ata që kanë. •Në secilën këmbë ka rreth 1 trilion bakterie. •Trupi juaj lëshon nxehtësi në gjysmë ore e cila është e mjaftueshme për të zier gjysmë galloni ujë. •Enameli në dhëmbë është substanca më e fortë në trupin e njeriut.   • D

Mirë ishte vetëm atëherë dhe kështu do të jetë në të ardhmen

Unë them se do të bëhem më mirë seç është tani. Ndërsa një plak ma kthen se dikur ishte më mirë seç është sot! Ndoshta kur të plakem e të kapërthehem me dertet e pleqërisë, edhe unë do them se dikur ishte më mirë seç është tani. Paj, do të them unë kështu, pikërisht unë që para do kohësh thosha se do të bëhet më mirë, ndonëse atëkohë flisja për këtë kohë, kurse tani në këtë kohë po them se atëkohë ishte më mirë. Pa, pa, pa, ec e bjeri në fije njeriut! Burimi: Iljasa Salihu

Arkiva e Postimeve 2011

Feja Komentimi i enderrave Kurani ne gjuhen shqipe (Shkarko) Falja e namazit Meso te falesh namazin Analiza dhe Referate Poema e Mjerimit - Migjeni Tutoriale apo Mësime Top 3 alternativat me te mira te Gogle Adsense Fito para përmes ngarkimit të dokumenteve Si te fitojm para permes ngarkimit dhe shkarkimit ... Si te fitoni trafik(vizitore) falas per faqen tua... Si te beni nje apo disa logo interesante(Tutorial ... Si te duket foto e juaj me e pastert apo me profes... Si te fitojm para permes linkave Si ta formatizoj kompjuterin Fito Para me adsense Earn Money by shrink Fito Pare online Programe dhe Libra Shkarko libra shqip Shkarko Programe shqip Fjalor Anglisht-Shqip per celular apo telefona mob... Fjalor shqip-arabisht-anglisht Fjalori frengjisht shqip Fjalori Shpjegues shqip-shqip Fjalor Anglisht-Shqip Autoshkolla Testi B

Falja dhe toleranca

Ibn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë: Falja dhe toleranca janë prej virtyteve të shpirtit të qetë e të sigurt, ndërsa nënçimimin e nxit nefsi që urdhëron për të keq. Burimi: Sabahudin Selimi

Nuk kanë kohë për vatrën dhe amanetin e atij që kishte jetë për të dhënë për këtë vatër e për këtë vend

Presidentja e Kosovës e paska kuptuar se nuk është meritore për të shkuar në Prekaz, për ta vizituar vatrën e atij që botës ia bëri me dije se paqja nën çizme të lara me gjak nuk është paqe, por nënshtrim paqësor kundrejt armikut gjakatar, që as në ëndërr nuk e kishte parë ndonjëherë paqen! Ajo ka kohë të mjaftueshme që vetëm kishat t'i viziton, mbase mirë ka bërë që deri më tani për asnjë festë nuk e ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës! Të qenit njeri i keq askujt nuk i shkon përshtati, por sidomos femrave, pikërisht asaj që pritet të jetë krua me rrjedhë të pandalshme të mëshirës, ngase ajo është më emocionale, më shpirtmirë e më falëse, ndaj edhe jashtëzakonisht i urrej femrat vepërshëmtuar! Ndërsa Hashimit njëmend i vjen keq për ngulfatjen e vendit me krim ekonomik, osa ndoshta ka takim me Daçiqin e s'ka kohë për ta vizituar familjen dhe vatrën e Kryekomandantit, Adem Jasharit. Ndërsa homazhet janë të ndaluara me Islam, pavarësisht se për kë bëhet f

Ai që ka shumë mëkate duhet të...

Disa tabiinë kanë thënë: "Ai që ka shumë mëkate duhet të jep ujë, sepse pasi që Allahu ia fali mëkatet atij që i dha ujë qenit e çka të themi për atë që i jep ujë besimtarit monoteist dhe e ngjallë". Tefsiri i Kurtubiut, 7/215 Burimi: Bekir Halimi

Testi i Semimaturës, Maturës dhe Provimi pranues

Këtu mund të gjeni teste apo kuize për  testin e semimaturës, Maturës dhe Provimi Pranues Kliko mbi titullin që ju intereson Gjuha dhe Letërsia Veprat letrare Kuizi Gjuha shqipe - Pjesa e parë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e parë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e dytë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e tretë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e katërt Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e pestë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e gjashtë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e shtatë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e tetë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e nëntë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e dhjetë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e njëmbëdhjetë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e dymbëdhjetë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e trembëdhjetë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e katërmbëdhjetë Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e pesëmbëdhjetë   Gjuhë dhe letërsi - Pjesa e gjashtëmbëdhjetë   Biologjia Biologjia -pjesa e parë Biologjia - pjesa e dytë Biologjia - pjesa e tretë Biologjia - pjesa e katërt   Biologjia - pjesa e pestë   Biologjia - pjesa e gja

Deputeti dhe Pastruesi

Deputeti: Ah sikur të kisha qenë pastrues, të paktën do ta ndiente dikush mungesën time! Pastruesi: Eh sikur të isha deputet, të paktën do të kisha thënë se pastruesit vlejnë shumë dhe se do të kisha aq respekt për këtë shtresë sa kam edhe për një koleg timin! Burimi: Iljasa Salihu

Tharmi i kuptimit

Dua ta kuptoj vlerën e leximit duke lexuar, Vlerën e sportit duke bërë sport, Vlerën e adhurimit duke adhuruar vetëm Zotin, Vlerën e dashurisë duke dashuruar të ligjshmen, Vlerën e shëtitjes duke u shëtitur, Vlerën e parasë duke blerë, dhënë dhe kursyer, Vlerën e shëndetit duke i ledhatuar të sëmurit, Vlerën e vëllazërisë duke vepruar si vëlla, Vlerën e veprës duke vepruar me dinjitet, Ndërkaq, Vlerën e vesit nuk dua ta kuptoj me përqafim të vesit, As prostitucionin duke bërë prostitucion, As vjedhjen duke vjedhur, As plogështinë duke ndenjur, As politeizmin duke adhuruar më shumë se një Zot, As dashurinë duke i dashuruar dashnoret, As paranë duke i shpërdoruar ato, As shëndetin duke ia cilësuar këtë mirësi vetvetës, As vëllazërinë duke vepruar si shok tinëzar, Porse, Këto do t’i kuptoj përmes urtësisë së ndalesës, Përmes rezultatit të tyre, Përmes fundit të tyre të padinjitet, Përmes çmendjes së tyre, Përkundër kënaqjes së para do kohëshme, Unë tani kam kupt

Kujdes edhe në “like-et”!

Dyftyrësia mund të shihet edhe në “facebook”! Unë shkruaj kundër një dukurie a pikëpamjeje të caktuar duke pasur për qëllim përmirësimin dhe menjëherë disa njerëz e pëlqejnë publikimin tim. Pas pak, një tjetër shkruan kundër asaj që unë kam shkruar, po të nëjtit njerëz edhe atij ia pëlqejnë publikimin. Kjo shihet se këta jetojnë jashtë binareve të së vërtetës. Nuk u intereson se kush dhe çka shkruan, mjafton pëlqimi, edhe pse ta pëlqesh një marrëzi është sikur ta ushqesh një kriminel, ndaj natyrshëm se kanë përgjegjësi të lartë këta “llajkues” pa kriter, vetëm sikur ta dinin! Burimi: Iljasa Salihu

Mos u preokuponi me...

Shejkh Salih el-Feuzan (All-llahu e ruajttë!) thotë: "Mos u preokuponi me shpalljen e njerëzve si kufar, bidatçi apo fasika (zullumqarë). Preokupone veten tuaj me marrjen e diturisë." Burimi: Sabahudin Selimi

Shkatërrimi i zemrës...

Ibn Kajjimi, rahimehullah, ka thënë: Shkatërrimi i zemrës ndodh me anë të sigurisë [në këtë botë] dhe shpërfilljes, kurse fortifikimi i saj bëhet me anë të frikës dhe kujtimit. Nëse zemra braktisë kënaqësitë e dunjasë, ajo vendoset në [ndjekjen e] kënaqësitë e jetës së përtejme dhe midis atyre që thërrasin për tek ajo. Burimi: Sabahudin Selimi

6 vjet po...por dua të di....

6 vjet po...por dua të di.... Ku është besa e shqiptarit? Ku është fjala e të parit? Ku janë njohjet e pavarësisë? Ku është luftëtari i lirisë? Ku janë gjithë ata të zhdukur? Ku është vendi im i bukur? Ku është shkolla e mësimi? Ku janë rrogat e punësimi? Ku është fjala ime e lirë? Ku është jeta më e mirë? Ku është ara që lëvrohet? Ku është krimi që dënohet? Ku është mjeku kur sëmurem? Ku është zemra që të mburrem? Ku është sot e ardhmja ime? Ku janë gjithë ato premtime? Ku është zëri i Mitrovicës? Ku janë nipat e Shote Galicës? Ku është varri i dëshmorit? Ku është festa e nëntorit? Ku është nëna që rrit fëmijën? Ku është mësuesi që jep dijen? Ku është djersa e gyrbetit? Ku është siguria e shëndetit? Ku është shpresa për një vizë? Ku është liria me lëvizë? Ku është kujdesi për jetimin? Ku është ai që kujton trimin? Ku ështe dielli që më ngroh? Ku është Kosova që dua ta shoh? Burimi: Vedat Bajrami

Çështë gjuha standarde?

Gjuha standarde është varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptarë, që përfshingjuhën që përdoret në praktikën shkrimore, botuese si dhe në komunikimin zyrtar, të të gjitha mjediseve shqiptare në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj nga gjithë mediat në gjuhën shqipe = Tiranë, Prishtinë dhe në të gjitha stacionet radio televizive që emetojnë program shqip në gjithë botën.

Trego për librin e parë shqip

Trego për librin e parë shqip Titullohet Meshari, autori:Gjon Buzuku, viti 1555 dialektin e Veriut, ku 220 faqe u mungojnë8 fletët e para, Gjoni ishtebiri i B dek Buzukut, ky libër përmban 7 psalmet pendestare dhe disa copa nga rituali ikatekizmit.

Zemra korruptohet përmes gjashtë kuptimeve

Hasan el Basri (rahimahullah) ka thënë: “ Zemra korruptohet përmes gjashtë kuptimeve: 1. Bërjen e mëkatit duke shpresuar në pendim 2. Kërkimi i diturisë dhe moszbatimi i saj 3. Praktika pa sinqeritet 4. Ngrënia e ushqimit të Allahut pa vlerësuar Atë 5. Duke qenë i pa kënaqur me caktimin e Allahut (fati) 6. Varrosja e të vdekurve pa mësuar prej tyre “ ______________________________________________ Hasan al Basri (rahimahullah) said: “The heart becomes corrupt through six means: 1. Committing a sin in the hope of repenting 2. Seeking knowledge and not applying it 3. Practice without sincerity 4. Eating the sustenance of Allah without appreciating Him 5. Not Being pleased with Allah’s allocation (destiny) 6. Burying the dead without learning from them “ Burimi: Enis Presheva

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more