Skip to main content

Posts

Priteni edhe pak kur të del gazeta “Express” me një titull bombë...

Priteni edhe pak kur të del gazeta “Express” me një titull bombë: “Hoxhë Krasniqi thotë se është haram festimi i Vitit të Ri”! Ha, ha, ha, ec e mos qesh, thuajse Shefqeti e paska ndaluar festimin e kësaj feste të shpikur prej atyre që prej kohësh shpifën dhe sajuan gënjeshtra nga më të ndryshme në librat e shenjtë!     Iljasa Salihu

Ç'do punë që është e mirë dhe që është e keqe

Ç'do punë që është e mirë edhe nëse është e vogël, bëje. Ç'do punë që është e keqe edhe nëse është e vogël, lëre. Ka mundësi Allahu për një të mirë edhe nëse është e vogël të bëjë rahmet dhe për një të keqe edhe nëse është e vogël të bëjë lanet. Ibën Haxher el Askalani. Burimi: Bekir Halimi

Profetit Muhamed kur i vdiq gruaja e tij Hatixhja

" Profetit Muhamed kur i vdiq gruaja e tij Hatixhja shkonte i vizitonte shoqet e saja dhe ju dërgonte dhurata, Shoqeve të saja!? Ne gruas tonë nuk ja dërgojmë një dhuratë, Pastaj kta na flasin për romantikë, e kulmi i romantikës ka qenë te Muslimanët para 1400 viteve, Shih pas vdekjes së gruas së vet ka shku ju ka dërgu dhurata shoqeve të gruas vet për dashurinë që ka pas ndaj gruas së vet "   Bekir Halimi

Mbi diturinë

Dituria është themel i çdo vlere dhe burim i çdo virtyti, andaj sa më shumë e shton njeriu diturinë aq më shumë i pakësohen fatkeqësitë dhe problemet, pakësohen hyrjet dhe hilet e shejtanit, nëpërmjet të cilave ia prish adhurimin besimtarit. Ai që humbë shpresën në mëshirën e Allahut, atij i mungon dituria mbi gjerësinë e mëshirës, dhuntive dhe bujarisë së Allahut. Ai që i mburret veprave të veta dhe ka vetëpëlqim, atij i mungon dituria mbi mangësitë dhe dobësinë e vet dhe i mungon dituria mbi sasinë e obligimit që ka ndaj Allahut.   Ai që e humbë kohën në gjera të padobishme ose në gjera me rëndësi të vogël, atij i mungon dituria mbi prioritetet, etj.   Andaj sa më shumë që mëson njeriu aq më mirë e bënë më të mirën dhe largohet nga shumë gabime dhe fatkeqësi.   S'ka gjë me dobi aq të madhe për individin dhe shoqërinë sa dituria dhe nuk ka gjë me dëm dhe prishje më të madhe se sa injoranca.   Për këtë, shkaku kryesor i shumë problemeve është injoranca dhe zgjidhja e t

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more