Skip to main content

Posts

Kam shpresa, nuk jam pesimist

Si rrjedhojë e shkrimeve të shumta që prej kohësh vazhdoj t’i shkruaj, dikush kishte vërejtur një pesimizëm të strukur thellë në qenien time. E vërteta është se nuk jam fare pesimist, edhe pse në shumë segmente jam i dëshpëruar, porse këtë dëshpërim unë mbërrij ta zbërthej dhe avulloj përmes të pasurit shpresë. Unë jam shumë shpresues, mbase po të mos isha dhe kisha shpresë, atëherë asnjë shkrim nuk do ta shkruaja. Unë shkruaj për drejtësinë edhe kur e gëzoj atë, por edhe kur më mungon ajo. Kur ndiej dhe vlerësoj se kam drejtësi, shkruaj që mos ta humbi atë dhe kur më mungon ajo, shkruaj që ta kthej atë. Unë shkruaj për dashurinë, edhe pse ajo nuk më mungon, thjeshtë duke e ruajtur dhe kultivuar atë, mëtoj edhe të mishërohem me ata që një gjë e tillë madhështore i mungon! Burimi: Iljasa Salihu

Nëse deputeti është i zgjedhur...

Nëse deputeti është i zgjedhur, atëherë përse ai ndihet krenar dhe skllavopronar kundrejt zgjedhësve, kur dihet mirëfilli se skllavopronari nuk zgjedhet, por vetëzgjedhet si i tillë duke i robëruar të pafuqishmit?     Iljasa Salihu

Porosi për rininë tonë

Porosi për rininë tonë Atë që e bën, bëne mirë dhe shiko se çka synon... Imam Ibën Kajimi, rahimehullah, thoshte: "Më herët kanë thënë: vlera e njeriut del në shesh nëpërmjet asaj që e bënë mirë, por më e saktë do të ishte të themi: vlera e njeriut del në shesh nëpërmjet asaj që e synon". Burimi: Bekir Halimi

Ishte e bukur, por...

Ishte e bukur, por nuk ishte e mirë. Nuk ishte e bukur, por ishte e mirë. Kjo e dyta vërtetë qenka e mirë. Ndërsa ishte e bukur dhe ishte e mirë, kjo njëmend qenka e shkëlqyer! Iljasa Salihu

Nëse dëshiron të bësh gjumë të qetë...

Nëse dëshiron të bësh gjumë të qetë, atëherë mos lejo që përgjatë ditës të grumbullosh mendime të dyshimta e të mjegullta, por shumësinë e këtyre mendimeve që ta rrëmojnë mendjen përgjatë ditës dhe që ta shkërmoqin qetësinë përgjatë natës, ngarend që t’i sqarosh e zbërthesh këto mendime të pështjelluara me atë që të është futur haptas ose tinëz në mendje! Burimi: Iljasa Salihu

Nëse dikush mua më urren për shkak të qëndrimeve të mia Islame

Nëse dikush mua më urren për shkak të qëndrimeve të mia Islame, të cilët nuk janë të prodhuara nga unë, por të pranuara prej meje, atëherë ky është nder i madh që dikush mund të ma bën, ngase urrehem për diçka që e kënaq Krijuesin tim, tek i Cili një ditë patjetër se do të kthehem! Unë nuk jam ai që e nderoj fenë Islame, por është vetë feja Islame që më ka nderuar mua, pranë se cilës edhe po desha nuk do të mund t’ia numëroj të mirat që mi ka ofruar Zoti Lavdiplotë përmes kësaj feje të vetme të pranuar si fe e vërtetë! Burimi: Iljasa Salihu

Tiparet dalluese të ziliqarit (smirëziut)

Nakarmëdhenjtë janë të shumtë që janë afër dhe rreth teje. Ata janë të shqetësuar për dallimin dhe epërsinë tuaj, krenarinë e orientimit tënd dhe vetitë e drejtimit tënd. Kur nuk je prezent ata të përqeshin, tallen, nënçmojnë, tradhtojnë, komplotojnë, thurin, organizojnë, planifikojnë... Zakoni dhe prirja e tyre është zbulimi i çarjeve dhe boshllëqeve, janë gjahtarë të gabimeve dhe rrëshqitjeve. E dëshirojnë fundosjen tënde dhe ndjel lin e ndezin konfliktin. Ata vazhdimisht gjurmojnë për të bërë keq, shpartalluar aftësitë tua, ngulfat ambiciet, përkufizimin e aktiviteteve dhe stopimin në rrugë. Ata dëshirojnë të dobësojnë e të degradojnë. Gëzohen në humbjet tua dhe kur dominojnë mbi ty. Prano ose moho (deshe apo nuk deshe) ata i gjen afër, qëndrojnë pran teje. Përpiqu që t’i mos marrësh parasysh gjuhët e tyre. Mos u dobëso me intrigat e tyre. Mos ia vë veshin gënjeshtrave të tyre. Mos e lodh mendjen me ata njerëz. Liroj me dashuri duke mos çarë kokën dhe ec rrugës

Përse quhemi ‘Selefij’?

Ne i quajmë vetet tona Selefij sepse ne duam të cilësohemi me Selefët. Ata janë njerëzit të cilët i ka përmendur Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kur ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, dhe pastaj ata që vijnë pas tyre.” [Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi] Ky cilësim nuk është vetëm me një person apo me disa persona që ne i pasojmë verbërisht. Por ky cilësim është me të gjithë brezat e parë, për shkak se individët mund të bëjnë gabime, kurse për Muslimanët e parë në tërësi është premtuar se ata nuk kanë për t’u bashkuar kurrë në devijim, sikurse ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel’-lem): “Umeti im nuk ka për t’u bashkuar kurrë në devijim.” [Hadith Sahih, transmetuar nga Tirmidhiu] Burimi: Valdet Kamberi  

Rruga më e gjatë dhe më e vështirë

Shejh Muhamed Salih Munexhid, Allahu e ruajtë, na sjell një citat ku tregohet rruga më e gjatë dhe më e vështirë, por më e rëndësishme në fushën e thirrjes Islame, prodhimi i një besimtari të devotshëm. Ai thotë: Zakonisht në librat e fikhut dhe hadithit kapitulli i xhihadit qëndron para kapitullit të martesës, mirëpo autori i librit Mishkatul-Mesabih kapitullin e martesës e vendosi para kapitullit të xhihadit. A thua vallë pse? Mulla Ali el-Kariu, rahimehullah, thotë: "Vendosi kapitullin e martesës para kapitullit të betejave dhe xhihadit, sepse prodhimi i një besimtari është më mirë se sa zhdukja e një mijë jobesimtarëve". "Miraktul-Mefatih", 6/2412 Burimi: Bekir Halimi

Lum për atë që është i matur edhe përgjatë gëzimit!

Si është populli! Për çdo fitore të kandidatëve “të virgjër” në politikë gëzohet së tepërmi. Ndoshta kjo vjen si rrjedhojë e urrejtjes së tepërt të atyre që ishin vjetëruar e shkallmuar në pushtet. Kjo më duket sikur rasti i atij shoku që të do shumë vetëm se e urren shumë një shok tjetër! Nëpër inçizime shohim se shqiptarët jashtëmase ishin gëzuar me ardhjen e Enver Hoxhës në pushtet në vitin 1944. Pastaj ngjashëm u gëzua n kur ra regjimi i tij në vitin 1990. Kam parë se shqiptarët ishin galduar si fëmijët për bajram kur Sali Berisha e mori në dorë pushtetin në vitin 1990. Ngjashëm pashë të hidhëruar ngjashëm kur prindi nuk i blenë rroba fëmijve për bajram me rastin e ramjes së Sali Berishës përfundimisht prej pushtetit në vitin 2013. Njëlloj rrodhi edhe me Ibrahim Rugovën, Ramush Haradinajn, Ali Ahmetin e Riza Halimin, ndaj ja pse unë nuk harlisem së gëzuari, ose të paktën druaj të gëzohem shumë me fitoren e Shpend Ahmetit, edhe pse kam shpresa të mëdha se ky do të

Sikur të mos kishte...

Sikur të mos kishte korrupsion dhe krim ekonomik gjithkah, vallë a do të kishte ditë ndërkombëtare kundër korrupsionit? Sikur të kishte liri të të shprehurit, vallë a do të kishte ditë ndërkombëtare kushtuar lirisë së shprehjes? Sikur të mos kishte gënjeshtar, vallë a do të ekzistonte dita e rrenës? Sikur të nderohej nëna si duhet, vallë ç'kuptim do të kishte dita e 8 marsit?     Iljasa Salihu

Çka është lëvizja?

Çka është lëvizja ? 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve LËVIZ, LËVIZET. Lëvizje e vullnetshme (e pavullnetshme). Lëvizje e shpejtë (e ngadaltë). Lëvizja e trupave. Lëvizja e duarve (e këmbëve). Vë në lëvizje. 2. fiz. Vetia e trupave, e sendeve ose e pjesëve të tyre, të cilët gjatë qenies në kohë e ndryshojnë vendndodhjen në hapësirë; gjendja e trupave ose e sendeve, që nuk janë në qetësi; kund. qetësi. Lëvizje e njëtrajtshme. Lëvizje e lakuar (rrotulluese, rrethore). Lëvizje valore. Është në lëvizje. 3. filoz. Vetia e përgjithshme e më e rëndësishme e materies, formë e qenies së saj që shprehet në çdo lloj ndryshimi. Lëvizja është absolute, qetësia është relative. Nuk ka materie pa lëvizje, nuk ka lëvizje pa materie. 4. Ecje e njerëzve a e automjeteve nëpër rrugë. Në mbrëmje ka lëvizje të madhe në rrugët kryesore. 5. fig. Veprim i gjallë, kalim nga një gjendje në një tjetër. Në atë dramë (film) nuk ka lëvizje. Lëvizja e ngjarjeve. 6. Veprimtari e gjerë s

Sa të pasur janë politikanët tanë të vdekur?

Kam lexuar shpesh hulumtime në lidhje me atë se sa të pasur janë politikanët tanë. Ndërsa askush në saje të ndonjë hulumtimi nuk e ka vërë në spikamë pasurinë e politikanëve tanë të vdekur. Mbase një vlerësim i tillë lehtë mund të bëhet. Mjafton një shikim varrit të tyre para dhe gjatë varrosjes së politikanit të ndjerë. Nuk do të shihni gjë tjetër, pos një qefin dy metra me dy dhe një truall dy metra gjatësi dhe një metër gjerësi. Kjo është e tërë pasuria e atyre që u pasuruan duke e vjedhur popullin, vjedhje kjo që përgjatë botës së varrit do të jetë një segment i rëndësishëm i llogaridhënies! Unë këtë e shkrova si këshillë për politikanët tanë ende të gjallë, të cilët brengë parësore shihen se e kanë grumbullimin e pasurive, qoftë ajo e tundshme ose qoftë ajo e patundshme! Iljasa Salihu

Një jetë pa besim...

Një jetë pa besim është të jetosh sikur nuk po jeton. Një shoqëri pa besim është një shoqëri ku nuk jetojnë njerëzit, por zvarranikët. (Mustafa Islamoglu, "Çlirimi i zemrave") Burimi: Iljasa Salihu

Më pëlqen kur ndonjëherë nuk të pëlqej

Më pëlqen kur ndonjëherë nuk të pëlqej. Më shumë duhemi kur ndonjëherë nuk pajtohemi në mendime. Më mirë të përputhemi njëherë se sa të ngutemi e të puthemi. Do të thoshte ose thosha me pak fjalë: Me afsh e dua dhe e kërkoj tortën pasi të ngopem së ngrëni gjellë!     Iljasa Salihu

Namazi! Namazi! Namazi!

Duhet tu flasim të rinjve vazhdimisht mbi vlerën e namazit dhe rezikut të mosfaljes. Na transmeton Imam Tirmidhiu rahimehullah në Sunen-in e tij se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi. Ai që e braktisë atë ka bërë kufër (ka mohuar fenë)". Shejh Albani e vlerëson si hadith të saktë. Burimi: Bekir Halimi

Ajo që kam brenda meje...

Ajo që kam brenda meje nuk është pikërisht ajo që ti sheh nga jashtë dhe ndoshta as ajo që imagjinon. Atë çka kam brenda meje e mbaj veç, e mbuloj, madje ndonjëherë ia fsheh vetes time ose e rrotulloj nëpër duar dhe pyes veten se çdo të bëj me të. | C. Keighery |

Ku jeni o "shoqe" profesorë!!!

Sa profesorë shesin mend me para nëpër fakultete të ndryshme dhe sa prej tyre njëherë të paktën morën guximin ta shprehin mendimin haptas për bjeshkën e telasheve, duke pasur për qëllim qartësimin e malit të panjohurave që po mbretërojnë në mjedisin e shoqërisë sonë. Nëse këta heshtin, atëherë të mos i quajnë zdërranik të rryer ata që morën guxim të flasin dhe shkruajnë haptas për problemet e përgjithshme, të cilët gjoja po flitkan sa për tu dukur. Këta kurrë nuk mund të jenë intelektual, përderisa flasin vetëm aty ku paguhen, të cilët ngritja e zërit i trishton, sepse mund t'i hidhërojnë ata që ia mundësuan atë vend pune me shumë privilegje, porse sot i shoqëruar me shumë turpe! Burimi : Iljasa Salihu

Në vend të krekosjes!!!

Rrëzimi i Car Dushanit është beteja, ndërsa zhbërja e projektit "Shkupi 2014" është lufta. Nëse fitohet beteja nuk do të thotë se është fituar lufta. Unë edhe më herët e kam thënë, për mua asgjë nuk qe vendosja e Carit krahas vetë projektit fashizoid. Madje, dhëntë Zoti të jem gabim, mua më duket sikur rrëzimi i Carit do të del si përligjje e putave tjerë. Nëse shfryhet urrejtja ndaj Carit, unë ju them se asgjë nuk keni bërë, sepse Cari që moti ka vd ekur, betoni ose bronzi nuk ka faj që prej të gjallëve u hijëzua me urrejtje. Nuk është sukses rrënimi pjesor i putave, por ndalja institucionalisht e tyre. Rrënuan kishën në kala, por shëmtuan kalanë me ndaljen e vizitave dhe shumë sosh patën pastaj ndjekje penale. Unë vërtet jam duke u frikuar se pas rrënimit të Carit shqiptarët aq shumë do të merren me flamurtarin dhe me këtë gjest kolosal, sa i gjithë projekti dhe të zezat tjera do të ligjësohen. Qofsha gabim! Burimi: Iljasa Salihu

DISA FJALE PER SHEJH ALBANIN ...

Es Sad’hani tha: “ Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë ishte nga njerëzit më të etur që sigurohej që adhurimi i tij të jetë në pajtim me sunetin, në formë, kohë dhe sasi. Ai ishte i etur ta praktikonte sunetin në atë që hante, pinte, vishte dhe në çështjet me njerëzit. Ata që uleshin me të, e vizitonin, apo ishin të pranishëm në ligjëratat e tij apo tubimet përplot me njerëz janë dëshmitarë për këtë. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, pat thënë: Ajo që di për shejhun gjatë kohës që e kam takuar, dhe ato (takime) ishin të pakta, është se ai ishte tepër i etur të vepronte në bazë të Sunetit dhe i luftonte risitë, qofshin ato që kishin të bënin me çështjet e Akidës apo veprave. Ai falte shumë namaz nafile dhe agjëronte shumë. Ai prekej dhe qante lehtë, sidomos kur dëgjonte ose e lexonte Kuranin, ose kur dëgjonte thëniet e profetit të cilat përmbanin premtim ose kërcënim, apo kur dëgjonte për vdekjen e ndonjë dijetari të hadithit dhe Sunetit, apo kur për ndonjë ëndërr t

Kur i prishet autoriteti një gruaje...

Kur i prishet autoriteti një gruaje, ajo nuk mund të përmirësohet më, është sikur qelqi kur thehet. Por është për tu habitur me faktin se autoriteti i shumë politikanëve dhe qeveritarëve tanë në vendet tona është ndotur me llojlloj mbeturinash dhe përsëri një numër i madh i ndjek dhe u duartrokit si të ishin kope". Dr. Fejsal Kasim Burimi: Bekir Halimi

Leni gjurmë

Leni gjurmë Dita juaj mos të kaloj pa lënë ndonjë gjurmë (shenjë) të mirë.. Faluni.. Ndihmoni.. Ushqeni.. Lexoni Kuran.. Lexoni lutjet.. Lartësoni Allahun.. Kërkoni falje prej Tij.. Leni gjurmë të mirë që të dëshmoj për ju e jo kundër juve. Ditët nuk kthehen. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

S'ka rëndësi se kush e solli, tani duam ta dimë se kush do ta heq Carin

Kur Ibrahimin alejhi selam babai i tij e pyeti se kush i kishte rrëzuar idhujt, ai qe përgjigjur: pyeteni këtë të madhin që qëllimisht nuk e kishin rrëzuar! Tani që askush nuk e di se kush e solli Car Dushanin në Shkup, mbase as lejleku për një gjë të tillë nuk është në dijeni, ndoshta Konstandini i ngritur prej varrit, vëllai i Doruntinës e ka sjelluar, ku e dimë ne, porse sigurisht se askush ende nuk e di se kush e solli saktësisht Dushmanin, edhe pse ai u soll aty publikisht. Mirë kishte qenë ta pyesim vetë Carin se kush e solli atë në Shkup? Madje nëse edhe ky nuk përgjigjet dot, atëherë duhet hequr dorë prej përpjekjes rreth asaj se kush e solli, porse tani duhet të interesohemi se kur do të hiqet, nismë që kjo do të ishte si fillim i shkërmoqjes së "Shkupit 2014" si dhe prej kujt do të shporret për në koshin e plehrave? Burimi: Iljasa Salihu

Çka është Biosistematika?

Biosistematika është një degë e biologjisë që merret me klasifikimin e qënieve të gjalla, të së kaluarës dhe të tashmes, duke bërë përshkrimin e shumëllojshmërisë së tyre sipas veçorive të përcaktuara të tyre në grupe në një sistem hierarkik të renditur. Sistematika, me fjalë të tjera, merret me studimin dhe kuptimin e zhvillimit historik të jetës në tokë.  qka eshte Biosistematika ,Cka eshte Biosistematika ,ceshte Biosistematika ,cfare eshte Biosistematika ,qeshte Biosistematika ,definicioni Biosistematika , perkufizimi Biosistematika ,shpjegimi Biosistematika ,qka kuptojm me Biosistematika , qka nenkuptojm me Biosistematika ,nenkuptimi Biosistematika ,kuptimi i fjales Biosistematikë

Diku edhe e keqja ka një të mirë

Qeverisja e keqe e ka vetëm një të mirë! Ofron mundësinë për ndryshime. Prishtina ishte katandisur aq shumë sa radha i erdhi për ta marrë në dorë qeverisjen e saj edhe atij që askush më parë nuk e kishte menduar se mund të bëhet i pari i Prishtinës. Shqipëria kishte brufulluar aq shumë prej korrupsionit, sa në pushtet e solli edhe atë që deri dje secili bëntë parodi me kryeministrin e sotëm të Shqipërisë. Megjithëkëtë, nuk kisha dashur kurr ë që si rrjedhojë e prishjes së rinisë, vajza më e keqe para njëzet viteve, sot të pandehet si vajza më e ndershme, krejt kjo si rrjedhojë e prishjes së madhe të vajzave. Dikur vetëm një përqafim shoqëror i vajzave mund të llogaritej si pandershmëri, si dhe vetëm për këtë arsye mund të mos kërkohej fare ajo për nuse, ndërsa nuk kisha dashur kurrë të vjen koha që edhe në shoqërinë tonë si brengë kryesore të jetë vetëm virgjiniteti i vajzave, paçka se mund të jenë të përqafuara, të puthura e të mikluara gjithandej perandorisë së saj.

Dyshimi

Dyshimi “O ju që keni besuar! Largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit.” Huxhurat: 12. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kini kujdes nga dyshimi, sepse dyshimi është fjala më e rreme. Omer ibn Hatab-Allahu qofte I kenaqur me ate- ka thënë: “Mendo vetëm mirë për fjalën që nxjerr vëllai yt besimtar”.  Burimi: Valdet Kamberi  

Hallalli dhe Harami

Hallalli dhe harami Dy shokë të pandarë Nuk janë si Bajrami Këta janë të përçarë Hallalli është i mirë Harami është i keq Hallalli të bën të delirë Harami të bën dreq Për shok zgjedhe Hallallin Ngase është shok besnik Ta ruan mallin Dhe të bën fisnik Mos u shoqëro me Haramin Ngase ai është tradhëtar Ta vjedh imanin Dhe të bën hileqar Hallalli është i lejuar Sikurse gruaja me niqah Harami është i ndaluar Sikurse gruaja kur u rrah Haram dhe hallall Çdo ditë konfrontohesh Shejtani të qet fall Mos lejo të mashtrohesh Çdo gjë që është e ndaluar Prej saj nuk ka mirësi Në zemër është e instaluar Ajo nuk sjell kënaqësi Hallalli është i qartë E vepron pa frikë Harami është i zjarrtë E vepron dhe ikë Mos ha me dy lugë Lakmia mos të jetë shkas Shejtani të bëri fugë Rras haram rras ©Ibrahim Maxharri  poezi per haramin, poezi per hallallin, poezi per hallall

Ujana e diturisë

Dituria është një pikë në ujanë dhe fatlum është ai që prej diturisë ka mbërritur ta merr këtë pikë. Mos të harrojmë se edhe ujana është e mbushur prej pikave. Një ditë, ashtu sikurse njerëzit, edhe ajo ishte një pikë uji. Edhe shiu bie në formë të pikave. Edhe fjalitë e bukura përfundojnë me një pikë, mbase edhe thëniet e arta fillojnë pas dy pikave. Një ditë, edhe jetës sonë do t’i vendoset një pikë, porse askush nuk mund t’i vendose pikë dëshirës sonë për të marr sa më shumë dituri, mbase do të vdesim me shkulm në zemër që të kishim marr edhe pak dituri. Kjo është urtësia e diturisë, që nuk përfundon dot edhe me përfundimin e gjithë jetëve njerëzore. Përkundër kësaj madhështie, shumë sosh ende sillen mospërfillës ndaj kësaj begatie të pazavendësushme dhe të pambarueshme!     Iljasa Salihu

Projekti “Shkupi 2014” edhe para Car Dushanit ishte dushman për shqiptarët

Unë nuk e di se përse tani disa janë zgjuar si të prekurit prej djalli për ngritjen e përmendorës së Car Dushanit në Shkup. Sikur disa duan që projektit fashist “Shkupi 2014” t’i japin trajtë pjesore të brengosjes. Kjo i bie si të themi se laviret tani që po shkojnë me shumë meshkuj u shëmtuan, mirë ishin derisa kishin kufizime në shkuarje me meshkuj mëkatar. Parimisht, ajo nuk do të përgjigjet për thyerjen e rregullores së shtëpisë publike, porse do të përgjigjet në saje të asaj se ajo ishte lavire. “Shkupi 2014” si tërësi është lebeti, fyes dhe aspak ekonomik dhe ky projekt nuk u bë si i tillë vetëm tani me ardhjen e masakruesit të dikurshëm të shqiptarëve. Para se të shprehim mllef ndaj Dushanit, të cilit tashmë edhe eshtrat ia kanë thërrmuar si është më së shëmtuari insektet, ne duhet të shprehim keqardhje dhe mllef ndaj të gjallëve, të cilët të gjallë së bashku me historinë tonë të pavdekshme duan të na varrosin në truallin e kontestuar! Burimi: Iljasa Salihu

Nëse e sheh...

- Nëse e sheh dashamirin, buzëqeshi; do ta ndiej dashamirësinë tënde. - Kur e sheh armikun tënd, buzëqeshi; ai do ta ndiej fuqinë tënde. - Kur e sheh atë që të ka braktisur, buzëqeshi; ai do ta ndiej pendimin. - Kur e sheh të panjohurin, buzëqeshi; do të fitosh shpërblime... Pak nga njerëzit këto i kuptojnë! (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Kur shërbëtori kërkon që atij t’i shërbehet sherbet

Ka dallim të madh të jesh në shërbim të popullit dhe të shërbehesh prej popullit. Sa udhëheqës politik erdhën në pushtet me fjalinë e artë: “Do të jemi në shërbim të popullit!” Ndërsa sa shpejtë dëshmuan se në të vërtetë popullin e kishin vërë në shërbim të interesave të tyre të ngushta, duke e varfëruar kështu popullin në njërën anë dhe duke e pasuruar marramendësisht vetën në anën tjetër! Derisa njeriu fillimisht nuk e kupton se çdo gjë Zoti la në shërbim të njeriut dhe vetëm njerin në shërbim të Krijuesit të tij, pastaj përgjegjësinë si mëkëmbës në tokë dhe si udhëheqës i njerëzve duke i shërbyer denjësisht atyre që ia besuan një detyrë të tillë, atëherë edhe më tej furishëm do të ankohemi për padrejtësitë dhe dallimet e mëdha në ndershmëri dhe në pasuri! Burimi: Iljasa Salihu

Cari nuk prish gjithaq punë, vetëm Sulltani të mos jetë!

Sikur të ishte ngritur në Shkup përmendorja e Sulltan Muratit, sigurisht se i gjithë kori intelektual shqiptar do të ishte ngritur në këmbë më lartë se vetë përmendorja. Sigurisht se Ismail Kadare do ta shkruante një sprovë të radhës për rrezikun shqiptar prej miqësisë turko-shqiptare, ndërsa Car Dushani nuk i vret gjithaq, sa për të reaguar publikisht dhe njëzëri ai dhe shumë të tjerë fillimisht për vetë projektin “Shkupi 2014”, të cilët edhe kur i përdhunon sllavi e shajnë turkun, jo pse këta janë aq racistë, porse përmes sharjes së turkut ata duan ta shfryjnë mllefin kundër Islamit, thuajse vetëm turqit na qenkan musliman! Përndryshe unë jam kundër çdo përmendore, jo pse unë jam kundër, porse kjo vepër në Islam llogaritet idhujtari, ndërsa fatkeqësisht disa musliman që edhe falen, gjoja në emër të patriotizmit me duartrokitje pritën përmendoret e atyre që paskan kontribuar për çështjen shqiptare, thuajse vetëm me përmendore qenka i mundur shprehja e mirënjohjes nda

Nuk pyetet i padituri pse nuk ka mësuar...

Këtë thënie çdo njeri që i thotë vetës intelektual duhet t’ia mësojë fillimisht kuptimin dhe pastaj ta mësojë edhe përmendsh. Ali bin Ebi Talibi (Zoti qoftë i kënaqur me të), thotë: “Nuk pyetet i padituri pse nuk ka mësuar përderisa të përgjigjen dijetarët përse nuk i kanë mësuar ata.” (Muhamed Ebu Zehra, “Marrëdhëniet ndërkombëtare në Islam”, një libër që më ka rrëmbyer të tërin) Burimi: Iljasa Salihu

Veprat janë sikurse ena

(“Veprat janë sikurse ena, nëse pjesa e poshtme e saj është e shëndoshë (e freskët) gjithashtu edhe pjesa e epërme e saj është e shëndoshë. Por kur prishet (shkatrrohet) pjesa e poshtme, edhe pjesa e sipërme prishet.”)     Ulvi Fejzullahu  

E kishte një të keqe!

E kishte një të keqe! Nuk e pranonte assesi të keqën që e kishte. Vetë mospranimi i të keqës që i kishte shtrirë këmbët si kapadai në perandorinë e tij, ishte argument i mjaftueshëm i mos heqjes dorë prej asaj të keqe. Që e keqja të merr udhë për në kalanë e shëmtuar, fillimisht duhet pranuar si të qenë atë, pastaj në vend të këmbënguljes së mospranimit, duhet këmbëngulur në luftimin e saj. Iljasa Salihu

Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve

Koha e fitneve, e injorancës dhe epsheve ia bën të vështirë besimtarit hapërimin drejt Allahut, por me dituri, durim dhe pasion pas ndjekjes së Sunetit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, si rrugë jete, metodë dhe pikësynim, ia arrin qëllimit me ndihmën e Allahut. Shtoja kësaj edhe përpjekjen e vazhdueshme për tu mbrojtur nga dyshimet, bidatet dhe gjunahet. Pastaj ky udhëtim drejt Allahut nëse bëhet në xhemat, bashkësi, bëhet më i lehtë, edhe pse brenda vet llojit lindin probleme dhe vështirësi, durimi në to është shlyerje mëkatesh. Allahu na dhuroftë fund të mbarë! Na e marrtë shpirtin në islam dhe Sunet, siç janë lutur dijetarët e mëhershëm! Burimi: Bekir Halimi

Nëse në një shoqëri, studentët dhe të diplomuarit...

Nëse në një shoqëri, studentët dhe të diplomuarit si brengë dhe synim fillestar e përfundimtar kanë punësimin nëpër institucione shtetërore, atëherë në mjedisin e kësaj shoqërie, ndryshimi për të mirën e saj mund të jetë vetëm një ëndërr e bukur në vagëllimën e parë të mëngjesit!     Iljasa Salihu

Neglizhuam lutjen e atij që i është bërë zullum, por Allahu se neglizhoi

Esmaiu thotë: kam dëgjuar ministrin Abasit Jahja ibën Halid el-Bermeki (v.190 h.) gjatë dështimit të beramkeve, duke thënë: dynjaja është rrotull, paduria është hipotekë, ata që ishin para nesh i kemi shembull e ne për ata që vijnë pas nesh jemi mësim. Tregohet se fëmijët e Jahjas i thanë babës së tyre duke qenë në pranga: baba, si erdhëm në këtë gjendje pasi ishim të fuqishëm? U tha: bijt e mi neglizhuam lutjen e atij që i është bërë zullum, por Allahu se neglizhoi". Sijer, 9/90 Burimi: Bekir Halimi

Mendo e mos u bën mendjemadh

Pushteti paska fund Pasuria qenka një gotë e thyer Fama qenka me afat të skaduar Shëndeti qenka i harxhuar Barku qenka një thes që mbushet edhe me rërë Bukuria paska farë e fis shëmtinë Gjallëria paska ngulfatje gjumin Gjumi qenka i mbytur me zgjimin Karriera pa familja qenka shoqëri e plakur dhe e kalbur Lakmia me afat, si vallë Nuk i bën të mendojë njerëzit Se ajo që nuk vdes Nuk ngulfatet Nuk harxhohet Nuk shëmtohet Nuk përfundohet Qenka vetëm vepra e mirë në këtë botë me fund të mirë ose të keq!     Iljasa Salihu

Aty ku ka xhelozi nuk ka dashuri

Aty ku ka xhelozi nuk ka dashuri, por ka dyshim që shpie në mosbesim, ndërsa mosbesimi në këtë rast mund të shpie në besimin e asaj se tashmë je i shkurorëzuar. Ai burrë dhe ajo grua që ka frikë dhe nder ndaj Zotit, pastaj vepron në saje të parimeve me të cilat është i kënaqur Krijuesi, atëherë në këtë rast xhelozia njëmend mund të jetë një demagogji e llojit të veçant! Kuptimi i fjalës xhelozi në fjalorin e gj. shqipe është me sa vijon: “Ndjenjë nga e cila vuan dikush, kur dyshon për dashurinë ose për besnikërinë e bashkëshortit a të njeriut të dashur.”     Iljasa Salihu

“Mu g’zu po e mu shastisë jo!”

Në disa qytet të Kosovës, disa fituan përkrahjen e popullit për udhëheqjet komunale, disa prej tyre e morën teposhtën. Mirë boll, se disa prej humbësve e patën trashë zullumin kundër Islamit, xhamisë e shamisë. Sigurisht që ja vlen mu gëzuar për këtë hesap, që qytetarët ia treguan vendin disave. A je vlen mu gëzuar për humbësit personalisht mendoj që po. Lexova një fjali të bukur të një profesori të nderuar, ku bëri një koment: “mbase mund të ketë mbështetje gëzimi ynë në suren 'Erruum'”. Mu g’zu po e mu shastisë jo. U gëzova për këta që morën tatëpjetën, e të shohim se çka do të ndodhë me këta që morën përpjetën. E të shohim, për këta që dot vinë, çka do të bëjnë. E si do të na respektojnë Islamin, xhaminë dhe shaminë. T’ja shohim marifetin. Sigurisht që nëse ndjekin rrugën e këtyre të “tatëpjetëve” do ta kenë po të njëjtin përfundim. Tani le të marrin mësim. Burimi: Ulvi Fejzullahu

Nëse nuk e ndjen...

Nëse nuk e ndjen, atëherë të paktën përpiqu ta kuptosh, nëse edhe nuk e kupton, atëherë përpëlitu ta njohësh, nëse edhe nuk e njeh, atëherë dije se ti nuk je fajtor(e), por ai që ka pohuar me nxitim se uji tretet në sheqer dhe jo sheqeri në ujë     Iljasa Salihu

Çfarë lloji i drogës është Marihuana?

Ndërsa shumica e drogave psikoaktive mund të karakterizohen si stimulant, depresant, ose halucinogjen, marihuana paraqet një kombinim të të trijave, ndoshta duke anuar më shumë nga efektet halucinogjene ose psikodelike, megjithëse edhe efektet tjera janë mjaft të shfaqura. THC konsiderohet përbërësi kryesor aktiv i bimës kanabis por hulumtime të ndryshme shkencore kanë zbuluar se disa kanabinoide tjera si CBD-ja mund të luajnë rol gjithashtu në efektet psikoaktive

Cilat janë efektet e Marihuanës?

Marihuana ka efekte psikoaktive dhe fiziologjike kur konsumohet.  Sasia minimale e THC e cila nevojitet për të pasur një efekt të vërejtshëm psikoaktiv është rreth 10 mikrogramë për kilogram të peshës trupore.  Përveç ndryshimit subjektiv në perceptim dhe humor, efektet tjera më të shpeshta afat-shkurtra fizike dhe neurologjike përfshijnë rrahje më të shpeshta të zemrës, presion të ulur të gjakut, dobësim të memories afat-shkurtër, koordinimit të lëvizjeve, dhe koncentrimit.  Efektet afat-gjate nuk janë ende plotësisht të qarta. efektet e marianes, marihuana efektet e saj, efektet psiqike dhe fiziologjike te marihuanes, marihuana efektet tek njeriu,

Çka është Marihuana?

Marihuana (ose kanabis) i referohet disa përgatitjeve të bimës Konop (Kanabis) të cilat bëhen për tu përdorur si droga psikoaktive dhe për arësye mjekësore.Nga pikëpamja kimike, komponimi kimik kryesor psikoaktiv në marihuanë është delta-9-tetrahidrokanabinoli (Δ9-THC); i cili është një nga 400 komponimet në planet, përfshirë kanabinoidet, si kanabidioli (CBD), kanabinoli (CBN), dhe tetrahidrokanabivarini (THCV), të cilat mund të prodhojnë efekte shqisore ndryshe nga efektet psikoaktive të THC.Marihuana është forma herbale e kanabisit, dhe përbëhet nga lulet, gjethet, dhe kërcellet e bimëve femërore; hashashi është forma e koncentruar e kanabisit. Përdorimet bashkëkohore të marihuanës janë si drogë rekreative, për rituale fetare, për rituale shpirtërore, dhe si marihuana mjekësore; përdorimi më i hershëm është regjistruar në mijëvjeçarin e tretë p.e.s.Më 2004, Kombet e bashkuara e vlerësuan se rreth 4.0 % të popullsisë adulte të botës (162 milion) e përdorin marihuanën çdo vit, dhe s

Shkrimtari është edhe lexues, ndërsa lexuesi sikur po frikohet që të paktën të jetë vetëm lexues!

Shkrimtari është edhe lexues, ndërsa lexuesi sikur po frikohet që të paktën të jetë vetëm lexues! Si janë këta lexuesit tanë; duan t'i mbysin shkrimtarët me moslexim të librave të tyre. Ndërsa përkundër kësaj amullie shkrimtarët vijojnë të duken në vullnet të mirë, sepse këta përpos që janë shkrimtar, në anën tjetër janë edhe lexues. E rëndësishme, asnjëherë tregu nuk do të rrijë pa lexues, për aq sa do të ketë shkrimtar. Vetë shkrimtarët do ta shpëtojnë dhe mbajnë në jetë tregun e lexuesve, duke i lexuar vetë librat e tyre. Nëse dikush mendon se libri mund të zëvendësohet me ndonjë send tjetër, atëherë unë i pyes ata se vallë a ka mundësi që roboti ta zëvendësojë njeriun. Nëse po, atëherë i kisha këshilluar këta që mos ta shikojnë tutje Terminatorin! Nëse edhe më tej mendoni se roboti do ta zëvendësojë njeriun, atëherë jam i sigurt se vetë fjala robot do të humbiste, ngaqë nuk do të ketë kush ta shqipëtojë këtë fjalë. Burimi: Iljasa Salihu

Mos i shani të vdekurit

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, thotë: “I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut, ka thënë: “Mos i shani të vdekurit, ngase ata tanimë kanë shkuar atje ku e kanë përgatitur vendin e tyre." (Shënon Buhariu)

Rahmet apo zahmet!

Të gjithë ata që besuan, me lejen e Allahut, shpresojmë që Allahu t’i përshijë me rahmet. Të gjithë ata që nuk e kanë besuar Allahun, sigurisht që do ta përjetojnë zahmetin. Të nderuar! Kujdes, mos e humbni kohën me ata të cilët vdesin rrugëve duke i përqafuar shtyllat e lisat. Njëra nga këto është, ose rahmet ose zahmet. Allahu na bëftë për rahmet e jo për zahmet. Të nderuar! Kujdes, mos e humbni kohën me ata të cilët vdesin rrugëve duke i përqafuar shtyllat e lisat. Kujdes, mos u mashtroni me artist e artiste që kalojnë jetën nëpër klube me drog, alkool, rezillëk dhe përfudnojnë jetën qençe.     Ulvi Fejzullahu

Orientalizmi dhe Misionarizmi

Fjala orientalizëm rrjedh nga fjala latine Oriens, që ka kuptimin Lindja e diellit ose Lindje. Ndryshimi kryesor mes orientalizmit dhe misionarizmit qëndron në faktin se misionarizmi u drejtohet të gjithë njerëzve, ndërsa orientalizmi ka si objektiv vetëm intelektualët. (Behxhet Jashari, "Vështrim ndaj orientalizmit dhe orientalistëve") Burimi: Iljasa Salihu

Midis viteve 1906 dhe 1910 në Rusi pati pranime në masë të fesë Islame

Midis viteve 1906 dhe 1910 në Rusi pati pranime në masë të fesë Islame. Shkencëtarët që kanë hulumtuar shkakun e këtij islamizmi në masë e kanë cilësuar atë si një ikje nga degjenerimi moral në të cilin kishte rënë shoqëria ruse në atë kohë. (Mustafa Islamoglu, "Çlirimi i zemrave) Burimi: Iljasa Salihu

Prodhimi i plehrave kimike

Prodhimi i plehrave kimike që ka prishur natyrën e dheut për të marrë më shumë prodhim, ka arritur përmasat e bombës bërthamore për dherat pjellorë. (Mustafa Islamoglu, "Çlrimi i zemrave") Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more