Skip to main content

Posts

Cilat janë shkaqet e suksesit në jetë?

Në dhomën time, pyeta veten: - Cilat janë shkaqet e suksesit në jetë? Përgjigjen e gjeta brenda dhomës: - Tavani më thotë: ambicia është e lartë... - Dritarja më thotë: kohë është e shtrenjtë... - Pasqyra më thotë: fillo nga vetja... - Dera më thotë: shtyje ma fortë... Kurse Toka po më thotë: shpresat tua vendosi në sexhde.. Vërtetë, Allahu nuk harron, mundë të vonohet, por ato prapë realizohen. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Të mirat e internetit

O rob i Allahut interneti ose është argument për ne o se kundër nesh ditën e gjykimit. Interneti është dhunti nga Allahu andaj shfrytezoj dobitë dhe të mirat e tij. Prej të mirave të tij: 1- Mund ti thërrasish njerëzit në rrugën e Allahut 2- Ti nxitësh njerëzit në ndihmë ndaj të varfërve 3- Mjet për të urdhëruar në të mirë dhe ndaluar nga e keqja 4- Mund te shpërndash disa tema të dobishme 5- Shpërndarjen e lajmeve dhe raporteve të ndryshme 6- Shfaqjen e aftësive personale dhe profesionale 7- Lidhja mes njerëzve të ndryshëm 8- Mjet për mbajtjen e lidhejve farefisnore me anë të emaileve 9- Mjet për ankesa dhe sygjerime 10- Njohja me kulturat e huaja 11- Luajtja me lojërat e lejuara 12- Mjet për të fituar shpërblime me anë të punëve të mira 13- Lehtësim për të arritur deri tek informata 14- Mësimi dhe shkëmbimi i dijeve Pershtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Interneti ka deme , ke kujdes nga ato:

1- Mjet për bartjen e të keqiave 2- Ndihmon në veprimin e mëkateve 3- Lehtëson shikimin e videove dhe revistave të ndyta 4- Mëson artin e krimeve, rrugët e saja dhe shoqërine e keqe 5- Humbja e kohës në atë që nuk është e dobishme 6- Mshefja pas emrave të ndryshëm 7- Sulmi ndaj fesë, personaliteteve dhe nderit me lehtësi 8- Ndejat e vona, neglizhenca në punë dhe në obligime familjare etj 9- Mjet për të fituar pasuri të ndaluar tek disa persona 10- Lehtesia e shpërndarjes së viruseve 11- Mjet për përhapjen e lajmeve të rrejshme Perktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

"Gruaja është si këpuca"

Një njeri i urtë ishte ulur me disa burra, ndërkohë që, njëri nga të pranishmit hapi temën e martesës dhe grave, ku njëri prej tyre tha: “Gruaja është si këpuca; mund ta mbathë burri dhe ta ndërroj atë kur të dojë, derisa ta gjej numrin e përshtatshëm për vete.” Të pranishmit shikuan në drejtim të njeriut të mençur dhe e pyetën: “Çfarë mendon ti për këto fjalë?” Ai u përgjigj: “Ajo që thotë vëllau është plotësisht e vërtetë, gruaja është si këpuca tek ai që e konsideron veten si këmbë, ndërsa ajo është si kurora tek ai që e konsideron veten si udhëheqës.” Andaj, mos e qortoni folësin, por shikoni si e shikon veten. Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

PLANIN E TË ARDHMES, REALIZOJE SOT

Ke kujdes nga: “do ta bëjë”! Do të pendohem. Do të falem pasi ta mbaroj punën, studimet, etj. Do ta mësoj Kur’anin. Do ta vendosi shaminë. Do të fali namaz nate. Do të agjëroj. Do të jap sadaka. Do të kujdesem për prindërit. Veç ka mbaruar jeta yte. Vdiqe pa e bërë atë qe the se “do ta bëjë”. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Shqetësimi pjesor sjellë dëme tërësore

Me të drejtë qytetarët shqiptar kanë ngritur shqetësimin për mundësinë e çmontimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Ndërsa unë përskaj këtij shqetësimi dua t’i pyes diçka tjetër këta qytetar. Nuk ju duket juve armë kimike, mbase edhe atomike: lakuriqësia gjithnjë në rritje, duke u kuptuar si diçka qytetëruese dhe normale; kryerja e marrëdhënieve seksuale në rrugë; shpeshtimi dhe sheshimi i shtëpive publike të mbuluara me gëzof të ndonjë restorani normal; ardhja e një kryeministri në qeveri që ka një të kaluar të zymtë morale; vrasjet e shpeshta ndërmjet vetë familjarëve; mediat pornografike; mediat indoktrinuese të një kulture të huaj të shkërmoqur; korrupsioni galopant; shpeshtimi i akuzave e shpifjeve ndaj njëri-tjetrit dhe shumë e shumë dukuri të tjera, të cilët më sigurt se sa një bombë atomike do ta shkatërrojnë një shoqëri të tërë?! Burimi: Iljasa Salihu

A mund të flitet për një diktaturë ndërkombëtare?

Sa të habitshëm që jemi ne shqiptarët! Pasi mbërritëm t'i themi JO armëve siriane në Shqipëri, tani kemi filluar të mërzitemi për përfitimin financiar dhe politik që mund t'i kishim prej Amerikës nëse vetëm do t'i thoshim PO bashkëpunimit amerikan. Madje shoh edhe shqetësime se Amerika do t'ia bën ndonjë kurth kësaj qeveria, ngase ajo nuk qenka mësuar t'i thotë JO askush. Nuk e di se përse kemi kaq shumë frikë t'i themi JO atyre që hiqen si flamurtar të lirive njerëzore. Mbaj mend që një profesor ose profesoreshë në UEJL e kishte kritikuar haptas në gazetë një të huaj që vepronte në UEJL, ku të nesërmen ai ose ajo ishte dëbuar prej pune. Nuk është e habitshme që edhe Ramës t'i shkruhet një këngë e tillë, packa se nuk ishte Rama ai që i tha JO atij helmimi, por ishte vetë populli! Iljasa Salihu  

Sa shpesh ballafaqohemi me këso të rinjsh!

Kur e kuptoi rezikun që i sjell mosfalja e namazit filloi të mendoj në vete: si mund të jem musliman kur nuk falem?! Me fillimin e javës do të filloj të falem. Pasi kaloi një javë mendoi në vete: akoma jam i ri, kam para vetes vite e vite që të pendohem dhe të falem. Pasi kaluan disa ditë... Vdiq pa ja filluar të falet. Sa fund i keq! E mashtroi shjejtani me shpresë të gjatë! Kujdes! Mos i prolongo adhurimet, sepse vdekja nuk pret! Ti që nuk falesh pendohu dhe ktheju namazit dhe ti që ke mëkate pendohu dhe braktisi ato. O Allah na dhuro fund të mirë dhe veprat tona të fundit bëri veprat tona më të mira! Amin!  Burimi: Bekir Halimi

Mos u shqetëso, do të përfundoj!

- Historia e Nemrudit përfundoi me mushkonjë. - Historia e Faraonit përfundoi me ujë. - Historia e Ahzabit përfundoi me erëra. - Historia e Ebrehas përfundoi me gurë prej baltës së pjekur. - Historia e Karunit përfundoi me lëshimin e Tokës. Kështu në të kaluarën, Allahu i Lartësuar i jepte fund të kotës (gënjeshtrës), më gjërat të thjeshta. Andaj, mos u preokupo (shqetëso) se si do të përfundoj e kota, gënjeshtra, e pavlera. (përkthim)  Burimi: Ulvi Fejzullahu  

Mi jep vetëm 100 dollarë!

Pronari i një biznesi për prodhimin e sapunit, humbi seriozitetin në momenti kur në paketim u gjetën të zbrazëta disa kallëpe të sapunit. Kjo paska ndodhur për shkak të shpejtësisë që makinës së paketimit. Pas këtij problemi, pronari solli ekspert, për ti ofruar zgjidhje. Krejt në fund ata i propozuan: zgjidhja e vetme është blerja e një lajzeri që do të vendoset mbi shiritin transportues gjatë prodhimit, që do ta kontrolloj se kallëpi a është mbushur apo jo. Vlera e kësaj makine 200,000 dollarë. Kur pronari mësoi për çmimin e lartë të makinës, shkoi në zyrë u ndal dhe po mendon! Gjatë kësaj kohe i erdhi një punëtor i thjeshtë, më i parëndësishmi në fabrikë, dhe i tha: Mi jep mua vetëm 100 dollarë, do ta zgjidhi problemin. I habitur nga këto fjalë, ja dha paratë! Vërtetë të nesërmen në mëngjes i erdhi me një ventilatorë elektrik e vendosi para shirit që barte kallëp të sapunit. Kështu që ventilatori kallëpin e zbrazët (pra vetëm letrën) e fluturonte për shkak të peshës së lehtë. Ku

Islami dhurata më çmuar për njerëzimin

Mirënjohje edhe më e madhe ndaj Krijuesit do të jetë kur këtë dhuratë do t’ia dhuronim edhe të tjerëve me urtësi, mençuri e dituri. Ta ngremë lartë flamurin e lehtësimit dhe përgëzimit duke prezantuar Islamin me dinjitet; duke ia dhuruar këtë dhuratë me elegancë dhe edukatë, jo duke ia dhënë fytyrës e duke ia gjuajtur para këmbëve ose para fytyrës merre ja ku e ke. Gjithsesi kur dëshiron t’i dhurosh mikut, shokut, një dhuratë mendon se si t’ia ofrosh me mënyrën më të mirë. Po, dhuratën Islame!! Burimi: Ulvi Fejzullahu

Për imamët e xhamisë në ditën e xhuma

Imami duke mbajtur hutben e xhumasë duhet t’i respektoj (nderoj) mendjet dhe kohën e atyre që i ka para vetes (xhematin); duke e përgatitur mirë hutben (ligjëratën), duke zgjedhur temën me kujdes dhe duke prezantuar në mënyrën më të mirë. Dr. Muhamed el-Arifi. Burimi: Ulvi Fejzullahu

ESTAGFIRULLA

Aq sa është numri i krijesave të Tij. Aq sa është numri i pikave të shiut. Aq sa është numri i guralecëve dhe gurëve. Aq sa është numri i bimëve dhe fryteve. Aq sa është numri i gjetheve. Aq sa dëshiron Allahu vetë. Aq sa është i bukur Arshi i Tij. Aq sa boja e pafund për t’i shkruar fjalët e Tij. Burimi: Ulvi Fejzullahu

Kjo është Kosova e “vlerave”, për të cilën u derdh shumë djersë, lot e shumë gjak

Në Kosovë, të zgjedhurit e popullit dhe të emëruarit prej të zgjedhurve, të cilët përmes zhurmës erdhën në pushtet, që po ashtu përmes zhurmës vijojnë të qëndrojnë në pushtet, paskan vendosur që ezanin ta vlerësojnë si zhurmë dhe jo si thirrje për falje dhe për shpëtim, ndaj edhe në saje të këtij botëkuptimi paskan miratuar sot projekt-ligjin për mbrojtjen nga zhurma, ku mes tjerash paskan nënvizuar edhe uljen e zërit të muezinit! Iljasa Salihu  

Disa lypësa shqiptar e kishin gjetur një fjali të artë

Disa lypësa shqiptar e kishin gjetur një fjali të artë që mund t’i frymëzonte kalimtarët e rastit t’ia jepnin ndonjë qindarkë atyre. Ata i dëgjova të thonë, - vetëm shkijët nuk na japin asgjë! Ndërsa kjo fjali gjoja shtytëse për t’i ndihmuar ata, mua mi kujtoj disa politikan që më herët thoshin se vetëm shkijët nuk na japin votën neve. Po mirë ore lypësa, çka mendoni sikur kalimtarët e rastit t’ju thonë juve se vetëm shkijët me gjëra të ndjeshme lozin, kurse votuesit t’i thonë politikanëve se vetëm shkijët ta marrin votën duke të premtuar rrejshëm? Iljasa Salihu  

Unë jetën si e kuptoj ?

Jeta për mua është një mundësi për ta kuptuar urtësinë e ardhjes në këtë botë dhe për ta kuptuar se njeriu ka një jetë që do t’i ndërrojë katër bota, ku në botën e fundit do ta sheh fundin e botërave dhe botën e pafundme!     Iljasa Salihu

Fjalë e artë nga Shejh AbdulAziz Et-Turejfi

Nuk ka mundësi që ky umet të bashkohet, Nëse të gjithë e dëshirojnë majen e piramides, Ngase ajo nxenë vetëm se një Nëse bien në konflikt për ta marrë atë, do të bien të gjithë, Dhe do t`i mbetet armikut pa u lodhur fare Shejh AbdulAziz Et-Turejfi Burimi: Valdet Kamberi

Nuk është i njëjtë përdhunuesi me të përdhunuaren

Nuk është i njëjtë përdhunuesi me të përdhunuaren, edhe pse mund të flasim për një vepër të vetme të shëmtuar me dy pjesëmarrës Nuk është i barabartë ai që pranon ryshfet me atë që jep, edhe pse në saje të kësaj puqje mundësohet kryerja e një vepre korruptuese. Ai që jep para për ta kryer një punë të caktuar, ai thjeshtë detyrohet prej atij që është i obliguar të njëjtën punë t’ia kryen pa ndërmjetësim të parave. Pastaj ai që pranon ryshfet është person juridik, ndërsa dhënësi i ryshfetit në të shumtën e rasteve është person fizik. Gjithsesi, nuk është i barabartë në mëkat një djalë që e kërcënon me jetë një vajzë, se nëse nuk do të bënte pandershmëri me atë, atëherë djali do t’ia hiqte qafën asaj. Në këtë rast, vajza e cila është vënë në tehun e shpatës, ndoshta do të detyrohej t’i përshtatet kërkesave të atij që kërkesën e kishte vënë në këmbim të lirisë së saj. Padyshim se do të llogaritet kjo një vepër a kryerje e paligjshme seksuale, por me nxitje dhe qëllime the

Kundër barbarisë në Siri dhe Sarinit në Shqipëri

Allahu, Tebareke ve teala, thotë: وَإِذا قيلَ لَهُم لا تُفسِدوا فِى الأَرضِ قالوا إِنَّما نَحنُ مُصلِحونَ "Kur t’u thuhet: “mos bëni çrregullime në Botë!” ata thonë: “Na vetëm zbatojmë rregullat në Botë!” (El-Bekare:11) Kurse Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Mos i bë dëm askujt dhe mos lejo dëm reciprok". Duke u nisur nga këto rregulla fetare dhe nga logjika e shëndoshë për një jetë të shëndetshme, të gjithë duhet të jemi kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri, madje edhe ne që jetojmë afër këtij vendi. Allahu na ruajtë nga çdo e keqe! Burimi: Bekir Halimi

KUSH NË TË VËRTETË QËNDRON PAS ESKTREMISTËVE ?

Çështja rreth ekstremizmit fetar islam sa vjen e bëhet më komplekse. Kësaj, pandershmërisht, i ka kontribuar edhe një pjesë e mediave, të cilave i faturohet edhe klima e re urrejtëse, shpifëse dhe deziinformuese. Në të vërtetë, këtyre do të duhej t’i hidhet faji edhe për vet pasojat, pasi që janë shkaktarë kryesorë të asaj që po e paraqesin si rrezik islam për Kosovën. Këta janë provokuesit. Unë do të doja vetëm të rikujtoj se këto vitet e fundit aktet terroriste që i janë mveshur myslimanëve në Perëndim, nuk kanë qenë të orkestruara nga organizata ekstremiste. Ato kanë qenë reagime instinktive ndaj asaj që ata e kanë parë si dhunë dhe padrejtësi. Ka dhe një tjetër gjë, e cila mendoj se në rastin tonë është më e theksuar. Është provokimi i ekstremizmit. Tash e sa herë është vlerësuar se Kosova nuk rrezikohet nga ekstremizmi islam, por megjithëkëtë, zërat kobndjellës nuk kanë reshtur së krekosuri për ekstremizmin islam. E

Autoshkolla

Autoshkolla Mjafton te klikoni mbi titullin e tyre dhe do tju shfaqen te dhenat. Kuizi shenjat e komunikacionit - Pjesa e parë Kuizi shenjat e komunikacionit - Pjesa e dytë Kuizi shenjat e komunikacionit - Pjesa e tretë Testet e Autoshkollave online Autoshkolla test - Pyetje me përgjigje për patent shofer Test nga Autoshkolla apo kuiz   Autoshkolla testi 1   Autoshkolla testi 2   Autoshkolla testi 3   Autoshkolla testi 4   Autoshkolla - Pytje - Përgjigje   Libri i autoshkolles   Autoshkolla Testi B   Rregullat e trafikut   Shenjat e Trafikut   Shenjat e rrezikut   Shenjat e komunikacionit   Sinjalet ndriçuese   Shenjat e komunikacionit   komunikacioni, shenja e komunikacionit, sinjalet ndriquese, autoshkolla testi b, teste per autoshkolle, test autoshkolla, programi i autoshkolles,libri i autoshkolles, autoshkolla, shenjat ne komunikacioni, rregullat e trafikut, rregullat ne trafik

“Kështu janë njerëzit.”

Nuk ka dallim mes ngjyrës së kripës dhe ngjyrës së sheqerit; që të dyja kanë të njëjtën ngjyrë. Por, dallimin do ta vëresh pasi t’i provosh! Kështu janë njerëzit. (përkthim) Burimi: Ulvi Fejzullahu

Gruan nuk do ta hidhëroj!

Burri dhe gruaja u grindën fortë, sa që gruaja u ul dhe filloi të qajë me të madhe. Ndër kohë po troket dera, dhe hynë në shtëpi familja e gruas, për vizitë. Por, kur e panë në atë gjendje, sytë e përlotur, e pyetën çka ka ndodhur?? Ajo u përgjigj: u ndala dhe fillova të mendoj e t’ju parafytyroj, kështu fillova të qajë, me shpresë sikur t’ju takoj. Tani falënderoj Allahun që na bashkoi. Burri po e dëgjon gruan duke ju arsyetuar familjes së vet. Kështu, ky gruan e vlerësoi fortë, u gëzua që e ruajti sekretin bashkëshortorë, dhe vendosi që më mos ta hidhëroj gruan. O Allah! Furnizoj vëllezërit e motrat tona me gra dhe burra të ndershëm. (përktheu: U.F.)

2 - të mira

- Zemrën kënaqe me bindje të plotë në Allahun. - Gjuhën aktivizoje me përkujtimin në Allahun. - Mendjen freskoje duke përkujtuar Allahun. Trupin nënshtroje nën këneqësinë e Allahut. O besimtarë! Mblidhe veten mendo mire, vro mirë, do të gjesh mirë. Në se mbjellë një pemë do t'i gjeshë së paku dy (2) të mira: hijen dhe frutin. U. Fejzullahu

JETOJENI JETËN SI NË NJË TREGIM TË SHKURTËR, DHE JO SI NË NJË FABUL

Nga dheu, mbi dhe dhe nën dhe. Pastaj llogari, shpërblim ose ndëshkim. Meleku i vdekjes akoma nuk ka e ka arritur emrin tonë në listën e tij, por një ditë do ta arrijë…,pa bërë tolerime pse jemi të rinj, të pasur, duke u shkolluar, etj. O Allah na bënë nga ata që shpërblehen e jo nga ata që ndëshkohen. Bëje vdekjen tonë shkak të na ndërprehen edhe mëkatet tona. Na bën nga banorët e Xhenetit dhe jo nga banorët e Xhehenemit. Amin Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Dje në Tiranë...thash se;

" Vetëkontrolli si një “polic i brendshëm”social ka një meritë të padiskutueshme në ruajtjen dhe konservimin e tipareve apo urtësisë sonë për të gjykuar drejtë dhe pa emocione si ngjarjet, ndodhitë po edhe proceset delikate dhe gjithë përvojën e të menduarit social e kulturor të periudhës së tranzicionit..." Fadil Maloku

Cili nga përkufizimet e mëposhtme në lidhje me sapunet është i gabuar ?

Cili nga përkufizimet e mëposhtme në lidhje me sapunet është i gabuar ? A) sapunet modifikojnë tensionin sipërfaqësor të ujit B) sapunet anionikë që përmbajnë potasium quhen sapune të buta C) sapuni i zakonshëm është një sapun kationik që nuk përmban azot D) tensioaktivët janë lëndë kationike ose anionike

Çka është tendenca ?

Çka është tendenca ? 1. Drejtim që dikush e ndjek me paramendim në veprimet, në sjelljet, në mendimet e në pikëpamjet e tij; prirje a drejtim që merr diçka gjatë lëvizjes ose gjatë zhvillimit të saj; prirje, synim. Tendenca politike (konservatore, intelektualiste, shoviniste, lokaliste). Tendenca rehatie (vetëkënaqësie). Tendencat kryesore të zhvillimit historik. Ka tendencë të kundërshtojë (të komandojë). 2. art. Përfundim, ku autori i një vepre artistike, sipas gjendjes klasore dhe ideologjisë së tij, synon të të shpjerë me anë të tablove të jetës e të karaktereve të paraqitura në këtë vepër. Tendencë përparimtare. Tendenca reaksionare (armiqësore). Tendenca për të zbuluar heroizmin e masave. Shpreh tendencën e vet. Çdo krijim është bërë me tendencë. qka eshte tendenca, cka eshte tendenca, ceshte tendenca, cfare eshte tendenca, tendenca shqip, qfare eshte tendenca, qka quajme tendence, kuptimi i fjales tendence, tendencioz, tendenciozitet

Ese për pavarësinë e Kosovës shkruar nga Albina Arifi

Ese për pavarësinë e Kosovës Pavarësia Për datën historike të Kosovës u gëzuan të gjithë: fëmijët , të rinjtë, por edhe pleqtë e plakat. I gjithë populli u gëzua ... Dikush këndoi këngë. Dikush shkroi vjersha e tregime . Dikush e vizatoi gëzimin e njerëzve në rrugë me aparatin fotografik. E përjetësoi këtë ditë të shenjtë që e kishim pritur për shekuj me radhë.Andaj,shpresoj se në të ardhmen Kosova shtet të njihet nga e tërë bota. Lexo edhe: 17 shkurti Sepse: e meriton. Por Kosova ka borxh të madh ndaj dëshmorëve dhe luftëtarëve të saj.Nuk duhet t'i harrojë... Mjaftë është bërë sakrificë ... Tash gëzojmë lirinë dhe pavarësinë të gjithë ne dhe miqtë tanë në shumë shtete të botës.Ne, nxënësit tash duhet të marrim dituri të reja, sepse atdheu e vendi ka nevojë për njerëz të ditur që e shpiejnë këtë Kosovë në familjen e madhe të njerëzimit. Kosovë , shijo lirinë dhe pavarësinë ... Shkruar nga: Albina Arifi Ese per pavaresine e Kosove

Çka është Karburanti ?

Çka është Karburanti ? Karburanti është lëndë djegëse e lëngët (benzinë, naftë etj.), që përdoret për të vënë në punë motorët me djegie të brendshme; lëndë djegëse që vë në lëvizje një makinë a një mekanizëm.  qka eshte Karburanti ,Cka eshte Karburanti   ,ceshte Karburanti ,cfare eshte Karburanti ,qeshte Karburanti ,definicioni Karburanti , perkufizimi Karburanti ,shpjegimi Karburanti ,qka kuptojm me Karburant , qka nenkuptojm me Karburanti ,nenkuptimi Karburanti kuptimi i fjales Karburant

Nëse unë nuk pajtohem me një segment të një shoqate a të ndonjë njeriu

Nëse unë nuk pajtohem me një segment të një shoqate a të ndonjë njeriu, kjo nuk i bie se unë e urrej atë, thjeshtë meqë kam respekt të madh për veprimtarinë e bujshme të saj a të tij, unë mund të shprehem kundër asaj që unë mendoj se duhet kritikuar, për ta parë kështu sa më mirë së funksionuari! Burimi: Iljasa Salihu

Falëndero Allahun për të mirat që i gëzon

Ebu Bekrete, Nefi ibën Harith, radiallahu anhu na rrëfen se çdo herë që Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, i vinte ndonjë lajm i gëzuar ose sihariq, binte në sexhde për të falënderuar Allahun". Ebu Davudi, shejh Albani e ka vlerësuar si hadith autentik. عن أبو بكرة نفيع بن الحارث رضي الله عنه، عن النبي صلى الله عليه وسلم : ( أنه كان إذا جاءه أمر سرور أو بشر به خر ساجدا شاكرا لله ). Burimi: Bekir Halimi

Çka është Internimi ?

Internimi është dënim sipas të cilit i dënuari është i detyruar të qëndrojë në një vend të caktuar (në një fshat, qytet, krahinë etj.) për një kohë pa pasur të drejtë të largohet që andej. I dënuar me internim. U kthye nga internimi.  qka eshte Internimi ,Cka eshte Internimi ,ceshte Internimi ,cfare eshte Internimi ,qeshte Internimi ,definicioni Internimi , perkufizimi Internimi ,shpjegimi Internimi , qka kuptojm me Internim , qka nenkuptojm me Internim ,nenkuptimi Internimi ,kuptimi i fjales Internim

“DASHURI E KONTESTUAR”

''Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t'ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.'' Muhammedi alejhi selam (nga hutbeja lamtumirëse) Islami si sistem i kompletuar i jetës ofroi rregulla dhe kufinj, kohë dhe vend të duhur për manifestimin e ndjenjës së quajtur dashuri. Një mjet i ndaluar kurrë nuk mund të jetë shteg nëpërmjet të cilit arrini një qëllim të ligjësuar. Dashuria në Islam ka vend, por ajo vendin e ka pas martesës e jo para, ashtu siç mendojnë disa që trumbetojnë se janë dashuruar… Për ate disa që nuk kanë dashuri të pastër, flasin për këtë, sepse pikërisht një dashuri e sinqertë dhe e çiltër iu mungon. Si mos t’iu mungojë kur ata fillimin e asaj dashurie e kanë me haram, andaj nuk ka mundësi që Allahu të kënaqë dhe të lumturojë atë çift, nëse paraprakisht kanë thyer ligjet dhe rregullat e Tij. Bëni kujdes! Të mos iu drejtojë epshi, por mendja. Nëse mbyllen sytë, një '

Katër ditët e mia

Halil ibën Ahmedi, rahimehullah, thotë: "Katër ditët e mia. Dita kur takohem me atë që di më shumë se unë e mësoj prej tij. Kjo është dita e fitimit dhe mësimit. Dita kur takohem me atë që unë di më shumë se ai. Kjo është dita e fitimit të shpërblimit. Dita kur takohem me atë që di sa unë dhe i përsëris me të meselet e diturisë. Kjo është dita e mësimit. Dita kur takohem me atë që nuk di sa unë por mendon se di më shumë se unë, andaj nuk i flas. Kjo është dita e rehatisë". Xhamiu Bejanul-Ilm, 1/265 Burimi: Bekir Halimi

Një lutje që e përmbledh tërë hajrin

Një lutje që e përmbledh tërë hajrin "O Allah kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, ndershmërinë dhe pasurinë". Udhëzimi është dituria. Devotshmëria është vepra. Ndershmëria dhe pasuria sjellin asketizmin ndaj asaj që e posedojnë njerëzit. Dr. Halid Muslih Burimi: Bekir Halimi

I ra paqeta e cigareve nga xhepi i puntorit në shtëpinë e hoxhës

I ra paqeta e cigareve nga xhepi i puntorit në shtëpinë e hoxhës. E ndjeki pas dhe kur e takoi i tha: a është e jotja kjo paqetë? Tha: po. Por, pse më ndjeke për të ma dhënë? Nga frika se në vend të saj do të blesh paqetë tjetër nga rizku i fëmijëve. Këto fjalë e bënë të pendohet nga pirja e duhanit. Shejh Munexhidi Burimi: Bekir Halimi

TË NDJEHESH E SIGURT ME HIXHAB

Biseda mes djallit dhe femrës Djalli i ka thënë femrës: Kush do të vijë të të kërkoj dorën tënde për martesë duke qenë ti e mbuluar? Si ka mundësi të vijë derisa ti je e mbuluar nën shami? Do të shuhet bukuria jote dhe të humbet lulja e rinisë! Femra ka buzëqeshur dhe pastaj i ka thënë: “Qëllimi im është të arrijë kënaqësinë e Allahut… Nuk dua të jem ëmbëlsirë mbi të cilën qëndrojnë mizat… Apo copë mishi të cilën e kanë thumbuar shikimet e ujqërve… Në hixhabin tim ndihem e ngritur sikurse retë. Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

Mos, e gënje veten !!!

Lexova diçka të bukur nga Muhamed Hassan i cili tha: "Po e them me plotë gojë, a i cili nuk falë namaz nate, e i thotë vetit se jamë njeri mirë, vetëmse e ka rrejtë vetveten." Lexoje, fjalën e pejgamberit te Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë për të: “Është traditë e njerëzve të mirë para jush, afrim tek Allahu i Lartësuar, pengim nga mëkatet, shlyerje e gjynaheve dhe dëbon sëmundjen nga trupi.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.) Në këtë hadith ka pesë dobi të namazit të natës. 1. Është traditë e njerëzve të mirë para jush, 2. afrim tek Allahu i Lartësuar, 3. pengim nga mëkatet, 4. shlyerje e gjynaheve dhe 5. dëbon sëmundjen nga trupi. Besimtarë dhe besimtare! Sinqerishtë, kujdes e mos e mashtroni vetveten, duke e mbivlerësuar, se përndryshe e rrenë veten se je njeri i mirë. Atëherë, nga sonte fillo falje e namazit të natës. Filloje vetëm me 2 reqate. Pershtati: Hoxhe Ulvi F. Bujanoc

Si ruhet e vërteta dhe shoqëria ?

Hadithi 186 Na rrëfen Ebu-l-Velid, Ubadete ibën Samit, radiallahu anhu, duke thënë: “Iu zotuam të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për dëgjim dhe respektim në vështirësi dhe në lehtësi, kur na pëlqen dhe kur e urrejmë dhe për përparësi të tij mbi ne në gjithçka dhe se nuk do të grindemi as s’do t’ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç nëse vërehet kufër (mosbesim) i hapur për të cilin kemi argumentin e Allahut të Madhëruar. (Dhe i jemi betuar Pejgamberit) Që të flasim vetëm të vërtetën kudo që të jemi dhe se për hir të Allahut nuk do t'i frikësohemi qortimit të askujt.” (Muttefekun alejhi) Burimi: Bekir Halimi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more