Skip to main content

Posts

Qeliza mbështetëse në SNQ janë:

Qeliza mbështetëse në SNQ janë:   a) neuroni, astrocitet, mikroglia b) qelizat e Golxhit, oligodendrocitet c) astrocitet, oligodendrocitet, mikroglia dhe qelilat ependimale  d) qelizat e Purkinjeut, oligdendrocitet

Per te gjithe reklamuesit nga trevat Shqiptare

Per te gjithe reklamuesit nga trevat Shqiptare, platforma 1Click ve ne dispozicion nje kupon me vleren $10.   Ne kete menyre mund te provoni konkretisht platformen tone si dhe te familjarizoheni me marketingun pay-per-click. Vizitoni per me teper oferten tone duke klikuar ketu

Cilat janë vetitë fizike të substancave ?

Vetitë fizike të substancave janë: gjendja e lëndës, era, shija, dendësia, ngjyra, përcjellshmëria e rrymës elektrike dhe nxehtësisë, temperatura e shkrirjes dhe ngrirjes, temperatura e valimit etj.  Vetitë fizike të substancave vërehen me shqisa dhe me instrumente.  kush jane vetitet fizike te substancave

Kuriozitete per substancat kimike

A e dini se... ...deri më sot njihen mbi 16 milionë substanca dhe ky numër është vazhdimisht në rritje. Çdo vit në laboratorët e mbarë botës zbulohen dhe prodhohen mbi 100.000 substanca të reja. Sa për ilustrim, të përmendim se ekzistojnë mbi 2.000 lloje të çelikut.

Poezia ''Deti na fton'' shkruar nga Ersilja Çeli

Deti na fton Deti i kaltër, I bukuri det, Na fton të notojmë Në valën e lehtë. Dielli i nxehtë Buzëqesh nga lart, Fëmijët vrapojnë Me gëzim të madh. Luajmë me valët e detit, Bëjmë kështjella rëre, Oh, sa po kënaqemi Në këto pushime verore! Pashë detet Një e nga një, Secili më la Mbresat e tij. Deti i Durrësit Është i bukur, Deti i Vlorës Është mrekulli, Deti i Sarandës Është mbreti, Ksamili-perla Në Shqipëri.

Poezia ''Dita e parë e shkollës'' shkruar nga Ersilja Çeli

Dita e parë e shkollës Ditë e javë ikin, E muajt varg shkojnë, Dita e parë e shkollës Ne po na afron. Një mëngjes i bukur, Plot me emocion, Çantën merr në duar, Nisesh për në shkollë. Rrugët gumëzhijnë Nga zërat gazmorë, Çdo gjë më e bukur Këtë vit shkollor. Takojmë shokë e shoqe Dhe mësuesen tonë, Ajo s’lodhet kurrë, Kur ne na mëson. Kur bie zilja e parë, Zemra rreh si zog, Klasat mbushen plot Jemi prapë tok. Mësuesja na buzëqesh Dhe nis me shpjegime, Të gjithëve na uron Suksese në mësime.

Poezi per gjyshen shkruar nga Ersilja Çeli

Gjyshes Kur isha e vogël, Kisha një gjyshe, Më puthte, më perkëdhelte, Më ushqente si dallëndyshe. Më tundëte krevatin, Më vinte  në gjumë, Ëmbël më këndonte, Më thosh të dua shumë. Syçkat më mbylleshin, Ngadalë e ngadalë, Në vesh më tingëllonte Një ninull, një përrallë. Vitet si kaluan, Ikën me të shpejtë!… Dhe gjyshen e dua Ta kem pranë për jetë. Nga gjyshja ime Kam mësuar gjithçka, Vath në vesh i kam Këshillat që më dha. Poezi per gjyshen,vjersha per gjyshen,vjershe per gjyshen

DOBITË E MARTESËS

1. Martesa është synet i vërtetuar nga i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. 2. Martesa jep qetësi shpirtërore dhe i jep stabilitet personalitetit të njeriut. 3. Martesa është sebep që njeriun e udhëheq drejt suksesit dhe përparimit. 4. Martesa kontribuon në lidhjen dhe afrimit e njëri-tjetrit në shoqëri. 5. Martesa i plotëson kërkesat epshore dhe ato emocionale. 6. Martesa e shton riskun. 7. Martesa e plotëson gjysmën e fesë. 8. Martesa është sebep i riskut me fëmi dhe trashëgimtarë. 9. Martesa është shëndet dhe mbrojte e trupit. 10. Martesa është dashuri dhe mëshirë. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë". Rum 21.

Çka është epigrafia ?

Epigrafia është shkenca e cila merret me studimin e mbishkrimeve të vjetra të gdhendura në ndonjë material të fortë: gur, mermer, argjile, metal, qelq, eshtra, mozaik. qka eshte epigrafia,cka eshte epigrafia,ceshte epigrafia,qka quajme epigrifi

Çka është ambasadori ?

Ambasadori   /i fr. ambasadeur  është përfaqësuesi diplomatik i shkallës më të lartë që ka një shtet në shtetin tjetër. qka eshte ambasadori,cka eshte ambasadori,ceshte ambasadori,qka quajme ambasador,qka jane ambasadoret,cka jane ambasadoret

Çka është ambasada ?

Ambasada /a fr.ambasade është përfaqësi diplomatike më e lartë që ka një shtet pranë një shteti tjetër ( këshilltar i ambasadës ); ndërtesa / selia e kësaj përfaqësie.  qka eshte ambasada,cka eshte ambasada,ceshte ambasada,cfare eshte ambasada,qka quajme ambasade,qka jane ambasadat,cka jane ambasadat

Çka është altruizmi ?

Altruizmi it. altruismo - njeri nga të dy, tjetri; eshte gatishmëria për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve, dëshira e synimi për t’i bërë mirë tjetrit ( vepron me altruizëm ). # kund. egoizëm, Altruisti , me ndjenjë altruiste.  qka eshte altruizmi,cka eshte altruizmi,ceshte altruizmi,qka quajme altruizem,qka eshte altruisti

Çka quajmë dendësi ?

Çka quajmë dendësi ? a) Dendesia eshte masa ne njesi te vellimit b) Dendesia eshte forca ne njesi te vellimit c) Dendesi eshte masa ne njesi te siperfaqes d) Dendesia eshte forca ne njesi te siperfaqes

Pse paraqitet miopia ?

Pse paraqitet miopia ? Miopia paraqitet për shkak të lakesës së rritur të kornesë dhe boshtit të rritur të syrit . pse shfaqet miopia,pse ndodh miopia,pse paraqitet miopia,shfaqja e miopise,pse kemi miopi

Çka eshte Kitini ?

Çka eshte Kitini ? Kitini është material i cili gjendet ne mbështëjellësin e kembënyjëtuarve. Muri qelizor te kerpudhat eshte i ndertuar nga kitini.    

RRËFIMET E NJË BABAI

O biri im: kam shijuar të shijshmet dhe nuk kam gjetur më të shijshme se sa shëndeti. O biri im: kam shijuar të hidhurat dhe nuk kam gjetur më të hidhur se sa të kërkosh nga njerëzit . O biri im: kam bartur hekurin, por nuk kam gjetur më të rëndë se sa borxhin. O biri im: kam parë të pasurit dhe nuk kam parë më të pasur se sa ai që është i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të. O biri im: kam provuar durimin dhe kam shijuar të keqen, por nuk kam parë më të fortë se sa varfëria. O biri im: më kanë armiqësuar njerëzit dhe nuk kam gjetë më armik se sa nefsin tim. O biri im: kam veshur rrobat më të shtrenjta, por nuk kam gjetë rroba më të mira se sa devotshmëria. O biri im: kam dëgjuar të flasin shumë, por nga heshtja kam mësuar më shumë. O biri im: jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunjëzuar për Allahun jam lartësuar. O biri im: hapa shumë dyer, por nuk u mirëprita si në derën e pendimit. Përshtati: Valdet Kamberi

A t’ju njoftoj për më të mëdhatë e gjynaheve

Na përcillet nga Ebu Bekrete r.a. se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “A t’ju njoftoj për më të mëdhatë e gjynaheve.” Thamë: “Po, o i Dërguari i Allahut.” Tha: “T’i shoqërosh shok Allahut, mosrespektimi i prindërve” dhe pasi ishte i mbështetur, u ul ndenjur dhe tha: “Fjala e rreme, dëshmia e rreme” dhe vazhdoi ta përsëriste këtë fjalë derisa thamë me vete: “Ah, sikur të heshtte.” E përcjell Buhariu dhe Muslimi.

Ka dy lloje të zbukurimit

" Ka dy lloje të zbukurimit : zbukurimi i trupit dhe i zemrës. Zbukurimi i zemrës është më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm. Nëse kjo posedohet, atëherë tekefundit posedohet edhe zbukurimi i trupit, madje në trajtën më të bukur." Ibn Kajjim el-Xheuzi

Poezia ''Kali i drunjtë'' shkruar nga Ndoc Papleka

Kali i drunjtë Një degë peme të mjafton ta bësh kalë me katër këmbë, ta shalosh, të rendësh rrugëve si kalorësi më i shpejtë. Më i zoti i gjithë kalorësve të kaptosh male, lumenj që vetëm ti i sheh me sy. Të çash si trim nëpër beteja midis shpatash e hingëllimash që i dëgjon veç veshi yt... Vrapo, vrapo, o vogëlush, më vonë do të vijë një ditë, kur “kali” do të jetë thjesht degë, “fusha e betejës” - një lëndinë, “shpatat e tua” - copa druri... . Vrapo, vrapo, o vogëlush!   Ndoc Papleka

Poezia ''Të flesh në verë'' shkruar nga Melsi Qirici

Të flesh në verë   Në dimër unë zgjohem me natë Dhe vishem me dritë të bardhë, Në verë ndryshon puna krejt Më duhet të fle më shpejt. Më duhet të shkoj në shtrat e të shoh Pemët e zogjtë që luajnë mbi to, Të dëgjoj zërat e njerëzve nëpër rrugë E hapat e tyre të rëndë me zhurmë. A s’do ta kishit të vështirë dhe ju, Kur qielli është kaq i kthjellët dhe blu, Që kur të donit të luanit dhe pak T’ju dërgonin kaq herët në shtrat?   Melsi Qirici poezi per veren,vjershe per veren,vjersha per veren,poezi per veren,vera vjersha shqip,poezi dhe vjersha shqip,poezi ne shqip per veren

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more