Skip to main content

Posts

Vjershe per Majin

Vjershe per Majin Tash rrezet e diellit Gjithnjë më të ngrohta E ditarët mbushen Përditë me shumë nota vjersha dhe poezi per muajin Maj,muaji Maj poezi,poezi per majin,maji poezi shqip,poezi dhe vjersha per muajin Maj,Muaji Maj vjershe,vjersha shqip per muajin Maj

Vjershe per Prillin

Vjershe per Prillin Kthehet dallendyshja Nga ai vend i nxehtë E malet prapë veshin Të blertën xhaketë vjershe per muajin prill,vjersha per muajin prill,muji prill,poezi per prillin,poez per muajin prill,muaji prill vjersha shqip

Flamuri ynë - poezi nga Fjolla Loku - Kaçanik

Flamuri ynë   Valo, valo Flamuri ynë Kuq e zi Vetëm ti valo Në lartësi Në zemër të mban çdo shqiptar                        Në duar të ngritë Çdo atdhetar. Ti flamur valo Festat na i kujto Ti flamur valo Paqen na e dhuro! Poezi nga Fjolla Loku - Kaçanik  Fjolla Loku poezi per flamurin,vjersha per flamurin,flamuri vjershe per flamurin kombetar,flamuri poezi,vjersha dhe poezi shqip per flamurin  

Shtigjeve drejt pavarësisë - poezi nga Fatlinda Koraqi - Kaçanik

Shtigjeve drejt pavarësisë S”duruan dot robërinë, S’duruan ushtritë barbare, S’i trembi gjylja e topit, Se i lindi nëna shqiptare. Qysh kur linden vranë vdekjen, Edhe frikën e tmerrruan, Brez pas brezi gjysh pas gjyshi, Armikun shekullor e luftuan. Armikut grusht të rëndë i dhanë, Më 28 Nëntor të vitit 1912, Kur Ismaili Qemali në Vlorë, Mëmë Shqipërinë e shpalli shtet. Gjithë shqiptarët kudo që janë, Këtë ditë bashkë e festojnë, Plakun e urtë, Ismail Qemalin, Kurrë nuk e harrojnë.              Poezi nga Fatlinda Koraqi - Kaçanik  poezi per pavaresine,pavaresia

10 sëmundjet që shëron buzëqeshja!

Buzëqeshja na ndihmon në gjithçka, largon stresin, përmirson shëndetin, na bën të ndjehemi aktiv dhe ndihmon në funksionimin sa më të mirë të trurit. Më saktë ja kush janë 10 sëmundjet që ajo shëron: 1.Buzëqeshja na zbukuron 2.Buzëqeshja ndryshon humorin 3. Buzëqeshja heq stresin 4. Buzëqeshja forcon sistemin imunitar kështu që nuk prekemi shumë shpesh nga sëmundje 5. Buzëqeshja ul tenionin e gjakut 6. Buzëqeshja është ngjitëse 7. Buzëqeshja ju bën me të rinj duke “hequr vitet”, duka iu bërë më të rinj 8. Buzëqeshja të bërit e suksesshëm 9. E qeshura shtyp vrasësit e dhimbjeve dhe serotoninën 10. E qeshura ndihmon në mbajtjen e qëndrimeve tona positive Biomjekesia (Shqyrtime Islame) "

Hartime per pranveren

'' Hartime per pranveren '' Kliko mbi titullin qe te hapet faqja perkatese me hartimin perkates per pranveren   '' Hartim per p ranveren ''  '' Hartim per pranveren '' hartim tjeter   '' Hartim per pranveren '' hartim tjeter   '' Hartim per pranveren '' hartim tjeter Ketu mund te gjeni hartime per pranveren apo per stinen e pranveres.Hartim per pranveren,hartime te mira per pranveren,pranvera ne vendin tim hartim,hartime shqip per pranvera,pranvera hartim ne shqip,hartime te bukura per pranveren,ese per praveren

Pse femrat e bartin hemofilin, ndersa meshkujt semuren ?

Nje pyetje nga nje vizitore e kesaj faqe: Pse femrat e bartin hemofilin, ndersa meshkujt semuren ? Pergjigja nga Rapitful:  Femrat kane dy kromozome X ndersa meshkujt kane nje kromozom X si dhe nje kromozom Y. Hemofilia eshte semundje gjenetike e lidhur me kromozomin X qe nenkupton qe trashegohet nga nena tek djali permes apo ne kromozomin X. Nese nena bart gjenin per hemofiline ne njerin nga kromozomet X te saj athere çdonjeri nga djemt e saj ka shanse 50% qe ta kete hemofiline. Megjithate femrat jo zakonisht mund edhe te zhvillojne simptomat e hemofilise ne vete por ata ne te njejten kohe jane edhe bartes te semundjes se hemofilise qe e trashegojne ne femijet e tyre te ardhshem.  Qe nje femer te kete hemofiline ajo duhet qe ta trashegoj semundjen nga kromozomi qe merr nga babai i saj i cili e ka gjenin apo kromozomin e prekur me kete semundje poashtu t'a trashegoj edhe gjenin mutant apo te çrregullt nga nena e saj e cila eshte bartese e hemofilise.Megjithate kjo e

Njerëzit kanë shumë fjalë të mira

" Njerëzit kanë shumë fjalë të mira, nëse fjalët e tyre përshtaten me vepra, atyre u është dhuruar e mira, mirëpo nëse fjalët ua kundërshtojnë veprat, ata vetëm se e shajnë vetveten." | Ibn Mesudi, Allahu e mëshiroftë |

Qëndisja e flamurit - Vjershe apo poezi nga Driton Shurdhani - Kaçanik

Qëndisja e flamurit Marigona qëndisi flamurin me dorë Në vitin 1912 valoi në Vlorë. Ismail Qemali e shplaosi shpejt Isa Boletini e puthi lehtë Flamuri ynë kuq e zi Jeton në zemër te çdo njeri.               Vjershe apo poezi nga Driton Shurdhani - Kaçanik vjersha per flamurin,flamuri vjershe shqip,vjersha dhe poezi per flamurin,flamuri poezi shqip,poezi te bukura per flamurin,flamuri poezi shqipe,poezi ne shqip per flamurin,qendisja e flamurit,poezi per marigonen qe qendisi flamurin,marigona poezi apo vjershe

A vuan nga imuniteti i dobet ?

A vuan nga imuniteti i dobet ? Provo kete: Rritja e imunitetit dhe vendosja e ekuilibrit psiqiko-tretës në trup Në mëngjes dreke dhe darkë, merret një lugë e vogël e vajit të farës së zezë dhe hidhet në një gotë të mbushur përgjysmë me ujë të vakët dhe më pas hidhet një lugë e madhe mjaltë. Mbasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë ditë {në mengjes drekë dhë darkë}, pas buke për një muaj rrjesht. Lexo: Fara e zeze

Tefik Çangë - poezi nga Fitore Hallaqi - Ferizaj

Tefik Çangë T prbuzi shekulli q iku E fjalën t'a thau në buzë Për emrat që i deshte Ti E të vranë edhe të vdekur Po u zgjua shekulli i ri I ri paske mbetur edhe ti Tefik Çangë Kosova e Shqipëria veç hije kanë në kufi Për ty kjo ishte-ëndrra Fjala,vepra E tash fli i qetë Emrin shlirshëm t'a them. Poezi nga Fitore Hallaqi - Ferizaj poezi per Tefik Çangën,vjersha per Tefik Çangën,poezi dhe vjersha per Tefik Çangën  

Vendlindja ime - vjershë nga Elona Bytyqi - Ferizaj

Vendlindja ime Vendlindja ime është Kosova E dua dhe e kujtoj me mallë Kosova ka shumë dashuri Ka aromë e plot mrekulli Sa e ëmbël është vendlindja ime Këtu kam shkollën ku gjej mësime Këtu dhe lulet sjellin gëzime Kjo është Kosova vendlindja ime. Vjershë nga Elona Bytyqi - Ferizaj vjershe per vendlindjen,poezi per vendlindjen,vendlindja poezi,poezi dhe vjersha shqip per vendin e lindjes,poezi shqip

Tё parёt nё olimpiadёn e diturisё nё nivel republike

Shkolla fillore “Emin Duraku” - Kaçanik zuri vendin e parё nё olimpiadёn e diturisё qё u organizua nga kolegji „American school of Kosova”. Treshja e artё, e pёrbёrё nga Lorik Loku, Lirona Bela dhe Alush Bujupi, nxёnёs tё klasёs sё VII-3 dolёn fitues nё njё konkurrencё tё denjё, ku pjesёmarrёs ishin pothuaj shkollat fillore mё elite tё Republikёs sё Kosovёs. S’do mend se ky sukses i  nxёnёsve nderon jo vetёm emrin e secilit nga fituesit e kёsaj olimpiade, por edhe shkollёn, edhe komunёn nё pёrgjithёsi. Kёtu po  radhisim edhe sukseset tjera tё arritura nga shkolla jonё. Qershorin dhe shtatorin e vitit 2011 nxёnёsit e kёsaj vatre arsimore ishin finalistё tё garave, njёra  lidhur me ambientin, e tjetra me temёn “Ta gjurmojmё Evropёn”, tё  mbёshtetura financiarisht nga Komisioni evropian. Nuk duhet harruar pa pёrmendur se pёrurimin e fushёs sё sportit e bёnё Kristof Stoche, pёrfaqёsues i Zyrёs ndёrlidhёse tё komisinit Evropian, bashkё me pёrfaqёsues komunal, qeveritar dhe tё OJQ-ve

Në sytë e gjyshes - shkruar nga Ariona Shehu -Kaçanik

Në sytë e gjyshes Askush nga ne nuk mund ta kuptoj krejtësisht dhembjen që ndjejnë ato familje që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës. Zemra e tyre i ngjan një luleje të vyshkur në mes të vjeshtës. Ata kanë humbur më të dashurit e tyre dhe nuk dijnë në janë gjallë apo të vdekur. Janë zhdukur pa gjurmë. Sikur të mësonin  vetëm faktin se ku gjenden eshtrat e të dashurve të tyre, ata do të ndjesheshin më të qetë shpirtërisht. Loti i tyre ende nuk është tharë. Ata presin çdo ditë e çdo natë se do të vijë ndonjë lajm që do t’i çlironte nga ky ankth i pritjes… Në sytë e gjyshes edhe sot shoh një pikëllim, i cili po ia vret dalëngadalë shpirtin  për shkak të humbjes së djalit të saj. Ky pikëllim sa vjen e thellohet kur ajo shikon fotot e tij. E unë si fëmijë, çmund t’i them, përveç se ta ngushëlloj me fjalët: “ Gjyshe e dashur, mos e humb durimin se shpresa vdes e fundit”… Shkruar nga Ariona Shehu - Kaçanik ese per gjyshen,gjysja ese,ese per gjyshin,gjysherit tane,hartime

Kujtimi për nënën - shkruar nga Lirona Bela - Kaçanik

Kujtimi për nënën Jeta është një labirinth. Jeta ka edhe momente të hidhura dhe jo gjithkush mund ta kalojë atë labirinth. Buzë lumit Nerodimja  jetonte një familje e varfër. Vajzën e asaj familje e kisha në klasë. Çdo ditë e shihja duke shkruar letër. Bëhesha kurioze dhe sa herë doja ta pyesja,  unë ndalesha dhe mendoja. Ndoshta ajo dëshironte ta bezdisja .Gjithmonë rrinte e veçuar nga të gjithë dhe me një letër në pëllëmbë të dorës në qoshen e dritares. Një ditë, megjithatë, vendosa ta pyes. Dhe sapo iu  afrova, ajo ma lëshoi letrën në dorë dhe iku. Ajo iku, ndërsa unë mbeta e shtangur. E hapa letrën dhe fillova ta lexoj. “Kujtimi për nënën” – mbante titullin letra. “Linda në një familje të varfër. Rrallë ndodhte që të kishim ushqim. Ndonjëherë na qëllonte ndonje copëz bukë. Unë e haja timen, por meqë isha e uritur, kërkoja akoma.. Nëna ime më jepte edhe  pjesën e vet, duke më thenë “Haje bija ime, unë nuk jam e uritur”. Kështu më thoshte çdo herë. Një ditë erdha e lodhur nga s

Ëndrra ime - shkruar nga Gent Koxha - Kaçanik

                             Ëndrra ime Isha duke shikuar TV dhe papritur , nuk e kuptova se si, unë gjendesha në një vend tjetër. Aty i gjithë vendi ishte i mbuluar me rërë, me një ngjyrë që nuk e kisha parë ndonjëherë,  rërë me ngjyrë të kaltër. Fryente një erë. Unë isha i vetëm dhe i frikësuar. Më dukej vetja si në filma western. Për një çast u shtanga dhe ndjeva një pickim në këmbë. Disa krijesa të vogla që dukeshin si njerëz kishin ardhur aty. Pas atij pickimi unë u trullosa dhe rashë në gjumë të thellë. Kur u zgjova,  pashë veten të rrethuar nga po ato krijesa. Ata. filluan të pyesnin se si kisha ardhur në atë vend. Dhe për çudi, unë  i kuptoja, sepse po flisnin në gjuhën angleze. I pyeta se cili vit ishte, e ata më thane se është viti 1517. U habita shumë. U thashë se unë vija nga viti 2012-ta. Gjumi më doli dhe pashë se ajo ishte vetëm një ëndërr.                                                                                             Shkruar nga Gent Koxha - Kaçanik ese

Rëndësia e shkollës - shkruar nga Xhevahire Jakupi - Kaçanik

                                                               '' Rëndësia e shkollës '' Jeta e një njeriu është si varka e një peshkatari që mundohet të gjejë rrugën e duhur për të peshkuar. Kështu edhe ne mundohemi të kemi një jetë sa më të lumtur për ta jetuar . Por që të kemi një jetë të lumtur , truri ynë duhet të jetë i pasuruar me dituri , e cila na ndihmon t’i kapërcejmë më lehtë vështirësitë në jetë. Për këtë arsye shkollat janë dhurata më e shtrenjtë për njerëzimin. Shkolla na ndihmon të fitojmë dituri të reja dhe aftësi mendore për të jetuar sa më mirë . Shih edhe: Ese të ndryshme shqip Kohë më parë shqiptarët nuk e kishin të drejtën e shkollimit. Së pari na penguan turqit, ndërsa serbët arritën deri në atë shkallë sa të mbyllin të gjitha s hkollat , në mënyrë që shqiptarët t’i mbulonte padituria dhe mjerimi . Por, shqiptarët nuk ndaluan  dhe mësimin e organizuan nëpër shtëpitë - shkolla..E sot? Shqiptarët  e Kosovës janë të lirë dhe gëzojnë të

Libri është një kopsht i bukur - shkruar nga Gëzime Livoreka -Kaçanik

Ese apo Hartim per librin Libri është një kopsht i bukur Hapa dritaren. Kopshti ishte zbukuruar me lulet më të bukura që kishin çelur. Aroma më freskonte tërë trupin. Në mendjen time bluanin mendime të ndryshme. Krahasoja ato lule të bukura, si lule parajse, me atë që e dua më së shumti, me mikun tim më të dashur – librin. Thashë më vete: lulet kanë zbukuruar kopshtin, ndërsa libri ka lëshuar rrezet e tij të arta për të ndriçuar mendjen e çdo fëmije, pavarësisht moshës së cilës i përket ai. Libri është burim i diturisë. Ai është dritare e jetës, i cili të hap rrugën drejt një të ardhmeje të lumtur. Sikur një pemë, e cila rritet dhe në fund na ushqen me fruta, edhe librin kur e lexojmë çdo ditë, truri ynë ushqehet me frutat më të bukura, me diturinë e cila nuk blihet me të holla, por vetëm duke mësuar. Populli thotë: Shtëpia pa libra është sikur dhoma pa dritare”. Nga kjo thënie kuptojmë se, vërtet, një njeri që nuk lexon i ngjan një dhome të errët, pa dritare. Në errësirë nuk

Bukuritë natyrore të Kaçanikut -shkruar nga Diellëza Zharku

                    Bukuritë natyrore të Kaçanikut Akoma  zvarriten ngjarjet historike, gjersa  dy lumenjtë tanë rrjedhin. Ata lënë pas gjithë vuajtjen e këtij vendi, por prapë ai gjen focën të ecën përpara pranë maleve të Sharrit plak. Aty mbi të qëndron maja e mbretërisë, Lypeteni. Ky vend që i bëri ballë çdo gjëje, i doli para edhe vdekjes. Këtë  kurajo ia karakterizon Kalaja e tij me fortësinë e gurëve që i mbart me vete. Ajo akoma ngjall guxim e shpresë derisa ia hedh sytë ta shikosh, ku duket se historia u ringjall. Po ashtu kemi edhe Xhaminë shumëvjeqare që akoma gjendet në mesin tonë... Legjenda e këtij vendi akoma shtrihet nën këmbët e njerëzve dhe pse është e pashkelur. Ajo  akoma  rrezaton, i jep gjallërinë  Kaçanikut. Ajo bën vendlindjen time që ta lakmojë çdokush.                                                                                               Shkruar nga Diellëza  Zharku -Kaçanik ese per Kaqanikun,ese pr bukurite natyrore,bukuria natyrore shqip.bukuri

Kuriozitete

Kuriozitete 1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull. Më 1870 në Londër jetonin më shumë Irlandezë sesa në Dublin. Mundësia për të të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave. Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç. Sipas librit te rekordeve te Ginisit, momentalisht macja më e gjatë në botë është Stewie. Macja Stewie ka gjatësi prej 123 centimetrash. Peshkaqeni i madh i bardhë është në rrezik të fortë për t’u zhdukur. Lajmin e ka bërë të ditur një studim i universitetit të Stanfordit, sipas të cilit në të gjithë botën kanë mbetur vetëm 3.500 ekzemplarë, një numër më i vogël madje edhe se i tigrave. Në Zelandën e Re, pas xhamave të një akuariumi, vizitorët panë se si një peshkaqen i bardhe “i bëri një prerje cezariane” në stomak një peshkaqeni tjetër duke liruar kështu katër të vegjlit nga barku i nenës së tyre.

Vjershe per pranveren nga Elmedina Berisha - Kaçanik

Pranvera     Pas bardhësisë dhe acarit Dielli rrezon dhe erdhi behari Vishen kodrat me jeshile Çelin lulet me ngjyra të ndryshme Dallëndyshet vijnë në dritare Zogjitë cicërojnë nëpër livadhe Fëmijët të gëzuar Dalin e luajnë duke kënduar. Vajzat e vogla mbledhin lule Nëpër male e nëpër fusha Hedhin valle të gëzuara Dhe kërcejnë sikur drenusha           Vjershe nga Elmedina Berisha - Kaçanik vjersha dhe poezi per pranveren,pranvera vjershe,vjersha shqip per pranveren, vjersha, vjershe, poezi,poezia,per,poezite,vargje,vargje per,poezi per.vjersha per femije,vjersha per fmije,per pranveren ,pranvera,pranvere,pranvere,pranverat,

Vjershe per 28 nentorin nga Suhejla Topojani - Kaçanik

  28 Nëntori Shumë zemra rënkonin Shumë lotë pikonin Shumë fëmijë u vranë Vetëm se ishin shqiptarë. Tani erdhi paqja Tani erdhi liria Gëzohemi të gjithë Se erdhi Pavarësia . Mirë se erdhe Pavarësi Mirë se erdhe 28 Nëntor Jemi të gëzuar të gjithë Të bashkuar e unik         Vjershe apo poezi nga Suhejla Topojani - Kaçanik vjersha per 28 nentorin,28 nentori vjersha shqip,vjersha dhe poezi per 28 nentorin,28 nentori poezi shqip,vjersha te bukura per 28 nentorin,pavaresine e Shqiperise,shqipnise,

9 Prilli – Ditë pikëllimi e dhembjeje

9 Prilli – Ditë pikëllimi e dhembjeje Kaluan trembëdhjetë pranvera . Dhimbja dhe pikëllimi asnjëherë nuk u shuan dhe as do të shuhen për ata të cilët u flijuan në altarin e lirisë , për ata të cilët në lule të rinisë ia falën jetën e tyre Kosovës së dashur. Vitet kalojnë, por plagët nuk mbyllen. Ata ranë dëshmorë që ky popull të jetojë i lirë dhe i pavarur. Dëshmorët janë sikur një lis që rrënjët i ka të thella. Ata ujitën rrënjët e këtij lisi me gjakun e tyre të derdhur, gjak ky që rriti dhe zgjeroi degët e tij.E këto degë jemi ne: ata të cilët u rritëm e po rritemi të lirë . Po rritemi pa brenga falë gjakut që derdhën dëshmorët vetëm e vetëm që ne të jetojmë të lirë në trojet tona stërgjyshore. 9 Prilli i vitit 1999 është ditë e cila mbeti në historinë e vendit tim si ditë dhembjeje e pikëllimi, ditë me lot e vaj për nënat dhe fëmijët, të cilët i falën këtij vendi më të dashurit e tyre. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë dëshmorët dhe në shenjë

Emin Duraku - Poezi nga Fatlinda Koraçi - Kaçanik

Emin Duraku Shkolla jonë e dashur Emrin tend e mban O trim i kombit tonë O heroi ynë legjendar. Luftove sypatrembur Të mos rrojmë në robëri Gegë e toskë, gjithë së bashku Të jetojmë në një Shqipëri. Për armikun gjakatar Ishe hale në sy Të vranë plumbat e çetnikut Mu në lule të rinisë. Lumja nëna që të rriti I lumi populli shqiptar Sa here emri yt përmendet Po aq ndihemi krenar.              Poezi nga Fatlinda Koraçi - Kaçanik poezi per emin durakun,vjersha per Emin Durakun,vjerrsha emin duraku,vjersha dhe poezi per Emin Durakun,Emin Duraku vjershe poezi

Atdheu - poezi nga Egzona Livoreka - Kaçanik

Atdheu Atdheu është thesar  Që nuk blihet as me ar,  Por për të luftohet  Dhe me gjak mbrohet. Falë gjakut që u derdh  Tani jemi të lirë  Kemi identitet  Kemi edhe shtet. Poezi nga Egzona Livoreka - Kaçanik poezi per atdheun,poezi atdheu,vjersha per atdheun,vjershe per atdheun,atdheu vjersha shqip,vjersha dhe poezi te bukura per atdheun,atdheu vjersha shqip

Ese apo hartim për nënën -shkruar nga Diellëza Zharku -Kaçanik

                                         Nëna ime Nënë , ti je freskia e shpirtit tim. Me ty edhe e pavlefshmja kapet me të rendësishmen. Ndihmë për zemrën time të cilësoj ty.  Kur arrij të ndjej ngrohtësinë e frymëmarrjes tënde, më bën të kapem për gjethet e jetës, më bën pjesë të pendimeve për prapësitë që kam bërë ndonjëherë. Më zbukuron gëzimin tim me ndjenjën e flaktë që transmeton tek unë. Dorën time ma merr dhe fort ma shtrëngon, ku shfaq tek unë ndjenjë të habitur.  Unë mundohem që të vazhdoj të luaj rolin tim, por më mbërthen frika dhe prapë ti je gjithçka për mua.  Bashkohesh me mua si ushqim për shpirtin tim, shton tek unë masën e shpresës dhe dërgon dhuratën më të bukur që mund të të jap dikush, të ofron relaksin e zemrës dhe këtë e bën vetëm Ti, nëna ime, arsyeja e ekzistencës sime.                                                                                Shkruar nga Diellëza Zharku - Kaçanik ese per nenen,nena ese e bukur shqip,ese te bukura p

Kosova - poezi nga Diellza Tafili - Kaçanik

Kosova   Kosovë- vendlindja ime Mbushur lotë dhe gëzime Pata hare Pata hidhërime. Sa shumë dritë e gëzime 17 Shkurti Festa ime.                          Poezi nga Diellza Tafili - Kaçanik vjersha per Kosoven,Kosova heroike vjersha,poezi per Kosoven

Atdheu - poezi nga Arbëreshë Kuqi - Kaçanik

Atdheu Atdheu s’i do tradhtarët, As spiunët, as lajkatarët, Atdheu s’i do fjalëshumët e punëpakët, As të huajt, as ardhacakët, Atdheu s’duron vëllavrasje, hakmarrje, Mospajtime për çështje kombëtare. Atdheu do fëmijët, njerëzinë, Punëtorin, shkollarin. Atdheu do trimin, intelektualin, Të urtin, politikanin. Atdheu s’do qyqe e korba Atdheu do vetëm shqiponja. Poezi nga Arbëreshë Kuqi - Kaçanik vjersha per atdheun,atdhe poezi,vjerrsha per atdheun,atdheu poezi shqip,vjersha dhe poezi per atdheun

Njëqind vjet - poezi nga Ilir Loku - Kaçanik

Njëqind vjet Njëqind vjet Të ndarë Njëqind vjet Të vrarë e të sharë Por kurrë të nënshtruar E sot, sot nuk duam Shqipëri londineze Po Shqipëri Etnike Fjalën e Bacës Adem Në vend ta çojmë.                    Poezi nga Ilir Loku - Kaçanik

Libri - poezi nga Ermira Syla - Ferizaj

Libri Libri im ka shumë fleta Më jep dituri Kur bie zilja e shkollës Unë kam kënaqësi Librim im Ka vjersha Përralla E dua librin tim Poezi nga Ermira Syla - Ferizaj vjersha dhe poezi per librin,libri poezi shqip,vjerrsha per librin,libri poezi ne shqip

Komandant Agim Bajrami - vjershë nga Liron Bela - Kaçanik

Komandant Agim Bajrami Po këndojmë në Kaçanik Për Brigadën njëqind e gjashtëdhjetë e dy Me pushkë në dorë fytyrën na i zbardhi Komandant Agim Bajrami Ishte në Zvicer për të punuar La fëmijët, edhe gruan Jo! Nuk I vyente viza C-ë Erdhi të luftojë për atdhe. Paska ardhur në Kaçanik Të formonte UÇK-në Me trima të lirisë Të luftonte kundër Serbisë. Katër orë luftoi Agimi, Besniku e Xheladini, U ÇK- ja me tre vetë, Forcat serbe pesë—gjashtëdhjetë. Dhjetra armiq aty janë vra Shumë të tjerë janë plagosur, Në Drenicë Adem Jashari, Në Kaçanik Agim Bajrami.                                   Vjershë nga Liron Bela - Kaçanik vjersha per Agim Bajramin,poezi per Agim Bajrami,vjersha per komandantin Agim Bajramin,vjersha dhe poezi shqip per Agim Bajramin

Kosovë - poezi nga Elton Reka -Kaçanik

      Kosovë   Kosovë e dashur Këndojmë këngë për ty Ti je nëna ime Rritur, plakur në hidhërime . Për dëshmorët mos vajto aspak, se bijtë e tu Të mbrojtën me gjak. Kosovë martine me kulla guri nën qiellin e kaltër të Shqipërisë e Kosovës Do të valoj flamuri .                         Poezi nga Elton Reka -Kaçanik vjersha per Kosoven,Kosova poezi,poezi per Kosoven,Kosova poezi shqip,poezi per kosoven,vjershe per Kosove,poezi per Kosove

Trojet tona - poezi nga Shpresa Hysa - Kaçanik

Trojet tona Ma dogjën shtëpinë Ma dogjën shkollën Ma morën lapsin Çantën e fletoren. Me dhunë na përzuri Nga shtëpia Emigrant më quajti në Trojet   e mia. Flamurin kuq e zi e qëndisi Marigona për Shqipërinë e Kosovën për gjithë trojet tona.            Poezi nga Shpresa Hysa - Kaçanik vjersha per trojet tona,trojet tona poezi,poezi per trojet tona shqip,poezi dhe vjersha shqip per trojet tona,luften,luften ne Kosove

Adem Jashari - vjershë nga Lirie Sopa - Kaçanik

Adem Jashari Trim legjendar Hero kombëtar Për liri luftoi Viset shqiptare i çliroi . Të kujtojmë pleq e te rinj Burra, gra dhe fëmijë S’të harron askush në   botë Se ti nga zemra s’hiqesh dot. Do të mbetesh në zemer   përgjithmonë Si hero i popullit tone Gjithkush ty Të adhuron. O,trim legjendar O,hero kombëtar O,çlirimtar O Adem Jashar.                  Vjershë nga Lirie Sopa - Kaçanik  vjersha per Adem Jasharin,Adem Jashari poezi,vjersha Adem Jashari shqip,vjersha dhe poezi per Adem Jasharin,vjersha dhe poezi per Adem Jashari,Adem Jashari vjerrsha shqip,vjersha te bukura per Adem Jasharin,Adem Jashari vargje shqip

Ismail Qemali - vjershe nga Elmedina Lamallari - Kaçanik

Ismail Qemali Ismail Qemali Luftoi për liri Për shqiptarinë Solli pavarësinë. Këtë e arriti më 28 Nëntor Ngriti flamurin Në qytetin Vlorë. Qëndisi Marigona Shqipen dykrenare Edhe festa atë ditë Ishte madhështore. E kujtoj me mall Motrën Marigon Që e qëndisi Flamurin tonë.          Vjershë nga : Elmedina Lamallari - Kaçanik vjershe per Ismail Qemali,poezi per Ismail Qemali , Ismail Qemali vjersha dhe poezi shqip,poezi shqipe per Ismail Qemali ,Ismail Qemali poezi ne shqip,vjersha dhe poezi shqip per Ismail Qemalin  

Edhe sonte - Poezi nga Marigona Tasholli - Ferizaj

Edhe sonte Edhe sonte si netët tjera Bëj një natë pa gjumë Më mundon diçka në zemër Pse nuk vjen pranvera Nëpër hapsirat e detit Jeta prap vazhdon Edhe sonte në këtë natë Asgjë nuk ndryshon Poezi nga Marigona Tasholli - Ferizaj edhe sonte vjersha shqip,vjersha dhe poezi shqip,poezi te bukura shqip,poezi shqipe,poezi ne shqip

Babai im - poezi nga Armend Ahmeti

Babai im Vitet ikin si valët e detit Pa babain tim Pa ty baba As dielli nuk lind As dielli nuk perendon Poezi nga Armend Ahmeti poezi per babain tim,babane,babai im vjersha,vjersha per babin tim,vjershe per babin,vjersha per prinderit,vjershe per prinderit,prinderit vjersha dhe poezi shqip,vjershe e bukur per babin

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more