Skip to main content

Posts

Kur dhe ku u shpall pavarësia e Shqipërisë?

Pavarësia e Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1912 në Vlorë.   Ismail Qemali lexoi Deklaratën e Pavarësisë dhe para deputetëve të pranishëm dhe gjithë botës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.  Dita e 28 Nëntorit është një festë mbarë kombëtare e shqiptarëve.  Brenda kësaj dite historike përmblidhen kujtimet e shkruara e të pashkruara të shqiptarëve.  Isa Boletini u prit nga vet Ismail Qemali me atë Flamur për të cilën Isa e gjithë Kosova kishin derdhur mund e gjak. kur shpall Pavarsia e Shqiperise, Pavarsia e Shqiperise viti,data,te dhena,kush e shpalli pavarsine e Shqiperise, ne cilin vend u Shpall pavarsia e Shqiperise,

Kush u zgjodh Kryetar i Parë i Qeverisë Shqiptare në Vlorë?

Ismail Qemali u zgjodh Kryetar shteti, Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Parë shqiptare.   Ismail Qemal Vlora u lind në Vlorë në një familje çifligare më 24 janar të vitit 1844, vdiq në Itali më 24 janar të vitit 1919.  Ishte udhëheqës i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetar i parë i Shqipërisë së pavarur.  Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" në Janinë, më 1859 u vendos me familje në Stamboll.  U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare: mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja. kryetari i pare i qeverise shqiptare

Cilat vise shqiptare mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar dhe kush i okupoi ato?

Kosovën, viset shqiptare në Mal të Zi dhe Maqedoni i okupuan Serbia dhe Mali i Zi, kurse Çamëria dhe disa vise tjera në jug u okupuan nga Greqia.   Në hartën përbri shihni territorin etnik të shqiptarëve që u copëtua gjatë historisë.  Më shumë se gjysma e territorit tonë mbeti jashtë kufijve të shtetit shqiptar që u shpall më 1912.

Kur u themelua NATO-ja ?

Kur u themelua NATO-ja ? NATO-ja u themelua më 4 prill 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë një ceremonie në Uashington.  kur u themelua Nato,Nato themelimi,data,viti,kur u formua Nato,kur u krijua Nato

Kur u bë Shqipëria anëtare fuqiplote e NATO-s?

Më 7 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare e plotë e NATO-s.   Kjo është një ditë historike për mbarë popullin shqiptar pasi që kjo datë shënon arritjet e Shqipërisë në këto dekadat e fundit dhe në të vërtetë integron përgjithmonë popullin shqiptar ne familjen e madhe euro-amerikane.  NATO-ja u themelua më 4 prill 1949, pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë një ceremonie në Uashington.  Atëbotë ishin 12 shtete fillestare – dhjetë europiane dhe dy nga Amerika Veriore: Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. kur u pranua shqiperia ne Nato,kur hyri Shqiperia ne nato,data,viti,kur u themelua Nato,kur u formua Nato

Kur u përmbys diktatura komuniste në Shqipëri?

Diktatura komuniste në Shqipëri u përmbys në vitin 1992.  Në këtë vit ra regjimi diktatorial, u përmbys shtatorja e udhëheqësit komunist dhe hyri në fuqi sistemi shumë partiak demokratik.  Prijëse e ndryshimeve demokratike u bë rinia studenteske dhe qarqet intelektuale të kohës.  Sali Berisha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike dhe u formuan edhe parti tjera politike si Partia Republikane, Partia Socialiste etj.  Shqipëria, kështu hyri përgjithmonë në rrjedhat e demokracisë perëndimore. kur perfundoi komunizmi ne shqiperi,kur kapitulloi komunizmi ne Shqiperi,kur u permbys diktatura komuniste ne Shqiperi

Cilit President të SHBA-ve Kosova i ngriti shtatore në Prishtinë ?

Në Prishtinë qëndron bukur shtatorja e Presidentit të SHBA-ve Bill Clinton.  Sot shqiptarët e gëzuar, kalojnë krenarë pranë shtatores së tij, e përshëndesin dhe e falënderojnë nga zemra për ndihmën që u dha ai e Amerika në kohën kur Kosova bënte jetë të vështirë.  Clintoni dhe Amerika e ndalen dorën vrastare të Serbisë në vitin 1999, kthyen në shtëpitë e tyre refugjatët shqiptarë, ringjallën shpresën e venitur dhe i dhuruan paqen e pavarësinë Kosovës së shumëvuajtur.  Autor i shtatores është Izeir Mustafa.

Kush janë ilirët?

Ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve.  Ilirët janë ndër banorët më të lashtë të Gadishullit Ballkanik.  Ata janë autoktonë.  Kulturën, gjuhën dhe tiparet antropologjike ilirët i formuan në vendin e tyre, në pjesën perëndimore të Gadishullit, aty ku shkrimtarët antikë i përmendin në veprat e tyre.  Trevat e shtrirjes së popullsisë ilire janë mjaft të gjera; ato përfshijnë të gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që nga degët e Danubit, lumenjtë Sava e Drava, në veri, e deri te Gjiri i Ambrakisë (Prevezë) në jug, kurse në lindje deri në Vardar. kush ishin iliret,kush jane iliret,cfare jane iliret,iliret,te dhena,

Cilat janë fiset kryesore ilire?

Fiset kryesore ilire janë dardanët, ardianët, taulantët, epirotët, albanët, enkelejtë etj.  DARDANËT ishin fisi më i madh ilir dhe shtriheshin në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovën e sotme.  ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva, kryeqendër kishin Shkodrën, TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut,  EPIROTETshtriheshin nga lumi Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë dhe nga deti Jon deri në malet Pindit.  ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve,  ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit.

Cila ishte gjuha e ilirëve?

Gjuha e ilirëve ishte ilirishtja.  Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit.  Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane.  Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten.  Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft.  Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre.  Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej.

Cilat ishin qytetet kryesore ilire?

Qytetet kryesore ilire ishin Skodra, Bylisi, Dyrrahu, Apolonia, Ulqini, Ulpiana, Theranda etj. Njoftimet me te hershme te shkruara për ekzistencën e qyteteve në Iliri i takojnë mesit të shek IV para erës së re.  Gjatë shek IV-II para erës se re qyteti dhe jeta në Iliri moren një zhvillim të vrullshëm.  Ato u zhvilluan veçanërisht në krahinat e ultësirës bregdetare, nga Dyrrahu deri në Apolloni.  Qytetet ishin të ngritura mbi kodra të mbrojtura nga pikëpamja natyrore e të fortifikuara me mure rrethuese të ndërtuara me blloqe gurësh të punuar.  Në vendet më të mira ndërtoheshin ngrehinat e rëndësishme shoqërore si tempujt, portiket, teatrot, stadiumet etj.  Në Bylis e Klos u ndërtuan teatro, në Amantie stadiume.

Cilët ishin mbretërit më të njohur ilirë?

Mbretërit më të njohur ilir ishin Bardhyli, Pirroja, Longari, Agroni, Teuta etj.  Genci ishte mbreti i fundit ilir, mbretëria e të cilit ra definitivisht nën robërinë romake.    Agroni dhe Teuta kishin selinë e tyre në qytetin Rizon (afër Ulqinit) dhe kishin flotën më të fuqishme në Adriatik.  Mbret i Dardanisë së dikurshme ishte Longari.  Pirroja kishte bashkuar Ilirinë, por në një luftë kishte humbur aq shumë ushtarë sa që prej asaj kohe përdorët shprehja ”Fitore e Pirros” – që do të thotë fitore me shumë sakrifica, (humbje të mëdha).

Cili fis ilir banonte dikur në territorin e Kosovës së sotme?

Në territorin e Kosovës së sotme banonte fisi i dardanëve.  Në shek.IV p.e. sonë u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme.  Kufijtë e saj shkonin në veri deri të qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit.  Mbreti i parë dardan që njohim, ishte Longari.  Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.  Dardania ishte e njohur për punimin e arit dhe përpunimin e produkteve blegtore.  I njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Cili fis ilir banonte ne Kosove,kur u krijua mbreteria Dardane, ku shtrihej mbreteria dardane,kufijte e mbreterise Dardane, mbreti i pare Dardan,kush ishte,mbretet tjere dardan, si quhej Kosova ne iliri,KOSOVA NE KOHEN E ILIREVE

Në cilët shekuj u vendosen fiset sllave në tokat ilire?

Fiset sllave filluan të vendosen në tokat e ilirëve në shekujt VII e VIII. Lexo më shumë: Ardhja e sllavëve në Ballkan kur erdhen sllavet ne Ballkan,ne cilin shekull erdhen sllavet ne Ballkan,ne cilin vit erdhen sllavet ne Ballkan,ardhja e sllaveve ne ballkan viti,data,kur u vendosen sllavet ne ballkan,fiset sllave ne Ballkan

Kur u shpall Shqipëria republikë?

Më 21 janar 1925, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Parlamentare dhe Ahmet Zogu u zgjodh President i Shqipërisë.  Zogu pati shumë pushtet në duart e tij dhe Republika funksiononte më tepër si Republikë Presidenciale në atë kohë. kur u shpall shqiperia republike,viti,data,Presidenti i Shqiperise,ne cilin vit u shpall Shqiperia Republike,ne cilin vit u be Shqiperia Republike 

Kur u shpall Shqipëria mbretëri dhe kush u zgjodh Mbreti i Parë Shqiptar?

Më 1 shtator 1925, Shqipëria u shpall Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqipërisë, duke marrë titullin mbretëror “Zogu i Parë”.  Mbreti u lind më 8 tetor 1898, në Burgajet –Mat, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV.  Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toro, Hysen Efendi Ceka dhe Dervish Hima.  Më 1905 largohet për në Stamboll ku fillon studimet në Lice dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912.  Më 1917 shkon në Vjenë për të studjuar gjuhën gjermane dhe për të thelluar njohuritë në artin ushtarak dhe diplomacinë perëndimore.  Mbreti fliste anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, turqisht, dhe arabisht.  Më 9 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Jetoi në Greqi, Turqi, Rumani, Francë, Angli, Egjipt dhe ndërroi jetë në Kanë të Francës në spitalin “Foch”, më 8 prill 1961. Kur u shpall mbreteria ne shqiper,kur u shpall shqiperia mbreteri, cili ishte

Kur dhe ku u paraqit për herë të parë UÇK-ja?

UÇK-ja (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) u paraqit për herë të parë me 28 nëntor 1997 në Llaushë të Skënderajt.  Atëbotë në Llaushë bëhej varrimi i një mësuesi që ishte vrarë ditë më parë nga policët serb.  Tre pjesëtarët e UÇK (Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Daut Haradini) dolen hapur para popullit për të dëshmuar egzistencën e UÇK. Kur u formua uck-ja,kur doli uçk publikisht, kur u paraqit per here te pare uçk-ja, viti, data, vendi,ne cilin vend u Paraqit UCK-ja,te paret e UCK-se qe u paraqiten publikisht

Kush është komandanti legjendar i UÇK-së ?

Komandant legjendar i UÇK-së ishte Adem Jashari.  Adem Jashari, u lind më 28 nëntor 1955 në Prekaz.  Ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Pushka e tij ishte krismë e madhe kundër ushtrisë e policisë serbe. Nuk e ndali luftën kurrë për lirinë e Kosovës.  Disa herë armiku e sulmoi shtëpinë e familjen e tij.  Më 6 mars 1998 u vra së bashku me 50 antarë të familjes pas rezistencës që i bëri ushtrisë e policisë serbe.  Adem Jashari mori titullin Hero i Kosovës vitin 2005 nga presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.  Shumë rrugë, shkolla dhe organizata e mbajnë emrin e tij në Kosovë e Shqipëri.  Fshati Prekaz sot është destinacion turistik i popullarizuar në Kosovë.  Shtëpia e tij e shkatërruar në Prekaz është shndërruar në memorial historik për brezat. Adem Jashari Biografia,jeta,vepra,kur u lind,kur u vra, kur vdiq,ku u lind

Kur filluan sulmet e NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë?

Më 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore kundër Jugosllavisë me bombardimin e pozicioneve ushtarake serbe në Kosovë e Serbi.  Ofensiva e NATO-s erdhi në përgjigje të një vale të re të spastrimit etnik të drejtuar nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.  Në vitin 1999, ishin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO të cilat kryen një fushatë ushtarake, për të ndalur vendimin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviq për zhdukjen e popullit të pa mbrojtur të Kosovës.  Sulmi i NATO-s filloi mbasi i dërguari i Uashingtonit për Kosovën Richard Holbrooke, dështoi ne bisedimet për paqe me kryekriminelin serb Sllobodan Millosheviq. kur filloi nato sulmet kunder serbise,kur filloi nato sulmet ndaj serbise,data,viti,

Kur u çlirua Kosova?

Kosova u çlirua më 12 qershor 1999.  Trupat e NATO-s hynë nga shumë drejtime në tokën e Kosovës.  Populli edhe pse i shpërndarë maleve e fushave, i lodhur, i plagosur e i vrarë doli në rrugë dhe priti si çlirimtarë ushtarët e NATO-s.  Edhe ushtarët e UÇK hyn triumfalisht në qytete e fshatra të çliruara. kur u clirua Kosova,ne cilen date u clirua Kosova, Kosova clirimi data,

Kush u zgjodh kryetari i parë i Kosovës së çliruar?

Kryetari i parë i Kosovës së çliruar u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.  Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.  Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova.  Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967.  Diplomoi në Degën e Albanologjisë më 1971.  Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, tek profesor Roland Barthes-it.  Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsi në Universitetin e Prishtinës më 1984.  Më 1996 u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.  Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë.  Më 21 janar 2006 vdes Presidenti i Parë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Ibrahim Rugova biografia,jeta,vepra,kur u lind,ne cilin vend u lind,ku e kreu shkollimin e mesem,kur diplomoi, kur zgjodh kryetar i lidhjes demokratike te Kos

Si quhet ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni?

Ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni quhet Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).  Për shkak të represionit sistematik nga ana e pushtetit maqedonas filloi kryengritja e armatosur e shqiptarëve.  Palë në konflikt paraqiten forcat e bashkuara të sigurimit të Maqedonisë dhe UÇK.. Konflikti filloi në fshatin Tanushë në fillim të vitit 2001. Më 13 shtator të vitit 2001, liderët e katër partive nga Koalicioni i gjerë, kryetari i shtetit Boris Trajkovski dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit.  Kjo marrëveshje për shqiptarët ishte legjitimim i sukseve luftarake dhe realizim i qëllimeve të kahmotshme për status të barabartë- popull konstituiv në vend.

Si quhet ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën lindore?

Ushtria që luftoi për të drejtat e shqiptarëve në Kosovën lindore quhet Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB).  Si rezultat i politikave diskriminuese të shtetit serb lindi organizata ushtarake shqiptare që njihet me emrin “Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës", e cila hyri ne konflikte te armatosura me Forcat e Armatosura të Serbisë. Luftoi për të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Kur u formua Lidhja e Prizrenit ?

Lidhja e Prizrenit u formua më 10 qershor 1878 në Prizren.  Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e përfaqësueve të të gjitha krahinave shqiptare.  Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte të gjitha vilajetet shqiptare.  Lidhja e Prizrenit është ngjarja madhore historike që emancipoi jetën, letërsinë e kulturën tonë kombëtare në përgjithësi. kur u mbajt lidhja e Prizrenit,ne cilin vit u mbajt lidhja e Prizrenit,lidhja e Prizrenit viti i mbajtjes,kur u formua lidhja e Prizrenit,me cilen date u mbajt lidhja e Prizrenit, cili ishte takimi i lidhjes se Prizrenit,lidhja e Prizrenit Takimi,

Cila është rëndësia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?

Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati rëndësi të madhe për historinë e popullit shqiptar sepse ishte organizata e parë mbarëshqiptare që luftoi për mbrojtjen e vendit nga copëtimi, formoi qeverinë shqiptare dhe i bëri të njohur shqiptarët në Evropë.  Lidhja e Prizrenit është ngjarje me peshë të madhe historike që bashkoi shqiptarët si në kohën e Skënderbeut.  Lidhja anticipoi gjithë rrjedhat historike e kulturore të shqiptarëve në fund të shekullit XIX.

Kur dhe ku u hap shkolla e parë shqipe?

Shkolla e parë shqipe u hap më 7 mars 1887 në Korçë.  Në këtë shkollë punuan me përkushtim mësuesit e parë shqiptarë: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naçi Nuçi, Thoma Avrami, dhe të tjerë.  Shkolla shqipe punoi 15 vjet me rradhë dhe pastaj perandoria Osmane e mbylli, por në këto 15 vjet u shkolluan shumë nxënës të cilët pastaj jo vetëm se u bënë pishtarë të arsimit, por edhe luftëtarë të flaktë për lirinë e Shqipërisë.  Prandaj 7 marsin e kujtojmë me respekt të thellë për këta mësues të parë shqiptarë që na lanë testament gjuhën shqipe.  Këtë respekt e kemi dhe duhet ta kemi edhe në të ardhmen për mësuesit që sot e mbajnë gjallë gjuhën edhe në diasporë. kur u hap shkolla e pare shqipe,kur filloi shkolla e pare shqipe,ne cilin vend u hap shkolla e pare shqipe,shkolle e pare shqipe,cilet ishin mesuesit e pare,te shkolles shqipe, sa vjet punoi shkolla e pare shqipe, data e shkolles se pare shqipe, ne cilin vit u hap shkolla e pare shqipe

Kur u formua Lidhja e Pejës dhe kush ishte udhëheqës i saj?

Lidhja e Pejës u formua në vitin 1899 dhe udhëheqës i saj ishte Haxhi Zeka.  Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, Manastirit dhe të Janinës.  Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë.  Kuvendi u organizua dhe u drejtua nga Haxhi Zeka.  Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare. kur u formua lidhja e Pejes,kur u mbledh lidhja e Pejes, kur u mbajt lidhja e Pejes, kush ishte udheheqes i LIDHJES SE PEJES, kush e udhehoqi lidhjen e Pejes, sa pjesmarres kishte lidhja e Pejes, Sa veta moren pjese ne lidhjen e Pejes, lidhja e Pejes pjesmarresit, si u quajt ndryshe lidhja e Pejes, si e kishte emrin ndryshe lidhja e Pejes, lidhja e Pejes emri tjeter, nga kush u drejtua lidhja e Pejes, sa pika kishte kuvendi i Pejes, qellimi i lidhjes se Pejes

Cili mbret i njohur suedez vuri themelet e shtetit nacional dhe konsiderohet baba i kombit suedez?

Mbreti që vuri themelet e shtetit nacional dhe që konsiderohet si baba i kombit suedez është Gustav Vasa.  Gustav Vasa, i njohur edhe si Gustavi I, lindi me 12 maj 1469 në Vallentuna dhe vdiq me 1560 në Stokholm.  Ishte mbret i Suedisë nga viti 1523 deri në vdekje.  Është mbreti i parë që futi monarkinë trashëguese në Suedi.  I takon dinastisë Vasa, që është dinastia e parë mbretërore e trashëguar që sundoi Suedinë si një mbretëri të bashkuar.  Ai formoi gjithashtu një qeveri të fortë qendrore.  Futja e monarkisë trashëguese në Suedi konsiderohet si themelim i shtetit kombëtar modern të Suedisë.  6 qershori i vitit 1523, datë në të cilën ai u zgjodh mbret nga parlamenti është dita kombëtare e Suedisë.  Ai më vonë, veçanërisht nga fundi i viteve 1800, është ngritur në “baba të kombit” dhe kështu është bërë një simbol i rëndësishëm kombëtar.

Çka është Tavaf ?

Tavaf: (arab.) - Një prej ku­shteve të haxhit është tavafi, i cili kryhet duke u sjellë 7 herë rreth Qabesë.  Tavafi-zijareh ësh­­të i njohur si tavaful-ifada.  Ku­­shti tjetër për pranimin e ha­xhit është edhe veshja ihramit dhe qëndrimi në Arafat. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,tavaf,tavafi,tavafet

Çka është Melaqe ?

Melaqe: (arab.) - Qenie shpir­t­ërore që nuk shihet e krijuar prej drite, e cila iu nën­shtrohet vazhdimisht urdhrave dhe adh­urimit të Zotit të madhëri­sh­ëm; nuk e ka lirinë e vullnetit; en­gjëll. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,melaqe,melaqja,melaiket,engjulli,engjujt,melaqet

Çka është Mekruh ?

Mekruh: (arab.) - Ajo që është e keqe dhe e qortueshme për ta bërë. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,mekruh,mekruhi,mekruh

“Ndihma e Shpejtë” shtëpiake

• Garza sterile, bende llastiku,ankeplaste, leukoplaste të madhësivetë ndryshme, dizinfektant,jod, alkol etj, pambuk hidrofil.   • Shiringa sterile me një përdorim.   • Termometër me zhivë.   • Borsa për ujë të ngrohtë e tëftohtë.   • Shurup për kollën zbutës sekrecionesh (mukolitik) apo qetësues i kollës së thatë.   • Pomadë kundër përndrydhjeve dhe traumave muskulare.   • Solucione me pika për dhimbje të papritura të dhëmbëve.   • Pomade antihistaminike (kundër alergjisë) për pickime insektesh, apo njolla në lëkurë me origjinë alergjike.   • Ilaçe kundër temperaturës dhe dhimbjeve të kokës, dhëmbëve etj, paracetamol, ibuprofen, valium suposte për fëmijë.   • Solucionin rehidrues, tresol për të vjellat dhe barkqitje. ndihma e pare shtepiake,ndihma e pare pajisjet

Tensioni i ulët gjatë shtatzanisë

Tensioni i ulët gjatë shtatzanisë është më i shpeshtë gjatë tremujorit të tretë të saj, si pasojë e shtypjes që mitra i bën enëve të mëdha të gjakut në bark.  Ju duhet të qëndroni shtrirë në krahun e majtë për të shmangur shtypjen dhe si pasojë uljen e tensionit.

Cili ishte emri i Kosovës në kohën e ilirëve?

Territori i Kosovës në kohën e ilirëve quhej Dardani.  Kosovë është emërtimi serb (sllav Kosovo) i Kosovës, nuk është aspak fjalë shqipe.  Kosova është njohur në mesjetë nga shqiptarët si Dardania dhe banorët e Dardanisë si Dardanë.  Etimologjia e fjalës Dardani spjegohet me elemente të shqipes: dardhë- vend i dardhave (Dardhania).  Dallimi i vjetër që pala shqiptare mund të bënte ishte shqiptimi ndryshe nga Kosovo, në Kosova shqip.  Presidenti Rugova përpiqej për përgatitjen e terenit në mënyrë që kur të shpallej pavarësia e Kosovës, Kosova të ndryshoje emrin në Dardani-emrin e saj të origjinës. emri i Kosove ne Kohen ilire, si quhej kosova ne Iliri,Kosova ne iliri, prej kujt rrjedh fjala Dardani, si quhej Kosova ne Kohen e ilireve

Cilat janë disa nga qytetet e lashta antike që ndodheshin në tokat shqiptare?

Qytete t ë lashta antike që ndodheshin në tokat shqiptare ishin Apollonia, Dyrrahu, Shkodra, Ulpiana etj.  Ulpiana ishte një qytet ilir i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan.  Gërmimet arkeologjike kanë dhënë gjurmë të jetës pararomake në këtë qytet.  Qyteti ndodhej afër Prishtinës. kur u formua Ulpiana,nga Kush u formua ulpiana,

Në cilën pjesë të Evropës shtrihet Kosova dhe viset tjera shqiptare?

Kosova dhe viset tjera shqiptare shtrihen në pjesën e Europës jug- lindore.  Shkencërisht trualli i shqiptarëve ishte territor kompakt me 115 mijë km katrore.  Nga Kongresi i Berlinit -1878, gjer me sot është ngushtuar në 55 gjer 65 mijë km katrore në të cilat populli shqiptar është shumicë.  Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër me 1912/ 1913, shteti shqiptar u krijua në një sipërfaqe prej pak më shumë se 28 mijë km katrore.  Pas vitit 1912 shumë territore kompakte shqiptare mbeten jashtë kufijve shtetëror të Shqipërisë zyrtare.

Me cilat vende kufizohet Shqipëria?

Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi në veriperëndim, Kosova në veri, nga Maqedonia në lindje dhe Greqia në jug.  Në kufirin natyror perëndimor Shqipëria ka dalje të hapur në Detin Adriatik dhe në jug-perëndim në Detin Jon. me cilat shtete kufizohet Shqiperia,Shqiperia kufizimi,cilat shtete kufizohet Shqiperia

Cili është kryeqyteti i Kosovës?

Kryeqyteti i Kosovës është Prishtina.  Prishtina është qendra administrative, akademike dhe kulturore e Kosovës.  Prishtina ka edhe aeroportin ndërkombëtar.  Nëpër Prishtinë kalojnë rrugë të rëndësishme të Europës jug-lindore për të lidhur qendra të ndryshme tregtare të rajonit.  Në Prishtinë janë të përqëndruar të gjitha ambasadat e huaja. cili eshte kryeqyteti i Kosoves,Kosova kryeqyteti i saj,Kryeqyteti ne KOSOVE

Cili është kryeqyteti i Shqipërisë?

Kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana.  Tirana shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë.  Ishte e banuar që në antikitet mirëpo historia e qytetit është relativsht e re.  U themelua nga Sulejman Pasha në vitin 1614.  Në kohën e mbretit Zog qyteti u ndërtua në stilin italian dhe u bë kryeqendër e Shqipërisë.  Sot ka mbi 600 000 mijë banorë.  Tirana është epiqendra kulturore e shqiptarëve dhe një metropol i rëndësishëm i Ballkanit. cili eshte kryeqyteti i Shqiperise,Kryeqiteti i shqiperise,kur u themelua tirana,kur u formua tirana, kush e themeloi Tiranen,sa banore i ka Tirana

Sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni?

Në Maqedoni jetojnë 800 000 shqiptarë autokton në trojet e tyre etnike.  Shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton.  Në antikitetin e hershëm Shkupi ishte qendër e njohur ilire kurse më vonë qyteti më me shumë shqiptarë në Ballkan.  Ishte edhe seli e ngjarjeve historike e kulturore të shqiptarëve.

Cili është qyteti më i njohur turistik në Mal të Zi ?

Qyteti më i njohur turistik në Mal të Zi është Ulqini. Ulqini është njëri ndër qytetet më të vjetra në bregdetin e Adriatikut.  Që në kohët e lashta e deri në fund të shekullit XIX, për shkak të pozitës së vet gjeografike, ishte në shënjestër të pushtuesve të ndryshëm.  Mbi 80 % e popullsisë është shqiptare.  Është qytet atraktiv turistik.

Në sa rrafshe ndahet Kosova dhe cilët janë ato rrafshe?

Kosova ndahet në dy rrafshe: në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Rrafshin (fushën) e Kosovës.  Rrafshi i Dukagjinit shtrihet kryesisht në pellgun e Drinit të Bardhë, ka lartësi mbidetare më të vogël se fusha e Kosovës dhe është i njohur si rajon bujqësor.  Ndërsa Rrafshi i Kosovës është i njohur si rajon i pasurive minerare.  Si vijë kufizuese e menduar merret vija e përafërt ajrore Mitrovicë-Kaçanik.

Cila është maja më e lartë në Kosovë dhe sa është lartësia e saj?

Maja më lartë në Kosovë gjendet në Malet e Gjeravicës dhe është e lartë 2 656m.  Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin e komunës së Deçanit me Shqipërinë.  Maja e Gjeravicës gjendet në gjerësinë gjeografike veriore 42.53°dhe 42.53° të gjatësisë gjeografaike lindore.  Kjo maje është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët e shteteve të ndryshme që nga viti 1975. maja me larte ne Kosove,cila eshte mali me i larte ne Kosove,cila eshte maja e larte ne Kosove,sa kilometra i ka maja e Gjeravices,maja e Gjeravices, sa eshte e larte ,

Cila është maja më e lartë e Shqipërisë?

Maja më lartë në Shqipëri është Korabi me mbi 2 751 metra lartësi mbi detare.  Maja e Korabit përbën pjesën më të lartë të krejt vargmalit me të njëjtin emër , duke qenë jo vetëm mali me i lartë i Shqipërisë (2751m) por edhe një nga më të lartët e Gadishullit Ballkanik.  Korabi shtrihet midis luginës se përroit te Veleshicës dhe asaj të përroit te Grames. maja me e larte ne Shqiperi,cila eshte maja me e lart ne Shqiperi,maja e Korabit sa kilometra i ka, sa metra i ka maja e Korabit,Maja e Korabit metrat

Cili është lumi më i gjatë në Kosovë ?

Drini i Bardhë është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare më 285 km.  Ai derdhet në Detin Adriatik.  Afër qytetit të Kukësit bashkohet me dy degët kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës- Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naum-Maqedoni.  Drini është lumi më i madh në gjithë pjesën perëndimore te Ballkanit. cili eshte lumi me i gjate ne Kosove, ne trojet shqiptare, sa kilometra i ka drini i bardhe, ku buron drini i bardhe, ku buron drini i zi, ku derdhet drini i Bardhe,

Cilët janë liqenet kryesore të Kosovës?

Liqenet kryesore të Kosovës janë: Liqeni i Batllavës, Badovcit, Radoniqit etj.  Liqeni i Batllavës shtrihet në komunën e Besianës, Liqeni i Badovcit gjendet në afërsi të Prishtinës kurse Liqeni i Radoniqit në Gjakovë.  Qe të tre janë liqene artificiale.

Cilët janë liqenet kryesore të Shqipërisë ?

Liqenet kryesore të Shqipërisë janë: Liqeni i Ohrit, Prespës, Shkodrës etj.  Në bregun e liqenit të Ohrit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni Pogradeci në Shqipëri.  Liqeni i Prespës i takon Maqedonisë, Shqipërisë dhe Greqisë.  Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Ballkan.  Në breg të këti liqeni shtrihet Shkodra, një qytet i vjetër dhe i bukur shqiptar. cili eshte liqeni me i madh ne Ballkan,liqeni me i madh ne trojet Ballkanike,ku gjendet Liqeni i prespes,

Cili është ishulli më i madh në Shqipëri?

Ishulli më i madh në Shqipëri është ishulli i Sazanit.  Vetëm 17 km larg Portit ndodhet i vetmi ishull i Shqipërisë, Sazani.  Maja e tij më e lartë është 342 m.  Ishulli i Sazanit ka sipërfaqe 5,7 km2 dhe vijë bregdetare me gjatësi 12 km.  Kjo është vijë bregdetare e thyer me përbërje shkëmbore monolitike. ishulli me i madh ne Shqiperi,sa kilometra i ka ishulli i Sazanit,sa eshte siperfaqja e Sazanit

Pse është i njohur lumi i Nerodimes?

Lumi i Nerodimes është i njohur për bifurkacionin e tij.  Ujërat e këti lumi ndahen në dy drejtime dhe derdhen në dy dete, në Detin e Zi dhe në Detin Egje. ku derdhet lumi Nerodime,lumi i Nerodimes,bifurkacioni i vetem ne evrope,bifurkacioni i vetem ne ballkan

Cilat janë xeheroret më të njohura në Kosovë dhe cilat xehe nxirren aty?

Xeheroret më të njohura në Kosovë janë: Trepça, Kishnica dhe Novobërda, në të cilat nxirret xehja e plumbit dhe e zingut.  Ka edhe xeherore tjera. Trepça është miniera më njohur në Kosovë dhe Europë.  Emri Trepçë vjen nga shqipja që do të thotë tri furra për shkrirje.  Trepça( TRE+PÇA), pjesa e dytë e emrit vjen nga fjala ”PÇA”që do të thotë ”poça” (me pjekë). ”TRI FURRAT”-dikur, sot TREPÇA.

Cila është shpella më e njohur në Kosovë?

Shpella më e njohur në Kosovë është Shpella në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit.  Ajo është e gjatë 1500 metra.  Gjatë verës temperatura në brendi të shpellës është 8-11 gradë celsius dhe gjatë dimrit 11-13 gradë. Shpella është gjetur rastësisht nga një fshatar teksa po nxirrte gurë në oborrin e tij.

Çka kuptoni ju me fjalët “natalitet” dhe “mortalitet”?

Me fjalën ”natalitet” kuptohet numri i përgjithshëm i lindjeve të fëmijëve në një vend, kurse me fjalën ”mortalitet” kuptohet numri i vdekjeve së popullsisë në një vend. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,nataliteti,natalitet,natalitet,mortalitet,mortaliteti

Në cilin vit u lëshua për qarkullim autostrada Durrës – Kukës - Morin?

Autostrada Durrës-Kukes-Morin u lëshua për qarkullim në qershor të vitit 2009.  Rruga lidh bregdetin Adriatik me Kosovën.  Është e gjatë 170 km.  Tuneli (6 kilometra) në Kalimash është një nga më të gjatët në Ballkanin perëndimor. sa eshte e gjate.autostrada durres kukes morine,sa kilometra eshte tuneli i kalimashit,sa eshte i gjate tuneli i Kalimashit

Çka është Mekka ?

Mekka: (arab.) - Qytet në pje­sën perëndimore të Arabinë Sa­u­dite të sotme, në të cilin është lindur Mu­ha­medi a.s. Aty ka filluar shpallja e Kur’a­nit, aty gjendet Qa­beja dhe në të cilin për çdo vit shkojnë myslimanët nga të gjitha anët e botës për ta kryer haxhin. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,Mekka,meka,meke,ku filloi shpallja e Kuranit,

Çka është Mejtash ?

Mejtash: Gur në formë kënd­drejtë në oborr të xhamisë apo në hapë­sir­ën e varrezave, në të cilin, me rastin e faljes së nam­azit të xhena­zes, vendoset tab­u­ti me të vdekurin; gur i xhe­na­zeve. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi, mejtashi,mejtash,mejtashet

Çka është Mehër ?

Mehër: (arab.) - Paja, të cilën dhë­ndri ia jep nuses së tij, në emër të pavarësisë materiale të saj në jetën bashkëshortore, pas vdekjes së burrit, apo me rastin e shkurorëzimit nga ai. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme,kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,meher,mehri,meher

PITRYASIS VERSICOLOR

Sinonim: Tinea versicolor.  Përkufizimi: Pitryasis versicolor është sëmundje joinflamatore sipërfaqësore e lëkurës me karakter kronik recidivues.   Etiopatogjeneza: Sëmundjen e shkakton Pityriosporum (Talessezia) furfur që shfaqet në dy varianta: P.ovale dhe P.orbiculare.   Shfaqet te personat që kanë predispozitë (hiperhidrozë ose sebore), te rrobet që pengojnë djersitjen, te djersitjet me pengesa neurovegjetative, hipertireoidizmi, tuberkuloza ose te të sëmurët e imunokompromituar.    Pasqyra klinike: Ndryshimet janë zakonisht në trup dhe gjymtyrët e sipërme por ka edhe në pjesët tjera të trupit, që shihen lehtë nën llambën e Wood-it. Ato janë makula të vogla vezake ose të rrumbullakëta madhësish të ndryshme, që kanë ngjyrë kafe të qeltë.   Mund të jenë me ngjyrë të bardhë - Pityriasis versicolor alba, të verdhë - Pityriasis versicolor flava, të mbylltë - Pityriasis versicolor fusca.   Vatrat janë të pakufizuara, të ngritura pak mbi sipërfaqen e lëkurës, ndonjëherë me

Mikoza e thonjve

Sinonimet: Tinea unguium, dermatophytia unguim.   Përkufizimi: Mikozat e thonjve janë ndryshime në thonj të shkaktuara nga myshqet, me ecuri kronike shpesh edhe me disa vite, hetohet më shpesh te gratë.   Etiopatogjeneza: Shkaktar të sëmundjes janë Trychophyton dhe Epidermophyton. Sëmundjen e favorizojnë edhe kushtet biologjike, dëmtimi i ndërtimit anatomik të thonit, qarkullimi i dobët i gjakut në gishta.   Pasqyra klinike: Sëmundja lokalizohet në skajin e lirë (Margo liberi) anash thonit, me ngjyrë të bardhë ose të verdhë, pa shkëlqim që shkon duke u zgjeruar kah baza e thonit. Ndryshimet perzistojnë me vite dhe shkon deri në hiperkeratozë subunguale që biejnë te trashja dhe ngritja e pllakës së thonit dhe destruksioni i tij.   Diagnoza diferenciale: Psoriaza, onihiomikoza e shkaktuar nga kandida, onhiodistrofia, lichen ruber.   Mjekimi:  Mjekimi i përgjithshëm: antimikotik oral Griseofulvina N (disa javë-muaj), mjete që përmirsojnë qarkullimin periferik të gja

Mikoza e dorës

Sinonimet: Trichophytia manus, eczema mycoticum palmare. Përkufizimi: Tinea manus është sëmundje mikotike lëkurore e pëllëmbës së duarve dhe veçanërisht e gishtrinjve. Etiopatogjeneza: Shkaktar të sëmundjes janë: Tr.mentogrophytes, Tr.rubra, candida albicans, si faktorë favorizues janë nxehtësia, djersitja, lagështia.   Pasqyra klinike: Sëmundja lokalizohet në pëllëmbën e dorës, në gishtrinj; shfaqet skuqje, deskuamim, macerim, erozione interdigitale të përcjellura me kruarje. Te format ku bashkëngjitet infeksioni sekondar kemi shfaqjen e edemave, vezikulave, impetigizim, ragada dhe hiperkeratozë të përcjellura me dhembje.   Diagnoza diferenciale: Eczema thyloticum, psoriasis palmaris.   Mjekimi:   Mjekimi i përgjithshëm: menjanohen faktorët favorizues të sëmundjes, masat profilaktike për menjanimin e recidivave dhe infeksioneve sekondare, Griseofulvina, Antibiotikë, Vitamina, Antihistaminikë.   Mjekimi lokal: kompresa dezinfektuese: 3% sol ac.boric, Riv

Mikoza e këmbëve

Sinonimet: Tinea pedis, Eczema mycoticum palmare.   Përkufizimi: Mikoza e këmbëve është sëmundje mikotike lëkurore e shputave, e pjesës dorzale të këmbës dhe e hapësirave ndërmjet gjishtrinjve, që i takon meshkujt (sportistët).   Etiopataogjeneza : Shkaktar janë: Tr.mentogrophytes var. interdigitale.  Epidermophyton floccosum, candida albicans ; faktorë favorizues janë edhe djersitja, lagështia, nxehtësia,   Pasqyra klinike: Lokalizimi i sëmundjes është interdigital, ku mund të përfshihen edhe thonjtë. Sëmundja fillon me një eritemë, macerim, deskuamim,me erozione (interdigitale) të përcjellura me kruarje. Shpesh mund të shfaqen edeme, vezikula, inpetiginizim, ragada, skuama, hiperkeratinizim të përcjellura me dhembje.   Diagnoza diferenciale: Dermatiti intertriginoz, piodermitë, psoriaza plantare, dishidroza, neurodermiti, etj.   Mjekimi:   Mjekimi i përgjithshëm: menjanohen faktorët favorizues,sipas nevojës Griseofulvin, Antibiotikë, vitamina, antihistaminikë. Mj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more