Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Vjersha

Poezia ''Festa e Flamurit'' nga Ersilja Çeli

Festa e Flamurit Vlorë, moj, e bukura Vlorë, U ngrit flamuri Tek ti Më njëzetetetë Nëntor. Ky nëntor i bukur, Nëntor plot shpresa, Nëntori i lirisë, Nëntori i Pavarësisë. Nga duararta Marigon Flamuri u qëndis, Për t’u treguar shqiptarëve Ditën e bukur të lirisë. Flamuri i shqipes Valëvitet krenar, Si gjaku i kuq I dëshmorëve tanë. Ismail Qemali Ngriti flamurin në Vlorë, “Liria është e shqiptarëve, Shqipëria do të rrojë”! Poezi, Vjersha, Poezi per flamurin, Vjersha per flamurin, 

Poezia ''Zogu i vogël'' nga Ersilja Çeli

Zogu i vogël Një zog i vogël Ndaloi në dritare, Qe sa një gogël, S’kish ngrënë fare. Me sqepin e tij Në xham  trokiti Dhe mua shumë Ai  më çuditi! Hapa dritaren Të shoh se ç’ka, Vështrimi i tij Më thosh “dua të ha”. I hodha thërrime, Dhe e ledhatova, Nga zemra e tij e vogël Shumë urime mora. Thellë në shpirt ndjeva Një lumturi të madhe Për zogun e vogël, Që ushqeva në dritare. Me shumë dashuri Zogu më shikoi, Hapi krahët e vegjël, Në qiell fluturoi. Poezi, Vjersha, Poezi per zogun, Vjersha per zogun, 

Poezia ''Shoqes sime'' nga Ersilja Çeli

Shoqes sime Për shoqen time Kam shumë mall, Çdo kujtim në mendje Më vjen si përrallë. Flokët i kish bjond, Sy të bukur e të zi, Fytyrën rrumbullake, Buzët si qershi. Jona e kish emrin, Si deti i kaltër Jon, Shoqja jote Ersilja Gjithmonë të kujton. Vitet kanë kaluar, U bë kohë që nuk e shikoj, Lodrat që bënim bashkë Asnjëherë nuk i harroj. Por një ditë të bukur Dera kish trokitur, Ishte vërtet Jona, Erdhi krejt papritur. Plot gëzim u mbushëm, Me mall u përqafuam, Miqësinë e vjetër, Kurrë s’e harruam. Poezi, Vjersha, Poezi per shoqen, Vjersha per shoqen, 

Poezia ''Ëndërrat e fëmijëve'' nga Ersilja Çeli

Ëndërrat e fëmijëve Ëndërrat në jetë, Ëndërrat në gjumë, Ëndërrat e fëmijëve Të bukura shumë. Eh, sa shumë ëndërra Janë në kokën tonë, Ëndërrat e fëmijëve Mendjen na pushtojnë. Secili nga ne Ëndërron për jetën, Vallë na tregojnë Ëndërrat të vërtetën? Të gjithë fëmijëve Unë u uroj Ëndërrat e tyre T’i realizojnë

Poezia ''Tirana kryeqytet'' nga Ersilja Çeli

Tirana kryeqytet Tiranë e bukur, Tiranë plot jetë, Tiranë e re, Tirana ime! Tek ti u linda, Po rritem, Po edukohem E shkollohem. Jam e lumturuar Për kryeqytetin tim, Të rritur, zbukuruar Si në Perëndim. Tiranën e adhurojmë, Vendin ku kam lerë. Më lart do ta çojmë, Krenare përherë!

Poezia ''Kali i drunjtë'' shkruar nga Ndoc Papleka

Kali i drunjtë Një degë peme të mjafton ta bësh kalë me katër këmbë, ta shalosh, të rendësh rrugëve si kalorësi më i shpejtë. Më i zoti i gjithë kalorësve të kaptosh male, lumenj që vetëm ti i sheh me sy. Të çash si trim nëpër beteja midis shpatash e hingëllimash që i dëgjon veç veshi yt... Vrapo, vrapo, o vogëlush, më vonë do të vijë një ditë, kur “kali” do të jetë thjesht degë, “fusha e betejës” - një lëndinë, “shpatat e tua” - copa druri... . Vrapo, vrapo, o vogëlush!   Ndoc Papleka

Poezia ''Të flesh në verë'' shkruar nga Melsi Qirici

Të flesh në verë   Në dimër unë zgjohem me natë Dhe vishem me dritë të bardhë, Në verë ndryshon puna krejt Më duhet të fle më shpejt. Më duhet të shkoj në shtrat e të shoh Pemët e zogjtë që luajnë mbi to, Të dëgjoj zërat e njerëzve nëpër rrugë E hapat e tyre të rëndë me zhurmë. A s’do ta kishit të vështirë dhe ju, Kur qielli është kaq i kthjellët dhe blu, Që kur të donit të luanit dhe pak T’ju dërgonin kaq herët në shtrat?   Melsi Qirici poezi per veren,vjershe per veren,vjersha per veren,poezi per veren,vera vjersha shqip,poezi dhe vjersha shqip,poezi ne shqip per veren

Poezia me titull ''Ditëlindja e babait'' shkruar nga Ersilja Çeli

Ditëlindja e babait Sot është ditë e vaçantë, Sot ditë e shënuar, Se babai im Ditëlindjen është duke festuar. “Baba” – gërma të arta, Skalitur në zemrën time, Mijëra urime të zjarrta Dalin nga goja ime. Faleminderit Zotit, Që më dha këtë baba, Është i mrekullueshëm, Si ai në botë nuk ka! Të uroj pafundësisht, Sot në këtë ditëlindje, Qofsh për jetë i lumtur, Kudo dhe në familje. Shoh buzët e tua Që qeshin me ngadalë, Më puth, më perkëdhel, Më thua nja dy fjalë: -Faleminderit, bija ime, Për të gjitha këto urime. Ti je drita e syve të mi, Ti më mbush me krenari. poezi per babain,poezi per baben,vjersha per babain,babai vjersha shqip,vjersha dhe poezi per babain

Poezi per motren shkruar nga Ersilja Çeli

Motrës së vogël Motra ime Quhet Uarda, Është e bukur, Si rrezet e arta. Është shumë e vogël, Por është e zgjuar, Me kurreshtje më shikon Kur jam duke shkruar. Lapsin merr ngadalë, Fillon e pikturon, Unë kënaqem shumë Kur vjersha mëson. Librat i shfleton Me doçkat e saj, Është kaq e bukur, Si lelet në maj! Motra ime, Uarda, Shumë të adhuroj, Ndonëse je e vogël, Unë të respektoj. Vogëlushja ime, Sa shumë që të dua, Çdo orë e minutë Ëngjëll je për mua. poezi per motren,vjersha per motren,motra poezi,vjershe per motren,motra vjersha shqip,poezi dhe vjersha per motren time te dashur,motres sime poezi

Poezi per atdheun shkruar nga Ersilja Çeli

  Atdheu Atdheu im i dashur, Me ngjyra si ylber, I shtrenjtë je për mua, Je vlerë përmbi vlerë. Ke male të larta, Fusha e bregore, Lumenj të kulluar E toka pjellore. Atdheu është i shtrenjtë, Është vendi ku ke lerë, Gjithkush ndjehet krenar Për të kurdoherë. Në çdo  vend të huaj Edhe po të shkoj, Me tokën mëmë Kurrë s’e ndërroj. Ndjehem shumë krenare E mbushem me hare, Kur them se jam shqiptare, I shtrenjti im, Atdhe. Poezi per atdheun, poezi per vendlindjen, vjersh per atdheun, vjerrsh per atdheun, poezi per vendin time, poezi per atdheun tim, atdheu poezi

Poezi për 1 qershorin nga Rrezarta Halimi

1 Qershori! 1 Qershori ja na erdhi, Me hare dhe valle , Zemrat tona na gëzoi, Plot gëzim, e mall. O qershor i bukur mirësevjen ti! Zemrat na gëzon, Plot me dashuri. poezi per 1 qershorin,vjershe per 1 qershorin,vjersha per 1 qershorin,1 qershori vjershe,vjersha dhe poezi per 1 qershor,vjersha 1 qershori,dita e femijeve,ditene e femijeve,festen e femijeve

Vjershë për 1 qershorin nga Etrita Aliu

''1 QERSHORI'' Një qershori festa jonë është e bukur si gjithmonë, të gjithe e presim me padurim ta festojmë me gëzim. 1 qershori poezi,vjersha per 1 qershorin,1 qershori vjersha dhe poezi,vjersha te ndryshme per qershorin,1 qershori vjershe

Vjershë për 1 qershorin

Një Qershori ynë, Erdhi përsëri, Edhe më të lumtur, Ne na gjen tani, Të gjithë të gëzuar, Lozim dhe këndojmë, Rroftë 1 Qershori , Rroftë festa jonë. vjershe per diten e femijeve,vjersha per 1 qershorin,1 qrshori vjershe,poezi per 1 qershorin,1 qershori vjershe dhe poezi

Vjershë apo poezi për Arsimin

Arsimi Sa e dua arsimin Në zemër më fle Aty gjej folenë Dhe kënaqësinë Të jesh i arsimuar Të jesh i edukuar Se arsimi është dritë Na shpie te lartësitë Shkruar nga Fatlum Hamza vjershe per arsimin,poezi per arsimin,vjersha per arsimin,poezi per arsimin,vjersha shqip,poezi shqip per arsimin,arsimi poezi,vjersha arsimi,arsimi poezi ne shqip

Vjershë apo poezi për dimrin

Stina Iku vjeshta Me kaltërsi e diell Solli ngjyrë pikëllimi Te fëmijët menjëherë Rrezet e diellit Retë i mbuluan Mjegull nga qielli Vendin ka mbuluar Kudo acar Në çati e dritare Ka ngrirë dhe bujku Me dele në livadhe Shkruar nga Alma Halimi vjersha dimri,poezi dimrin,vjershe per dimrin,poezi per dimrin,vjersha dhe poezi per dimrin,dimri erdhi poezi,vjersha per dimer,vjersha per stinen e dimrit

Poezia me titull XHAXHI PIKTORI

Një mbrëmje me babain Në banesën tonë, Erdhi një xhaxha Na ishte piktor. Mbi letër të bardhë Filloi të vizatoj, Mua dhe vëllaun Bashkë na portretoj. Sa më magjepsi mjeshtëri e tijë, për artin e bukur më shkrepi dashuri. Gëzim Ajgeraj vjershe per piktorin,poezi per piktorin,vjersha per piktorin,piktori vjershe shqip

Poezia me titull KUSH PUNON KA

KUSH PUNON KA Gjyshi pemën e ka prerë Se molla s`bëri këtë herë Edhe lepurin e dënoi Përse lakrat ia dëmtoi Edhe qenin e qortoi Pse hajdutëve s`u vë rojë Ndërsa maces gishtë i mati Ruaje mirë miun te djathi . Hë pra gjyshi mirë e tha Kush punon për të ngrënë ka . Gëzim Ajgeraj

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more