Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tregime

FËMIJA DHE BERBERI

Berberi i pëshpëriti një myshteriu në vesh; ky fëmijë, është fëmija më i marrë në botë. Prit pak dhe unë do ta vërtetoj këtë. Berberi vendosi 3 euro në njërën dorë të fëmijës, ndërsa në dorën tjetër 10 euro. Fëmija mori 3euro dhe shkoi. Berberi ia ktheu: A të thashë që ky fëmija nuk mëson asnjëherë, dhe gjithmonë e përsërit të njëjtën. Pasi myshteriu doli nga lokali, takoi fëmijën duke dalë nga një shitore e ëmbëlsirave, dhe u bë kureshtar ta pyes atë. Iu afrua dhe e pyeti: Pse çdoherë merr 3 euro dhe jo 10? Fëmija u përgjigj: Sepse në momentin që i marr 10 euro mbaron loja! Atëherë… Mos shpejto në gjykimin e të tjerëve dhe mos beso se ti je më i zgjuari i njerëzve, sepse mund të jesh në gabim. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

Fëmija i Parisit

Fëmija i Parisit Një fëmijë hyri në një xhami të Parisit dhe i thotë imamit të xhamisë: Nëna më ka dërguar të mësoj tek ju.   Imami i thotë: Paraprakisht më duhen disa informata në lidhje me nënën tënde…   Fëmija përgjigjet: Ajo është në rrugë dhe nuk mund të hyjë, sepse nuk është muslimane.   Doli imami i xhamisë të sqarohet rreth birit të saj!   Nëna i tha: Kam një fqinje muslimane dhe kur ajo i dërgon fëmijët e saj në shkolle ia puthin duart dhe lumturia e gëzimi asnjëherë nuk e braktisin atë familje.   O imam! Nuk kam parë ndonjë musliman në këtë qytet të lë prindërit e tij në shtëpinë e pleqve.   Merre birin tim dhe mësoje, me shpresë se do të veprojë me mua ashtu siç veproni ju me prindërit tuaj. Përshtati: Valdet Kamberi    

Ja çfarë shkruan Brad Pitt për Angelina Jolie:

Ja çfarë shkruan Brad Pitt për Angelina Jolie: Gruaja ime u sëmurë. Ajo u bë nervoze për shkak të dështimeve, probleme në punë dhe në jetën personale. Humbi 14 kg dhe u bë shumë e dobët. Qante vazhdimisht, kishte dhimbje koke, zemre dhe kurrizi. Nuk flinte mirë dhe lodhej shumë. Ne po shkonim drejt ndarjes. Ajo nuk kujdesej më për veten, kishte të nxira poshtë syve. Refuzoi të gjitha rolet që ju ofruan nëpër filma. Pastaj, unë i thirra mendjes! Sepse, mbi të gjitha, kisha në krah femrën më të bukur në botë. Ajo ishte e pëlqyera e gjysmës së botës, dhe vetëm unë kisha nderin të flija me të e ta puthja. Kështu, fillova t'i dhuroja lule, puthje dhe komplimente. I bëja surpriza ne çdo minutë. Fola për të edhe në publik. Ju nuk do ta besoni, por ajo rilindi! U bë shumë më mirë. Fitoi peshën që humbi, nuk ishte më nervoze dhe më donte më tepër se kurrë! Pastaj, unë kuptova diçka: Gruaja është pasqyrim i bashkëshortit! Nëse e do vërtetë gruan tënde, tregoja!

RRËFIMET E NJË BABAI

O biri im: kam shijuar të shijshmet dhe nuk kam gjetur më të shijshme se sa shëndeti. O biri im: kam shijuar të hidhurat dhe nuk kam gjetur më të hidhur se sa të kërkosh nga njerëzit . O biri im: kam bartur hekurin, por nuk kam gjetur më të rëndë se sa borxhin. O biri im: kam parë të pasurit dhe nuk kam parë më të pasur se sa ai që është i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të. O biri im: kam provuar durimin dhe kam shijuar të keqen, por nuk kam parë më të fortë se sa varfëria. O biri im: më kanë armiqësuar njerëzit dhe nuk kam gjetë më armik se sa nefsin tim. O biri im: kam veshur rrobat më të shtrenjta, por nuk kam gjetë rroba më të mira se sa devotshmëria. O biri im: kam dëgjuar të flasin shumë, por nga heshtja kam mësuar më shumë. O biri im: jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunjëzuar për Allahun jam lartësuar. O biri im: hapa shumë dyer, por nuk u mirëprita si në derën e pendimit. Përshtati: Valdet Kamberi

JU LUTEM LEXOJENI, REFLEKTONI DHE SIGURISHT SHPERNDAJENI...

Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbylle çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë. E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës d uke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që i pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë. Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, dhe nuk di nga t'ia mbaj. E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: "O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë keshtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt." Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi. Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa

Mos u habit me diturinë që ke

Imam Ibën Hazëm Dhahiriu, rahimehullah, thotë: “Nëse habitesh me diturinë tënde dije se aty s’ke hise aspak, sepse është dhuratë e kulluar e Allahut, të cilën ta ka dhuruar Ai, andaj mos e përballë këtë dhuratë me gjëra që e hidhërojnë Atë, sepse mundet të shkaktojë që ta harrosh diturinë për shkak të ndonjë të mete me të cilën të sprovon Ai, e metë e cila shkakton harrimin e asaj që e ke mësuar dhe nxërë përmendsh. Më ka treguar Abdul-Melik ibën Tarifi, i cili është prej dijetarëve, të mençurve, të matur, me besim të lartë dhe me hulumtime të sakta, kishte kujtesën e fuqishme, çdo gjë që dëgjonte, e mësonte përmendsh me herën e parë dhe nuk kishte nevojë për ta përsëritë. Një ditë hipi në anije dhe u përballua me trishtim të madh saqë e harroi të gjithë atë që e dinte dhe shumë iu dëmtua kujtesa, nuk i mbeti më ajo mençuri që kishte. Edhe mua më goditi një sëmundje dhe kur u shërova më kishte shkuar ajo që kisha mësuar përmendsh, përveç një pakice të vogël. Pata nevojë për disa v

'' Gjysh, cili ujk fiton ?''

'' Gjysh, cili ujk fiton ?'' Plaku i urtë i tha nipit të tij: “Biri im, brenda secilit prej nesh zhvillohet betejë mes dy ujqve. Njëri është i keqi. Ai është zemërimi, xhelozia, lakmia, mëria, inferioriteti, gënjeshtra dhe egoja. Tjetri është i miri. Ai është gëzimi, paqja, dashuria, shpresa, përulësia, mirëdashja, ndjeshmëria dhe e vërteta.” Djali mendohet pak dhe pyet: “Gjysh, cili ujk fiton?” Plaku i urtë qetësisht i përgjigjet: “Ai të cilin e ushqen.”

Paguaj sa te duash

Pronari i shtëpisë ishte mërzitur me qiramarrësin e tij të varfër, i cili s’kishte para për ti paguar qiranë. Meqë shtëpia e tij ishte vjetruar, pronari i saj japonez, vendosi ta prishë, që në vend të saj të ndërtojë një tjetër të re, e për rrjedhojë t’ia japë një qeramarrësi tjetër, sigurisht pak më të pasur. Ai solli menjëherë punonjësit, të cilët ia nisën punës, duke hequr dërrasat, pasi shtëpitë tradicionale japoneze ndërtohen prej druri. Mes dërrasave, ata lënë një hapësirë të vogël, me qëllim që shtëpia të jetë e ngrohtë dimrit dhe e freskët verës. Teksa hiqnin dërrasat e njërit krah të shtëpisë, punonjësit gjetën një hardhucë mes dërrasave. Asaj i ishte ngulur një gozhdë në këmbë dhe nuk lëvizte dot. Pronari i shtëpisë kur e pa mbeti pa gojë dhe një drithmë i pushtoi gjithë trupin. Ai filloi të mendojë se shtëpia e tij e vjetër kishte dhjetë vite që ishte ndërtuar dhe mesa dukej, që atëherë hardhuca kishte mbetur e gozhduar në atë vend. Çfarë të ketë ndodhur vallë? Si të ketë

PLAKU I MENÇUR...

...Nje plak shkoi ne rrojtore për te prere floket dhe per te rregulluar mjekren e tij. Me te filluar punen berberi, ata u futen ne një bisede. Ata biseduan shumë gjera dhe tema te ndryshme kur me ne fund preken edhe temen për Zotin. Berberi tha: Une nuk besoj se Zoti ekziston. Pse e thua kete? Pyeti plaku. - Mjafton te dalesh ne rruge dhe te kuptosh se Zoti nuk ekziston. Me thuaj nese Zoti ekziston, a do te kishte kaq shumë njerez te semure? A do te kishte femije te braktisur? Nese Zoti ekziston, nuk do te kishte dhimbje as vuajtje. Nuk mund ta imagjinoj një Zot qe do te lejonte gjithë keto gjera. Plaku mendoi për një moment, por nuk u pergjigj pasi nuk deshironte te fillonin debatin. Berberi perfundoi punen e tij dhe plaku u largua. Vetem pak pasi doli nga rrojtorja, ai ne rruge pa një njeri me floke te gjata, te papasterta dhe me një mjekerr te parregulluar i cili dukej i palare dhe jo i krehur. Plaku u kthye prap ne rrojtore dhe i tha berberit: A e di çfare? Ber

Zemrat e mira, nuk duan duartrokitje

Një djalë i mirë, tregon mbi një përvojë të tij me babanë. Ishim duke pritur radhën për të blerë biletat e cirkut – tregon ai – shfaqje të cilën mezi prisja ta shoh. Mes nesh dhe shitësit të biletave qëndronte një çift me tetë fëmijë pas, të gjithë ishin nën dymbëdhjetë vjeç. Nga veshja dhe mënyra si qëndronin, dukej që ishte një familje e varfër, por të edukuar dhe të kulturuar. Fëmijët prisnin në radhë dy e nga dy, të kapur për dore dhe duke biseduar mbi elefantët veshë mëdhenj që do të shohin në cirk, si dhe palaços hundëgjatë. Dukej qartë që ishte hera e parë që po shkonin në shfaqjen e cirkut dhe mesa dukej, shfaqja e asaj nate ishte shumë e rëndësishme për ta. Prindërit e fëmijëve ishin në fillim të grupit, të kapur dorë për dore dhe kryelartë. Kur babai i fëmijëve u afrua me biletashitësin, e pyeti sa kushtonte çmimi i biletave. Biletashitësi e pyeti sa bileta dëshironte dhe ai u përgjigj:”Dy për të rritur dhe tetë bileta për fëmijë.” Biletashitësi i tregoi çmimin e biletave d

Fjalët e një Prindi ndaj fëmijës...

Nëse një ditë do më shohësh plak.. nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem… ki durim. Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar… Nëse kur flas me ty të përsëris gjthmonë te njëjtat fjalë… mos më ndërprit… dëgjomë. Kur ishe i vogël, duhej të të tregoja cdo natë të njejtën përrallë që të flije… Kur nuk dua të lahem, mos më bertit… Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.. Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re, kij durim dhe më ndihmo.. Mos më shih me atë buzëqeshje ironike, por kujto sa kohë m’u desht të të mësoja abc… Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo.. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them, por nevoja për të qënë me ty gjthmonë… Kur këmbët e mija të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha një barrë për ty. Më ndihmo njësoj siç bëra unë kur ti ishe i vogël… Kur them që dua të vdes, mos u merzit… Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja. Do kuptosh që në moshën time nuk

Komandanti më i lavdishëm

Rrëfehet se një komandant ushtarak humbi betejën dhe ia mbathi nga sytë këmbët, duke u fshehur në një mal. Atje, ai u njoh me një burrë të mençur, i cili – siç thuhej – merrte vesh nga çdo gjë e kësaj bote. Komandanti e pyeti:”A s’më thua zotrote, cili është komandanti më i lavdishëm ushtarak në rang botëror?” I mençuri ia ktheu:”Po, ai jeton pas tre malesh, në shtëpinë e pestë dhe ngjyrën e lëkurës së fytyrës e ka të kuqe.”   Menjëherë, komandanti në fjalë mori udhën, pasi donte të mësojë prej tij si të bëhej i lavdishëm. Me të mbërritur te shtëpia e përshkruar, trokiti derën, e cila kur iu hap, e la pa gojë. Personi që i doli para ishte një fukara në kulm, i cili i frikësohej hijes së tij, e jo më të ishte komandanti më i lavdishëm në botë. Pasi u sigurua se nuk kishte gabuar shtëpi, komandanti mori udhën e kthimit krejt i zhgënjyer. Me të mbërritur tek burri i mençur, iu çorr i mërzitur:”Paske pasur kohë për tu tallur me mua zotrote?! Të kërkova të më prezantos

Mbret vetëm për një vit

Shumë kohë më parë një vend sundohej nga mbreti. E veçanta e këtij populli ishte se mbretin e tij e zgjidhte në udhëhiqje vetëm për një vit, jo më shumë. Më pas mbretin e dërgonin në një ishull të largët për të kaluar ditët e mbetura, e pastaj zgjidhnin një tjetër mbret e kështu përsëritej historia çdo vit.   Kur mbretit i mbaronte koha e udhëheqjes njerëzit e vishnin atë me rrobat më të mira e hipnin në një elefant të madh dhe i bënin xhiron e fundit rreth vendit. Në këtë moment njerëzit ndaheshin me të duke i thënë lamtumirë, këto ishin momentet më të vështira të mbretit...   Pas ndarjes mbretin e hipnin në varkën që do ta çonte në ishullin e largët për të vazhduar jetën e tij i vetmuar. Kur po kthehej varka që kishte çuar mbretin në ishull, gjatë rrugës has një varkë që u mbyt dhe prej saj shpëtoi vetëm një djalë. Këta e marrin dhe i luten këtij që të jetë mbreti i vendit. Pasi filluan ti tregonin sekretin e qeverisjes ai refuzoi por në fund pas lutjeve të tyre pra

Sy që nuk e shohin të mirën

Në një tregim simbolik, thuhet se dielli nuk lindi në një qytet. Atë mëngjes, si çdo ditë, bujqit dolën për të vajtur në ara, por errësira i mbajti peng. Punonjësit e administratës u zgjuan në gjashtë të mëngjesit, për të vajtur në orar, por errësira i gozhdoi. Fëmijët u ngritën të shkojnë në shkolla, por edhe ata nuk mundën. Gjatë gjithë orëve të ditës, nuk funksionoi asgjë, sikur jeta u ndërpre. Njerëzit dukeshin të shqetësuar për të mbjellat e tyre. Të vegjël e të moshuar dridheshin nga i ftohti, kurse frika u kishte pllakosur në zemra. Në mbrëmje, as hëna nuk lindi si çdo natë. Të frikësuar dhe të mbërthyer nga paniku, të gjithë vajtën në faltore, ku u lutën, qanë dhe u përgjëruan që të lindë sërish dielli. Atë natë, askush nuk mbylli sy. Të nesërmen, në pesë të mëngjesit dielli lindi si gjithmonë. Njerëzit fluturuan nga gëzimi, ngrinin duart drejt qiellit dhe pëshpëritnin fjalë mirënjohjeje. Një nga të mençurit e qytetit u tha:”Përse e falënderoni Zotin vetëm p

Ishim në një anije dhe era na dërgoi në një ishull...

Ibën Kuddame, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Abdul-Uahid ibën Zejd thotë: “Ishim në një anije dhe era na dërgoi në një ishull, zbarkuam në të dhe aty e pamë një njeri duke adhuruar një idhull! Ecëm në drejtim të tij dhe i thamë: O njeri kënd po adhuron? Bëri me shenjë kah idhulli. I thamë: Me neve në anije është një njeri që punon ngjashëm me këtë idhull, andaj, ky nuk është Zot që duhet adhuruar. Na tha: Po ju kënd e adhuroni? I thamë: Ne, e adhurojmë Allahun. Na tha: Kush është Allahu? I thamë: Ai, i Cili në qiell e ka Arshin e Vet, në tokë pushtetin dhe në të gjallët dhe të vdekurit caktimin e Tij. Na tha: Si keni mësuar për Të? I thamë: Na dërgoi tek ne ky Mbret i Madh, Krijuesi i Lartë një të Dërguar fisnik dhe na informoi me këtë çështje . Na tha: Çfarë bëri ky i Dërguar? I thamë: E përmbushi misionin e tij, pastaj, Allahu e mori tek vetja. Na tha: A nuk la ndonjë shenjë tek ju? I thamë: Po, gjithsesi. Na tha: Çfarë la? I thamë: Ka lenë tek ne një

8 gënjeshtrat e nënës

Tregimi fillon me lindjen time. Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfur, nuk kishim ushqim që do të na mjaftonte. Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz ashtu që ta largojmë urine. Pasi e mbaroja pjesën time, nëna edhe pjesën e saj ma dhuronte mua, dhe thoshte: “O biri im! Haje këtë oriz sepse nuk jam e uritur.” Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj. Kur u rrita pakë, nëna pasi mbaronte punët e shtëpisë dilte për të gjuajtur peshqi në lumin e vogël që ishte afër shtëpisë. Shpresonte që nëse ha peshk do t’më ndihmojë në zhvillimin tim. Një herë me lejen e Allahut kishte nxënë dy peshqi. Shpejtoi për në shtëpi në mënyrë që t’i pergatisë; i vendosi para meje dhe unë fillova ta ha peshkun e parë dalë-ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rënqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj. Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!” Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj. U rrita dhe

Sot

Sot Pa paralajmërim fare, drejtori më dëboi nga puna si dizenjues faqesh interneti. Pasi nuk kisha ndonjë alternativë tjetër, u detyrova të largohem nga kompania një herë e përgjithmonë. Shkova tek vendi ku kisha parkuar makinën dhe pashë që ma kishin marrë me karrotrec, pasi e kisha parkuar në një vend të posaçëm për rubinetat që shuajnë zjarrin, të instaluara në rrugë. Mora një taksi. Shoferi më pyeti si e kisha kaluar ditën dhe unë I rrëfeva gjithçka. Pasi më dëgjoi me vëmendje, më tha se një pasagjere, po atë ditë, i kishte treguar se kërkonte një dizenues faqesh interneti, për sipërmarrjen e saj. Ajo i kishte dhënë dhe një kartvizitë, të cilën taksisti ma zgjati të shoqëruar me një buzëqeshje. Me të mbërritur në shtëpi, i telefonova kësaj zonje dhe lash një takim për një intervistë pune. Sot Ndërkohë që isha duke fjetur në një krevat hekuri të vogël, gjumi më del nga zëri i time bije, e cila teksa më shpupuriste flokët, më thërriste:”Babi, babi!” duke buzëqeshur

Rrobat e kuqe

Tregohet se një mbret, në kohë të lashta, humbi shqisën e dëgjimit, gjë e cila e mërziti dhe pikëlloi jashtë mase. Të gjithë oborrtarët e vizituan dhe e ngushëlluan për këtë fatkeqësi që i kishte ndodhur. Në një moment, ai e mbledh veten dhe u thotë:”Nuk më vjen keq për humbjen e dëgjimit, aq sa më vjen për faktin që nuk do të dëgjoj më zërin e njerëzve që u është bërë padrejtësi...” Pasi u mendua pak shtoi:”Por unë kam shikimin.” Dhe urdhëroi që të nxirrej tellalli dhe të njoftonte se kujtdo që i bëhet padrejtësi, të veshë rroba të kuqe, që ta dallojë mbreti dhe të interesohet për çështjen e tij. ----------------- Elmaz Fida

Pikellimi mu shendrrua ne gezim, ngushtesia ne rrugdalje !!

Një grua rrëfen: - Më vdiq burri e unë isha në moshën 30 vjeçare, më la pesë fëmijë dhe vërtet m’u errësua bota para syve. U mërzita shumë, pikëllimi sa vinte e shtohej, fëmijët ishin të vegjël. Nuk kishim nga të ushqeheshim përveç pasurisë që na kishte lënë babai ynë. Mundohesha të harxhoj sa më pak që mundet. Një ditë hapa radion dhe një dijetar thoshte: Ka thënë Pejgamberi slejhi selam.: „Kush bën shpesh istigfar - Estagfirullah (kërkon falje dhe mëshirë nga All-llahu.xh. sh.) All-llahu xh.sh. do t’ia zëvendësoje çdo pikëllim me gëzim dhe çdo ngushtësi me rrugëdalje“. Kur dëgjova këtë këshillë të Profetit alejhi selam, fillova ta zbatoj me fëmijët e mi. Vetëm pas gjashtë muajsh u hap një projekt mbi tokën tonë të vjetër dhe u pagua me shumë të mira, kështu që fëmija im i madh u bë më i pari në rrethin ku jetonim, mësoi Kur’anin përmendësh dhe u bë kujdestari i parë për mbrojtjen e njerëzve. Në këtë mënyrë shtëpia jonë u begatua dhe filluam të jetojmë me shumë

Krimbi dhe njeriu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more