Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Tregime Islame

Fëmija i Parisit

Fëmija i Parisit Një fëmijë hyri në një xhami të Parisit dhe i thotë imamit të xhamisë: Nëna më ka dërguar të mësoj tek ju.   Imami i thotë: Paraprakisht më duhen disa informata në lidhje me nënën tënde…   Fëmija përgjigjet: Ajo është në rrugë dhe nuk mund të hyjë, sepse nuk është muslimane.   Doli imami i xhamisë të sqarohet rreth birit të saj!   Nëna i tha: Kam një fqinje muslimane dhe kur ajo i dërgon fëmijët e saj në shkolle ia puthin duart dhe lumturia e gëzimi asnjëherë nuk e braktisin atë familje.   O imam! Nuk kam parë ndonjë musliman në këtë qytet të lë prindërit e tij në shtëpinë e pleqve.   Merre birin tim dhe mësoje, me shpresë se do të veprojë me mua ashtu siç veproni ju me prindërit tuaj. Përshtati: Valdet Kamberi    

SHKO NË XHEHENEM, ATJE S’KA MUSLIMANË…!!!

SHKO NË XHEHENEM, ATJE S’KA MUSLIMANË…!!! (dialog midis dy edepsëzave /të paedukatëve) Biseda ka ndodhur në bordin e një aeroplani ndërmjet dy personave jomuslimanë. Ata vërejtën në bordin e aeroplanit një musliman dhe deshën ta zemëronin atë. Njeri po i thotë tjetrit duke i shkelur syrin: - Desha t’i kaloj pushimet në Afrikë, por vërejta se shumica e banorëve atje ishin muslimanë. Pastaj mu dha rasti të punoj në Arabinë Saudite, por refuzova sepse e gjithë popullsia atje ishin muslimanë. Mendova të shkoj në Pakistan, por edhe aty po vlonte nga muslimanët. - Shoku i vet për ta ngacmuar i tha: - Atëherë pse nuk po shkon në Evropë? - Ai iu përgjigj: Edhe aty gjen muslimanë, sepse janë shpërndarë gjithandej, sa merr një rrugicë has në një musliman,- vazhduan kështu dhe me këmbëngulje dëshironin ta zemëronin muslimanin, e ai vetëm sillte kokën duke dëgjuar dhe me gjakftohtësi në fund iu tha: -Pse nuk po mendoni të shkoni në Xhehenem, sepse atje është vendi i vetëm, ku nu

Telefoni cellular

Cingëroi celulari dhe djaloshi u përgjigj,- Alo. Kur ja u dëgjua një zë vajze i bukur, e pyeste për gjendjen e tij se si ishte, ndërsa ai nuk po e njihte zërin e vajzës. Djaloshi e pyeti: - Më falni, po kush jeni ju?!...- Vajza iu përgjigj: - Unë jam një vajzë e bukur, e pasur dhe nga një familje e njohur. Unë dëshiroj të njihem me ty…- Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha: - Po celulari përgjohet!...- Ajo e çuditur pyeti: - Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?- Ai iu përgjigj: - Jo. - A përgjohet nga shërbimi sekret…- Ai iu përgjigj: -Jo. - Përgjohet nga policia?- Ai iu përgjigj: - Jo.- i tha: - Celularin e përcjell Allahu, që nuk ka tjetër si Ai.- Për momentin vajza e mbylli linjën dhe këtë nuk e përsëriti më asnjëherë. Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij. Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi

RRËFIMET E NJË BABAI

O biri im: kam shijuar të shijshmet dhe nuk kam gjetur më të shijshme se sa shëndeti. O biri im: kam shijuar të hidhurat dhe nuk kam gjetur më të hidhur se sa të kërkosh nga njerëzit . O biri im: kam bartur hekurin, por nuk kam gjetur më të rëndë se sa borxhin. O biri im: kam parë të pasurit dhe nuk kam parë më të pasur se sa ai që është i kënaqur me atë që ka caktuar Allahu për të. O biri im: kam provuar durimin dhe kam shijuar të keqen, por nuk kam parë më të fortë se sa varfëria. O biri im: më kanë armiqësuar njerëzit dhe nuk kam gjetë më armik se sa nefsin tim. O biri im: kam veshur rrobat më të shtrenjta, por nuk kam gjetë rroba më të mira se sa devotshmëria. O biri im: kam dëgjuar të flasin shumë, por nga heshtja kam mësuar më shumë. O biri im: jam gjunjëzuar para shumë sfidave, por kur jam gjunjëzuar për Allahun jam lartësuar. O biri im: hapa shumë dyer, por nuk u mirëprita si në derën e pendimit. Përshtati: Valdet Kamberi

JU LUTEM LEXOJENI, REFLEKTONI DHE SIGURISHT SHPERNDAJENI...

Ishte një djalë që nuk e respektonte nënën e tij. Ai ishte keqbërës dhe kështu që një ditë prej ditëve vendosi ta mbylle çështjen me nënën e tij të moshuar njëherë e përgjithmonë. E mori nënën, e vendosi mbi shpinën e tij dhe e dërgoi drejt një mali. Rrugës d uke ecur në mes të malit kalonin mbi degë që i pengonin, kurse nëna i thyente degët ndërsa fletët i hidhte në tokë. Kur arritën, djali keqbërës e braktisi nënën e tij në mes të malit dhe duke u kthyer i vetëm drejt shtëpisë humb rrugën dhe mbetet i habitur, dhe nuk di nga t'ia mbaj. E thërret nëna e tij me zë të mallëngjyer: "O biri im nga frika se do ta humbësh rrugën gjatë kthimit, unë kam thyer degët e pemëve dhe fletët e tyre i kam hedhur në tokë keshtu që të orientohesh në bazë të tyre dhe të kthehesh i sigurt." Lotët filluan të rridhnin nga sytë e djalit keqbërës, por e mblodhi veten për një çast, u kthye e mori nënën e tij dhe e ktheu në shtëpi. Për çudi, biri mendonte për vdekjen e saj ndërsa

Një vajzë i telefonoi një dijetari

Një vajzë i telefonoi një dijetari dhe i tha: - Hoxhë i nderuar e kam një hall! ... - Urdhëro ia ktheu dijetari - Unë e dua një djalë tepër shumë - tha ajo me zë të dridhur Qe katër vite unë agjëroj falem dhe mundohem të bëj vepra të mira.Dhe për çdo namaz e lusja Allahun që ai djalë të vije te familja ime ta kërkoj dorën time. Derisa një ditë dëgjova prej babait tim se ai ka fejuar një tjetër vajzë dhe e kam lënë namazin agjërimin dhe fillova ta urrej veten, hallin tim dhe familjen time. Të lutem hoxhë i nderuar kam nevojë për një zgjidhje të këtij problemi ta ndryshoj vetën time dhe gjendjen time!! Dijetari iu përgjigj me një përgjigjeje tepër të shkurt por me kuptim shumë të fuqishëm I tha asaj: - Hape Kur'anin dhe lexoje ajetin 11 të sures Haxh do ta gjesh zgjidhjen për problemin tënd!!! E përshëndeti dhe e mbylli telefonin. Ky është ajeti i 11-të i Sures Haxh: "Ka nga njerëzit që adhuron All-llahun me mëdyshje (luhatshëm), nëse e godet ndonjë

Mbret vetëm për një vit

Shumë kohë më parë një vend sundohej nga mbreti. E veçanta e këtij populli ishte se mbretin e tij e zgjidhte në udhëhiqje vetëm për një vit, jo më shumë. Më pas mbretin e dërgonin në një ishull të largët për të kaluar ditët e mbetura, e pastaj zgjidhnin një tjetër mbret e kështu përsëritej historia çdo vit.   Kur mbretit i mbaronte koha e udhëheqjes njerëzit e vishnin atë me rrobat më të mira e hipnin në një elefant të madh dhe i bënin xhiron e fundit rreth vendit. Në këtë moment njerëzit ndaheshin me të duke i thënë lamtumirë, këto ishin momentet më të vështira të mbretit...   Pas ndarjes mbretin e hipnin në varkën që do ta çonte në ishullin e largët për të vazhduar jetën e tij i vetmuar. Kur po kthehej varka që kishte çuar mbretin në ishull, gjatë rrugës has një varkë që u mbyt dhe prej saj shpëtoi vetëm një djalë. Këta e marrin dhe i luten këtij që të jetë mbreti i vendit. Pasi filluan ti tregonin sekretin e qeverisjes ai refuzoi por në fund pas lutjeve të tyre pra

Ishim në një anije dhe era na dërgoi në një ishull...

Ibën Kuddame, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Abdul-Uahid ibën Zejd thotë: “Ishim në një anije dhe era na dërgoi në një ishull, zbarkuam në të dhe aty e pamë një njeri duke adhuruar një idhull! Ecëm në drejtim të tij dhe i thamë: O njeri kënd po adhuron? Bëri me shenjë kah idhulli. I thamë: Me neve në anije është një njeri që punon ngjashëm me këtë idhull, andaj, ky nuk është Zot që duhet adhuruar. Na tha: Po ju kënd e adhuroni? I thamë: Ne, e adhurojmë Allahun. Na tha: Kush është Allahu? I thamë: Ai, i Cili në qiell e ka Arshin e Vet, në tokë pushtetin dhe në të gjallët dhe të vdekurit caktimin e Tij. Na tha: Si keni mësuar për Të? I thamë: Na dërgoi tek ne ky Mbret i Madh, Krijuesi i Lartë një të Dërguar fisnik dhe na informoi me këtë çështje . Na tha: Çfarë bëri ky i Dërguar? I thamë: E përmbushi misionin e tij, pastaj, Allahu e mori tek vetja. Na tha: A nuk la ndonjë shenjë tek ju? I thamë: Po, gjithsesi. Na tha: Çfarë la? I thamë: Ka lenë tek ne një

8 gënjeshtrat e nënës

Tregimi fillon me lindjen time. Isha fëmija i vetëm në një familje shumë të varfur, nuk kishim ushqim që do të na mjaftonte. Nëse ndonjë ditë gjenim pak oriz ashtu që ta largojmë urine. Pasi e mbaroja pjesën time, nëna edhe pjesën e saj ma dhuronte mua, dhe thoshte: “O biri im! Haje këtë oriz sepse nuk jam e uritur.” Kjo ishte gënjeshtra e parë e saj. Kur u rrita pakë, nëna pasi mbaronte punët e shtëpisë dilte për të gjuajtur peshqi në lumin e vogël që ishte afër shtëpisë. Shpresonte që nëse ha peshk do t’më ndihmojë në zhvillimin tim. Një herë me lejen e Allahut kishte nxënë dy peshqi. Shpejtoi për në shtëpi në mënyrë që t’i pergatisë; i vendosi para meje dhe unë fillova ta ha peshkun e parë dalë-ngadalë, ndërsa nëna ime hante atë që mbetej në mes të eshtrave. Mu rënqeth zemra dhe peshkun tjetër ia dhurova asaj. Ma ktheu mbrapsht dhe më tha: “O biri im! Ha edhe këtë peshkun, a nuk e di se unë nuk i dua peshqit?!” Kjo ishte gënjeshtra e dytë e saj. U rrita dhe

Pikellimi mu shendrrua ne gezim, ngushtesia ne rrugdalje !!

Një grua rrëfen: - Më vdiq burri e unë isha në moshën 30 vjeçare, më la pesë fëmijë dhe vërtet m’u errësua bota para syve. U mërzita shumë, pikëllimi sa vinte e shtohej, fëmijët ishin të vegjël. Nuk kishim nga të ushqeheshim përveç pasurisë që na kishte lënë babai ynë. Mundohesha të harxhoj sa më pak që mundet. Një ditë hapa radion dhe një dijetar thoshte: Ka thënë Pejgamberi slejhi selam.: „Kush bën shpesh istigfar - Estagfirullah (kërkon falje dhe mëshirë nga All-llahu.xh. sh.) All-llahu xh.sh. do t’ia zëvendësoje çdo pikëllim me gëzim dhe çdo ngushtësi me rrugëdalje“. Kur dëgjova këtë këshillë të Profetit alejhi selam, fillova ta zbatoj me fëmijët e mi. Vetëm pas gjashtë muajsh u hap një projekt mbi tokën tonë të vjetër dhe u pagua me shumë të mira, kështu që fëmija im i madh u bë më i pari në rrethin ku jetonim, mësoi Kur’anin përmendësh dhe u bë kujdestari i parë për mbrojtjen e njerëzve. Në këtë mënyrë shtëpia jonë u begatua dhe filluam të jetojmë me shumë

Thirr në celularin e Zotit tënd

Një vajzë e zbuluar po ecte në qendrën tregtare “Fejsalijeh” në Rijad. Kaloi pranë saj një djalë i udhëzuar dhe e këshilloi duke i thënë asaj: “Sikur të të vijë në këtë moment meleku i vdekjes çdo të bëje?” Ia ktheu djaloshit me trimëri: “Thirr në celularin e Zotit tënd që të ma sjellë melekun e vdekjes!” Djaloshi thotë: “U frikësova nga fjalët e këqija të saj, u dridha, ika dhe ndjeva sikur e gjithë qendra tregtare do të binte mbi ne.” Papritmas, po dëgjoheshin të bërtiturat dhe britmat e njerëzve, dhe u ktheva e pashë se ata ishin mbledhur rreth një vajze dhe po qanin e bërtisnin. Kur ja, vërejta se ajo vajzë ishte e njëjta që kisha këshilluar më herët. Shfrytëzova rastin dhe u tregova se ç`kishte ndodhur mes meje dhe asaj, dhe të gjitha ato që më kishte thënë, kurse të pranishmit filluan të qajnë dhe të dalin nga qendra tregtare. O Allah, më mundëso të kem përfundim të mirë, na mëshiro në dynja dhe ahiret dhe na shpëto nga zjarri i Xhehennemit! O Allah, fali të gjithë të vdek

Bleu një copë mishi…

Rrugës për në shtëpi bleu një copë mishi, dhe ndërkohë, hyri në xhami për të falur namazin e edhe mishin e kishte me vete. E la afër vetes derisa të falej, dhe pasi mbaroi namazi e mori dhe shkoi në shtëpi.   Gruaja e mori për ta përgaditur, e vendosi në zjarr dhe pas një kohe, duke menduar se është bërë gati, ajo vërejti se mishi nuk kishte ndryshuar asgjë, sikur të ishte i freskët dhe sikur të mos e kishte vendosur fare në zjarr. E lajmëroi bashkëshortin e saj për atë që kishte ndodhur dhe ai kujtoi se kishte bërë gabim duke hyrë në xhami teksa bartte me vete edhe mishin e blerë.   Shkoi tek imami i xhamisë për ta pyetur për këtë, mos ndoshta kishte bërë ndonjë gabim që kishte hyrë në xhami me qese mishi.   Por, hoxha iu përgjigj: “E kam lutur Allahun në namaz që mos ta kap zjarri atë që gjendet në xhami.” Urime për atë që atë natë është falur në xhami me atë imam! O Allahu ynë, bëje zjarrin haram për trupat tanë dhe trupat e prindërve tanë, qofshin të gjallë apo t

Një gjynah e bën të pendohet

HISTORI PENDIMI Një gjynah e bën të pendohet Një njeriu të devotshëm iu kerkua të rrëfente momentin më të rëndësishëm të jetës së tij...momentin në të cilin ai filloj të praktikojë mësimet e Islamit...dhe përgjigja e tij ishte: -Kur isha i ri në moshë unë bëja shumë gjynahe,në çdo moment që do të më mundësohej kjo gjë.Një dite pashe një grua të bukur,mbase gruaja më e bukur që kisha parë ndonjëherë në jetën time.I tunduar nga ajo pamje u drejtova drejt saj.Ajo mu duk nervoze megjithate mendova se ajo do te plotesonte deshirat e mia per nje shume te konsiderueshme parash.Ajo mu afrua duke u dridhur dhe ne momentin qe qendroi para meje ishte e terrorizuar.Ne ate moment me erdhi keq per te dhe i thashe:Mos u frikeso,une nuk do te bej keq! Por fjalet e mia nuk e hoqen friken nga syte e saj...madje situata u perkeqesua.Ajo filloi te dridhej ashtu si gjethet e palmes dridhen nga era. -Me trego historine tende-i thashe Ajo tha:"Te betohem per Allahun qe asnjehere me pare nuk e kam

Bashkëshortja e devotshme nuk është vetëm e drejtë jotja, por ajo është pjesë e fëmijës tënd

Bashkëshortja e devotshme nuk është vetëm e drejtë jotja, por ajo është pjesë e fëmijës tënd. Një njeri hyri tek Omer ibni El-Hatabi – prijësi i besimtarëve – dhe i tha: O prijës i besimtarëve, biri im nuk më respekton. Pasi erdhi biri i tij, Omeri i tha: O biri im, pse nuk e respekton babanë tënd? I tha Omerit: O prijës i besimtarëve, Pejgamberi a.s. ka urdhëruar dhe ka thënë: "Kujdesuni se ku e hidhni farën tuaj". E zgjodhi për mua nënën të shëmtuar, të zezë, të nënçmuar, të huaj dhe e cila nuk i dallon të mirën nga e keqja, pastaj më lindi mua prej saj, me të nënçmohem para shokëve; Pejgamberi na urdhëroi që fëmijëve t'ua mësojmë Kuranin, dashurinë ndaj Allahut dhe dashurinë ndaj të dërguarit, babai im nuk ma mësoi Kuranin. Pejgamberi a.s. na ka urdhëruar që fëmijët tanë t'i emërojmë me emra të bukur, ndërsa babai im më ka emëruar "Xhuranen", ndërsa unë me të nënçmohem para shokëve të mi, Omeri – Allahu qoftë i kënaqur me të – i shikoi b

Xhenneti është pa pagesë, ndërsa Xhehennemi paguhet?

Një njeri i tha birit të tij: "Biri im, a e din që Xhenneti është pa pagesë, ndërsa Xhehennemi paguhet? Djali i tha :" Si është e mundur kjo baba?!" Ai iu përgjigj: "Zjarri paguhet për shkak se.. -Kush luan bixhoz paguan! -Kush pin Alkool paguan! -Kush pin duhan paguan! -Kush dëgjon muzikë paguan! Ndërsa Xhenneti biri im është pa pagesë! Kush falet, asgjë nuk paguan, Kush agjëron, asgjë nuk paguan, Kush bën dua, asgjë nuk paguan, E njejtë është edhe me ata që bëjnë istigfar edhe ata nuk paguajnë. Pra mos e paguaj Xhehennemin me dorën tënde. Burimi: Adem Ramadani  

STERILITETI ( Tregim interesant )

STERILITETI ( Tregim interesant ) Pas 4 vite martesë, njerëzit filluan të flasin për martesën tonë. Nuk po kanë fëmijë, a thua tek kush është defekti? Askush nuk e dinte, gjersa shkuan në spital për t’u kontrolluar ai dhe bashkëshortja e tij. Rezultatet treguan se gruaja është sterile, ndërsa burri është i shëndoshë. Hyri mjeku dhe tha : gruaja jote nuk lindë, është e sëmurë. Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, e pastaj e falënderojmë Allahun. Burri i thotë mjekut, po e thërras gruan time, por thuaji asaj se defekti është tek unë e jo tek ajo, dhe kështu u morën vesh me njëri-tjetrin. E mori gruan dhe hynë së bashku te mjeku. Mjeku ia priti duke i thënë : “ Burri juaj është steril”, dhe nuk ka shpresë për shërim, përveç shërimit nga ana e Allahut. Burri tha: të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi, dhe filloi t’ i shfaqë shenjat e mërzisë, e njëkohësisht edhe pajtimit me caktimin e Allahut. U kthyen në shtëpi dhe nuk shkuan shumë ditë u pë

MA REZERVO NJE VEND PER ... !!

Ne nje veture, ishin disa udhetare. Te gjithe ishin meshkuj, me perjashtim te nje femre, e cila ishte gjysmelakuriqe, kishte veshur rroba te shkurtera dhe te tejdukshme. Brenda vetures ishte qete. Por, këtë qetesi e prishi zeri i nje hoxhe me mjekerr, i cili i pa keta ne makine dhe filloi t'i fliste kesaj femre qe te kete frike Allahun dhe t'i mbulonte pjeset e zhveshura te trupit saj. Por, sikur shejtani te fliste neper gjuhen e saj, ne vend se te perkujtohej nga keto fjale te hoxhes, ajo e merr celularin e vete, ia ofroi atë hoxhes dhe i tha: - " Ja, merre celularin tim dhe thuaj Zotit që qysh tani te ma rezervoj nje vend ne Xhehenem !!! " Kur shoferi i degjoi këto fjale, u hidherua, e ndali veturen dhe i nxorri jashte te gjithe pasagjeret, por… U befasuan që të gjithe kur pane se vajza kishte mbetur e vdekur ne veture !! Po, kishte mbetur e vdekur per te shkuar atje ku kishte kerkuar para pak çastesh ... Asnjehere mos u kreno me mekatin q

Lima e pergjakur

Ate dite Ademi do te dilte te bente pazarin.U ngrit heret e shkoi ne treg.Te gjitha gjerat qe mori,i futi te trasta e vogel e psonisjes.Po as qe i shkoi ndermend se lima qe qe kish blere bashke me sende te tjera,mund te shponte paketen ku ishin mbeshtjelle melcite.Kur erdhi ne shtepi,nxorri nga canta limen me maje te mprehte.E la te dera qe ti'a lante pastaj gjakun qe kishte siper.Kur u kthye,pa nje mace qe e kish terhequr era e melcive dhe po e lepinte limen. C'ishte e cuditshme,ne vend qe gjaku mbi lime te pakesohej,shtohej!Dhe macja lepinte gjithe qejf gjakun e fresket! Kur e kuptoi si qendronte puna,Ademit i erdhi shume keq per macen e gjore.Pist,pist e perzuri. Kurse macja e shihte gjithe inat Ademin qe i qe bere pengese.E gjora,nuk e kuptonte se lima i kish prere gjuhen e se gjaku qe lepinte,ishte gjaku i vet. Kur Ademi ia tregoi te atit c'kishte ndodhur,ai qeshi. -Disa njerez jane si ajo macka jote,more bir!Nuk e kuptojne se e keqja qe bejne,i dem

“SHERONI TE SËMURIT ME LEMOSHË!”

Ky është një tregim shumë i cuditshëm, të cilit nuk mund t’i besoj përvec besimtarit, i cili beson në atë që ka zbritur Allahu dhe në thëniet e të dërguarit të tij, alejhi selam. Tregon një vëlla musliman, nga qyteti Harimlau, vend ky afër kryeqytetit të Rijadit, se një grua nga po i njëjti vend vuante nga sëmundja e kancerit – Allahu na ruajt nga kjo sëmundje- n daj dhe për t’u kujdesur për nevojat e saj, kishte punësuar një shërbëtore nga Indonezia e largët. Kjo grua shquhej për moralin dhe sjelljet e saja të shkëlqyeshme. Pas një jave të arritjes se shërbëtores në Jordan, pronarja e shtëpisë kishte vërejtur se shërbëtorja sa herë që hynë në banjo, qendron kohë të gjatë, gjë jo e zakonshme dhe këtë e përsëriste disa herë. Disa herë e kishte pyetur për arsyen e qendrimit të saj të gjatë në banjo, me pas ajo kishte filluar të qajë me dënesë, dhe kur e pyeti për shkakun se përse qanë? Ishte përgjigjur: kam lindur një djal para 20 ditëve, dhe kur kam marrë telefonatë

Telefoni celular

  Ra zilja e celularit dhe djaloshi u përgjigj: -Alo. Kur ja u dëgjua një zë vajze i bukur, e pyeste për gjendjen e tij se si ishte, ndërsa ai nuk po e njihte zërin e vajzës. Djaloshi e pyeti: - Më falni, po kush jeni ju?!...- Vajza iu përgjigj: - Unë jam një vajzë e bukur, e pasur dhe nga një familje e njohur. Unë dëshiroj të njihem me ty…- Djaloshi heshti për një çast e pastaj i tha: - Po celulari përgjohet!...- Ajo e çuditur pyeti: - Nga kush? Përgjohet nga kompania ku punon?- Ai iu përgjigj: - Jo. - A përgjohet nga shërbimi sekret…?- Ai iu përgjigj: -Jo. - Përgjohet nga policia? Ai iu përgjigj: - Jo. Bisedën e dëgjon Allahu, që nuk ka tjetër si Ai. Për momentin vajza e mbylli linjën dhe këtë nuk e përsëriti më asnjëherë. Vallë sa duhen respektuar ata djelmosha, që e ruajnë fenë e Allahut dhe nuk i thyejnë ligjet e Tij. ------------------------------ - Përshtati: Valdet Kamberi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more