Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Test nga gjuha dhe letersia shqipe

Çka është litota ?

Litota është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën.  Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje ; janë litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj .          Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).            P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”.          Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota, ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e Wordsworthit “The prelude”. Lexo më shumë: Litota qka eshte litota ,Cka eshte litota ,ceshte litota,cfare eshte litota ,qeshte litota,Litota shqip

Çka është grotesku ?

Grotesku   është një mënyrë shprehje apo paraqitje e çuditshme dhe kurioze që vë në kontakt me njëra-tjetrën format më heterogjene, të parregullta e të largëta të realitetit duke i deformuar dhe shtrembëruar deri në ekstrem.  Kjo arrihet duke vënë paranë e pranë edhe stile edhe gjini të ndryshme për të shkuar tek bashkegzistenca eksplozive mes të qeshurës dhe të qarës, komikes dhe tragjikes.          Fjala grotesk rrjedh nga interesi që zgjuan në fund të shekullit të pesëmbëdhjetë pikturat antike ornamentale të gjetura në shpella (grote) ku binin në sy figura të vogla kombinuar në mënyra të çuditshme dhe të papritur.          Shembuj të groteskut në letërsinë shqipe janë “ Viti i mbrapshtë ” i Kadaresë, “ Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo ” etj., dhe nga letërsia botërore “Ushtari i mirë Zhvejk” e J. Hashek etj. qka eshte Grotesku ,Cka eshte Grotesku ,ceshte Grotesku ,cfare eshte Grotesku ,qeshte Grotesku  

Çka është elipsi ?

Elipsi është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një fraze.  Elipsi mund të jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara në situatë d.m.th. kuptohen nga konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën; hartimin}) ose thjesht gramatikor: (shi {bie shi}).          Në analizën e prozës elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit elipsohen (hiqen), pra kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit bëhet pafundësisht inferiore në krahasim me kohën e historisë.          P.sh.:         “Kafaz ke qiellin         epshin pengim         e gjithë ku t’rreshket         shkon fluturim” (Mjeda)         “Fshati për karshi         me kisha, me varre         rrotull ca shtëpi         të vogëla fare” (Çajupi)          Ndeshet në të gjitha prozat.  Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e ndalueme” e Migjenit; “Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut. qka eshte Elipsi ,Cka eshte Elipsi ,ceshte Elipsi ,cfare esh

Çka është anafora ?

Anafora është ajo figurë retorike që ka në bazë përsëritjen e një apo më shumë fjalëve në fillim të vargjeve apo thënieve që vijnë njëra pas tjetrës. Në gjuhësinë e tekstit, anafora shpjegohet si një procedim sintaksor që konsiston në rimarrjen me anë të një përemri, të një elementi të shfaqur më parë. Në fjalinë: “Pashë Artanin dhe e thirra për t’i dhënë një ftesë” – e dhe i janë anaforike se përdoren për të rimarrë emrin Artan.         P.sh.:        “Ky i thënka tufanit: S’ta kam frikën.                         Ky i thënka rrufesë: S’më tremb dot…”                                                                                                 (N. Bulka)                         “Jam i gjallë e jam në jetë                         jam në dritë të vërtet.”                                                                         (Naimi” qka eshte Anafora ,Cka eshte Anafora ,ceshte Anafora ,cfare eshte Anafora ,qeshte Anafora

Çka është anasjella apo inversioni ?

Anasjella ( inversioni ) është një fenomen gjuhësor që konsiston në ndërtimin e një strukture sintaksore të anasjelltë me atë normale.  Me anë të saj vihet në pah një element duke i dhënë ngjyrim shtesë.         P.sh.:               “I natyrës gazmend shihej…” (Mjeda)                         “Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…” (Migjeni)                         “Atje nalt, n’i paç pa                         jan prej bore nalt zbardhue… (F. Shiroka) qka eshte Anasjella ,Cka eshte Anasjella ,ceshte Anasjella ,cfare eshte Anasjella ,qeshte Anasjella,qka eshte inversioni,ceshte inversioni,cfare eshte inversioni

Çka është tmesi ?

Tmesi në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të përbërë duke ndërfutur elementë të tjerë. Në metrikën latine dhe të disa gjuhëve neolatine kemi të bëjmë me figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në dy pjesë vendoset respektivisht në fund të një vargu njëra pjesë, dhe në fillim të vargut pasues pjesa tjetër. Gjuha shqipe në këtë figurë është ndikuar nga letërsia italiane. P.sh. “…T’cillin thonë se knjazi i Malit             t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta) qka eshte Tmesi ,Cka eshte Tmesi ,ceshte Tmesi ,cfare eshte Tmesi ,qeshte Tmesi

Çka është eufemizmi ?

Eufemizmi gr. euphesimsmos është shprehje e mirë, figurë që ka të bëjë me fjalë të zbutura, dashamirëse, që me hijeshi zëvendësojnë fjalën e rëndë, të keqe, të dhimbshme, të turpshme pa ia prishur kuptimin e parë, kuptimin e vërtetë të fjalës a frazës p. sh. në vend se ta quajmë një njeri me emër përtac - nuk i pëlqen fort puna, pianec - i pëlqen të ngrisë gota, gënjeshtar - të pasaktë, vdiç - u nda prej nesh, na la . nganjëherë eufemizmat përdoren edhe për qëllime satirike.   qka eshte eufemizmi ,Cka eshte eufemizmi ,ceshte eufemizmi,cfare eshte eufemizmi ,qeshte eufemizmi,definicioni eufemizmi, perkufizimi eufemizmi ,shpjegimi eufemizmi,qka kuptojm me eufemizem, qka nenkuptojm me eufemizem,nenkuptimi eufemizmi,kuptimi i fjales eufemizem

Ku vendoset përshkrimi ?

Përshkrimi vendoset në fillim të tekstit, në të cilën përshkruan rrethanat e fillimit të veprimit.  Mund të vendoset edhe në brendi, kur përshkruan personazhin dhe karakteristikat e tij, pamjen fizike, tiparet pozitive dhe negative të tij. Lexo më shumë: Përshkrimi

Çka janë fjalët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme ?

Fjalët që ndryshojnë formën gjatë përdorimit në fjali i quajmë pjesë të ndryshueshme  .  Fjalët që nuk e ndyshojnë formën kur i përdorim në fjali të tjera i quajmë fjalë të pandryshueshme .  Të ndryshueshme janë: emri , mbiemri , përemri , nyja, folja dhe numërori .  Të pandryshueshme janë: ndajfoljet , parafjalët , lidhëzat , pjesëzat dhe pasthirrmat . pjesë të ndryshueshme fjalë të pandryshueshme

Si ndahen pasthirrmat ?

Si ndahen pasthirrmat ? Pasthirrmat ndahen në: pasthirrma emocionale , pasthirrma thirrore dhe pasthirrma onomatopeike . Shih edhe: Pasthirrma Pasthirrma, llojet e saj dhe shembuj  

Çka është Madrigal ?

Çka është Madrigal ? Madrigal është një vjershë e shkurtër ose këngë lirike, kryesisht me përmbajtje dashurie, kushtuar gruas së zemrës. cka eshte madrigal,qka eshte madrigali,qka eshte madrigal,ceshte madrigal,qka jane madrigalet,cka jane madrigalet,madrigal kuptimi,domethenja e fjales madrigal

Cilat janë veprat letrare të Esad Mekulit ?

Cilat janë veprat letrare të Esad Mekulit ? Veprat letrare të Esad Mekulit janë : Për ty, Prishtinë, 1955, 1963, 1967 Dita e re, Prishtinë, poezi për të rinj, 1966 Avsha Ada, Prishtinë, 1971 Vjersha, Prishtinë, 1973 Brigjet, Prishtinë, 1981 Rini e kuqe, Prishtinë, 1984 Në mes të dashurisë dhe urrejtjes, Tiranë, 1986 Dita që nuk shuhet, Prishtinë, 1989 Qëndresë urtësie, ASHAK, Prishtinë, 1996 Lexo me shume: Esad Mekuli kush jane veprat e Esad Mekulit,Esad Mekuli Veprat

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more