Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Test nga gjuha dhe letërsia shqipe

Sa kohe ka menyra lidhore ?

Sa kohe ka menyra lidhore  ? A:3 B:4 C:7 D:5 Mënyra lidhore ka katër kohë:Kohën e tashme,Kohën e pakryer,Kohën e kryer,Kohën më se të kryer. cilat jane kohet e menyres lidhore,sa kohe ka menyra lidhore,menyra lidhore shqip,kohet e menyres lidhore      

Çka eshte teatri ?

Çka eshte teatri ? Teatri eshte lloj i artit dramatik paraqitja e veprave letrare ose e pjesëve dramatike në skenë nëpërmjet aktorëve; fusha e kësaj veprimtarie artistike. qka eshte teatri,cka eshte teatri,cfare eshte teatri,teatri shqip,qka quajme teater,teatri shqip,cfare eshte nje teater

Çka është sintaksa ?

                     Çka është sintaksa Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit , rregullat e bashkimit të tyre në grupe fjalësh e në fjali si dhe rolin që luajnë ato. ceshte sintaksa, cka eshte sintaksa, c'eshte sintaksa, cfare eshte sintaksa, ç'eshte sintaksa, sintaksa shqip, qka osht sintaksa, fjala sintaks, qka osht sintaks, cfare eshte sintaksa, cfare eshte sintaks, sintakse shqip, domethnja sintakse, sintaksa ne gramatike, gramatika shqip sintaksa

Çka është tragjedia

          Ç ka është tragjedia Tragjedia është lloj i dramës në vargje apo prozë , në formë dialogu . Termi tragjedi rrjedh nga fjala greke trakos, keci dhe ode, këngë. Personazhi kryesor në luftë për realizimin e idealeve të veta mbaron tragjikisht . Tragjedi të njohura në letërsinë botërore janë : „ Hamleti “, „ Makbethi “, të Shekspirit etj. qka eshte tragjedia, qka domethene tragjedi, cka eshte tragjedia, ceshte tragjedia, c eshte tragjedia, çka eshte tragjedia, fjala tragjedi, kuptimi i tragjedise, çfare eshte tragjedia, cka quajm tragjedi

Ç'është poezia lirike

            Ç'është poezia lirike Çdo vepër letrare është e shkruar në njërën prej këtyre tri gjinive: lirike, epike dhe dramatike. Poezia lirike hyn në radhën e krijimeve më të lashta letrare. Ajo u shfaq qysh atëherë kur njeriu mësoi të mendojë dhe të flasë. Ajo në fillim kishte lidhje të ngushtë me melodinë, muzikën dhe vallen. Disa nga këto veti i ka ruajtur edhe sot e kësaj dite. Poezia lirike ka si objekt të shfaqurit e përjetimeve të vetë këngëtarit a vjershëtarit. Fjala LIRIKË rrjedh prej greqishtes LYRA. Lyra ishte një vegël muzikore me të cilën grekët e vjetër i përcjellin këngët lirike. Më vonë emri i kësaj vegle muzikore u përdor për të treguar veprat letrare që i përkasin poezisë lirike. Vetia themelore e poezisë lirike është se këngëtari ose poeti shfaq përjetimet e veta, si: gëzimet, kënaqësitë, dëshirat, shpresat, dhembjet dhe vuajtjet. Për këtë arsye kjo poezi është quajtur edhe poezi subjektive. Kur poeti lirik është i pikëlluar,edhe natyrën dhe çdo gj

Ç'është romani

Romani është vepër e gjatë letrare e gjinisë epike, e shkruar në prozë që pasqyron një rreth të gjerë ngjarjesh e dukurish nga jeta shoqërore. Llojet kryesore të romanit janë: aventurier, historik, shoqëror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik etj. Ndër romanet e para në letërsinë tonë janë: “ Shkodra e rrethuar ” nga N. Nikaj(1913), “ Lulja e kujtimit ” nga F. Postoli, “Çlirimtarët” nga Dh. Shuteriqi, “Ata nuk ishin vetëm” nga S. Spasse, “Këneta” nga F. Gjata etj. qka eshte romani,cka eshte romani,cfare eshte romani,cka quajme roman

Ç'janë proverbat

                Ç'janë proverbat Fjalët e urta ose proverbat janë mendime të mprehta e të plota të shprehura me fjalë, në të cilat populli tregon urtinë e tij dhe përvojën e madhe në jetë. Ato e pasurojnë gjuhën dhe i japin bukuri. Fjalë të urta kanë krijuar edhe shkrimtarët tanë, si Naimi dhe Sami Frashëri, Dritëro Agolli etj. qka jae proverbat, qeshe proverba,çeshte proverba, qka jane fjalet e urta, kuptimi i proverbave, domethnja e proverbave

Ç'është Alegoria

Ç'është Alegoria Te fabula “Fajtori” ose edhe te shumë fabula të tjera, si “Tre qetë dhe ujku” fjala ose gjithë pjesa ka një mendim të tërthortë, që duhet kuptuar mirë, sepse autori nuk e jep atë drejtpërdrejt. P.sh. tre qetë kur u ndanë, i çau ujku. Nga kjo ne kuptojmë mendimin e autorit se njerëzit, po të përçahen, munden shpejt nga armiku. Në këto çaste, kur fjalët janë përdorur në një kuptim tjetër ose fshehin një kuptim tjetër, që duhet zbuluar e sqaruar mirë, themi që autori ka përdor figurën letrare të alegorisë. Pra, alegoria është ajo figurë letrare, me anën e së cilës theksohet një mendim që nuk është shprehur drejtëpërdrejt, por duhet nënkuptuar. Alegoria nuk përdoret vetëm te fabulat dhe përrallat. Ajo përdoret shumë edhe në vjersha, tregime e romane. E gjithë vjersha ose tregimi mund të kenë kuptim alegorik, p.sh., “Shkëndij’e diellit ndaj manushaqes”, vjersha e Naimit ; “Vaji i bylbylit” e Ndre Mjedës kanë kuptim alegorik. Përdorimi i alegorisë e bën më të gj

Ç'është elegjia?

                            Ç'është elegjia Elegjia është lloj i poezisë lirike , në të cilën poeti shpreh ndjenjat e dhembjes , pikëllimit dhe hidhërimit për gjënë e humbur, që nuk mund të kthehet më. Zakonisht vjershat e këtilla shkruhen me rastin e vdekjes së ndonjërit nga anëtarët e familjes , siç është rasti me këtë vjershë , ose ndonjë njeriu që ka l uftuar për liri . Në vjershat e këtij lloji dominojnë shprehjet që sjellin dhembje , trishtim , pikëllim për njeriun e humbur. cka eshte elegjia,ceshte elegjia,cfare eshte elegjia,qka eshte elegjia, qeshte elegjia, kuptimi i elegjise, elegjia shqip, domethenja e elegjise

Ç'janë Përrallëzat (fabulat)

Ç'janë Përrallëzat (fabulat) Përrallëzat janë tregime të shkurtra në të cilat kafshët dhe bimët luajnë rolin e personazheve. Nëpërmjet këtyre vihen në pah disa dukuri e marrëdhënie shoqërore.  Bashkë me përrallat ato janë ndër krijimet më të vjetra popullore. Origjina e tyre është shumë e lashtë, që prej kohës së njeriut primitiv. Populli nëpërmjet të një humori therës me anë të përrallëzave kritikon dobësitë e njeriut në përgjithësi. Përrallëza ka qenë një armë e fortë për të kritikuar në mënyrë të tërthortë realitetin shoqëror, atëherë kur shumë konstatime të vërteta nuk mund të thuheshin haptas. Shumë përrallëza mund të shërbejnë edhe si mjet edukues e didaktik. Përrallëza kanë shkruar: Ezopi, La Fonteni, Naimi,Çajupi etj. qka eshte perralleza, qka jane fabulat, fabula shqip, qka eshte fabula, qka domethene fabule, kuptimi i fabules, fabule shqip, qka eshte fabula, kuptimi i fabules, fabula, fabula shqip,ceshte fabula, c'eshte fabula.cfare eshte fab

Ç'është Subjekti?

                  Ç'është Subjekti   Çdo vepër letrare ka kompozicionin e vet. Në veprat epike (në prozë ) paraqiten personazhe që flasin me gjuhën e tyre nëpërmjet dialogëve dhe monologëve . Në veprat lirike zotëron gjuha lirike e autorit, i cili shpreh botën e vet shpirtërore. Në gjininë dramatike zotëron gjuha e personazheve . Subjekti është vargu i tërë ngjarjeve që sillen rreth një konflikti të caktuar, ku janë përfshirë personazhet e veprës letrare. Subjekt kanë vetëm veprat e gjinisë epike, epiko-lirike e dramatike (skica, tregimi,novela, romani, poema, komedia, drama etj.). Veprat poetike, meqë shprehin kryesisht botën e brendshme shpirtërore, ndjenjat e poetit nuk kanë subjekt, ose kanë vetëm disa elemente të veçanta subjekti. Subjekti i shërben përmbajtjes, temës dhe idesë poetike të veprës. qeshte subjekti, subjekti, qka eshte subjekti

Ç'është kompozicioni?

                 Ç'është kompozicioni Edhe kompozicioni është element i formës. Nuk ka vepër letrare pa kompozicion .  Kompozicioni është mënyra se si ndërtohet vepra letrare , si paraqitet subjekti dhe gjuha, si grupohen e si zbërthehen, si bashkohen në një tërësi të vetme të gjitha elementet e veçanta të veprës . Në kompozicion dallojmë: Zhvillimin e veprimit që përbën hallkën e subjektit , shtjellimin e ngjarjes. KULMINACIONIN – çastin kur subjekti a ngjarja arrin kulmin e acarimit. Zakonisht këtu zbulohet plotësisht thelbi i temës qendrore, ideja poetike dhe domethënia e karaktereve të personazheve kryesore dhe ZGJIDHJEN E VEPRIMIT –Shurjen ose përfundimin e natyrshëm të subjektit. Shpesh zgjidhja vjen menjëherë pas çastit kulmor. qka eshte kompozicioni, qeshte kompozicioni, kompozicioni,

Ç'është Komedia

                Ç'është Komedia Komedia është një lloj i gjinisë dramatike, ku kryesisht pasqyrohen dukuri shoqërore të shëmtuara dhe të ulëta, që vihen në lojë dhe goditen përmes ironisë dhe sarkazmës. Ndryshe nga tragjedia, që përfundon me dhembje, me vdekjen e personazhit kryesor komedia , zakonisht, mbaron në mënyrë të gëzueshme, në të mirë të personazheve pozitive. Komedi të bukura kanë shkruar Aristofani, Shekspiri, Molieri, Gogoli etj. Një nga komeditë e para të letërsisë shqiptare është komedia “14 vjeç dhëndër” e Çajupit. Komedi të bukura janë dhe “Karnavalet e Korçës” e Spiro Çomorrës, “Zonja nga qyteti”e Ruzhdi Pulahës etj. Monolog është kur aktori flet vetë në skenë, ose u drejtohet të tjerëve. Dialogu paraqitet kur në skenë flasin dy ose më shumë persona.

Ç'është Drama?

Ç'është Drama  Drama është një shfaqje që, me ndihmën e fjalës e të veprimit , përfytyron konflikte të ndryshme të interesave vetjake ose shoqërore të njerëzve , pa pasur karakter tragjik . Krijimet dramatike kanë këtë strukturë: Akti - është pjesa e krijimit dramatik, që luhet në skenë që nga çasti kur ngrihet perdja deri në mbylljen e saj. Pamja - është pjesa më e vogël e aktit (praktikohet në rastet, kur akti është i gjatë dhe ka nevojë të ndërrohet skena). Skena - sajohet atëherë kur në skenë paraqitet ose largohet një person (aktor), i cili shkakton ndryshim. Ç'është Drama, qka eshte drama, qeshte drama, drama dhe pjeset e saj

Ç'është Radiodrama?

Ç'është Radiodrama Radiodrama është një lloj drame që e cila nuk shfaqet në skenë , por interpretohet nga aktorët . Ajo incizohet në shirit magnetofoni dhe transmetohet nëpërmjet valëve të radios, por jo para publikut. Ka një strukturë më të thjeshtë se drama dhe shumë elemente skenike plotësohen me efekte të ndryshme muzikore e tingullore. Ç'është Radiodrama, qka eshte radiodrama, radiodrame

Ç'është Tregimi?

Tregimi është një vepër e vogël artistike, që merret zakonisht me një ngjarje të veçantë të jetës së njeriut pa treguar hollësi se ç’kishte ngjarë më parë ose çdo të ngjajë pas asaj ngjarjeje. Zakonisht te tregimi numri i personazheve është shumë i kufizuar. qka eshte tregimi, cka eshte tregimi, cka jane tregimet, tregimi definicioni, tregimet definicioni

Ç'është poezia patriotike?

Ç'është poezia patriotike Vjershat në të cilat shprehet ndjenja e dashurisë ndaj vendlindjes dhe lirisë së atdheut,quhen poezi patriotike . Vjersha “Vrull” është po ashtu një lloj i poezisë lirike që ngjall ndjenja dhe emocione për atdheun . Poezi me përmbajtje patriotike kanë shkruar, veçanërisht rilindësit tanë si: Naimi, Çajupi, Ndre Mjeda, Asdreni etj. qka eshte poezia patriotike, cka eshte poezia patriotike, cfare eshte poezia patriotike

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more