Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Semundjet Infektive

Cilat janë simptomat tipike të një sëmundje me tuberkuloz ?

Cilat janë simptomat tipike të një sëmundje me tuberkuloz ?  Shpesh sëmundja fillon me pak ankime.  Ndër to përkasin: Kolla (nganjëherë me sekrecione me gjak),rënie peshe, anoreksi, lodhje, ethe të lehta, djersitje natën, dhimbje në gjoks. cilat jane simptomat e tuberkulozit,kush jane simptomat e tuberkulozit,tuberkulozi dhe simptomat e tij,kush jane shenjat e tuberkulozit

Kur flitet për një sëmundje tuberkulozi ?

Kur flitet për një sëmundje tuberkulozi ?  Mbi një sëmundje tuberkulozi flitet nëse bakteriet në mushkëri shumohen.  Kjo mund të ndodhë pas disa muajve ose viteve pas infektimit.  Nëpërmjet rrugëve të gjakut bakteriet e tuberkulozit mund të përhapen edhe në pjesën tjetër të trupit (p.sh. gjëndrat limfatike, sistemi qendror i nervave, kocka).  Këto forma të tuberkulozit nuk janë ngjitëse.  Tuberkulozi është i rrezikshëm sidomos për fëmijë të vegjël dhe persona me imunitet të dobësuar. Sot tuberkulozi është i shërueshëm, nëse trajtohet drejtë.

Si përhapet tuberkulozi ?

Si përhapet tuberkulozi ?  Transmetimi i bakterieve të tuberkulozit realizohet nëpërmjet ajrit nga njeriu tek njeriu.  Personi i sëmurë gjatë kollitjes nxjerr pikëza të vogla mikroskopike me bakterie tuberkulozi në ajër. Ato fluturojnë për një kohë të caktuar në ajër dhe mund të thithen nëpërmjet frymëmarrjes nga persona të tjerë.  Rreziku i ngjitjes së sëmundjes (infektimit) ekziston vetëm nëse keni kontakt me një person me tuberkuloz mushkërish ngjitës.  si ngjitet tuberkulozi,qysh perhapet tuberkulozi

Çfarë është një infeksion latent tuberkulozi ?

Çfarë është një infeksion latent tuberkulozi ?  Një infeksion latent tuberkulozi do të thotë, që një person dikur në jetën e tij ka pasur kontakt me bakterie tuberkulozi dhe në këtë mënyrë i është ngjitur (infektuar).  Në këtë etapë personi nuk është as i sëmurë dhe as përhapës sëmundje.  Shumica e personave të infektuar (rreth 90%) nuk sëmuren kurrë me tuberkuloz.

Çfarë është tuberkulozi ?

Çfarë është tuberkulozi ?  Tuberkulozi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteret e tuberkulozit (Mycobacterium tuberculosis).  Forma më e përhapur është tuberkulozi i mushkërive (rreth 70%).  Forma të tjera si p.sh. tuberkulozi i gjëndrave limfatike ose i kockave nuk janë ngjitëse.  qka eshte tuberkulozi ,Cka eshte tuberkulozi ,ceshte tuberkulozi ,cfare eshte tuberkulozi ,qeshte tuberkulozi ,definicioni tuberkulozi , perkufizimi tuberkulozi ,shpjegimi tuberkulozi ,qka kuptojm me tuberkulozi , qka nenkuptojm me tuberkulozi ,nenkuptimi tuberkulozi ,kuptimi i fjales tuberkuloz

Çka është punksioni lumbal ?

Punksioni lumbal Punksioni lumbal është një procedurë me anë të së cilës doktorrët marrin një sasi lëngu cerebrospinal (lëngu që rrethon trurin dhe palcën kurrizore) për testime. Lëngu cerebrospinal (LCS) është i formuar në disa zona të veçanta të trurit që marrin emrin ventrikuj (barkushe). Ai lëviz nga ventrikujt drejt palcës kurrizore. LCS mund të përmbajë sasi të vogla proteinash dhe sheqeri ( glukozë ). Indikacionet për kryerjen e punksionit lumbal • Dyshim per meningjit • Leukemi ose limfome • Vlerësim për sëmundje neurologjike si skleroza multiple , neuropati dhe kriza epileptike të përsëritshme • Temperaturë nga origjinë e panjohur. Punksioni lumbal mund të kryhet gjithashtu nga anestezistët për të dhënë anestezi spinale (e njohur gjithashtu si bllokim subarahnoidal) për disa lloj ndërhyrjesh kirurgjikale. Për trajtimin e kancereve , ndonjëherë ilaçet e kemioterapisë mund të hidhen direkt me punksion lumbal në LCS. Ilaçi lëviz lirshëm në LCS dh

Si behet parandalimi i meningjitit ?

Mes shkaktarëve më të shpeshtë të meningjitit te fëmijët më të vegjël se 5 vjet është bakteri Hemofillus influenza tip i B. Infeksioni me këtë bakter mund të parandalohet me vaksinë.  Fatkeqësisht, tek ne kjo vaksinë nuk jepet si rutinë.   Shkaktar tjetër i shpeshtë i meningjitit bakterial është bakteri meningokok.  Disa lloje të meningjitit mund të pengohen, nëse personave që kanë qenë të eksponuar, si parandalim u jepen antibiotikë të caktuar. Lexo më shumë: '' Meningjiti ''  parandalimi i meningjitit shqip,qysh behet parandalimi i semundjes se meningjitit

Si behet trajtimi i meningjitit ?

Si behet trajtimi i meningjitit ? Tretmani bëhet në kushte spitalore dhe përfshin dhënien e antibiotikëve dhe terapi tjetër suportive. Lexo më shumë: '' Meningjiti ''  mjekimi i meningjitit,meningjiti shqip,trajtimet e meningjiti terapia tek meningjiti

Si bëhet diagnostikimi i meningjitit ?

Si bëhet diagnostikimi i meningjitit ?   Që të diagnostikohet meningjiti mjeku duhet të bëjë punkcion lumbal: me gjilpërë hyn në shtyllën kurrizore dhe merr pakëz lëng.  Lëngu ekzaminohet nën mikroskop, për prezencën e qelbit dhe baktereve dhe bëhet kulturë, që të shihet a ka prezent bakter dhe të caktohet lloji i bakterit. Lexo më shumë: '' Meningjiti '' si behet diagnostifikimi i meningjitit,meningjiti diagnostikimi,si behet diagnoza e meningjitit,diagnoza e meningjitit shqip

Cilat janë shenjat dhe simptomat e meningjitit?

Cilat janë shenjat dhe simptomat e meningjitit?   Mund të paraqitet temperaturë e lartë, kokëdhembje e fort ë, shtangim i qafës, përgjumësi e shprehur ose shqetësim, refuzim i ushqimit, pamundësi që tu përgjigjet pyetjeve të parashtruara, nëse bëhet fjalë për foshnjë , ajo nuk qetësohet kur e merrni në dorë. Lexo më shumë: '' Meningjiti ''   simptomat dhe shenjat e meningjitit,meningjiti shqip,kush jane simptomat e meningjitit,kush jane shenjat e meningjitit

Çka eshte meningjiti ?

Çka eshte meningjiti ? Meningjiti paraqet inflamacion i cipave të trurit, që e mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore. Mund të jet ë i shkaktuar nga viruset ose nga bakteret.  Meningjiti viral zakonisht është më i lehtë, ndërsa meningjiti bakterial paraqet infeksion serioz që mund të mbarojë me vdekje nëse nuk jepet shpejtë terapi antibiotike.  Nëse fëmija juaj ka qenë në kontakt më fëmijë që ka meningjit, lexojeni me kujdes informacionin që vijon. Lexo më shumë: '' Meningjiti '' qka eshte meningjiti,cka eshte meningjiti,cfare eshte meningjiti,meningjiti shqip,meningjiti mjekesi,cfare eshte meningjiti

Nga kush shkaktohet abscesi i trurit ?

Nga kush shkaktohet abscesi i trurit ? Abscesi i trurit shkaktohet nga zgjërimi i inflamacionit nga organet fqinje (inflamacioni i veshit të mesëm, i mastoidit, të hapsirave paranazale), me zgjërimin nga fokuset e largëta purulente (furunkuloza, abscesi i mushkërive, bronkiektazia), kurse nuk është i rrallë edhe pas lëndimeve kraniocerebrale. kush e shkakton abscesin e trurit,truri dhe abscesi i tij,cilet jane shkaktaret e abscesit te trurit

Çka është superinfeksioni ?

Çka është superinfeksioni ? Superinfeksioni është formë e infekcioneve hospitalore i cili klinikisht dhe mikrobiologjikisht manifestohet si infekcion i ri gjatë marrjes së terapisë antimikrobiale. Shkaktarët më të shpeshtë të superinfeksioneve janë: Staph. Aureus, Candida, Ps. Aeruginosa, Serratia dhe llojet rrezistente E. Coli, Proteus dhe Klebsiela. qka eshte superinfeksioni,qka eshte superinfekcioni,qka jane superinfeksionet,kush i shkakton superinfeksionet,cilet jane shkaktaret e superinfeksioneve,

Çka janë infeksionet hospitalore ?

Çka janë infeksionet hospitalore ? Infekcionet hospitalore ose nozokomiale ( nga fjala greke “ nosokomeian”, spitali, hospital) dmth infekcionet të cilat paraqiten te të sëmurët gjatë qëndrimit në spital. qka jane infeksionet hospitalore,infeksioni hospitalor,qfare jane infeksionet hospitalore,qka jane infeksionet nozokomiale,infeksioni nozokomial shqip,infeksionet nozokomiale

Kush e shkakton tuberkulozin ?

Kush e shkakton tuberkulozin ? Tuberkulozin e shkakton bacili i Koch-ut (Mycobacterium tuberculosis) i tipit human dhe bovin.  shkaktari i tuberkulozi,kush eshte shkaktari i tuberkulozit,tuberkulozi shkaktari

Kush janë shkaktarët e flegmonës ?

Kush janë shkaktarët e flegmonës ? Shkaktar të flegmonës janë streptokokët (sidomos ai hemolitik), stafilokokët dhe mikroorganizmat tjerë piogjen. flegmona dhe shkaktaret e saj,kush e shkakton flegmonen,flegmona shqip,cilet jane shkaktaret e flegmones

Çka është sepsa ?

Çka është sepsa ? Sepsa është infekcion sistematik, i përgjithshëm, i shkaktuar nga mikroorganizmat apo produktet e tyre të cilët gjinden në qarkullimin e gjakut. qka eshte sepsa,qfare eshte sepsa,sepsa shqip,qka jane sepsat,sepsa ne shqip,qka quajme sepse,sepsa ne shqip,sepse shqip,sepsa shqip,qfare eshte sepsa,sepsa definicioni,perkufizimi

Kush e shkakton tërbimin ?

Tërbimi shkaktohet nga virusi i tërbimit . Virusi i tërbimit është rhabdovirus i familjes Lyssavirus . Virusi i tërbimit është neurotrop që shumohet në protoplazmën e qelizës nervore . Lexo me shume: Tërbimi etiologjia e terbimit,kush e shkakton terbimin,terbimi shkaktaret e tij,cili e shkakton terbimin,terbimi dhe shkaktaret e tij,cili virus e shkakton terbimin,si quhet virusi i terbimit,qartjes,qka eshte qartja,cartja,çartja,ku shumohet virusi i terbimit

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more