Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Pyetje nga Kimia

Si përfitohet Çeliku ?

Si përfitohet Çeliku ? Çeliku përfitohet në konvertor të ndryshëm dhe në furra elektrike . Njërat nga metodat e përfitimit është nga giza e shkrirë në konvertor duke fryrë me oksigjen të pastër 99.99%.

Çka është çeliku?

Çka është çeliku? Çeliku është aliazh i hekurit me karbonin i cili permban me pak se 1,7% karbon. Është aliazh me fortësi të lartë, i farkëtueshëm dhe me qëndrueshmëri të lartë.

Cilat janë vetitë e hekurit të pastër?

Cilat janë vetitë e hekurit të pastër? Hekuri i pastër është metal i bardh me shkëlqim të argjendtë , është i farkueshëm dhe ferromagnetik që i ruan vetitë magnetike edhe nëse në të vepron fusha magnetike . Është i qëndrueshëm në ajër pa lagështi dhe në ujë në të cilin nuk ka oksigjen të tretur.

Kush përdoret si lëndë djegëse në shkrirjen e gizës në furrëlart dhe cilat funksione i kryen ?

Kush përdoret si lëndë djegëse në shkrirjen e gizës në furrëlart dhe cilat funksione i kryen ?  Si lëndë e djegshme neë shkrirjen e gizës në furrënaltë përdoret kryesisht koksi i cili kryen 3 funksione. a)Me djegien e tij arrihet temperaturat e larta te nevojshme per zhvillimin e proceseve dhe per shkrirjen e produkteve ne furrnaltë b) Eshte mjet reduktues kryes ne form të CO ,që formohet në furrnaltë nga djegia e koksit c)Jep karbonin e nevojshëm pr formimin e aliazhit metalik hekur –karbon përkatësisht të gizës.

Në cilin grup të metaleve bën pjesë hekuri si është i përhapur në natyrë dhe si ndodhet më së shpeshti ?

Në cilin grup të metaleve bën pjesë hekuri si është i përhapur në natyrë dhe si ndodhet më së shpeshti ? Hekuri është metal që bën pjesë në grupin e metaleve kalimtare. Ai është metali më i përhapur nga të gjitha metalet që gjenden në tokë. Më se shpeshti ndodhet ne formë te xeheve okside ,karbonate dhe sulfure.

Prej cilave grimca përbëhet rrezatimi radioaktiv i burimeve natyrore çfarë ngarkese kanë dhe çka ndodhë në fushën magnetike ?

Prej cilave grimca përbëhet rrezatimi radioaktiv i burimeve natyrore çfarë ngarkese kanë dhe çka ndodhë në fushën magnetike ? Rrezatimi radioaktiv përbëhet prej grimcave α(eletricitet pozitiv) ,grimcave-β(elektricitet negativ), grimcave- γ(fotone me energji te madhe). Rrezet- α  dhe Rrezet - β    ne fushen magnetike devijojn ne kahje të ndryshme njëra nga tjetra. Në anën tjetër rrezet - γ   nuk devijojn kahjen ne fushen magnetike.

Çka është Aliazhi?

Aliazhi është përzierje që del nga shkrirja së bashku e dy ose e disa metaleve; lidhje. Shembuj: Aliazh i fortë (special) . Aliazhet e hekurit (e bakrit) . qka eshte aliazhi, cka eshte aliazhi,ceshte aliazhi, cfare eshte aliazhi, aliazhi shqip, qka quajme aliazh, cfare quajme aliazhi, aliazhi definicioni, aliazhi perkufizimi, domethenja e fjales aliazh, kuptimi i fjales aliazh

Ku qëndron dallimi mes reaksioneve kimike dhe atyre bërthamore ?

Reaksionet kimike janë të ndërlidhura me mbështjellësin elektronik të atomeve. Gjatë reaksioneve kimike bërthamat e atomeve ngelin të pandryshuara. Mirëpo egzistojn edhe reaksione ne te cilat ndryshon përbërja e bërthamës së atomit , reaksione të tilla quhen reaksione bërthamore. Pra dallimi është se tek reaksionet kimike bërthama e atomeve nuk ndryshon kurse te reaksionet bërthamore bërthama e atomeve ndryshon.

Cilat komponime komplekse quhen helate dhe cilat jan më të përhapura në natyrë?

Cilat komponime komplekse quhen helate dhe cilat jan më të përhapura në natyrë?   Komponimet komplekse të cilat përmbajn ligande polidentate quhen komponime helate .  Helatet janë të përhapura në natyrë dhe janë përbërës të organizmave shtazorë. Helatet kanë rëndësi të jashtëzakonshme biologjike.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more