Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Poezi islame

PO MUA PSE ME HARRUAT - poezi islame nga Sedat Islami

1 Ngrehe zerin, ngrehe!, keshtu me thone Se edhe ti je pjese e vatanit islam Thirr! Thirr keta qe rruge kane marre Qabene ta vizitojne e te kryejne tavaf 2 Ngrit doren lart, kerce po munde Po pate flamur ngrite e tunde O ju, shikomeni mua ketu, Kudsi jam Si kaloni keshtu as pa me dhene selam 3 Ndoshta Mekken nuk iu pritet ta shihni Ndoshta malli per Medinen ia ka marre Por nje gje dua tua perkujtoj, te dashur Se mua zemra me vlon vale 4 Harrova plaget e majmuneve qe mora E ato te derrave per merak i perballoj Por me besoni, per Zotin, Sjellja juaj me shume dhimbje me shkaktoi 5 Si beheni sikur nuk me shihni A kaq e pavlere per ju jam Si harruat se edhe une kam nje xhami Te Cmuaren dhe te shtrenjten, Mesxhidi Aksane 6 Resulullahi edhe per mua foli Edhe mua vlere e rendesi me dha krahas Haremeve edhe une vizitohem keshtu mesim e keshille ai dha 7 Degjova per vershim

Paradoks në ditët tona

Paradoksi i këtyre kohërave qëndron në atë se sot kemi rrugëkalime të gjera, por pikëpamje të ngushta. Shumë shpenzojmë e pak kemi Shumë blejmë e pak kënaqemi Kemi shtëpi të mëdha por familje të vogla. Shumë lehtësira, por përherë e më pak kohë Grada pa fund, ndjenja askund Më shumë njohuri e më pak gjykim Më shumë ekspertë, por më shumë probleme Më shumë mjeksi, por më pak shëndet. Pijmë shumë, tymosim shumë dhe prishim pa mend Zemrat fort pak na qeshin, Ecim me shpejtësi rrufe, zemërohemi pa fre Qëndrojmë vonë e ngrihemi gjithë dembelizëm, fort pak lexojmë e gjithë kohën para televizorit qëndrojmë, Falemi rrallë… Pronat kanë sjellë prona, por vlerat kanë rënë përtokë Flasim pa mbarim, urrejmë më shumë se sa duam. Sigurojmë jetesën por nuk jetojmë Jetës i kemi shtuar vite por jo viteve jetë. Hënën e kemi bërë si shtëpinë tonë Por rrugën për tek fqinji mezi e gjejmë. Kemi pushtu

NENA IME - poezi islame

E dashura, nëna ime, ledhatimet tua më shërojnë çdo sëmundje. Nëna ime, si nuk mund ta shpreh dashurinë aq sa zemra të do. Dua ta kushtoj jetën zemra ime, aq sa kemi leje nga Allahu. Je shpirti im i ëmbël dhe gjysma e jetës. Ti je mëshira ime dhe mbrojtja ime. Ti je lulja e pemës së pranverës me aromën më tërheqëse. Dora jote ma freskon trupin dhe ledhatimet m’i shkrin si akull. Syri yt i përlotur gjithmonë rrin për mua. Dhe lutjet tua nuk mungojnë, nuk ka zemër më të përvuajtur se zemra jote nënë. Nuk do ta përbuz gjirin tënd, as bukën tënde, dhe as nuk do të jem mosmirënjohëse për 9 muajt e plotë!

LUTJE NË MUAJIN RAMAZAN - poezi islame nga (IMAM HASAN EL-BASRI 642-728)

O All-llah i madhëruar Këtë muaj e shenjtëruat, Këtë muaj e bekuat Kur'an-in shpjegues, Mëshirues, shqarues, Vulës së profetëve Ja shpallët, ja zbuluat… O All-llah i madhëruar Këtë muaj të bekuar E caktuat për të agjëruar, Për ta shtuar adhurimin Për ta fituar shpërblimin… O All-llah i madhëruar Dyert e mirësisë Dyert e begatisë I keni hapur Në këtë muaj Për shërbestarët Tuaj… O All-llah i madhëruar Në këtë muaj të bekuar Të lutëm më dhuroni: Një gjuhë që të përmend, Një mendje që të përkujton, Një zemër që të dashuron, Një besim të vërtetë Në të dërguarin Tënd, Të lavdëruarin: Muhammed… O All-llah i madhëruar, Emri Yt qoftë i lavdëruar, Që e bëre muajin Ramazan Udhëzues, shërues, garues, Që të fitojmë Që të shpëtojmë… Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Muhamedi a.s - poezi islame

Ardhja e Profetit zhduku errësirën, Nga zemrat e njerëzve e fshiu kotësirën. Kur erdhi ai ngjyra e jetës u shndërrua, U zhdukën armiqësitë njerëzimi u shpëtua. Ai është mëshirë për të gjithë njerëzimin, All-llahu me të, botës i solli shpëtimin. Ai është lavdia e tërë qenieve të gjithësisë, Drita e universit dhe sjellësi i qetësisë. Një argument që flet për ekzistencën e Zotit, Edhe shkak i xhennetit të Atij Fuqiplotit. Ai është imami i xhamisë së rruzullit tonë, Edhe armiqtë për besnikërinë e tij dëshmojnë. Me gishtin fisnik u nda hëna në dy, Për të parë këtë s’ka nevojë për të veçantë sy. Profetësinë e tij e dëshmuan ujku dhe deveja, Personalitetin dhe botëkuptimin ia vërteton feja. All-llahu i doli zot atij me një mijë mrekulli, Ndaj Tij ai ka qenë i lidhur si vetë hekuri. Miliona hadithe të tij janë nga një yll, Bulevardin e tij askush nuk e mbyll. I Dërguari i Zotit është një prijës shembullor, Fenë që shpalli të gjithë e pranuan në kor. Ë

Çfarë është KUR`ANI - poezi islame

Kur’ani një kushtetutë deri në mbarim, Atij nuk i përngjan as edhe një shkrim. Ai ështe i freskët që kurrë nuk plaket, Po edhe vlera e tij asnjëherë si paket. Atë asnjë libri nuk mund t’ia përngjasësh, Dhe një shok të Tij nuk mund ta hasësh. Kur e krijoi njeriun Ai Zot Fuqiplotë, Ia dërgoi ligjin që të mos shkojë kot. I zbritur e i plotësuar për një periudhë të gjatë, Nuk është si të tjerët që janë bosh e thatë. Ai është i freskët, megjithë se ka shumë vjet, Ka mundësi të qeverisë me ligj çdo shtet. Kur`ani është një libër krejt i paarritshëm, Derisa të krisë kiameti ai është i shndritshëm. Ajetet Kur’anore përbëhen prej disa kuptimesh, Janë të mbushura plot me lloj-lloj shpëtimesh. Nga ai kanë dalur mbi treqind mijë komente, Prapë është një thesar plot me sekrete. Atë e dinë përmendsh miliona Hafizllarë, S’mund të formojë një tjetër asnjë shkollar. Njeriu për njeriun pak ka mundësi të mësojë, Kuptohet se ligj për të s’mund të formojë. Sot gjen

Fuqia e Zotit - poezi islame

Zoti me fuqinë e Tij është Absolut, Mbështetu tek Ai dhe kurrë mos u tut. I urdhëron Bëhu e bëhen të gjitha, Lumenj, kodra, male dhe lisa. Lloj-lloj qeniesh i krijoi me dije, Mirësitë e botës asnjërën pa shije. Ka parashtruar botën plot me mirësi, Dhe të gjitha bukuritë pa fare ligësi. Drurët për ne, të mbushur me fruta, Ndonjëri i gjatë e disa të shkurtra. Bleta një makinë vetëm për mjaltë, Mollën e bukur, të ëmbël e të thartë. Delen e bukur për mish e për lesh, Qumështi i lopës për të bërë përshesh. Ditën e shndritshme për të punuar, Natën e kapllon terri për të pushuar. Kafshët i veshi nga koka tek thembra, Ato janë dy lloj, mashkuj dhe femra. Njeriu si përmbledhje dhe frut i gjithësisë, E ka në dorë vetë çelësin e lumturisë.

Nënëve të mia fisnike - poezi islame

Ju jeni nëna të të gjithë dijetarëve gjeni, Pa fare interes me shpirt po shërbeni. Me mëshirën tuaj s’mund të bëhet rival, Në shërbimin e fëmijëve s’u thotë kush ndal. Ndërsa përballoheni me të kundërtën e saj, Që po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa faj. Nëna po vajton se shumë brenga ka, Djali e hedh në vetmi, bukën thatë e ha. O nëna fisnike! Ke hasur ku s’e ke pritur, Që do të përballohesh me to nuk e ke ditur. Djali nxorri nënën në vendbanim azili, Një tjetër ardhmëri nëna e priste me zili. Nënë e pafat me shpirt i rrite djemtë, Nuk prisje nga që ty të lënë vetëm. Nëna qan me vaj, djali po kërcen si hor, A se pyesin djalin, pse e nxore me zor. Nëna u përballua me djemtë fare të pabesë, Për ta nëna vraponte me plot ngarkesë. A e priste këtë kur e përkundi në djep, Djali të zgjerohet e nëna vetëm në një cep. O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës, Adhuro All-llahun se është Mëshirëbërës. Ju prindërit po përpiqeni pa pritur pagesë, All

VËLLEZËR TË DASHUR - poezi islame

Vëllezër të dashur që kërkoni të jetoni qetë, Gjithnjë kuvendoni e mos thoni se e di vetë. Mbajuni të drejtës se aty është shpëtimi, Sepse tek tradhtia nuk ka kurrfarë fitimi. Në univers asgjë nuk është e çrregullt, Madje edhe planetet qarkullojnë të rregullt. Studioni të dy jetët për të mos u penduar, Të mos harroni se ku keni për të shkuar. Ruzulli tokësor është një urë e vjetër, Plotësoni detyrat se nuk ka rrugë tjetër. Ne duhet të zgjohemi pak më herët, Që të mos pendohemi si ata të tjerët. Urdhërat e Krijuesit pranoji si burrë, E fitoji mirësitë që nuk sosën kurrë. Mos harro se ke ardhur për t’u provuar, Se pas pak kohe ke për të shkuar. Mos i bën kujt keq vëlla ti në këtë jetë, Se kënaqësia përrallore atje po të pret. Kujdesu vëlla jetës së përkohshme, Se ke përpara një jetë të përhershme. O vëlla! Të mos të mashtrojnë ty armiqtë, Mos i beso atyre edhe kur të thojnë shpirt. Zgjidhe mikun e mirë për kokë e për shtatë, Mos puno pa logjikë se mbetesh

O ZOT! - poezi islame

O Zot! Sjelli vëllazërive që të përhapin dashamirësinë, Që të mos coptohen mes vehtes duke përhapur armiqësinë. O Zot! Sjellu shqiptarëve që të gjejnë virtytet e humbura, Që të mos vazhdojnë jetën duke i vepruar krijimit kundra. O Zot! Sjelli vëllezërit të mos e shpenzojnë moshën kot, Sepse shumë është gabim të mendojnë vetëm për sot. O Zot! Sjelli që tanët të fitojnë lumturinë e të dy jetëve, Edhe në këtë jetë të shpëtojnë nga ndëshkimi i të tjerëve. O Zot! Sjelli vëllezërve që të shpëtojnë nga ateizmi, Të mos harrojnë se vetëm islami është shkak shpëtimi. O Zot! Mësoju tanëve shkakun e ardhjes në këtë botë, Duke u kujdesur të mendojnë se njeriu çka do të thotë. O Zot! Sjelli vëllezërve ta ndiejnë nevojën e bashkimit, Duke vënë re se ajo është shkaku më i madh i shpëtimit. O Zot! Sjelli shqiptarëve që t’i përulen urdhërave të fesë, Që të fitojnë ndaj të gjithë botës respekt dhe besë. O Zot! Sjelli vëllezërve që të zotërojnë besim të fortë, Për ta zotër

Krenaria në Islam - poezi islame

S’më largon dot injorimi, As përqeshja as mohimi, S"më dorëzon asgjë në botë, Nga kjo fe, s’munden të më largojnë dot! Se përkul kush qëndrimin tim, Që e kam mbjell në zemrën time, As fytyra e shtrembëruar, E as gjuha e ndyrsuar. Nuk më ndryshon asgjë asgjë Kurr asnjëherë nuk pendohem, Që e kam zgjedhur këtë fe, Me Islam që jetësohem. Ndoshta jam ndryshe nga ata, Ndoshta në jetë prej tyre dalloj, Por kam shembullin më të bukur, Për asgjë se ndryshoj! Jam krenare me shpirtë të hapur, Si qiri në errësirë, Sa fort zemrën ma gëzon, Feja ime e delirë. Më duket vetja e bekuar, Nga Allahu e uruar, Të falem Ty o Zoti im, Që më zgjodhe për udhëzim. Si rreze shpirti më ndriqohet, Imani aty fort është i vulosur, Në këmbë krenare qëndroj si shkëmb, Për Islamin tim të përsosur.

Të vdekurit - poezi islame

O populli im sa jeni të mashtruar, Një perde se shihni syt ua ka mbuluar, Oh nuk po pajtohem me fatin tuaj të shkretë, Dita e llogarisë juve si u pret. Ata njerëz vdiqen, për vete do të përgjigjen, Dheu i mbuloi, nga kjo botë ikën, Po se shihni veten se si u përulët, Atë ditë t"vërtetën prej vetes qe e shkulët. Qka keni kështu,si nuk kuptoni, A keni arsye pakëz të mendoni, Oh ju jeni të gjallë, por ata kanë vdek, Fryma i ka lënë, mblidhni pakëz mendë. Vallahi lutjen tuai, aspak nuk e ndëgjojnë Adhurimin tuai, fare se kuptojnë, kot e kot rreth tyre silleni vërdallë, Për qudi ju shoh, a jeni në vete vallë!

Buzëqeshja - poezi islame

Buzëqeshja është lëmoshë-sadaka, Pejgamberi, alejhi selam, kështu urdhëroi e tha. Një buzëqeshje është lëmoshë-mirësi, dhuroja me gëzim kujdo që e njeh ti. Një buzëqeshje është sadaka-lëmoshë, pranoje, dhuroje, kudo që të shkosh. Një buzëqeshje është lëmoshë e çmuar, buzëqesh-nëse do të jesh i/e lumtur, i/e gëzuar…!

TE KUPTUARIT- poezi islame nga IMAM HASAN EL-BASRI (642-728)

Të kuptuarit është Barka e diturisë, Dituria është Shenjë e veprimtarisë, Veprimtaria është Udhëzuese e mirësisë, Egoja është Shkak i kundërshtive, Pasuria është Sëmundje e kapadaive, Kjo dynja është Tregu për Ahiret Mjerë ai që s'e kupton As veten e vet… Përktheu nga anglishtja: Mexhid YVEJSI, Gjakovë

O Shoku Im - poezi islame

Shoku im i dashur, me vargje te keshilloj diçka per Islamin ne rime te ta rikujtoj Se dikur ti vete me ke mesuar shume kurse tani ai qe po te keshillon jam une. U bene disa muaj qe me nuk po te njoh tjeter njeri dukesh kur ne rruge te shoh Vepron gjera qe nuk duhen vepruar E dikur ti per te njejtat gjera me ke kritikuar. Cuditem kur te shoh se harameve nuk u largohesh dhe me shoqerine e jobesimtareve po afrohesh A nuk me ke thene ti nje nate ne xhami Se me vllezerit muslimane duhet te kemi shoqeri. Tani nga xhamia je larguar shume, je harruar Ezani yt keto kohe shume na ka munguar Dikur therrisje njerezit ne namaz e ne shpetim Por tani rrugen duke humbur je o vellau im. Prane xhematit vella shpejt duhet te kthehesh Nga kenaqesite e botes nuk duhet te dehesh Se akoma elhamdulilah namazin s'e ke lene Por edhe pema me e forte, shume nuk jeton pa rrenje.

Kujto Vdekjen dhe Varrin - poezi islame nga Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albani

Kur zbresin melaiket me fytyra te bardha si dielli me vehte kane qefine dhe ere te mire prej xhenetit ulen prane besimtarit aq sa te arrije shikimi keshtu eshte thene ne hadithin e sakte te Profetit Prane kokes se tij meleku i vdekjes ulet me fjale te bukura plot butesi dhe embelsi o shpirti i mire dhe i kendeshem- thote meleku- ti dil per ne faljen e mekateve nga Allahu dhe per ne kenaqesine e Tij Dhe shpirti del lehtë sikurse pika e ujit nga shakulli meleku i vdekjes e merr me kujdes dhe butesi ne qiej dhe toke per te meleket dergojne salawate mos valle, a nuk do që keshtu të trajtohesh edhe ti?! Meleket e tjere menjehere e marrin dhe e vendosin ne qefinin fisnik me eren e mire te xhenetit si misku me i kendeshem ne toke ky shpirt kundermon nje trajtim i vecante e i caktuar vetem per te drejtit dhe dyert e qiellit ketij shpirti te gjitha do ti hapen dhe melaiket e çdo dere luten te ngjitet nga ata te mirin te gjithe e duan, e respektojne dhe e çmojne Alla

KUSHTUAR NENES BESIMTARE - poezi islame nga Bledar Haxhiu

"NENE", KY EMER ENIGME QE KUDO ESHTE HARRUAR POR JO, VALL-LLAHI TEK NE ISLAMI GJITHMONE E KA KUJTUAR DYNJAJA KETE EMER E POSHTERON KU VEC NJEHERE NE VIT E KUJTON KURSE NE JEMI URDHERUAR PER CDO DITE NENEN ME KUJTUAR I JAPIM HAKUN QE AJO MERITON E DUAM DHE E RESPEKTOJME AJO ESHTE ENA QE NA MBAJTI AJO ESHTE SEBEPI QE NE SOTE JETOJME NGRIHU, O NENE BESIMTARE E TREGOI NDERIN QE TI KE TREGOI RENDESINE KESAJ BOTE SE SA E VLEFSHME PER NE TI JE NUK ESHTE 7 APO 8 MARSI LUMTURIA JOTE NE JETE AS LULJA E KUQE QE TE DHUROHET POR BESIMI YT I VERTETE ISLAMI, KJO FE E BARAZISE TE GJITHE BARAZPESHE PARA ZOTIT I VE SEPSE ATA JANE SOTE TE GJALLE E NESER DO T'I MBULOJE I NJEJTI DHE O NENE BESIMTARE, O NENE TI KRENARINE VEC NE ISLAM E GJEN KRENARIA JOTE ESHTE NE CDO DITE E JO NE 8 MARS QE NJEHERE NE VIT VJEN NDAJ, O JU PABESIMTARE MESOJENI NJEHERE E PERGJITHMONE SE NENA ESHTE DHURATE E ZOTIT E NE ZEMRA TONA AJO JETON JO, AJO S'KA NEVOJE PER LULE AS PER L

MOS SHANI MUHAMMEDIN (a.s) - poezi islame nga Sedat G. ISLAMI

Përse shani e ofendoni njeriun e dërguar pejgamber përse shqetësoni muslimanët e ju njerëz të mjerë Përse nuk pushojnë gjuhët së shari njeriun që me mëshirë u dërgua përse s'ndaloni njëherë Të vërtetën për ta studiuar A shante ai, apo a ofendonte misioni i tij për moralin me çka e urdhëronte Ai ndaloi ofendimin urreu e nënçmoi sharjen përbuzi mallkimin dhe mohoi përçarjen Ai na mësoi se nuk bën të shash njeri ngase që të gjithë ata janë krijuar nga i Madhi Perëndi Ai tha për Isain, të birin e Merjemes që ju për Zot a bir të Zotit e besoni e kam vëlla në fe nuk bën ta ofendoni E shqetësonin me fjalë e rëndonin me fyerje sprovohej vështirë çdoherë "jam dërguar mëshire" thoshte ky pejgamber Allahu mëshirë më dërgoi mallkimin ma ndaloi butësinë dhe mirësjelljen me Kur'an m'i urdhëroi Nëse Muhammedi askënd nuk paska ofenduar atëherë çfarë shtyn këta njerëz atë për ta shqetësuar

SHPIRTI- poezi islame

SHPIRTI Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë Ah unë po ndahem, do të thotë një herë Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë Se unë e kam trupin tash të dërrmuar Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë Një melek i vjen, e do ta kuvendojë Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë Vallë si jetove ti në atë botë Obligimet që duheshin vallë a i praktikove Apo me gjynahe, jetën ti e cove Ia falim namazin pasi e ngrejmë Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni Ku është dashu

Kudo qe jeni, vdekja do t’ju gjejë - poezi islame

Kudo qe jeni, vdekja do t’ju gjejë “...E kur t’u vije afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet per asnje moment, e as të përngutet më parë,” ( Kur’ani,7:34) Ky rrëfim për një Njeri Mesatar na tregon, I cili kundër planit të All-llahut vepron, Po qe se në këtë figuroni, Pendohuni dhe mos mëkatoni. Ishte ora katër, herët në mëngjes Kur vdekja trokiti në derë të dhomës së fjetjes, “ Kush është?”, I fjeturi thirri..!!! “Më lejo brënda, jam Azraili.” Përnjëherë njeriu të dridhet filloi, Djersitja nga ethet e vdekjes e mbuloi, I briti gruas së tij të fjetur, “ Mos i lejo këtij të ma marrë jetën.” “O Engjëll I vdekjes, ti ik që këtu! Ende nuk jam gati, më lër rehat mu Prej meje e tërë familja ime pret Të lutem kujtohu, edhe një rast ma jep!” Engjëlli të trokasë në derë vazhdoi, “Do të ta marr jetën pa dhembje”- ai shtoi, “ sepse shpirtin tënd All-llahu e kërkon, E s’jam une ai që këtë e dëshiron.” I shastisur njeriu filloi me dënese, “O Engjëll, aq shumë kam frik

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more