Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Opinione

Habi! Dy ekstremistë, por që jetojnë në paqe dhe në tolerancë mes veti

Janë në koalicion, po ashtu edhe në korrupsion, por nuk janë në kohezion për sa i përket qëndrimeve kundrejt rolit të faktorit ndërkombëtar. Njëri prej kohësh i ka shpallur padëshirueshmëri ndërkombëtarëve, kurse tjetri çdo gjë pret prej ndërkombëtareve. Vetëm interesi grupor aq i lartë, sepse përndryshe është e pamundur të qëndrojnë së bashku në një dhomë gjarpri dhe pula! Burimi: Iljasa Salihu

Jo vajtje për të vajtuar, por vajtje për të vlerësuar

Unë nuk shoh njeri që është duke vajtuar përpara apo pranë Zaevit. Thjesht, është kureshtje e natyrshme jo për ta dëgjuar Zaevin, por për t’i dëgjuar ato që është duke i publikuar Zaevi dhe për të dëgjuar prej personave përgjegjës se si është shpërdoruar me buxhetin e shtetit dhe se si shqiptarët e Kumanovës janë porositur të kapen për fyti duke shpresuar në ndihmën e partisë politike shqiptare në pushtet. Është një rast i mirë që tanimë botërisht të dihet se gjyqësia dhe prokuroria është në shërbim të partisë politike maqedonase në pushtet. Në gjithë këtë avlli, nuk mund të kuptohet roli i partisë politike shqiptare në opozitë. Përse ajo pikërisht tani dëshiron të kacafytet me Zaevin? Le t’ia thyej hundët pas kësaj rrjedhe po deshi, por përse pikërisht tani, kur mund të përfitojmë diçka, në mos shumë, një grimcë po, në mos ta gjejmë shpellën e ariut, gjurmët shpresoj se do t’i gjejmë. Fundja a nuk është qëllimi i kësaj partie rrëzimi i këtij pushteti, të cilin disa h

Shkon në një kafene dhe ëmbëltore

Shkon në një kafene dhe ëmbëltore të një pronari maqedonas, papandehur sheh se shumicën dërrmuese të myshterinjve e përbëjnë shqiptarët, kurse të gjithë shërbyeset dhe shërbyesit janë jo shqiptarë. Habitesh, por edhe disi pajtohesh, ngaqë vendi ku gjendet ky objekt është i mbizotëruar me jo shqiptar. Në një ditë tjetër të rastis të futesh në një lokal, që gjendet në vendin ku jetojnë dhe sillen shqiptarët dhe sheh se të gjithë myshterinjtë janë shqiptar, por krejt beftë sheh se shërbyesja nuk është shqiptare dhe gjithë të pranishmit porositë duhet t’i bëjnë në gjuhën maqedonase. Më vjen mirë që vajzat tona nuk po shërbejnë nëpër kafene, por më vjen keq se përse nuk binden pronarët dhe myshterinjtë shqiptarë se nuk ia vlen të nënçmohen kaq shumë. Ku mbeti pak ai patriotizëm që mund ta kenë pasur diku të fshehur? Fundja sa meshkuj shqiptarë sillen vërdallë rrugëve. Përse nuk i gëzojnë me një vend pune këta të papunë, por shkojnë dhe e marrin një joshqiptare në punë, ngaqë a

Arbana Xharra dhe Ismail Kadareja

Arbana Xharra dhe Ismail Kadareja prej kohësh shquhet për urrejtës të fesë islame. Pa dyshim se kjo përzgjedhje është e drejtë e tyre. Dashuria dhe urrejtja, pa rimisht nuk përkojnë me argumentin, por me ndjenjat. Fundja, si do ta kuptonim parajsën dhe ferrin në mungesë të larmisë së njerëzve? Njerëzit përmes veprimeve të tyre i japin kuptim xhenetit dhe xhehenemit. Megjithatë, ajo që të shqetëson në gjithë këtë qerthull, është fakti se përse pikërisht këta dy u nderuan me çmime ndërkombëtare? Në këtë rast, pyetja bëhet jo pse nuk dihet përgjigja, por për të treguar se shumë qartë dihet përgjigja. Këto çmime prestigjioze paraqesin vulën e zezë në ballin e vendeve dhënëse të këtyre çmimeve, vende këto që hiqen si djepa të demokracisë, por që dalin të jenë si varrmihës të drejtësisë! Burimi: Iljasa Salihu  

Aq tepër dëgjojmë për krime dhe vrasje në Shqipëri

Aq tepër dëgjojmë për krime dhe vrasje në Shqipëri, sa na shuhet përfundimisht edhe ëndrra për bashkim me Shqipërinë dhe të shtohet dhimbja e keqardhja për ata që jetojnë në Shqipëri. Korrupsion, skenar për vrasje, vrasje, plagosje, likuidim, kurthim, rrëmbim, masakra, kërcënim, padrejtësi e të ngjashme, janë fjalë kyçe që dalin prej gojërave të politikanëve. Jo prej rrugaçëve, por prej politikanëve rrugaçë! Tmerr e terr, nuk mund të them se ajo apo kjo parti i ka fajët, sepse të gjithë janë fajtorë, kush më shumë e kush shumë më shumë! Burimi: Iljasa Salihu  

Po e njohe si duhet të djeshmen

Po e njohe si duhet të djeshmen, lehtë mund të japësh këshilla sot, njëherësh duke u mbështetur edhe në të ardhmen. Në këtë rast, dita e nesërme përdoret si kërcënim miqësor Njëherë e një kohë, një deputet (mund të jetë edhe deputete) e kishte votuar ligjin për përdorimin e plumbave të gomës në rast protestash jo të qetë. Kishte kaluar një kohë e gjatë, saqë lëre se kishte harruar se çka kishte miratuar në kuvend, por tani e kaluara e tij si deputet kishte filluar t’i dukej s i një ëndërr e keqe. Prej ligjeve të rralla, ky ligj kishte mbetur gjatë kohë në fuqi. Një ditë prej ditësh, rrodhi një pakënaqësi e papërballueshme, saqë i madh dhe i vogël dolën në protesta. Njëri prej atyre që kishte dalë në protesta ishte edhe ky ish deputeti me djalin e tij. Filluan brohoritjet në atë protestë dhe sakaq gjendja mori dhenë, kurse policia filloi të godas me shkop gome fillimisht dhe pak më vonë edhe me plumba gome. Në atë rrëmujë, vështirë ishte të shpëtoje më së paku pa ndonjë

Po krenohen të turpëruarit

Shqiptarët po krenohen me Rita Orën, kurse ajo nuk po turpërohet fare se çmimi i femrës më të zhveshur në Oscar qe për Ritën. Pikërisht një popull që dikur shqu hej për vlera të larta morale, sot po ky popull në nivel ndërkombëtar po përfaqësohet prej atyre që moralin aq shumë e goditën, saqë nuk po mund t’ia ndalim gjakderdhjen. Unë nuk po habitem me Ritën, por me ata që po krenohen se një femër me prejardhje shqiptare paskësh marr çmim në Oscar. Paskësh marr çmim, ngaqë dukej shumë cullak. Më cullakja ishte prej gjithë atyre të tjerave. Nuk po na vjen marre që çdo ditë e më tepër po e sakatojmë moralin tonë, herë me Ritat, Bleonat e herë me Tunat, të cilat na e bën për gjakderdhje moralin tonë! Burimi: Iljasa Salihu  

Të pafe, gjithmonë jemi të varfër, qofshim edhe kombi më i zhvilluar ekonomikisht në botë

Të pafe, gjithmonë jemi të varfër, qofshim edhe kombi më i zhvilluar ekonomikisht në botë Albin Kurti është shumë më burrë dhe i përgatitur se sa shumë politikanë tjerë, porse nuk e di se përse është aq i bindur në një çështje të gabuar, saqë ende ia merr mendja se njeriu mund të jetojë vetëm si shqiptar, larg parimeve e rregullave fetare. Ai mes tjerash thotë: ‘’Shqiptarët kanë tradita, vlera dhe kapacitete të mjaftueshme për ta mbajtur çështjen e identitetit kombëtar mbi dh e përtej çdo lloj identiteti fetar’’. Vetë Albini është dëshmia më e mirë se të qenit larg çdo feje është një prapësi e llojit të veçantë dhe jo një përparësi. Traditat e tij nuk arritën ta ndalojnë që ai të mos martohej me një norvegjeze, që pastaj vajza e tij të mos ngarkohen aq shumë me gjuhën shqipe dhe atë norvegjeze, të cilës mes tjerash iu tha se ajo fillimisht duhet ta mësojë gjuhën angleze. Jo i nderuar Albin, historia njeh epoka pa fabrika e pa qytetërime, por jo edhe kohë dhe epoka pa

Aq shumë vidhemi si qytetar, saqë idenë nuk e kemi o fshatarë të ndershëm

Iljasa Salihu Vidhemi në çdo anë dhe prej çdo skaji. Vidhemi përgjatë pagesës së rrymës. Çmimi i naftës në bursat e Londrës bie, por jo edhe këtu. Pastaj, bie pak, por vetëm pasi të fillon të rritet atje çmimi, për t'ju përshtatur kështu rritjes së çmimit me kohë. Vidhemi me rastin e shpërndarjes së mjeteve buxhetore, por nuk harrohet askush me rastin e arkëtimit të këtyre mjeteve. Vidhemi përgjatë pagimit të tarifës rrugore. Përpos që janë çmimet e lartë për këto tarifa, ato shtëpiza janë edhe të shpeshta, gjë që harxhojmë karburant; ndal e nis veturën panevojshëm. Jo rastësisht nuk i heqin ato shtëpiza kultivuese të krimit ekonomik, ku para disa javësh desh e theu qafen një ish emigrant, tashmë bari delesh. Mbase e zuri një flluskë haku! Vidhemi edhe me rastin e shpërndarjes së dividentes që bëhet prej telekompanive. Vidhemi edhe me rastin e pagimit të tatimit për radiodifuzion, sepse nuk na shërbehen materiale të mjaftueshme që do të ishin në interes të pop

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë

Ata që lexojnë me sy zhbirues dhe me mendje pjellore flasin edhe për librat e autorëve tjerë Njeriu sa më shumë ta njeh fenë, aq më madhështore e sheh dhe e kupton atë, njëherësh aq të paditur e sheh veten në zgrip të këtij deti që as me dylbi nuk i shihet bregu dhe priret drejt një nderimi të veçantë të dijetarëve, duke e hapur kështu dritaren e frymëzimit për të lexuar sa më tepër libra të fesë dhe të shkencës, ngaqë bindet se njëra pa tjetrën është e çalë dhe e paplotësuar . Mbrëmë pata fatin dhe kënaqësinë që për dy orë ta dëgjoja Jusuf Zimeri n, i cili e bëri një shpjegim dhe komentim të thekur të librit ‘’Libri i pastërtisë’’ libër ky i shkruar me penë nga imam Kuduriu para 1000 vjetëve, që njëherësh lihet të kuptohet se sa të varfër jemi sot, ani pse pandehim se kemi shkuar shumë larg. Pas një përqendrimi të thellë në këtë ligjëratë, mendja më thoshte se sa gjëra paskam menduar se i paskam ditur, por në të vërtetë vetëm paskam menduar se i paskam ditur! Po ashtu

Kundërthënie të tmerrshme

Shok i dashur, ti mund ta kesh emrin edhe Musa, por nuk mund të më bindësh se nuk je pasues i Faraonit. Edhe ti që flet sikurse unë shqip, mund ta kesh emrin Ibrahim, por assesi të më bindësh se nuk je duke e ndjekur Nemrudin. Po ti i dashur Adem, përse me kaq kryeneçësi mëton të shkosh hapave të Iblisit. Ani sa më neveritë Ejubi, kur dëgjoj se si kukatë si qyqe vetëm se i paskësh rënë gripi. Sa shumë që më vjen keq për Muhamedin, kur shoh seç është duke e pasur Ebu Xhehlin! Me gjasë, prindërit a gjyshërit e tyre i kanë fajet. Kishin menduar se burra do të bëheshin si këta të ndershmit, mirëpo ata lëre se nuk u bën fare burra, por ndoqën edhe hapat e armiqve, të cilët ishin në armiqësi të thellë me këta të Dërguar të Zotit! Burimi: Iljasa Salihu  

Përgjegjësia

Votuesi ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përgjegjësi prej të votuarit. Pavarësisht nëse i votuari gjendet në pushtet apo në opozitë. Votëmarrësi mbanë përgjegj ësi ndaj votëdhënësit, edhe pse më së shumti mbanë përgjegjësi ai që gjendet në pushtet, mirëpo assesi nuk është i liruar prej përgjegjësisë ai që është në opozitë. Fatkeqësisht, në trojet shqiptare, shumica e opozitarëve merren me mallkim ndaj atyre që nuk ia dhanë votat dhe fare nuk çajnë kokën për ata që i votuan. Prandaj, në mungesë të një opozite që mbanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe punon me mish e me shpirt që të bie pushteti keqbërës, pushtetet mynxyrë po zgjasin me dekada.   Iljasa Salihu

Fabrika për prodhimin e arkivoleve

Në një shtet ku shumëkush për gjithçka përgjohet, atëherë në atë shtet nuk kemi asgjë përpos frikës dhe përpjekjes për nënshtrim. Ky shtet është një fabrikë për prodhimin e arkivoleve, ku një ditë më të mirin do ta rregullojë për vetveten! Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more