Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Neurologjia

Angiomatoza Encefalofaciale – Sturge-Weber

Angiomatoza encefalofaciale është sëmundje që shfaqet në fëmijëri me trashëgim sporadik ose dominant. Bëhet fjalë për një angiomë të kalcifikuar, të përzier kapilare dhe venoze të leptomeningjeve, zakonisht unilaterale me atrofi reaktive dhe gliozë të parenkimës fqinjë të trurit. Kalcifikimet intrakraniale në formë gjarpëri janë manifestime tipike radiografike. Manifestimet klinike përbëhen nga sulme epileptike, retardim mental dhe nganjëherë hemiparezë. Në fytyrë shfaqet hemangioma horvidale (nevus flammens) në të njejtën anë si lezioni në tru. Mund të shfaqen hidroftalmusi dhe glaukoma.

Angiomatoza cerebelloretinale – von Hippel-Lindau

Angiomatoza cerebelloretinale është sëmundje e trashëguar në mënyrë autozomale-dominante që shfaqet në moshë të rritur.  Këtu bëhet fjalë për një hemiangioblastomë cistike në një hemisferë cerebellare duke shkaktuar shenja cerebellare dhe të hipertensionit intrakranial.  Sëmundja përfshinë edhe angiomatozën retinale të rrallë me ndryshime cistike në organet e brendshme si veshkë, pankreas dhe epididimis.

Neurofibromatoza I – von Recklinghausen

Neurofibromatoza është sëmundje, e cila paraqitet me neurofibroma multiple të nervave periferik, rrënjëve të nervave (sidomos në cauda equina) dhe nervat kranial. Intrakranial në disa raste shfaqen neurinoma bilaterale akustike dhe/ose meningeoma (në neurofibromatozën II) ose glioma optike dhe/ose astrocitoma. Klinikisht vërehen deficite progresive radikulare ose periferike nervore (parezë flakcide, deficite senzorike), shenja dhe simptome të tumorit cerebellopontin (p.sh. humbje e dëgjimit, tinitus) dhe pengesa vizive. Vërehen një numër i konsiderueshëm i lezioneve nodulare në lëkurë, të cilat mund të jenë me bazë të gjërë. Gjithashtu vërehen pika tipike në lëkurë që quhen pikat „café-au-lait“. Ndryshimet kutane shpesh janë prezente qysh gjatë lindjës ose shfaqen gjatë fëmijërisë së hershme dhe bëhen shumë prominente gjatë pubertetit. Sëmundja trashëgohet në mënyrë autozomale-dominante me mutacione të shpeshta.

What do you know about paraplegia-in-flexion ?

What do you know about paraplegia-in-flexion ?  Paraplegia-in-flexion is seen in partial transection of the cord where the limbs are involuntarily flexed at the hips and knees because the extensors are more paralysed than the flexors.  In complete transection of the spinal cord, the extrapyramidal tracts are also affected and hence no voluntary movement of the limb is possible, resulting in paraplegia-in-extension.

Çka eshte nervi ?

Nervi eshte strukturë në formë të tejzës, i përbërë nga ind i veçantë nervor përmes të cilit përçohen impulset nga një regjion i trupit në regjionin tjetër. Varësisht nga funksioni i  tyre, nervat janë të njohur si nerva sensor ose motor . Nervat sensorë (të ndjesisë) bartin  informacione nga bota e jashtme në palcën kurrizore dhe në tru. Nervat motorikë transmetojnë impulset nervore nga palca kurrizore dhe truri për të nxitur aktivitetin muskulor. qka eshte nervi,cka eshte nervi,ceshte nervi,qka jane nervat,cka jane nervat,cfare jane nervat,nervi shqip,nervat shqip

Si manifestohet refleksi i Babinskit ?

Si manifestohet refleksi i Babinskit ? Refleksi i Babinskit manifestohet si fleksion dorzal i gishtit të madh të këmbës me abdukcion të lehtë të gishtërinjve tjerë(fenomeni i flladitëses). refleksi babinski,qysh manifestohet,karakterizohet,si karakterizohet,klinika,simptomat

Neurologjia

Neurologjia Fjala neurologji rrjedh nga greqishtja neuron-nerv dhe logos shkencë . Neurologjia eshte dege e mjeksisë, e cila merret me studimin e sëmundjeve të sistemit nervor, përkatesisht sëmundjeve të trurit, të palcës kurrizore, të nervave periferik dhe vegjetativ. Neurologjia merret me kërkimin e shenjave të sëmundjes, me studimin e etiologjisë , anatomisë dhe patofiziologjisë , pastaj edhe me parandalimm dhe shërimin e sëmundjeve të sistemit nervor. Neurologjia e ka prejardhjen nga mjekësia interne . Ne fund të shek. XIX Charcot (Sharko) formoi në Paris Katedrën e Neurologjisë . Meqenëse neurologjia dhe psikiatria e kanë bazën e përbashkët anatomike, shumë sëmundje të trurit janë të përcjella me simptoma psikike (paraliza progresive, semundjet degjenerative të trurit, sëmundjet vaskulare të trurit) ndikuan që këto dy degë të mjekësisë të bashkohen dhe kështu u krijua një degë neuropsikiatria. Zhvillimi historik i këtyre dy degeve nuk ishte i njejtë.

Motoneuroni periferik – i dytë

Motoneuroni i dytë del nga nukleuset motorike të nervave kranial ose nga qelizat e brinjëve të përparëm.  Përbëhet nga trupi qelizor (qeliza ganglionare) dhe nga një axon që udhëton nga rrënja e nervave spinal, plexuse dhe nerva periferike deri te muskuli skeletor.  Çdo qelize ganglionare së bashku me axon dhe fije muskulare që i inervon formojnë një njësi të vetme motorike.  Lezionet e motoneuronit të dytë shfaqen me:   Pareza flakcide – ulje e tonusit muskular,   Zvogëlim ose humbje e reflekseve intrinistike (proprioceptive, të thella),   Atrofi muskulare që bëhet evidente 3 javë pas lëndimit dhe progredon tutje. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, kuptojm, shqip,eshte, quajme, kuptimi i fjales, domethnja e fjales,jane, te dhena per,  Neurologji, mjekesi, neurologjia, neurologji ,neuroni motor periferik,neuroni motor i dyte,motoneuroni periferik,motoneuroni i dyte,demtimi i motoneuronit,lezioni i, demtimet,simptomat,shenjat e dem

Çka është neurologjia ?

Neurologjia është degë e mjekësisë që merret me studimin e sistemit nervor dhe me mjekimin e sëmundjeve nervore.  Reparti i neurologjisë. Lexo më shumë: Neurologjia cka eshte neurologjia,neurologji shqip,cfare eshte neurologjia,qka eshte neurologjia,cfare eshte neurologjia,qka quajme neurologji,cfare eshte neurologjia,neurologjia shqip

Çka është agrafia ?

 Çka është agrafia ? Agrafia është humbja e aftësisë së personit për të shkruar.   eng/en: agraphia ceshte agrafia,cfare eshte agrafia,agrafia shqip, ceshte agrafia, agrafi shqip,cka quajme agrafia, cka paraqet agrafia,cfare paraqet agrafia,

Çka është neuroni ?

 Çka është neuroni ? Neuroni eshte njesia themelore,baze, morfologjike dhe funksionale e indit nervor. Neuroni tipik perbehet nga kater pjese strukturalisht te ndryshme:         1.trupit te qelizes(somes),         2.zgjatimeve te shkurta(dentriteve),         3.zgjatimit te gjate(neuritit),         4.mbareses presinaptike te aksonit. cka eshte neuroni, ceshte neuroni, cfare eshte neuroni, qka eshte fjala neuron, cka kuptojme me neuron, cfare eshte neuroni, c'eshte neuroni, cka quajme neuron, soma, trupi i qelizes, dendritet, neuritit, aksoni

Çka është Elektroencefalografia (EEG) ?

Çka është Elektroencefalografia (EEG) ? EEG është metodë që mundëson regjistrimin e aktivitetit elektrik të trurit.   Elektrodat vendosen në lëkurën e kokës dhe ndryshimet e potencialit që regjistrohen (të amplifikuara) në letrën lëvizëse prezantohen si gjurmë me ngjyrë.  Aparatet që përdoren sot kanë 8, 16 ose më shumë kanale, kështu që aktiviteti mund të regjistrohet nga fusha të ndryshme të kokës në mënyrë simultane. cka eshte elektroencefalografia, qka eshte elektroencefalografi, qfare eshte elektroencefalografia, qka quajme elektroencefalografia, elektroencefalografia shqip, elektroencefalografia definicioni

Çka është Elektromiografia (EMG)

Çka është Elektromiografia (EMG)   Elektromiografia është teknika e regjistritmit të aktivitetit elektrik të muskulit në qetësi dhe gjatë kontraksionit.  Regjistrimi me elektroda sipërfaqësore ka rëndësi vetëm për studimin e fiziologjisë së muskujve dhe për të përcaktuar cili muskul ose grup muskujsh kontribon në kryerjen e një lëvizjeje të caktuar ose për të regjistruar frekuencën e lëvizjeve jo të vullnetshme (tremorit).  Për qëllime diagnostike, aktiviteti regjistrohet me elektroda bipolare, në formë gjilpëre, të futura në muskul.  Sinjali i fituar zmadhohet dhe paraqitet si gjurmë vizuale në osciloskopin katodik dhe si tingull nga një megafon. cka eshte elektromiografia, cka eshte elektromiografi, ceshte elektromiografia, cfare eshte elektromiografia, si behet elektromiografia, elektromiografia, qka quajme elektromiografi, qfare eshte elektromiografia, elektromiografia definicioni

Çka është agnozioni

 Çka është agnozioni Agnozioni është pamundësia e njohjes së sërishme të ngacmimeve tani më të njohura dhe “të deponuara” në bazë të impulseve optike, akustike dhe atyre të prekjes.  Ekzistojnë agnozionet optike, akustike, taktile, të cilat mund të paraqiten varësisht nga dëmtimet në regjionet përkatëse të kores së trurit. ceshte agnozioni, cka eshte agnozioni, cfare eshte agnozioni, cka eshte agnozion, c'eshte agnozioni, qka jane agnozionet, cka jane agnozionet, cka eshte fjala agnozion, agnozioni kuptimi, fjala agnozion

Çka është afonia

Çka është afonia Afonia është humbja e aftësisë së fonacionit (krijimit të zërit), pranë mundësisë së ruajtur të artikulimit.   Manifestohet me pëshpëritje.  Shkak i afonisë mund të jenë sëmundjet organike të laringut dhe telave të zërit (tumorët, inflamacionet , parezat, paralizat), por edhe mekanizmat psikogjenë (neuroza histerike). cka eshte afonia, ceshte afonia, cka eshte fjala afoni, cfare eshte afonia, afonia shqip, cfare eshte afoni, qka osht afonia, cka eshte fjala afoni, afonia kuptimi, c'eshte afonia, çeshte afonia, afonia semundje, afonia kuptim

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more