Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Mistere

A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?

                         Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë

Deklarata e shkencëtarit në prag të vdekjes: Alienët ekzistojnë

  Alienët, disa të vjetër gati 200-vjeçarë, janë të vërtetë dhe kanë vizituar Tokën, ka thënë një ish-shkencëtar i lartë nga Lockheed Martin. Në momentet e fundit të jetës së tij, ai zbuloi disa foto dhe ndau përvojat e tij personale me alienët. Boyd Bushman vdiq më 7 gusht 2014 dhe videoja e mëposhtme që flet për alienët, megjithëse ka vetëm pak kohë që ka dalë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. "Unë kam disa prova sekrete", pohon ai në fillim të videos. Më pas ai vazhdon të deklarojë se incidente të tilla si Roswell në vitin 1947, kur një avion ushtarak i Forcave Ajrore u rrëzua, ndodhi për shkak të alienëve. Bushman ndan disa detaje në lidhje me alienët, si dhe teknologjinë e anti-gravitetit, të cilën ai thotë se është duke e zhvilluar SHBA-ja, Rusia, Kina dhe shkencëtarë në Zonën e famshme 51. Ai përshkruan teksa mban në dorë një foto të alienëve, duke thënë se ata janë rreth katër deri në pesë metra të gjatë, kanë më pak brinjë se qeniet njerëzore,

Rendi Ri Botëror dhe ‘të Ndriturit’ (Illuminati)

                            Kur flitet per “të Ndriturit” (Illuminati) apo për një “Rend te Ri Botëror shumë njerëz mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë përrallë që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Ne fakt televizionet dhe gazetat e medha nuk dëshirojnë të flasin rreth këtij argumenti dhe ato pak site interneti e trajtojnë këtë temë si diçka të ekzagjeruar dhe irreale, duke ia humbur kështu besueshmërinë. Por, duke analizuar pak më thellë realitetin që na rrethon , ndoshta jo gjithshka është e shpikur. ç Kush janë ‘të Ndriturit’? Ashtu siç e thotë vetë fjala janë mbartësit e ‘Dritës’, por drita e tyre me sa duket është Satanai. I përkasin këtij grupi ezoterik 13 familjet më të pasura dhe janë personazhe të cilët komandojnë me të vërtetë botën: ASTOR, BUNDY, COLLINS, DUPONT, FREEMAN, KENNEDY, LI, ONASSIS, ROCKFELLER, ROTHSCHILD, RUSSELL, VAN DUYN, MEROVINGIENE. Karakteristika tyre është fakti se fshihen në sy të publikut dhe janë shumë të kujdeshëm per të mbajtur lid

Plani sekret për shkatërrimin e botës

“Opsioni Samson” është një term që përdoret për të përshkruar strategjinë e ashtuquajtur frikësuese të hakmarrjes masive të Izraelit me armë bërthamore si një "mjet të fundit" kundër kombeve, sulmet ushtarake të të cilave kërcënojnë ekzistencën e tij. Armët bërthamore nga shteti hebre shihen si garant i fundit për sigurinë e tij. Izraeli, nëse do t’i vihej në pikëpyetje ekzistenca e tij, do të mund të përgjigjej me një hakmarrje bërthamore që do t’i zhdukte shtetet kundërshtare. Megjithatë, ka shqetësime se ky është një plan i cili do t’i jepte fund botës. Nuk është sekret se të gjitha vendet dhe kombet që e rrethojnë Izraelin duan ta shkatërrojnë atë. Në fund të fundit, hebrejtë janë përballur disa herë me koalicionet arabe, dhe Presidenti egjiptian Naser e ka argumentuar këtë kur ka thënë se "hebrenjtë do t’i mbysim në Detin Mesdhe" . Prandaj, përsëri, nuk duhet të jetë e habitshme as një plan i fundit i mbrojtjes së shtetit izraelit , i cili do të ak

DËSHMITARËT E JEHOVAIT.....KUSH JANË ATA?

Nje kult qe kontrollon mendjet e atyre qe besojne ne te? Nje ndermarrje shtypi, qe ka vleren e shume trilione dollaresh? “Zoti me tha: Profetet profetizojne genjeshtra ne emrin Tim; Une nuk i kam derguar, nuk u kam dhene asnje urdher dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojne nje pamje te rreme, nje parashikim te kote dhe mashtrimin e zemres se tyre.” Jeremia 14:14 Dallimet midis Deshmitareve te Jehovait dhe Kishes Kristiane jane te medha. Ato kane lidhje me ceshtjet e Trinitetit, Ringjalljes, dhe Jezusit si Perendi. Deshmitaret e Jehovait besojne se Jezusi eshte Biri i Perendise, por jo Perendia vete. Gjithashtu ata besojne se Ai nuk ka egzistuar gjithmone, qe nga fillimi, por ka qene nje qenie e krijuar me emrin e Krye Engjellit Mikael. Deshmitaret e Jehovait thone se Jezusi nuk u ngrit fizikisht prej se vdekuri, por u ngrit si qenie shpirterore. Ata nuk lejojne qe Jezusi te adhurohet dhe nuk besojne se ka ferr. “Pastaj Perendia tha: Ta bejme njeriun sipas shembe

Gjërat e pazakonta të cilat qentë mund t’i nuhasin

Është dëshmuar se pacientët që vuajnë nga kanceri në mushkëri apo gjinjë, gjatë frymëmarrjes nxjerrin këto erëra. Ashtuqë qentë sot stërviten për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun e thithjes së erërave të frymëmarrjes. Qentë shumë herët i ndihmojnë njerëzit në zbulimin e drogës, armëve … Por, a e keni ditur se miqtë tanë katërkëmbësh mund të nuhasin edhe këto gjëra? Bakteriet Për shkak të përdorimit të madh të pesticideve, bletët në kontinentin e amerikës janë gjithnjë e më tepër në rrezik të zhdukjes. Mirëpo, qysh nga viti 1970, bletarët amerikan i kanë stërvitur qentë që të zbulojnë kosheret e sëmura para se t’i infektojnë të tjerat, hojet e shëndosha. Me nuhatjen e shkëlqyer, qentë thjeshtë ndjekin aromën e bakterieve e cila shkakton sëmundjen e njohur si “murtaja” amerikane e folesë së bletëve. DVD Qentë mund të stërviten për zbulimin e materialit të polikarbonatit, komponentë kryesore e të gjithë CD-ve. Në këtë mënyrë, qentë kanë kontribuar për zbulimin e

Shkenca gjen përgjigjen, pse na duhet gjumi

Shkencëtarët më në fund kanë një përgjigje për pyetjen sa vetë jeta se përse kemi nevojë përgjumë. Sipas një studimi në SHBA, gjumi aktivizon një gen që u lejon disa qelizave të trurit të rimbushen. E quajtur “myelin”, qeliza është jetësore për rolin në izolimin e qarkut të trurit dhe u lejon impulsive elektronike të aktivizohen. Deri tani kjo gjë është vërtetuar tek minjtë dhe kjo gjë pritet të shpjegojë më shumë për të kuptuar ndikimin e mungesës së gjumit tek trupi i njeriut. Autorët e raportit, të publikuar në “The Journal of Neuroscience”, thonë se studimet e ardhshme praktike mund t’u japin përgjigje hamendësimeve për dëmin që shkakton pagjumësia duke agravuar simptomat e sklerozës.

Mistere mbi trupin e njeriut

  1. Truri është aktiv deri ne 7 minuta pas vdekjes se një personi te afërt. Kjo kohe përdoret prej trurit për te rithirur ne kujtese te gjitha ngjarjet qe e lidhin me te 2. Truri i njeriut është i prirur drejt negativitetit, duke qene kështu gjithmonë ne kërkim te lajmeve te këqija 3. Ne Kili ndodhet pishina me e madhe ne bote. Ajo është 1.013 metra e gjate dhe mban 250 litra ujë 4. 23 vjeçari Gregory McCalium nga Oxford, pas hyri i armatosur me thike për te vjedhur ne shtëpinë e 73 vjeçarit Frank Corti, u përball me këtë te fundit, i cili e goditi atë duke e neutralizuar. Për fatin e keq te hajdutit, 73 vjeçari kish qene një boksier ne pension. Veç kësaj hajduti i dënua edhe me 4.5 vjet burg 5. Biznesmeni turk Mehmet Ali Gökçeoglu, zëvendësoi gardhin e shtëpisë se tij me një akuarium 500 metra te gjate 6. Biseda dhe përqafimi me mamanë redukton nivelin e stresit 7. “Linjat Blaschko”, janë disa viza te cilat i ka çdo njeri ne trup, por ato janë te dukshme vetëm

Dosjet italiane të UFO-ve, Alienët i kemi pasur afër Shqipërisë

                     Në mos e kanë vizituar Shqipërinë dhe nuk e ka pasur mendjen njeri, afër nesh mendohet se UFO-t kanë kaluar. Bëhet fjalë për fqinjin tonë, Italinë. Shumë shpejt do të hapen dosjet “X” italiane.  Bëhet fjalë për 12 mijë raste të shfaqjes së UFO-ve, nga viti 1900 e deri më sot, duke u përqendruar dhe në vitet e udhëheqjes së Mussolini-t. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Corriere della Sera”. Roberto Pinotti, drejtor i Qendrës Kombëtare Ufologjike (CUN) dhe Alfredo Lissoni, një tjetër studiues dhe shkrimtar i kësaj qendre, kanë mbajtur një konferencë për shtyp në San Marino, mbi zbulimin e quajtur sensacional të dosjeve “X” Kopjet e 18 dokumenteve sekrete të erës fashiste (shënime të shkruara me dorë dhe telegrame, si dhe raporte të ligjshme (në një prej dokumenteve shfaqet vizatimi i një UFO-je) janë bërë publike pak kohë më parë për publikun, por vetëm tani dokumentet e UFO-ve të kohës së Mussolini-t kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. An

Parashikoi tragjeditë ajrore, shkatërrimin e BRSS-së, BE-së, dhe Rusinë si lider i botës!

    Astrologu më i famshëm rus, Pavel Globa, ka parashikuar tragjeditë e aeroplanëve. Më 2009 ai ka thënë se viti 2014 duhet të jetë viti kur duhet të shmangen fluturimet. Globe parashikimet e para i bëri në vitet ’80 të shekullit të kaluar, kur tha se “BRSS do të shpërbëhet dhe në verën e vitit 1991, në rrugët e Moskës do të ketë tanke”! 85 për qind e parashikimeve të tij të bëra më parë janë përmbushur deri më sot. Kriza ekonomike, e cila do të zgjatet deri në vitin 2020, do të caktojë hartën gjeopolitike të Botës. SHBA-të i presin ditë të vështira, ndërsa Ukraina dhe BE nuk do të ekzistojnë. “Dy vitet e ardhshme do të jenë të vështira për dollarin, edhe pse rënia e valutës amerikane ende nuk do të ndodhë. Koha më e vështirë e dollarit do të jetë më 2017-2018. Dollari do të zhvlerësohet krejtësisht, kartëmonedhat do ngjiten mbi mure në tualete dhe nuk do të dinë se çfarë do të bëjnë me to. Në këtë kuptim, euro është valuta më e besueshme”, thotë Globa, transmeton Te

Demonët kanë oreks të shfrenuar për seks

            Megjithëse të gjithëve na ka rënë në vesh fjala… demonë, ata nuk janë gjithmonë të njëjtë, ose më saktë çdo popull i përkufizon ndryshe. I vetmi tipar i përbashkët i tyre është… frika që të krijojnë. Sot, kam dëshirë t’ju flas për demonët e… gjumit që nganjëherë ngatërrohen me Duende-t e Spanjës, por dhe të ashtëquajturën Mora, shpirtin që perceptohet si një peshë mbi gjoks që të mban frymën dhe të mpin tërësisht. Këta lloj demonësh shquhen për orekse të shfrenuara seksuale. Demonët (meshkuj) përpiqen të joshin femrat gjatë kohës që ato flenë, duke u zgjuar instikte të egra erotike. Diçka e ngjashme ndodh edhe me Sukubët, të cilët dhe pse janë më të rrallë (korrespondenca numerike e Inkubëve me Sukubët është 9 me 1) janë kaq veprimtarë sa nuk mund ta përfytyroni… Demonët (femra), nga ana tjetër, ndezin po me të njëjtën lehtësi meshkujt e padyshimtë për t’u vjedhur spermën e çmuar si dhe për të kënaqur orekset e sëmura seksuale. Krijesat në fjalë kryejnë

Ja cilat ishin të fshehtat e mëdha të Shekspirit

              Uilliam Shekspir konsiderohet një nga shkrimtarët më të mëdhenj në të gjithë historinë botërore. Megjithatë, ka jashtëzakonisht shumë mistere rreth jetës së tij private. Ja cilat janë disa nga misteret më të mëdha të jetës së Uilliamit. 1. Prindërit e Shekspirit, Xhon dhe Meri Shekspir, me shumë mundësi kanë qenë analfabetë. 2. Shekspiri u martua me një grua më të madhe se vetja. Uilliam ishe 18 vjeç dhe Anne Hathaway, e bija e një fshatari, 8 vjet më e madhe. 3. Ai pasuroi anglishten me fjalë të reja. Prej tij lindën emrat Olivia, Miranda, Xhesika dhe Kordelia. 4. Uilliam mbante vath prej ari. 6. Shekspir ka vdekur në një moshë të madhe për kohën kur ai jetoi. Në shekullin që jetoi Uilliam, njerëzit vdisnin që 30 apo 40 vjeç, ndërkohë që shkrimtari i madh anglez vdiq 52-vjeç. 7. Në kohën që vdiq Uilliam, varret dëmtoheshin dhe grabiteshin. Ja çfarë shkruhej në pllakën e varrit të Shekspirit. “I dashur mik, për hir të Zotit mos e prek këtë varr.

Zbulime të reja për pluhurin e Hënës

Zbulime të reja për pluhurin e Hënës LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore Një mision robotik ka bërë një përplasje të parashikuar në sipërfaqen e Hënës. Para përplasjes së programuar, shkencëtarët mblodhën të dhëna nga mjeti hapësinor i quajtur LADEE, një eksplorues i atmosferës dhe pluhurit të Hënës. LADEE ka përshkuar orbitën e Hënës që në tetor. Misioni i saj ishte të studionte pluhurin e atmosferës hënore, që sa më afër afrohej sonda, aq më i dendur dukej, siç thotë Butler Hine me qendrën kërkimore AMES të NASA-s. “Rreth Hënës ka një perde të vazhdueshme dhe një pjesë e rërës vjen nga përplasja e meteorëve me Hënën, një gjë që ndodh shpesh, prandaj burimi i këtij pluhuri është gjithmonë i pranishëm”. LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të p

5 mitet e pamundura të teknologjisë së të ardhmes

    Hamendësitë, supozimet, parashikimet dhe fantazitë sipas se cilave do te jete ne te ardhmen planeti ynë nuk kane munguar asnjëherë. Por nëse është e lehte pak a shume te ndërtojmë vizione për te ardhmen, po kështu është njëkohësisht e lehte ndërtimi i miteve qe gjerojmë prej zhvillimeve te shpejta te teknologjisë ne përgjithësi, por qe pak gjasa kane te gjejnë zbatim. 1. Makinat fluturuese.   Kjo përbën një ëndërr dhjetëra vjeçare te njeriut. Përpjekjet kane filluar qe me Henry Ford ne vitet ’40 për te vazhdua ne ditët tona me NASA-n ne bashkëpunim me Darpa-n. Por, aktualisht për shkak te kostove shume te mëdha, fizibilitetit ende larg, karburantit, piloteve qe do t’i drejtojnë, strukturat qe do te duhet te përdoreshin për lëvizjen e tyre, te gjitha këto e shndërrojnë këtë ëndërr te njeriut ne një mit ende larg mundësive te jetësimit te saj. 2. Inteligjenca artificiale.   Është fjala për atë lloj inteligjence qe ne një fare mënyre do te rivalizonte atë njerëzore. T

NASA: Test i aterimit në Mars

Agjencia e gjithësisë e Shteteve të Bashkuara, NASA, thotë se një ekperiment për testimin e teknologjisë për aterimet e ardhshme në Mars, ishte në pjesën më të madhe i suksesshëm.  NASA mbrëmë e ka dërguar një makinë në formë të pjatës, të ngjitur për një balonë me helium, lartë në qiell. Kjo makinë, me emrin “Low Density Supersonic Decelerator”, është lansuar nga një bazë ushtarake në një ishull të Havait. Qëllimi ishte të testohet një unazë gome e mbushur me ajër dhe një parashutë, nëse ato mund ta ulin shpejtësinë gjatë rënies së anijes kozmike gjatë një aterimi eventual në Mars. Të gjitha teknologjitë kanë funksionuar në mënyrë përkatëse, por parashuta dështoi që të hapet plotësisht dhe makina ra në Oqeanin Paqësor, transmeton Rel. Përkundër dështimit të parashutës, NASA tha se ishte e kënaqur me këtë test, i cili kushtoi 150 milionë dollarë.

Kurioziteti i fatit të përbashkët mes Linkolnit dhe Kenedit

  Përshkrimi Abraham Linkoln dhe John Fitzgerald Kenedi lidhen mes tyre nga kuriozitete të ndryshme dhe rastësi tragjike që përshkruan jetën dhe vdekjen e tyre. Historia njeh analogji të jashtëzakonshme mes njerëzve që nuk kanë pasur asnjëherë lidhje midis tyre. Që nga historia e presidentëve Linkoln dhe Kenedi e deri tek fati i gjermanit Bismark, të krijohet bindja se janë përputhje jashtëzakonisht të ngjashme për të qenë të rastësishme. Le të marrim jetën e dy presidentëve amerikanë Linkoln dhe Kenedi. Mistere analoge nga ato të treguara deri më tani kushtëzuan jetën dhe vdekjen e dy presidentëve amerikanë, Abraham Linkoln (1809-1865) dhe John Fitzgerald Kenedi (1917-1963). Të shumta dhe të jashtëzakonshme ishin edhe rrethanat që kushtëzuan jetën dhe vdekjen e tyre. Vërtet shumë, për t’iu atribuuar rastësisë. Para së gjithash, Linkoln u zgjodh President në vitin 1860, ndërsa Kenedi u zgjodh ekzaktësisht 100 vjet më vonë, në vitin 1960. Linkoln u vra një ditë të

Misteret më të çuditshme në Shqipëri

  Misteret më të çuditshme në Shqipëri Cërriku, 2 orë nën vëzhgimin e një disku në 1993-shin Banorë të qytetit të Cërrikut panë për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit, që, sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 22:00 dhe u largua vetëm pasi ishte parë nga dhjetëra dëshmitarë. Gazetat në atë kohë përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria. Disku fluturues në Roskovec Ka qenë viti 2006, kur banorët betoheshin se UFO-t kishin vizituar qytetin e tyre. Fillimisht u pa si një hip

Si e përgjon botën "Uncle Sam"

Si e përgjon botën "Uncle Sam" Qendra Kërkimore e Informacioneve të Internetit e Kinës publikoi më 26 maj raportin me titull "Rekordi i mbikëqyrjes globale të ShBA-së". Në raport vihet në dukje se ShBA-ja ka përgjuar gjerërisht në mbarë globin liderë të vendeve të ndryshme, institucione kërkimore, universitete, kompani etj. Specialistët kinezë janë të mendimit se përgjimi i ShBA-së kalon sferën normale, dobëson besimin reciprok strategjik midis vendeve dhe shkel rëndë privatësinë. Me përtërirjen e teknologjive të internetit, ka nevojë urgjente të krijohen rregullat dhe rendi ndërkombëtar i internetit. Në programin e sotëm, do të fokusohemi në këtë temë. Në "Rekord" thuhet se në qershor të vjetshëm, në bazë të materialteve të demaskuara nga Edward Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të ShBA-së (NSA), mediat britanike, amerikane dhe hongkongase njoftuan me radhë projektin sekret me emrin "Prizmi" të NSA-së, që

Kërkojnë luftë të re botërore, që të zgjidhet kriza ekonomike

Kërkojnë luftë të re botërore, që të zgjidhet kriza ekonomike Shokuese: profesorët amerikan kërkojnë luftë të re botërore, që të zgjidhet kriza ekonomike, shkruan New York Times Sa do që të tingëllojë si e pabesueshme, kapitali është më i rëndësishëm se njerëzimi. Ekspertët e Nju Jork Tajms konsiderojnë se është e nevojshme një luftë e madhe botërore për t’u parandaluar një krizë e re botërore. Kërkesa e dobët, rritja e dallimeve shoqërore, si dhe zhdukja e klasës së mesme, kontrollimi i madh i tregëtisë, konkurenca e Kinës, mungesa e ideve… këto janë shkaqet që me vite ekspertë ekonomik të ndryshëm i përmendin duke u përpjekur t’i shpjegojnë rritjet e dobëta ekonomike si dhe kërcënimet e vazhdueshme për një krizë të re botërore. Megjithatë, kohëve të fundit po vërtetohet se paqja në botë është shkak i stagnimit ekonomik. Kaluan shumë vite, shkruan për Nju Jork Tajms profesori dhe eksperti ekonomik Tajler Koen, dhe gjatë kësaj kohe popullata po rritet dhe nuk ka rishp

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more