Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Lajme

Mediat antiislame shkak për udhëzim në Islam

Njeri prej tyre me tha: "Ndegjova nje lajm shume te pazakonshem. Se muslimanet jane nje e pesta e njerezve ne bote, e une mendoja se muslimanet jane nje grup i vogel terroristesh qe jetojne diku ne shpella te largeta. Kjo me beri te filloj te lexoj e hulumtoj, te takohem me muslimane e te vertetoj se muslimanet nuk jane terrorista e njerez te eger, porse njerez bujare shume te mire dhe besimtare te vertete. Gje qe me beri te them Shahadetin (Deshmine) e vertete. La Ilahe il la Allah Muhammedun Resulullah. Allahu na befte te jetojme e te vdesim duke e praktikuar ate. Burimi: Ahmet Xhafer Hoxha

Po duket lajmi i UEFA-s me qenë i saktë

Po duket lajmi i UEFA-s me qenë i saktë. Sikur BE qe sa e sa vjet, kjo tendenca me na barazue fajin me serbët kur ata na sulmojnë është ba praktikë gjithandej. Me pas ndodhë incidenti në Tiranë, sigurisht na kishin largue prej garës komplet. I dëshpëruem, por, diqysh, aspak i habitun. Qeshtu, pikë e pesë, të ndamë në disa shtete, e brenda tyne të ndamë në edhe ma shumë copa politike, bashkë s'kemi me dijtë me veprue kurrë edhe betejat propagandistike e politike kemi me i humbë gjithmonë, posaçërisht përballë Serbisë. Amatera. Burimi: Fisnik Ismaili

Prekëse:5 fëmijë mbesin jetimë

Nëna u vdiq para disa muajve, babai para dhjetë ditësh  Barra e familjes bie mbi 15-vjeçaren Nuk është e vështirë ta kuptojmë se jetojmë në një vend ku ka shumë varfëri e mjerim. Aty ku për shumicën dita zbardhet duke menduar se çfarë do të kenë në tryezë për të ngrënë e kur nata vjen gjumi i zë duke menduar se si do t’ia bëjnë për ditën e nesërme. Një gjë të tillë e përjeton edhe familja Halili nga fshati Llaushë, komuna e Podujevës. Një shtëpi e vogël dydhomëshe, e ftohtë sikurse jetët e banorëve që strehohen aty. Një korridor i errët ndan dy dhomat. Muret e çara në shumë vende, e po ashtu edhe të kapluara nga lagështia dhe rroba të varura në disa tela, janë panorama e zymtë që ofron kjo shtëpi. Në njërën dhomë dy shtretër e një copë tepihu, ndërsa në tjetrën vetëm një copë tepihu e disa rroba të shpërndara, të cilat të tërhiqnin vëmendjen porsa hyje brenda në atë shtëpi. Kjo është streha e vetme e pesë fëmijëve të mbetur jetimë. Një vajzë flokëzezë, me një fytyr

Avokati i Serbisë apo Baton Haxhiu

Xhevat Bislimi Sonte, ndoqa "opinionin" e mikut të Baton Haxhiut, Blendi Fevziut, në KLAN për punën e shkuarjës së Edi Ramës në Beograd pas përplasjës së madhe publike midis Shqipërisë (kombit shqiptar) dhe Sërbisë në stadiumin e Beogradit. Artur Zheji, Shpend Ahmeti dhe Armend Shkullaku (kundër) përballë Stefanit, Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit (për). Argumentat kundër shkuarjës (për shtyrjen e vizitës) së Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në Beograd ishin bindës, të qëndrueshëm (pas qëndrimëve tashmë të ditura të shtetit serb ndaj ngjarjës së Beogradit) dhe të arsyetueshëm mirë në aspektin politik, diplomatik, etikë, kombëtar, rajonal e ndërkombëtar Ndërsa argumentët e palës që ishte për shkuarjen e Ramës në Beograd (kundër shtyrjës së vizitës) ishin argumenta të mbushura me servilizëm, hipokrizi dhe, herë-herë me filosërbizëm Sidomos, Baton Haxhiu, më shumë dhe më hapur se kurrë dëshmoi filosërbizmin e tij edhe para kamerave Duket që gjatë qëndri

Fisnik Ismaili: Bojkoto prodhimet e Serbisë

Tash, bashkëatdhetarë të dashtun, ajo që nisi mbramë nuk duhet me përfundue këtu, por me vazhdue duke mos ua ble ASNJI prodhim, deri të tërhiqen krejt prej tregut tonë. Vetëm kështu kemi me e tregue fuqinë tonë të vërtetë si popull. Burimi: Fisnik Ismaili

Bekir Halimi: Lorik Cana jo vetëm kapiten në lojë por edhe komandant në përleshje

Ai që thotë se Allahu na ndihmon, e tregoi zemrën që ka Lorik Cana jo vetëm kapiten në lojë por edhe komandant në përleshje Ku ti kemi të këtillë edhe politikanët tanë!!!! Urime fitorja historike! Burimi: Bekir Halimi

Britanikët ushtrojnë kurdët në luftën kundër ISIL-it

Ushtarët britanikë ndodhen në Irak për të trajnuar forcat kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamik, njoftoi ministri britanik i Mbrojtjes. Një ekip specialistësh është i pranishëm në rajonin e Erbilit, kryeqytet i Kurdistanit, rajon autonom kurd në veri të Irakut dhe trajnon luftëtarët kurdë, për të përdorur mitralozat e rëndë që Britania e Madhe iu akordoi në muajin shtator. ”Kjo nismë u miratua nga sekretari i Mbrojtjes, Michael Fallon”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë britanike.

PRINCI QË MERR 1000$ KUSH DONË TË PREKË VETURËN E TIJ!

Princi Saudit Al Waled ka Mercedes, me 80 milon diamantësh, dhe nëse ke deshirë me e prekë duhet të paguash 1000$ ! Ja kështu hargjohet pasuria e Muslimanëve, ndesa shumica e Muslimanëve vuajnë për ushqim. Një ekonomiste Muslimane që ka bërë një përllogari, ka thënë kështu: ''Nëse vetëm 50% e Muslimanëve nga Arabia Saudite e ndajnë Zekatin, asnjë fukara nuk do të kishte në botë bile edhe as të feve tjera, dhe cdo Musliman mesatarën mujore do ta kishte 1000 euro'' Tani vlersojeni vetë se në cfarë gjendje jemi...

Me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet

Me votimin nga Kuvendi Komunal të propozim buxhetit, kornizës afat-mesme buxhetore, e të ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, akordimit me BERZH për ndërtimin e një flote të re të autobusëve për qytetin tonë, dhe reformën e ndërmarrjes publike lokale “Trafiku Urban,” po përmbyllet një nëntë-mujor i suksesshëm për Komunën e Prishtinës dhe mua personalisht. Këto projekte janë themeli i një sistemi modern të mobilitetit në Prishtinë. Me jetësimin e tyre gjatë mandatit të Kryetarit Ahmeti, Prishtina do të bëhet një qytet që mund të krahasohet për nga shërbimet e transportit me çdo kryeqytet në rajon dhe më gjerë. - me gjithë vështirësitë Prishtina po bëhet Burimi: Dardan Sejdiu

Ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht

Në qiellin e Kosovës çdo ditë po hudhen kemikate të ndryshme nga aeroplanë të vegjël të cilët vetëm bëjnë ''ecajake'' rreth një hapësirë qiellore. Nga ajo që kemi lexuar rreth efekteve të këtyre kemikateve kemi kuptuar se këto shkaktojnë sëmundje të ndryshme nga hipertensioni i vazhdueshëm e deri tek kanceret e llojllojshme. Në disa shkrime tjera shkruan se shkaktojnë edhe sterilitet. Pra ato shtete që dikur i shpëtuan shqiptarët botërisht, janë po ato shtete të cilat po dëshirojnë t'i ''vrasin'' shqiptarët tinëzisht.

Morina: Në Neurokirurgji nuk ka ndërprerje të punës

             Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina ka mohuar lajmin se në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK, ka ngecje të shërbimeve shëndetësore, duke thënë se vëllimi i punës në sallën e operimit dhe vizitat ditore në ambulancën specialistike kanë qenë si më parë. Ai ka deklaruar se zgjedhja e tij për drejtor është në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe standardet botërore të përzgjedhjes. Morina ka thënë se nuk do të ketë ”bllokadë” apo “ paralizë”të punës në këtë Klinikë, të paktën nuk do të lejoj të ndodhë diçka e tillë përderisa ai të jetë udhëheqës i kësaj klinike. “Vetë shpallja e ‘grevës’ këto ditë nga kolegët dhe thirrja e Dr. Haxhi Avdylit për të vazhduar me grevë konsideroj që është tejet e pamatur, e papjekur dhe e papërgjegjshme ngase është jashtë çdo obligimi etiko-profesional dhe kornize ligjore. Është më se e qartë që arsyet, kushtet, mënyra e organizimit janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Andaj, ftoj kolegët që të reflektojnë p

Fisnik Ismaili:harro FIFA-n, harro cilësinë, harro korrektësinë, harro ligën e mirëfilltë

Tuj u rrehë në mes vete e tuj i ndërpre ndeshjet në mes të dy ekipeve ma të mëdha e ma të vjetra në vend, harro FIFA-n, harro cilësinë, harro korrektësinë, harro ligën e mirëfilltë. Kjo është arsyeja pse unë, e plot si unë s'e përcjellim futbollin vendor me vëmendje, prej kohës kur ka pasë futboll të hajrit në Kosovë. Përgjegjësinë për zhvillimin e nji sporti e ka njajtë spektatori sa edhe Federata. Te na, në vend se spektatori me qenë shembulli që e drejton Federatën, po n dodh e kundërta: spektatori është ba pasqyra e Federatës, tuj ba gjeste harrangopash. Qeshtu kemi me mbetë provincë përherë. Burimi: Fisnik Ismaili

Shenjëzimi i hapsirave të parkingut në zonën qendër nisi sot.

Ndërsa nesër votohet për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale "Prishtina Parking sh.a." e cila do jetë përgjegjëse për organizimin e parkingut në kryeqytet. Burimi: Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu thotë.....

Sot po vazhdojnë punët në mbjelljen e fidaneve. Prishtina po bëhet Burimi: Dardan Sejdiu

Kosova, me më shumë agjentë nga Serbia se sa “xhihadistë” !

Serbia në Kosovë, ka rreth 2 mijë  spiune serbë, ne mesin e tyre edhe shume  shqiptarë, prej tyre 140 ishin brenda UÇK-së.  CIA ne raportin e fundit flet se ne Kosovë paska rreth 150 xhihadistë. Philipe Gordon zyrtar i larte amerikan gjate vizites se tij te fundit ne Serbi  nga takimi me presidentin serb, ka kërkuar nga Beogradi terhiqjen e shërbimeve sekret serbe nga Kosova, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Perveç BIA, në Kosove ka edhe 400 bashkepuntor publik dhe sekret te MUP-it Uji flen, por armiku nuk flen, thote populli e cila thenje deshmohet sot edhe në Kosovën e pas shpallejes së pamvarësisë…Edhe shërbimet serbe janë duke punuar me të madhe edhe për zbehjen e imazhit të kosovarëve në sytë e ndërkombëtarëve, duke tentuar që gradualisht Kosova nga të qenurit viktimë të merr tiparet e viktimizuesit, sepse ato shërbime në bashkëpunim me forcat e errëta që veprojnë në Kosovë. Pas luftës në Kosovë, është bërë kouptimi i agjenturave serbe në shumë

Këto janë rregullat e reja për marrjen e vizave!

    Të enjten, më 25 shtator 2014, Sistemi Informativ i Vizave (VIS) do të nisë të funksionojë në të gjitha konsullatat e shteteve anëtare të Shengenit të pranishme në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje e Hercegovinë, Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi) dhe Turqi, që lëshojnë inter alia, viza afatshkurtëra për qytetarët. Njoftimi vjen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Sistemi Informativ i Vizave (VIS) është një sistem për shkëmbimin e të dhënave për vizat me qëndrim afatshkurtër ndërmjet këtyre shteteve, që janë anëtare të plota të Shengenit acquis. Shpërndarja graduale e VIS në mbarë botën ka nisur që nga tetori i vitit 2011 dhe pritet të përfundojë deri në 2015. Me futjen e tij në përdorim në shtator 2014, duke e përfshirë edhe Kosovën, do të mbulohet rajoni i gjashtëmbëdhjetë në botë. Nisja e funksionimit të këtij sistemi nënkupton që konsullatat do të nisin të mbledhin gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë digjitale

Çartet Fisnik Ismaili: e quan Gazetën Express puff i kuçkave?

More, unë Kryeministrin e Republikës së Kosovës e pata shajtë me nanë, qetu në Facebook publikisht, kur i la shqiptarët e Luginës së Preshevës në mëshirën e xhandarmërisë që ua hoqi lapidarin, e po kujton dikush që po mërzitna pse e kam quejtë atë kastravecin që mendon se është gazetar, Visar Duriqin, kuçkë, e Gazetën Express puff, a? Deputet apo çdeputet, unë fillimisht jam qytetar, edhe ata qytetar aktiv, bile, i cili ka me qenë përherë armiku ma i madh i hajnisë, dallavere s, së padrejtës, shpifjes edhe dhunës. Duke qenë se po jetojmë në një shtet me sistem të shkërrdhyem, ku s'respektohet as qytetari, as ligji, as privatësia, as puna e ndershme e dikujt, sepse e kanë zaptue hajnat, shpifësat edhe dallaverexhinjtë, atëherë s'asht çudi që ka tepër pak profesionista të secilës fushë, përfshi këtu edhe gazetarinë, meqë ra fjala. E përderisa AGPK-ja krejt gazetarët i konsideron të njajtë, si atë që vertet mundohet, ka etikë gazetarie, punon shumë edhe lufton

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more