Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Kritika Letrare

Poema Scodra nga Ndre Mjeda -kritikë apo analizë letrare

I përkushtohet qytetit më të lashtë ,Shkodrës. Në këtë vepër dominon gojëdhana dhe mitologjia. Lashtësia e qytetit në vepër argumentohet me pasqyrim të jetës mitologjike dhe me pasqyrimin e një shkëlqimi të jashtëzakonshëm pastaj me futjen e qenieve të jashtëzakonshme si objekte sakrale dhe publike që u ngjasojnë përrallave ose përfytyrohen si Orakuj dhe perëndi që kundërshtohen si në Olymp. Poeti ndërfut malin e Taraboshit që paraqet malin e shenjtë shqiptar në krahinën e Shkodrës dhe dëshminë më besnike të mitit.Në këtë mal ishin zhvilluar edhe luftëra mes ilirëve dhe grekëve në anën e të cilëve kishin qenë perënditë greke. Tipari klasik i Mjedës shprehet me atë se ,,kërkon flijim për themelimin e qytetit‟‟ sidomos me shembullin ,, Afërdita për fli Rozafën lyp‟‟.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare   Poema Scodra nga Ndre Mjeda -kritikë apo analizë letrare ,Poema Shkodra nga Ndre Mjeda,Ndre Mjeda poema Shkodra,Poema Shkodra A

Poema Lissus nga Ndre Mjeda -kritikë apo analizë letrare

I përkushtohet Lezhës , respektivisht historisë së saj : periudhës ilire(të paraqitur në nëntë tingëllimat e fundit) dhe periudhës së Skenderbeut.(në tri tingëllimat e fundit). Autori me këtë vepër dëshiron të dëshmojë se liria për shqiptarët ka një histori të gjatë dhe është tradicionale. Liria sipas Mjedës i ka sjellur begatinë dhe lumturinë vendit e banorëve , sigurinë dhe qetësinë e tyre shpirtërore. Jeta e banorëve në lirinë e së kaluarës që e paraqet Mjeda hymnizohet me atë se ai dasmat në liri i krahason me festat e Bahut , të Venerës dhe Afërditës.   Vargu që përdor Mjeda është njëmbëdhjetërrokësh. Në këtë vepër dominon historia.    Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare  Poema Lissus nga Ndre Mjeda -kritikë apo analizë letrare,Poema Lisus analiza,Poema lissus analize letrare,Poema lissus nga Ndre Mjeda,ndre mjeda analize letrare,kritike letrare,Poema Lissus koment,Koment per Poemen Lissus nga Ndre Mjeda

Poema Liria nga Ndre Mjeda -kritikë apo analizë letrare

Shkruar më 1901,përfunduar më 1911 dhe botuar më 1937(në kohën më aktuale të lirisë së popullit shqiptarë).   Tema: Domosdoshmëria e lirisë për popullin shqiptar. Tema e tillë shtrohet në mënyrë asociative ngase flet për lirinë që fituan amerikanët të udhëhequr nga Xh.Uashingtoni luftë kjo me kolonizatorët anglez dhe këtu asocon me luftën që duhet ta fitojnë me forcë edhe shqiptarët.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare   Poema Liria nga Ndre Mjeda -kritikë apo analizë letrare,Poema liria analiza,Analiza e pomes liria,Liria analize,poema liria analize letrare,analiza letrare shqip,poema analiza,analiza per poema,poema shqip,analiza

Poema Andrra e jetës Zoga- kritikë apo analizë letrare

Kjo poemë dallon ngase ka procede romantike dhe realiste.Ndahen në 3 pjesë në varësi të personazheve që jan 1)Trina , 2)Zoga dhe 3)Lokja. Në pjesën e parë paraqet tabllon romantike me përshkrimin e natyrës nëpërmjet elementeve si ,,dy qershia të lidhura në një rrëfanë ose si dy molla të kputuna nga një degë‟‟, ku qershitë janë njëra paraqet popullin shqiptar që jeton në Arbëri kurse tjetra popullin shqiptar që jeton në Shqipëri , rrëfana e paraqet atdheun e të parëve , kurse dy mollat poashtu e paraqesin njëra arbëreshët kurse tjetra shqiptarët e shqipërisë kurse dega e paraqet atdheun e të parëve. Simbolika shfaqet edhe me këngën e gjelit në fund të pjesës së parë që tregon mbarimin e një gjëje dhe fillimin e një gjëje tjetër. Në këngën e dytë shfaqet një vajzë e re e quajtur Trina e cila vdes.Nëna e kësaj vajze është Lokja. Dhembjen për vdekjen e vajzës Lokja e përjeton thellë pa e shfaqur haptazi ngase kjo tragjedi nuk shprehet me nota sentimentale si elegjitë e vajtimit,ref

Poema i tretuni nga Ndre Mjeda-kritikë apo analizë letrare

Shpreh mallin e autorit për atdhe.I treturi simbolizon mërgimtarin që e mundon malli për vendlindje.  Kjo poemë përbëhet nga pesë këngë , në këngën e parë paraqitet i treturi në mërgim , në të dytën vendi ku ka mërguar , në të tretën meditimet e mërgimtarit dhe në këngën e katërt biseda imagjinare me lejlekun dhe në këngën e pestë biseda me nënën në ëndërr ku veçohet qortimi i nënës për ,,kthim në vendlindje ‟‟ .  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare    Poema i tretuni nga Ndre Mjeda-kritikë apo analizë letrare,kritika letrare,analiza letrare i tretuni,i tretuni analize letrare,analize i tretuni,poezia i tretuni analize,poezi i tretuni analiz,Ndre Mjeda i tretuni analiza,Poema i tretuni analiza letrare

Poema Vaji i bylbylit-kritikë apo analizë letrare

Vaji i bylbylit është poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshën 21 vjeçare.  Në rrafshin simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe vetë autori ngase shumë intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane. Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun. Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë ,,a çilë kafazi‟‟. Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri). Shkaqet ishin objektiv : pushtuesi dëshiron ta mbajë në sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë. Në këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë autori(unë). Me bylbyl përpo

Vepra Juvenila nga Ndre Mjeda-analizë letrare apo kritikë letrare

Mjeda ngaqë kanë një vlerë të madhe artistike vjersha dhe poema e tij janë të pakëta,kurse të gjitha ato i ka përmbledhur në veprën Juvenilia e botuar në Vjenë 1917. Me termin (Juvenus-rini) ai ka dashur të tregojë se poezitë i ka shkruar në moshë rinore.   Vaji i bylbylit - poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshë 21 vjeçare. Në rrafshin simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe vetë autori ngase shum intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane.Poema ndahet në katër pjesë dhe si trajtë ligjerimi ka dialogun.Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që thotë ,,a çilë kafazi‟‟.Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri).Shkaqet ishin objektiv : p

Poema-Te dheu i huaj - kritikë apo analizë letrare

Poema ,, Te dheu i huaj ‟‟ është poemë historike-kombëtare dhe shoqëroro-psikologjike. Poema ka dy variante një të vitit 1900 me 10 këngë dhe një të mbetur në dorëshkrim me 9 këngë.  Shpjegimet fillojnë në këngën e II dhe zgjasin deri në këngën e X.  Shih edhe: Analiza Letrare Tendencat e autorit:të zgjasë kontekstin kohor ku paraqet edhe periudhën e lavdishme në shek XV por edhe periudhën e bashkëkohësisë së tij shek XIX. Ai mundohet të prishë konvencën e respektimit të kronologjisë së ngjarjes me atë se ai nuk ka bartës të ngjarjes por vetë ai(një familje arbëreshe,,familja e autorit‟‟) mëton të jetë personazhi real e jo imagjinar që do të shtjellojë historinë dhe të tashmen e arbëreshëve.  Anëtarët e familjes së tillë arbëreshe marin shpjegime për : Moisi Golemin , Gj.M.Topinë , Bushatasit , Ali pashë Tepelenën , Skenderbeun , Rrethimin e Shkodrës,gojëdhënën e Rozafës , për Donikën dhe përfundon me urim për paqen në përgjithësi. Dallimi qëndron në a

Shqipëria Çka qenë,Çështë dhe Çdo të bëhet-kritikë apo analizë letrare

Ndërtimi: e ndarë në 3 pjesë. Ideja: rruga për shpëtimin e atdheut që mbështetet me varg faktorësh: Tërësia territoriale,veçoria gjuhësore faktet historike. Flet për lashtësinë e popullit shqiptar me luftërat e zhvilluara në Iliri dhe Epir të kohës së Gencit,Teutës,Pirruas etj.dhe lavdinë që vjen si rezultat i lashtësisë. Faktor kryesor që shqiptarët të kenë shtet është gjuha e përbashkët shqipë dhe tërësia territoriale që ishin mjaft të rëndësishme si factor mbrojtës nga pushtuesit. Për ta realizuar vlerën e së drejtës dhe të jetuarit të lirë,Samiu e sheh përmes organizimit gjegjësisht Lidhjes së Prizrenit me çka i dëbon pretendimet e shteteve shovinistë ndaj territoreve shqiptare. Në këtë traktat,projekton të ardhmen e Shqipërisë,si një shtet borgjez që mbështet pronën private dhe parashihte formimin e Këshillit të pleqve në vend të presidentit. Zhvillimin ekonomik e sheh të zhvilluar në të gjitha degët,arsimimin dhe kulturën me dimension të ri,ku arsimin e ulët e shihte si të det

Poema Bukuria nga Naim Frashëri-koment,kritikë,analizë letrare

Shpreh bindjet folozofike-panteiste për bukurinë se ,,bukuria nuk është privilegj i femrës por i gjithë asaj që e përceptojmë në natyrë. Dashurisë tokësore të Naimit i mungojnë : partneriteti dhe reciprociteti. Për Naimin ka rëndësi vetëm objekti i dashurisë apo vendi ku do ta dredh dashurin , atij nuk i intereson se sa femra do tia kthej atë dashuri.,,Kënaqet vetëm duke parë por jo edhe duke shijuar‟‟. Për Naimin ka rëndësi , plaga , lektisja , viktimizimi sesa gëzimi,kënaqësia,lumturia që sjell dashuria e kontaktit.(këtu edhe shfaqet romanticiteti i tij). Ai ka dashuri platonike ngase dashnores nuk ia dimë emrin,kohën,vendin identitetin. Te e dashura e Naimit kemi mungesë të tipareve fiziologjike si , pamja e fytyrës,trupit , botës psikike , temperamentit , prirjeve , karakterit , emocionet , reflekset ngase e gjithë kjo ndodh sepse ai është vetëm vështruesi jashtëm i femrës.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare   Poema Bukuria nga

Poema- Bagëti e Bujqësi-analizë letrare apo kritikë letrare

Në këtë vepër romantikja paraqitet nëpëmjet proklamimit të natyrës shqiptare. Ka dy tema kryesore: 1) bagëtinë dhe 2)bujqësinë.  Bagëtia ka të bëjë me jetën baritore , paraqitet bukuria e tufës së dhenëve , baresha me llërët e përveshur , stopani , shtërpari , loja e shqerrave me mëmat e tyre që ka subjekt lirik në atë se paraqitet atdheu me bijtë e tij. Bujqësia ka të bëjë me bujkun , fushat pjellore , bimësinë , pemëtarinë , shpesërinë dhe që të dyja edhe bagëtija edhe bujqësia e plotësojnë kultin e natyrës që himnizohet si një ,,jetë ideale‟‟. Në pjesën e parë flet për migrimin e shqiptarëve në vendet e huaja(pët mërgimtarin) , për lypësin (gjendjen e vështirë ekonomike në Shqipëri). Në paralelizëm shtrohet edhe dashuria ndaj atdheut. Në pjesën e dytë flet për udhëtarin(këtu shfaq traditën shqiptare të mikëpritjes) që ka mbetur përjashta dhe për vajin e një nëne me të bijën që vajtojnë vajzën dhe motrën e vdekur(shfaqet tema e panteizmit). Naimi duke u nisur nga paradi

Poema ,,KËNKA E SPRASME E BALËS'' - analizë letrare apo kritikë letrare

Rëndësia:Është një ndër veprat më të njohura të romantizmit shqiptar që i shëmbëllen edhe romantizmit europian. Mënyra e botimit:Kjo vepër është krijuar duke mbledhur këngë popullore që më pastaj autori do i fusë në ndëritm të veprës. Tema: Subjekti trajton dy tema : 1)Dashuria ndaj atdheut 2)Dashuria ndaj gruas Dallimi Në këtë vepër nuk zhvillohet luftë e brendshme e personazheve por kemi vetëm përpjekje për të përputhur divergjencat e ndjenjave. Personazhet: Skenderbeu - kryehero i shqiptarëve Bala - rrëfimtarja që rrëfen tregimin(që aludohen në Homerin e shqiptarëve) Nik Peta - romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë,detyrën ndaj atdheut e ve mbi dashurinë,nisen në luftë për,,zulm e varr‟‟. Pal Golemi - romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë , ka tipare kalorsiake ngase kërkon që pazmorja dhe shpata ti varen mbi pemë që tua fusin zjarrin armiqëve, edhe ky niset në luftë për zulm e varr. Mara - e dashuruara në Nikun ,trimëreshë

''Bardha e Temalit'' - ''Pashko Vasa'' - ''analizë'' apo ''referat''

 '' Bardha e Temalit '' - ''Pashko Vasa'' -  ''analizë''  apo ''referat'' ''Rëndësia'' '' Bardha e Temalit '' mëton të jetë romani i parë në letërsinë shqipe edhe pse është i shkruar në frengjisht .   ''Mënyra e botimit'' I botuar në Paris (1890), në fillim nuk bëri bujë mirëpo pasi u përkthye më 1969 në shqip atëherë bëri jehonë të madhe edhe në popullin shqiptar.   '' Tema '' Temat e kësaj vepre ( '' Bardha e Temalit '') mund ti ndajmë në : a)tema bazë: ,, Dashuria e dy të rinjëve që nuk mund të realizohet ashtu siç ata dëshirojnë,por në linja të kundërta,prandaj ka përfundim tragjik ‟‟ b)tema dytësore : konfrontimet mes shqiptarëve dhe sundimtarëve c)tema tretësore : konfrontimet mes të rinjëve që janë kundër të resë dhe të rinjëve që janë për të renë ngaqë janë lodhur nga zakonet e egra dhe nga fanatizmi.   ''Dallim

Njeriu me top - analizë letrare apo kritikë letrare

Njeriu me top Tema: Ka të bëj me luftën partizane. Subjekti: Në qendër të vëmendjes është hakmarrja e kryepersonazhit Mato Gruda, i cili është "në gjak" me fisin e Fizëve.  Një ditë Mato gjen një top të braktisun nga ushtria italiane, të cilin e ruan për hakmarrje.  Ai pas kapitulimit të Italisë fashiste strehon edhe një ushtar italian, Auguston, të cilin Mato e quan Agush.  Prej tij mësohet ta përdor topin.  Është kohë lufte.  I kompleksuar nga hakmarrja, Matoja nuk është në gjendje të bëjë dasinë politike.  Herën e parë gjuan shtëpinë e Fizëve, por nuk e godet dhe zhgënjehet.  Herën e dytë, i zemëruar nga vrasja e shokut të tij Murat Shtagës, Mato lë anash interesin personal para interesave të larta kombëtare dhe i bashkohet partizanëve.  Ai e tërheq topin zvarrë deri te vendi ku partizanët i kishin zënë pritën gjermanëve.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Njeriu me top - analizë letrare apo kritikë letrare,n

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo - analizë letrare apo kritikë letrare

  Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo Tema: Është roman satirik i cili vë në lojë byrokracinë, hipokrizinë dhe servilizmin. Subjekti: Regjistrohen deri në hollësi ironike figurat e Zylos, një drejtor i sektorit për çështje kulturore, dhe vartësit të tij Demkës. Kthesë në karrierën e shokut Zylo vjen kur atij i kërkohet të shpreh pikëpamjet e veta për një pjesë teatrale. Shoku Zylo është një karaker universal që mund të ndeshet në çdo shoqëri e në çdo epokë. Rrëfimi i romanit është i veshur me humor popullor.   Personazhet: Ndërveprimi i personazheve është i përafërt me të Don Kishotin dhe Sanço Pançon. Në fillimi është Sançoja që habitet me lajthitjet e të zotit, por në fund ai vet e humbet sensin e realitetit. Zylo: Është një burokrat i qetë e i heshtur. Imponimi i tij bëhet me zë të ulët. Veprimet e tij janë gjithmonë qëllimmbara por e çojnë në gabime qesharake. Ai nuk ka dijeni për sëmundjen që ka, për këtë fakt lexuesit i vjen keq. I vesh vetes atribute të pamerita dhe person

Drama Gof - Analizë letrare apo kritike letrare

 Drama Gof Subjekti:  Ngjarja e dramës '' Gof '' vendoset në vitin 1939, në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri. Autori veçon tri veti reagimesh individuale: Lulashin, Luluan dhe Lulanin.  Kur pushtohet atdheu ata mbesin të ngujuar në një shtëpi të braktisur dhe aty reagojnë secili në mënyrën e vet. I pari është në agoni, i dyti i dehur dhe i treti lucid.  Personazhet denoncojnë njëri-tjetrin për ligësi dhe zihen për të gjetur shtegdalje.    Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Drama Gof,analize letrare,Gof Analiza letrare

Romani- Oh - Analizë letrare apo kritikë letrare

Në këtë roman komunikojnë koha aktuale, koha mitike dhe një kohë e ardhme si utopi negative. Romani "Oh" ndihmoi shprishje e konvencave tradicionale të ndërtimit të rrëfimit në prozën tregimtare dhe ndërtimin e figurshëm të realitetit përshkrimorë.  I mungojnë shumë karakteristika të prozës rrëfimore klasike: fibula, lidhja syzheore, rrjedha njëdimensionale e rrëfimit, këndvështrimi i fiksuar i autorit, kategoria e mirëfiklltë e kohës.  Romani është i shkruar në vetën e parë.  Rrëfimi i ngjarjeve strukturohet si dialog i Burrit-rrëfimtarit me bashkëbiseduesen "e pranishme". Dallojmë dy kohë: kohën e personazhit-subjektive (koha e ndodhive të romanit, e gjatë 1 ditë) dhe kohën e botës rrëfimore të romanit-objektive (koha e ndodhirave në botën romaneske, që kap periudhë kohore dymijëvjeçre). Romani "Oh" është roman "hermetik", apo antiroman. Subjekti:   Njeriu i vetmuar, në dhomën e errët, është kredhur në mendime.  Në

Drama - Varri i qyqes- Analizë letrare apo kritikë letrare

Është e ndërtuar mbi bazën e tregimeve "Sytë e Evës" dhe "Helmeta". Subjekti:  Gjergji bashkë me Marinë, duke kaluar pran varrit të të birit Gjinit, që kishte rënë në luftë. Gjergji vret mendjen: ku dhe si i vdiq djali? Frigohet mos ka vdekur si qyqar. Maria është e vetmja dëshmitare e vdekjes së mistershme, e cila tregon ngjarjen, pas shumë vitesh insistim nga ana e Gjergjit. Kullën ku ishte ngujuar Gjini partisan e djeg armiku.  Pas disa ditësh te vendi i kullës gjenden dy palë eshtra.  Njëra palë e Gjinit, tjetra e gjermanit. Askush nuk e di se cilat të kujt janë, prandaj varrosen pranë njëri-tjetrit.  Gjergjin e mundon fakti se varri i Gjinit del me eshtra të përzier, pra varr i qyqes.  Dyshimin e shton e dhëna se Gjini ka bërë dashuri me vajzën e Aleksit, dashuri kjo që shenjëzon bashkëjetesën e njerëzve me përkatësi të ndryshme kombëtare.  Këto dilemma e bëjnë tekstin të ndërlikuar.  Bëhet fjalë për tre, të zhdukur, kurse në hirin e ku

Romani - Karvani i bardhë - Analizë letrare apo kritikë letrare

Tema:  Është një realizim kompozicional që shmang klishetë e deriatherëshme dhe një sintezë mes romanit të personazhit dhe romanit psikologjik.  Shkreli me këtë roman i bën portret Dyl Mehmetit, një malësor Rugovas.  I bindur për drejtësinë e veprimeve të veta është kundër ndryshimeve. Parimi dhe vlera e tij jetësore është vdekja burrërore nga plumbi i pushkës. Subjekti:  Ngjarja vendoset në Rugovë.  Romansieri zbulon madhështinë e rrejshme të protagonistit. Dyl Mehmeti personazh gjysmëlegjendar që ka pirë ujë dhe gjak malesh, zbulohet si njeri që nuk ka dashur t‟i ndërroj flamujt sipas motit.  Mirëpo, pikërisht i biri, Shpendi, është aty për ta përkujtuar të atin se koha e Dyl Mehmetëve ka perënduar.  Dyl Mehmeti do ta ndjej veten të thyer, port ë papushtetshëm dhe do t‟ia marrë vetes jetën. Jeta do ta vazhdojë rrjedhën e vet në vazhdën e re, me Shpendin, i cili është i vetëdijshëm se me luftën e fundit "as toka, as njerëzit nuk janë më ata që ishin". Te romani

Poezia e Azem Shkrelit-analizë letrare apo kritikë letrare

Dallohen tre rrafshe tematik, të cilët nuk bëjnë ndonjë dallim të prerë: lirika e dashurisë, atdhetare dhe refleksive. Në poezinë e Azem Shkrelit bashkëjetojnë dy tema kryesore: tema e lirikës subjektive dhe tema e peizazhit natyror e shpirtëror të ambientit shqiptar. Ditët e rinisë e të fëmijërisë i sheh si bukuri të vendëlindjes.  Këto venerime më pas do të kthehen në vrojtime kundër shkaktarëve të prishjes së paqes.  Ndihet një ndikim i fortë i "poetit të mjerimit". Poeti ndjen nevojë t‟i drejtohet bashkëkohësisë për rolin që duhet të ketë ndaj brezave të ardhshëm, ta zgjojë ndërgjegjen, urtinë njerëzore për paqe.  Nëse doni analiza letrare të veprave tjera kliko mbi analiza letrare Poezia e Azem Shkrelit-analizë letrare apo kritikë letrare,Azem Shkreli kritika letrare,kritika letrare Azem Shkreli,Azem Shkreli analize letrare,Poezia e Azem Shkrelit kritika,Azem Shkreli poezia analiza letrare,analize letrare Azem Shkreli

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more