Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Këshilla

Këshilla nga Ibn Kajjimi -Ruaju nga vetja jote!

Ibn Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, i ka dhënë disa këshilla për veten: * Ruaju nga vetja jote! 1).Çdo e keqe që vjen, prej saj e ke, ndaj mos bëj armëpushim me të! 2). Pasha Zotin, nuk nderohet vetja, nëse nuk e nënshtron; 3). Nuk krenohet nëse nuk e ul; 4). Nuk forcohet, nëse nuk e thyen; 5). Nuk rahatohet, nëse nuk e lodh; 6). Nuk sigurohet nëse nuk e frikëson dhe 7). Nuk gëzohet, nëse nuk e trishton atë

Ktheja borxhin Nënës!

Ktheja borxhin Nënës!

Ti angazhoji ata

Ti angazhoji ata: Mos i le femijet tu rehat, Gjithmonë vendosi në lëvizje për të mësuar sepse ata nuk ja dinë rëndësinë e mësimit. - Aktivizimi i tyre varet prej teje kurse mësimi është i sigurt prej tyre. - Kështu mos i kritiko ata për mos mësim nëse ti je mangu me ta në angazhim. ———————— Lulzim MEHMET Susuri

Keshilla e imam Shafiut rahimehullah

Ki frikë Allahun dhe përfytyro ahiretin në zemrën tënde. Bëje vdekjen pjesë të asaj që sheh me sytë e tu dhe mos harro kurrë se pozita jote është në duart e Allahut. Qëndro larg harameve. Përmbushi obligimet. Bëhu me të vërtetën kudo që ajo të jetë. Mos i nënvlerëso favoret e Allahut mbi ty sado të vogla qofshin ato, por falendero. Dhe bëje heshtjen tënde të jetë një kohë për reflektim dhe të folurën tënde një kohë për përkujtim dhe mendimet e tua shembull. Fali ata që tejkalojnë ndaj teje, tregohu i mirë me ata që tregohen të këqinj me ty, bëj durim ndaj fatkeqësive, kërko strehim tek Allahu nga zjarri me takwah. Bëje vërtetësinë gjuhën tënde, besnikërinë bëje jastëkun tënd, mëshirën frutet e tua, falenderimi yt të jetë pastërtia jote, biznesi yt të jetë vërtetësia, zbukurimi yt të jetë dashuria vllazërore, Libri të jetë urtësia jote, bindja të jetë jeta jote, gëzimi të jetë amaneti yt, të kuptuarit të jetë zgjuarsia jote, shpresa të jetë qëndrueshmëria jote, frika

KËSHILLA TË MREKULLUESHME!!

1. Zgjohu në mëngjes dhe ti je i lumtur. 2. Përkujdesu që buzëqeshja të jetë prezentë në fytyrën tënde. 3. Bëhu i pari që i përshëndet të tjerët me selam. 4. Thirri njerëzit me emrat e tyre. 5. Bashkëpuno me çdo njeri, sikurse ai të jetë për ty personaliteti më i rëndësishëm në kozmos. 6. Përgatit surprizë të papritur për partnerin e jetës tënde. 7. Shtrëngoje atë qe e donë në kraharorin tënd. 8. Bëhu shkak që të buzëqesh ndokush për çdo ditë. 9. Bëhu gjithmonë nga ata që japin. 10. Fali të tjerët. 11. Përdore gjithmonë fjalën "Ju lutem" dhe fjalën " Ju faleminderit". 12. Bëhu gjithmonë dëgjues i mirë. - Dhe asnjëherë mos harro: Jeto çdo moment të jetës tënde, sikurse ajo të jetë e fundit, ngase me të vërtetë ajo mundet të jetë e fundit. Jeto me besim, jeto me shpresë, jeto me dashuri, gjatë jetës bëhu luftarak dhe vlerësoje vlerën e jetës. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Si ta rrisim shikueshmërinë e një video në youtube ?

Si ta rrisim shikueshmërinë e një video në youtube ? Ekziston një faqe shumë e mirë për këtë punë ajo quhet Virool   me këtë faqe ju mund të bleni views me çmim të përcaktuar nga ju si dhe vendin ku dëshironi që ajo video të shikohet. Pra çfarë pritni regjistrohuni dhe filloni të keni më shumë viewsa. Për regjistrim kliko këtu rritja e viewsave te nje video ne youtube,rritja e shikueshmerise se nje video ne youtube

Si të mbrohemi nga magjia

Disa njerëz e kanë imanin shumë të dobët, saqë ndodh që gruaja të bjerë në atë nivel aq të ulët dhe t'i bëjë burrit të saj magji për interesat më të ulëta. Çfarë të pengon o vëlla që të mos bësh një mburojë e mos të të godasë magjia? Ndër shkaqet më efikase pa dyshim se është përmendja e Allahut, siç ka thënë Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem në një hadith: "Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Pejgamberin Jahja alejhi selam me pesë fjalë" deri në fundin e këtij hadithi të gjatë, ku në fund të tij Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue selem thotë: "Kurse unë po ju urdhëroj me përmendjen e Allahut, një të vetmit". Ngase shembulli i përmendjes së Allahut të Lartësuar është sikurse një njeri që është armiku duke e ndjekur shpejt derisa të arrijë e të hyjë në një kështjellë të fortifikuar. Kjo kështjellë është përmendja e Allahut. Besimtari përderisa e përmend Allahun e Lartësuar, është nën mbrojtjen e Allahut nga magjia dhe shej tani e mësysh si dhe çdo

Shtatë gjëra

Nga Ebi Dheri El-Gafaranij (Allahu qofte i kenaqur me te) thote: "Me ka urdheruar Shoku i zemres (alejhi es-salatu ve es-selamu) per shtate gjera: 1- me urdheroi te dua te varferit dhe te rri afer tyre; 2- te shikoj tek ai qe eshte poshte meje dhe mos te shikoj tek ai i cili eshte siper meje; 3- te permiresoj lidhjet farefisnore edhe nese ata (njerezit) ftohen; 4- te mos pyes (kerkoj) askend per asgje; 5- te them te verteten edhe nese eshte e hidhur; 6- te mos i kem friken qortimit per hir te Allahut; 7- te shtoj thenien (La haule ve la kuete ila bilah - Nuk ka as ndryshim dhe as force pa Allahun), sepse keto fjale jane nga thesaret poshte Arshit, Froni i Allahut. Krijesa me e madhe e Tij poshte Arshit eshte Xheneti el-firdeus. (Transmeton Ahmedi dhe Ibn Hibaan. Hadithi eshte i mire)

Si të përcaktojmë nëse një vezë është e freskët?

1. SHUMË E FRESKËT - Një vezë shumë e freskët do të fundoset në fund dhe do të shtrihet në anën e saj. 2. NJË JAVË E VJETËR - Një vezë e vjetër një javë do të pushoj në fund, por, fundi i saj i trashë do të ngritet pakëz. 3. TRE JAVË E VJETËR - Vezët e vjetra tri javë do të balacohen ashtu që pjesa e ngushtë do të jetë në fund kurse pjesa e trashë tërërsisht e ngritur. 4. VEZËT E KËQIJA- Vezët e vjetra do të notojnë, duke pluskuar nëpër sipërfaqen e ujit. Këta pluskues duhet që të hedhen sepse nuk janë të mirë që të hahen.

Nje porosi nga Pejgamberi yne i dashur(saws)!

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vëmendjen që të jemi të kujdesshëm e mos të na mashtrojë dunjaja. Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: Dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Në të vërtetë All-llahu juve ju ka bërë mëkëmbës në të, Ai ju përcjell, ju sheh se si punoni. Andaj keni frikë dunjanë dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parë i Beni israilëve ka qenë prej grave. Transmeton Muslimi.

Kur të jesh në...

Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: -Djali im, kalova pranë shumë Pejgamberëve dhe përfitova prej tyre tetë urtësi: *Kur të jesh në namaz, ruaje zemrën tënde. *Kur të jesh në tubime me njerëz, ruaje gjuhen tënde. *Kur të jesh në shtëpitë e tyre, ruaje shikimin tënd. *Kur të jesh në ushqim, ruaje stomakun tënd.

Mos u bëj shpifës...

Këshillë nga Sufjan Eth Thevri, Allahu e mëshiroftë: Mos u bëj shpifës, do të shpëtosh nga gjuhët e njerëzve dhe bëhu i mëshirshëm, do të jesh i dashur në mesin e tyre.

Mësoi këto tri gjëra...!!

Gjithmonë rikujtoi tri gjëra: Të duash, të sakrifikosh dhe të falsh. Ke kujdes nga tri të tjera: Të tradhtosh, të mashtrosh dhe të lëndosh. Mos jeto me tre njerëz: Tradhtarin, injorantin dhe mendjemadhin. Njerëzve dhuroja tri gjëra: Dashurinë, fjalën e mirë dhe korrektësinë. Dhe kur e donë një njeri, hulumtoi në të tri gjëra: Sinqeritetin, ndershmërinë dhe besnikërinë. Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Biri im..! Zgjuarsia eshte me e çmuara mes pasurive.

Biri im..! Zgjuarsia eshte me e çmuara mes pasurive. Me e keqja e varferise eshte padituria.   Frika me e madhe ne bote eshte te hyje vetja ne qejf. Ndersa me e çmuara e prejardhjes tende eshte te sillesh mire. Biri im, mos u bej mik me paditurine. Nese do te te duket se ajo do te te sjelle dobi, do ndodhe e kunderta, do te te beje keq. pse kur te kesh nevoje, ajo nuk do te te ndihmoje. Mos u bej mik me ate qe ben keq! Sepse te shet per pak gje dhe iken. Dhe mos u bej mik me nje genjeshtar. Ai eshte si mirazh. Te largeten ta afron dhe ate qe ke prane ta largon.

Ndalu pak !

Ndalu pak ! - Mos u trishto nëse je i varfër sepse të tjerët rreth teje janë të mbytur në borxhe. - Nëse s'ke mjet transporti, mendo t'paktën se dikush nuk ka as këmbë ! - Nëse ankohesh nga një dhimbje koke, shih të tjerët që janë të lidhur në krevat me vite të tëra të shtangur ! - Nëse është dikush që nuk të do, ka të tjerë plotë që presin të të duan dhe nuk do të donin të të humbisnin kurrë !

KËSHILLË E NXJERRUR NGA AKTUALITETI I HIDHUR

NËSE DËSHIRONI SI MUSLIMAN TË PËRKUSHTUAR TË JENI TË MIRË TEK ALLAHU I LARTËSUAR DHE I PRANUAR TEK TË GJITHA KRIJ ESAT E TIJ - DISTANCOHUNI, DHE MOS PRANONI ASNJËHERË TË BËHENI ANËTARË DHE SIMPATIZANT TË MENHEXHEVE (GRUPACIONEVE) TË CAKTUARA QË THIRREN NË EMËR TË ISLAMIT [cilat do qofshin ato]. POR, BËHUNI ANËTARË TË PËRHERSHËM TË FESË SË ALLAHUT TË MADHËRUAR [harrojeni menhexhin]. LIDHUNI PËR FENË E ALLAHUT [Kur'anin dhe Sunnetin, mos e mohoni dhe mos e devijoni asnjërën] - E JO PËR MENHEXHET. FEJA E ALLAHUT ËSHTË ''NJË'' - MENHEXHE QË THIRREN NË EMËR TË ISLAMIT DHE KUNDËRSHTOJNË NJËRA TJETRËN JANË SHUMË. SOT, SHUMICA E KËTYRE MENHEXHEVE QË MË SHUMË KANË SUKSES NË FITNE SE SA NË DAWE - SIKUR TA JAPIN PËRSHTYPJEN SE NGANJËHERË THIRREN NË EMËR TË KUR'ANIT DHE SUNNETIT PËR TA FORCUAR MENHEXHIN E TYRE DHE JO FENË E ALLAHUT TË MADHËRUAR, DUKE PRETENDUAR KËSHTU SE JANË MË NË HAK SE SA MENHEXHET E TJERA [Allahu na ruajtë nga kjo gjendje]. A MUND TË JE

Mëso shtatë rregullat për arritjen e lumturisë

Mëso shtatë rregullat për arritjen e lumturisë: 1 - Mos urrej askënd, sado që të hyn në hak! 2 - Mos u pikëllo asnjëherë dhe shpeshtoji duatë! 3 - Jeto me modesti sado famë që bën! 4 - Prit hajr sado që ke sprova shumë dhe mendo gjithnjë për Allahun se do ta bëjë mirë! 5 - Kujdesu të japësh sa më shumë edhe mos paç as për vete mjaft! 6 - Buzëqesh edhe në të pikoftë gjak zemra! 7 - Lutu vazhdimisht për vëllain tënd fshehur atij!

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more