Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Historia

Kush u be shkak per fillimin e Luftes Se Pare Boterore ?

Kush u be shkak per fillimin e Luftes Se Pare Boterore ? Lufta e e Parë Botërore nisi me vrasjen e kryedukës Franc Ferdinandit , trashëgimtarit të fronit të Perandorisë Austro-Hungareze në Sarajevë të Bosnjës nga serbo-boshnjaku Gavril Princip me 28 qershor 1914 . pse filloi lufta e pare boterore,pse nisi lufta e pare boterore,lufta e pare boterore shkaku,kur filloi lufta e pare boterore

Çka është Epoka ?

Epoka është periudhë e gjatë dhe e rëndësishme historike, që dallohet nga disa tipare të veçanta zhvillimi. Epoka është periudhë kohe që lidhet me një ngjarje të madhe a me një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e diçkaje. qka eshte epoka,cka eshte epoka,cfare eshte epoka,qfare eshte epoka,epoka shqip,qka quajme epoke,cfare eshte epoka

Çka eshte Historia ?

Çka eshte Historia ? Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot. Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. qka eshte Historia,Cka eshte Historia,ceshte Historia,cfare eshte Historia,qeshte Historia,definicioni i historise, perkufizimi i historise,qka kuptojm me histori,me qka merret historia,qka studion historia,

Çka eshte shekulli ?

Shekulli është periudhë kohe prej njëqind vjetësh, që shërben për të ndarë historinë e njerëzimit dhe që matet duke filluar nga viti i parë i erës së re e duke shkuar pas ose përpara këtij viti; kohë prej njëqind vjetësh, duke filluar nga një vit çfarëdo. qka eshte ''shekulli'' qfare eshte ''shekulli'',cka eshte ''shekulli'' perkufizimi,sa vjet i ka nje shekull,shekulli

Sa është i lashtë qyteti i Kaçanikut ?

Sa është i lashtë qyteti i Kaçanikut? Edhe pse Kaçaniku si vendbanim është mjaft i lashtë ( Guri i gjetur në lokacionin ku gjendet fabrika e gëlqerës, për cilën supozohet të ketë qenë gurë kufitar Iliro - kelt, përkatësisht i shtetit të përbashkët Iliro - kelt i shk. të III para erës sonë). Me gjithë atë duhet thënë, se themelet e qytetit të sotem nisën ne fund të shekullit XVI me ndërtimin e kështjellës (1590),të xhamisë së Kaçanikut (ne vitin 1003 sipas hixhrit) (1594 - 1595) pastaj të një varg objektesh publike si hamamit, hanit te parë ose Kurshumli Hanit , imaretit etj. Merita për këtë u bie Koxha Sinan Pashës (Vezir i madhë në perandorinë turke me prejardhje shqiptare) dhe birit të tij Mehmet Pashë Kaçanikasit (që ndërtoi edhe katër hane të tjera si edhe urën mbi lumin Nerodimja) që nihet sot si "Ura e Konakit". qyteza e Kaqanikut dhe lashtesia,sa eshte i lashte Kaqaniku

A ka qenë e rrezikshme për udhëtar Gryka e Kaçanikut?

A ka qenë e rrezikshme për udhëtar Gryka e Kaçanikut ? Se Gryka e Kaçanikut ishte një vend Gjeostrategjik, një vendmbrojtje e mrekullueshme për shqiptarët, që paraqiste në anën tjetër rrezik të përhershëm për ç'do pushtues që kalonte andej pari e dëshmon mas miri udhë përshkruesi freng Philip De Frense Kanaye me 1573 në veprën e tij "Udhëtime për në lindje" ndër të tjerat shkruan: "Arritëm në Kaçanik - Karavan Saraj shumë e bukur, por e braktisur për shkak të murtajës". "...Çaushi ynë na tha se duhet ecur me kujdes dhe me armë në dorë, me qenëse kalimi është shumë i rrezikshëm prej cubave, të cilët para pak ditësh i kishin vrarë 5 (pesë) Kadi me tërë suitën e tyre".

Kur u ndërtua Kalaja në Kaçanik dhe për çfarë arsye ?

Kur u ndërtua Kalaja në Kaçanik dhe për çfarë arsye ? Me 1582 Sulltan Murati III kishte dhanë urdhër për pastrimin e Sanxhakut të Shkupit dhe të Grykës së Kaçanikut prej numrit të madhë të haramive (cubave). Me 1585 udha urdhëri për ndërtimin e kalasë së Kaçanikut e cila do ta mbronte rrugën prej kryengritsve. Kështjella fillon të ndërtohet më 1586 kurse përfundon me 1590. kur u ndertua kalaja e Kaqanikut,Kalaja ne Kaqanik,ndertimi i kalase se Kaqanikut,ne cilin vit u ndertua Kalaja e Kaqanikut,kur perfundoi ndertimi i Kalase se kaqanikut,kush e ndertoi kalane e Kaçanikut,Kacaniku dhe kalaja

Prej nga rrjedh Toponimi i emrit të qytetit Kaçanik ?

Prej nga rrjedh Toponimi i emrit të qytetit Kaçanik ? A njihet Toponimi Kaçanik para ardhjes së Turqve në Ballkan ? Toponinimi Kaçanik ka ekzistuar edhe para ardhjes së Turqve në Ballkan ndonse për herë të parë në shkrime haset në fillim të shek. XV si: Kaçanikli Derbendi(turqisht)- d.m.th. Grykë e Kaçanikut. Për prejardhjen e emrit Kaçanik ekzistojnë shumë versione: Sipas Z. Tefik Raka-Historian (i vrarë nga forcat serbe në Burgun e Dubravës) Toponimi Kaçanik është i lidhur me emrin Nikë, përkatësisht të Pal Don Nikës, feudal Shqiptar i kësaj ane ( ekziston ne Kaçanik fshati Paldonikë, që banorët e këtushëm sot e quajn Paldonicë). Në Versionin tjetër ky toponim del nga bashkimi i fjalëve Kaça + e Nikës. Në Kaçanik njihen edhe shumë toponime të tjera që përfundojnë me Nik; si Pusi i Nikës, Kisha e Nikës, Livadhi i Nikës, Ara e Nikës ( po ashtu edhe Kaça e Nikës), pastaj Pustenik (Puset e Nikës), Nikoc, Nikaj etj, që ishin faktikisht prona tokësore të Pal Don Nikës. Sipas Muhar

Kush ishin Penestët ?

Penestët ishin fis ilir. Penestët ishin banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Penestët përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. Penestët   luajtën një rol të rëndësishëm në luftën e III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t'u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në tokat e Penestëve, pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e penestëve kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emrin Uskana, që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestëve e i qyteteve të tyre nuk përmenden më. kush ishin penestet,qka jane penestet,penestet,fisi penest,penestet,fiset ilire penestet,ku banonin penestet,ku permenden per here te pare penestet,ku luajten rol te rendesishem penestet,sa qytete kishte ne trojet e penesteve, cila ishte kryeqendra e penesteve

Çka janë Sumerët ?

Çka janë Sumerët ? Sumerët janë populli i parë në botë, që mund të cilësohet "i qytetëruar", me gjuhën, fenë, kulturën, dhe shkrimin e tyre në formë kunji. Shkrimi sumer duket të ketë paraprirë çdo lloj forme tjetër shkrimi, dhe mendohet të jetë të paktën 5.500 vjeçar. Poashtu feja dhe kultura e sumerëve ndikoi shumë popujt fqinj ; atë amoritan dhe babilonas. Sumerët banonin pjesën jugore të Mesopotamisë (sot Iraku i jug-lindjes), rreth viteve 4.000 p.e.s. Prejardhja e sumerëve është e panjohur, por një gjë është e sigurt, qe ata nuk bëjnë pjese ne familjen semitike. Mendohet qe sumeret te kenë ardhur nga lindja e Indisë ose Iranit të lashte dhe se ata ishin pushtues. qka eshte sumer,qka jane civilizimet sumere,civilizimi sumer,qka quajme sumer,sa eshte i vjeter shkrimi sumer,ku ndikoi feja sumere,ku banonin sumeret,vendbanimi i sumereve

Kur u shpall Pavarsia e Kosoves ?

Kur u shpall Pavarsia e Kosoves ? Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008 në Parlamentin e Kosovës. Kur u shpall Pavarsia e Kosoves ?,kur u be shpallja  e pavaresise se KOSOVES,ne cilin vit u be shpallja  e pavaresise se Kosoves,ne cilen dite u shpall Pavaresia e Kosoves

Kur u krijua Lidhja e Kombeve ?

Kur u krijua Lidhja e Kombeve ? Lidhja e Kombeve u krijua më 28 prill të vitit 1919. lidhja e kombeve formimi,kur filloi lidhja e kombeve,ne cilin vit u krijua lidhja e kombeve,lidhja e kombeve viti i krijimit,kur u kriju lidhja e kombeve

Cili fis ilir banonte dikur në territorin e Kosovës së sotme?

Në territorin e Kosovës së sotme banonte fisi i dardanëve.  Në shek.IV p.e. sonë u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme.  Kufijtë e saj shkonin në veri deri të qyteti i Nishit, kurse në jug deri në Kukës dhe në rrjedhën e sipërme të Vardarit.  Mbreti i parë dardan që njohim, ishte Longari.  Pas tij erdhën mbretërit Bato dhe Monun.  Dardania ishte e njohur për punimin e arit dhe përpunimin e produkteve blegtore.  I njohur ka qenë veçanërisht djathi dardan. Cili fis ilir banonte ne Kosove,kur u krijua mbreteria Dardane, ku shtrihej mbreteria dardane,kufijte e mbreterise Dardane, mbreti i pare Dardan,kush ishte,mbretet tjere dardan, si quhej Kosova ne iliri,KOSOVA NE KOHEN E ILIREVE

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more