Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hartime

Ushqimi i mendjes me ushqim të barkut!!!

Kishte lexuar në gazetë se çokollata ushqen trurin, me këtë rritë edhe inteligjencën e njeriut. Ky e kishte ndjekur këtë udhëzim që i pëlqente shumë. Vetëm pasi kishte rënë prej provimit me shkrim, kishte kuptuar se ushqim i trurit është leximi, ndërsa çokollata vetëm mund të të ndihmojë pakëz në këndelljen e asaj që prej kohësh ke përpunuar në mendje. Kështu është kur lehtësisht dëshiron t’i përvijosh gjërat e vështira dhe kështu është kur sipërfaqësisht i lexon shkrimet nëpër gazeta. Këtij si nuk i kishte shkuar mendja se barku përmes leximit nuk mbushet? Ndonëse ky kishte gjuajtur një herë, për të goditur kështu shumë herë: edhe barku i kënaqur edhe mendja e mbushur dhe e gatshme për provim! Iljasa Salihu  

Vlerësoje si mbret, sepse mbreti mbretëreshë të sheh

Me sa ngazëllim dhe nënshtrim disa gra i shërbejnë shefave të tyre përgjatë orarit të punës, sa mendja kah nuk të shkon. Ndërsa po i the se përse nuk i shërben burrit në shtëpi, të paktën sa gjysma e asaj që i shërben shefit, do të thotë, - të drejtat e barabarta i kemi me burrin, përse unë t’i shërbej atij, unë në punë dhe ai në punë, unë me rrogë dhe ai me rrogë, as unë dhe as ai nuk jemi shef i njëri-tjetrit, ndaj jemi të barabart dhe aq sa unë i bëj punët në shtëpi, aq edhe ai ka për t’i bërë, ndërsa shefi shef është, është më i ngritur në piramidën e punësimit, madje shpesh si shenjë nderi unë edhe i bëj kafe, ndërsa burri nëse më bën i bëj, nëse jo, atëherë as unë nuk i bëj, duhet të mësoheni ju burrat që t’i bëni edhe punët që deri më tani janë përfytyruar vetëm si të grave. Ndërsa gruaja e ndershme do të thoshte, - unë burrit tim i shërbej si të ketë dëshirë ai, për mua burri është mbret dhe vallë, keni dëgjuar ndonjëherë që mbreti të mos jetë martuar me mb

Ta ruajmë gjuhën shqipe, përndryshe na turpëruan disa gazetarë e politikan të Shqipërisë mëmë

Nëse gjuha nuk shkruhet, ajo shkrihet! Ngjashëm, nëse gjuha nuk ruhet, ajo rruhet, ndaj ta ruajmë gjuhën tonë duke e njohur dhe kultivuar sa më mirë atë dhe jo duke kërkuar ndërrimin e gjuhës së njësuar ende të pamësuar mirë. Sa më pak të përdorim fjalë të huaja duke qenë se të njëjtat fjalë i kemi edhe në gjuhën shqipe, ndërsa për ato që fare nuk i kemi, atëherë t’i familjarizojmë fjalët e huaja në gjuhën tonë me ndihmën e gjuhëtarëve tanë, të paktën duke i dhënë shije dhe shqiptim të gjuhës shqipe. Për mua edhe ky njeri është patriot i mirë, për dallim prej atyre që tërë ditën flasin për nacionalizëm shqiptar dhe kur të vjen puna e përzgjedhjes së prodhim shqiptar me atë të huaj, ai e zgjedh atë të huajin, ashtu sikurse kur të vjen çështja e përdorimit të fjalës shqipe dhe asaj të huaj, ai sa për t’u dukur se njeh gjuhë të huaja, zgjedh atë të huajën! Burimi: Iljasa Salihu

SINQERITETI, SINQERITETI DHE SINQERITETI

Iljasa Salihu Secili shkrimtar gjithherë duhet ta ketë parasysh sinqeritetin. Fillimisht shkrimet dhe veprat e tij shkencore të ngriten mbi themelin e sinqeritetit dhe jo parimisht mbi themelin e namit, të karrierës dhe të parasë. Nëse nuk përtoni, shikoni librat e autorëve që kanë vdekur me trup para 500 ose edhe më shumë vjetësh, se si sot, po ato libra me ngazëllim po i lexojmë dhe shpesh po shtangemi me mendjemprehtësinë e tyre. Librat e tyre kanë shpirt, sepse autorët e tyre kishin shkruajtur me sinqeritet, mbase Ibn Kajimi, Ibn Tejmije, Muhamed Gazali e Ebu Hanifja as që e kishin menduar ndonjëherë se “bishti im” ka për t’i lexuar disa prej veprave të tyre. Ata kishin shkruajtur dhe nuk ishin mërzitur për tregun e tkurrur të librit, ndërsa ne fatkeqësisht, shkruajmë dhe sikur të mos jemi fare musliman shpesh mërzitemi thellë për televizionet e përgjumosura për sa i përket dukurisë së librit dhe për lexuesit e fjetur e të dalldisur pas gjërave të kota. Qa

Mjeku politikan, pse jo dikur edhe politikolog, kurse politikologu asnjëherë mjek

Kam dëgjuar dhe parë shumë mjek ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që me shumë vështirësi kryhen studimet për mjekësi, për t’u marrë kështu me politikë ose me tregti, edhe pse politika dhe tregtia sot nuk dallojnë gjithaq. Ndërsa fatmirësisht ende nuk kam dëgjur dhe parë politikolog (edhe pse ka dallim mes politikës dhe politikologjisë, në këtë rast duken si shumë të përafruar, ngase natyrshëm edhe ashtu janë) dhe ekonomistë ta kenë braktisur profesionin e tyre, përkundër që këto dy fusha nuk janë aq të vështira për t’u kryer, për t’u marrë kështu me mjekësi. Ajo që në këtë rast më shumë më habit, është fakti i braktisjes së asaj që me shumë sfilitje rrumbullakohet dhe të qenit besnik të asaj që kryhet shumë më lehtë se mjekësia. Ndoshta fitimi financiar është fajtori kryesor për gjithë këtë mishmash? Unë nuk jam i sigurt në gjetjen e një përgjigje të duhur. Kush ka ndonjë përgjigje tjetër, le të urdhërojë! Burimi: Iljasa Salihu

Po nuk pate Islam, nuk do kesh as shëndet !?

Sa është e qëlluar thënja popullore: "Kryesorja është me kanë shnosh (me shendet) tjerat vijnë vetë" Muslimani e di se shëndeti pa iman nuk mund të mbijetoj gjatë, e dini pse ? -Sepse po nuk e pate Islam, edhe nëse je me shëndet, nuk do e konsiderosh haram konsumimin e alkoholit dhe si pasoj e kësaj, ke për t'i pësu të gjitha dëmet e alkoholit dhe kështu shëndeti yt nuk do jetë më i mirë. Po nuk pate Islam, atëherë nuk ke për ta konsideruar drogën si të ndaluar dhe kështu do të bëhesh narkoman dhe shëndeti yt, besa edhe jeta yte do cënohet deri në vdekje. Po nuk pate Islam, atëherë para çdo sprove (sidomos ato përcaktimet e Zotit) do përjetosh depresion të madh (duke mos e pranuar përcaktimin e Zotit) dhe shpesh herë këto raste rezultojnë me vetëvrasje e varje. Po nuk pate Islam, nuk do e konsiderosh të ndaluar të shkosh pas kurvërisë dhe si pasoj e kësaj do jesh i rrezikuar nga dhjetra sëmundje seksualisht të transmetuara (sic është AIDS). Po nuk pate Islam,

Një tregti që do të zhdukë edhe vetë fjalën tregti!

Shqipëria ka menduar se si më së miri mund t’i rregullojë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Ajo përmes kërkesës për ligjësimin e martesave mes gjinive të njëjta, fillimisht ka menduar t’i martojë meshkujt me meshkuj e gjelat me gjelë, ndërsa tepricën e femrave për një kohë do ta eksportojë si prodhim i vyeshëm vendor për në Serbi dhe për në Maqedoni për t’i pajisur kështu me vajza të bukura shqiptare beqarët dhe vejanët serb e maqedonas, të cilët moti kohë i kishin braktisur femrat e kombësisë së tyre për të ikur gjithandej në Evropë ose për të ushtruar ndonjë profesion në vendin e tyre, profesion ky që ia pamundësonte martesën e rregullt. Pasi Shqipëria mëmë të lodhet së përqafuari e ledhatuari dash me dash, atëherë do të kërkojë ndihmë prej nipave andej gardhit me identitet të pështjelluar. Fëmijët e gjorë, sigurisht që do të krenohen kur t’i shohin nga dy gjyshër në një shtëpi, kurse pas pak do të mallëngjehen rëndë kur të paktën nuk do ta shohin një gjyshe të vetme nëpër ato s

Edhe shkolla duhet të shkollohet!

Djalë i shkolluar, ishte martuar me një vajzë me shkollë, punon në shkollë, shkoi në shkollë, erdhi prej shkolle, kishte marrë dije në shkollë, ishte dashuruar me shkollën jashtë shkolle dhe në shkollë kishte gjetur dashurinë e parë, nuk bën të vishesh kështu se në shkollë je duke shkuar, këto dhe shumë fjalë nuk e di se përse më sillen dredhë kokës për dukurinë e shkollës. Sakaq, këto fjalë sikur uji nëpër rrënjë, fillojnë t’i gjejnë vrimat e tyre. Mu kujtua një rrëfim i dhembshëm i një prindi të lodhur: "Djali im ishte mjaft i edukuar dhe i kulturuar. Për fat të keq, kjo zgjati derisa nuk doli në klasë të pestë! Në shkollë filloi të çoroditet, ta marrë të mbrapshtën, ndërsa me regjistrimin në shkollë të mesme, përfundimisht nuk mbeti më djalë im, por djali i kafeneve, i bandave, i duhanit, i qortimeve, i papërmirësimit dhe i gjitha veseve, të cilat nuk i shkojnë përshtati askujt e lëre më një nxënësit.” Po ky prind që rrjedhat në shkollë e më gjerë e kishin kapitur keq, kis

MEDITO!

MEDITO! Çfarë vlere ka jeta nëse nuk është për Allahun, dhe nuk është jetuar për t’u përgatitur për t’u takuar me Allahun? Nuk ka mirësi në këtë botë, përveç për atë që pendohet dhe nxiton të bëjë vepra të mira që të ngritet tek Allahu. Vëlla! Ti mund të marrësh frymë, por mos harro se mund të mos e kthesh atë mbrapa. Njerëzit në lidhje me këtë janë: ai që është zhytur në këtë botë dhe është dhënë pas kënqësive të saj, apo i penduar për mëkatet e tij tek Allahu i botërave. I pari nuk dëshiron që t’ia kujtosh vdekjen dhe llogarinë para Allahut, nuk dëshiron t’ia kujtosh adhurimet dhe largimin nga mëkatet. Le të mos harroj ky se do të vdes deshti apo nuk deshti. I penduari e kujton shpesh vdekjen, dhe përgatitet për ditën kur do të takohet me atë, gjithashtu mundohet të nxëjë punët e mira që i kanë ikur më herët pa bërë. Mos e kujto vdekjen me zemër të vdekur, por mendo për të vdekurit në varreza, për gjendjen e tyre, mendo se edhe ti një ditë do të hysh aty. I njejtë me

Do të kthehen të gjithë, a e di ?

Dikush do te kthehet si nje rrahje zemre, thjesht eshte larguar nga jeta jote. Dikush do te kthehet per te konsumar edhe pak zemren tende, edhe me pas do te ike serish. Dikush do te kthehet per te te vjedhur nje buzeqeshje apo edhe nje lot te fundit. Dikush do te kthehet per te te thene se pa ty ndihet me mire, i shtyre nga krenaria e tepert. Dikush do te kthehet per te te thene qe te ka dashur, por tani jo me. Dikush do te kthehet per nje perqafim, sepse ai e di mire ngrohtesine qe buron e mund t'ia japesh vetem ti. Dikush do te kthehet per te te fyer, por ti e qete dhe indiferente si gjithmone, do ja hedhesh pa problem. Dikush do te kthehet per te te kerkuar falje, kerkon qe t'i hapesh serish dyert e zemres tende, sepse e ka kuptuar qe pa ty nuk mund te eci perpara, se pa ty jeta eshte e vrenjtur si nje re e zeze, dhe ti ne ate moment, c'do te besh !? |Fabio Volo|

Pasqyrën mos e urreni, ajo nuk ju gënjenë asnjëherë

Pasqyrën mos e urreni, ajo nuk ju gënjenë asnjëherë Nëse e urren shtrirjen e thinjave sipër kokës suaj, si rrjedhojë e daljes përpara pasqyrës, atëherë nuk duhet ta urreni e ta mallkoni pasqyrën e cila ia bëri të mundur pamjen flokëve të zbardhuara. Thjeshtë, duhet ta pranoni të vërtetën e moshës dhe të derteve që i ofron kjo jetë sprovë. Mos harroni se thinjat janë edhe shenjë e pjekurisë suaj! Këtë shembull desha ta lidhi me ata njerëz që i urrejnë dhe i mallkojnë kritikuesit e drejtë dhe të hapur, të cilët paraqiten si pasqyrë e të bëmave të tyre. Ata sikurse ai flokëthinjuri, nuk duhet ta mallkojnë pasqyrën për zbulimin e të padëshirueshmes së tyre, por duhet pranuar një argument tashmë të dukshëm dhe normal në jetë. Mos harroni se kritikuesit e drejtë dhe të paanshëm janë një pasqyrë e drejtë dhe e skërmitur mirë, përpara së cilës si njerëzit e politikës, ashtu edhe ata të shkencës e të artit mund ta shohin veten ashtu siç në të vërtetë janë dhe jo ashtu siç në të pa vërt

Ai dhe ata

Dikush ka një ëndërr të shëmtuar, ndërsa unë kam një frikë të bukur. Unë kam një mendim të varfër, kurse dikush ka frikë për të menduar. Dikush ka para, ndërsa unë nuk kam vetëm të holla. Unë kam begati të ngjeshur, kurse dikush ka tufë dëshirash. Dikush ka makinë luksoze, ndërsa unë kam një qëllim të mirë. Unë kam vullnet, kurse dikush ka vetëm oreks. Dikush ka emër me nam, ndërsa unë kam emër me mbiemër. Unë kam rroba që i përdori, kurse dikush ka lakuriqësi të papërdorshme. Dikush ka zemër që pompon gjakun, ndërsa unë kam shpirt për të dashuruar. Unë kam këmbë për të ecur, kurse dikush ka këmbë për të shqelmuar. Dikush ka fytyrë të bukur, ndërsa unë kam një fytyrë njëfytyrëshe. Unë kam prindër të edukuar, kurse dikush ka prindër të pashëm. Dikush ka fëmijë për të lozur, ndërsa unë kam lodra për fëmijë. Unë kam grua për ta arsyetuar jetën, kurse dikush ka jetë për t’i joshur gratë. Dikush ka moral për shitje, ndërsa unë kam material për të të dhënë falas. Unë kam ca

Essay:Television

Essay:Television Television -- the most pervasive and persuasive of modern technologies, marked by rapid change and growth -- is moving into a new era, an era of extraordinary sophistication and versatility, which promises to reshape our lives and our world. It is an electronic revolution of sorts, made possible by the marriage of television and computer technologies. The word "television", derived from its Greek (tele: distant) and Latin (visio: sight) roots, can literally be interpreted as sight from a distance. Very simply put, it works in this way: through a sophisticated system of electronics, television provides the capability of converting an image (focused on a special photoconductive plate within a camera) into electronic impulses, which can be sent through a wire or cable. These impulses, when fed into a receiver (television set), can then be electronically reconstituted into that same image. Television is more than just an electronic system, however. I

Essay:My Mentor

Narrative Essay                                                                                         My Mentor When I was young, I was so curious about a lot of things. I used to ask some elders at home about the things I was curious at, but all I can remember are the sweet, calm answers of my beloved grandfather. I never thought that his answers to my childish questions could slowly mold me into someone who values the great mentorship of a grandpa. I realized that yes, he was preparing me to face the world behind the wall. My grandfather inspired me to work hard, taught me how to be responsible, and showed me the value of education. One day, I saw him sitting in an old armchair in our backyard. With my curiosity, I got my own chair, sat beside him and asked, “Lo, what are you doing here?” He looked at me, smiled and said, “Nothing, I just feel so happy on how these plants have grown well.” That’s when I realized that he was pertaining to all the green, lavish plants we h

Essay:Drugs problem solution

                                               Drugs problem solution Drug abuse is rife in many countries. Billions of dollars are spent internationally preventing drug use, treating addicts, and fighting drug-related crime.   Although drugs threaten many societies, their effects can also be combated successfully. This essay looks at some of the effects of drug use on society, and suggests some solutions to the problem. Drug abuse causes multiple problems for countries and communities.   The medical and psychological effects are very obvious.   Addicts cannot function as normal members of society. They neglect or abuse their families, and eventually require expensive treatment or hospitalization. The second effect is on crime.   Huge police resources are needed to fight smuggling and dealing. Criminal gangs and mafia underworlds develop with the money from drugs. Despite these problems, the menace of drugs can be fought. Education is the first battle. Children need to

Ese për Arsimin

Ese për Arsimin Arsimi Arsimi është shtylla kryesore e një kombi . Edhe e një vendi!... Pa arsim nuk mund të zhvillohet e përparohet vendi. Arsimi është ai i cili i bën njerëzit më të aftë ,më të dijshëm ,më të mençur,më të dashur... Dijetarët ,filozofët,mendimtarët kanë thënë njeriu i paarsimuar është i magët,i përngjet një mulliri pa ujë.Pra,nuk mund të funksionojë dhe përparojë. Prandaj,edhe këta njerëz që janë sot nëpër botë pa arsim nuk do të kishin mundur të korrnin kaq rezultate dhe përparime për ta zhvilluar vendin dhe mbarë njerëzimin. Arsimi i bën njerëzit më të angazhuar,të futen në inovacione(zbulime) e profesione të ndryshme e që të gjithë në shërbim të jetës dhe njerëzimit. Arsimi është shtylla e parë e një bote të civilizuar. ese per arsimin,ese arsimi,hartim per arsimin,arsimi i nje vendi ese,shkrime per arsimin e nje vendi,arsimimi ese,ese per arsimimin,hartim per arsimimin,arsimimi ese shqip

Hartime,ese,vjersha,poezi etj per Pranveren

Hartime,ese,vjersha,poezi etj per Pranveren Çka është Pranvera ? Erdhi pranvera Hartim Pranvera - vjershë nga Hil Mosi Hartim per pranveren Pranvera Pranvera e Stebleves Pranvera - vjershë nga Albina Jasiqi Kur fillon dhe mbaron Pranvera ? Pranvera - vjershe nga Festina Berisha Pranvera - tregim Pranvera - vjershë nga Zemane Jaha Erdhi pranvera - vjershë shkruar nga Korab Fazliu Pranvera vjershe nga Adhurim Kuqi Vjershë për Pranverën Ese per pranveren Pranvera - vjershë Pranvera vjershe nga Arta Fejzullahu Pranvera - vjershe apo poezi nga Leonora Goga Pranvera -vjershë nga Butrint Vitia Pranvera -vjershë Ese apo hartime per pranveren Vjersha për pranverën Karakteristikat e pranverës Vjershe per pranveren Poezi apo vjershe per pranveren Vjershe per pranveren Hartime per pranveren Vjershe per pranveren nga Elmedina Berisha Vjersha dhe Poezi Lule e bukur Hartime,ese,vjersha,poezi per pranveren,hartim per pranver

Hartime per pranveren

'' Hartime per pranveren '' Kliko mbi titullin qe te hapet faqja perkatese me hartimin perkates per pranveren   '' Hartim per p ranveren ''  '' Hartim per pranveren '' hartim tjeter   '' Hartim per pranveren '' hartim tjeter   '' Hartim per pranveren '' hartim tjeter Ketu mund te gjeni hartime per pranveren apo per stinen e pranveres.Hartim per pranveren,hartime te mira per pranveren,pranvera ne vendin tim hartim,hartime shqip per pranvera,pranvera hartim ne shqip,hartime te bukura per pranveren,ese per praveren

Në sytë e gjyshes - shkruar nga Ariona Shehu -Kaçanik

Në sytë e gjyshes Askush nga ne nuk mund ta kuptoj krejtësisht dhembjen që ndjejnë ato familje që kanë humbur më të dashurit e tyre gjatë luftës. Zemra e tyre i ngjan një luleje të vyshkur në mes të vjeshtës. Ata kanë humbur më të dashurit e tyre dhe nuk dijnë në janë gjallë apo të vdekur. Janë zhdukur pa gjurmë. Sikur të mësonin  vetëm faktin se ku gjenden eshtrat e të dashurve të tyre, ata do të ndjesheshin më të qetë shpirtërisht. Loti i tyre ende nuk është tharë. Ata presin çdo ditë e çdo natë se do të vijë ndonjë lajm që do t’i çlironte nga ky ankth i pritjes… Në sytë e gjyshes edhe sot shoh një pikëllim, i cili po ia vret dalëngadalë shpirtin  për shkak të humbjes së djalit të saj. Ky pikëllim sa vjen e thellohet kur ajo shikon fotot e tij. E unë si fëmijë, çmund t’i them, përveç se ta ngushëlloj me fjalët: “ Gjyshe e dashur, mos e humb durimin se shpresa vdes e fundit”… Shkruar nga Ariona Shehu - Kaçanik ese per gjyshen,gjysja ese,ese per gjyshin,gjysherit tane,hartime

Kujtimi për nënën - shkruar nga Lirona Bela - Kaçanik

Kujtimi për nënën Jeta është një labirinth. Jeta ka edhe momente të hidhura dhe jo gjithkush mund ta kalojë atë labirinth. Buzë lumit Nerodimja  jetonte një familje e varfër. Vajzën e asaj familje e kisha në klasë. Çdo ditë e shihja duke shkruar letër. Bëhesha kurioze dhe sa herë doja ta pyesja,  unë ndalesha dhe mendoja. Ndoshta ajo dëshironte ta bezdisja .Gjithmonë rrinte e veçuar nga të gjithë dhe me një letër në pëllëmbë të dorës në qoshen e dritares. Një ditë, megjithatë, vendosa ta pyes. Dhe sapo iu  afrova, ajo ma lëshoi letrën në dorë dhe iku. Ajo iku, ndërsa unë mbeta e shtangur. E hapa letrën dhe fillova ta lexoj. “Kujtimi për nënën” – mbante titullin letra. “Linda në një familje të varfër. Rrallë ndodhte që të kishim ushqim. Ndonjëherë na qëllonte ndonje copëz bukë. Unë e haja timen, por meqë isha e uritur, kërkoja akoma.. Nëna ime më jepte edhe  pjesën e vet, duke më thenë “Haje bija ime, unë nuk jam e uritur”. Kështu më thoshte çdo herë. Një ditë erdha e lodhur nga s

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more