Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Hadithe

Një edukatë gjatë ushqimit

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, na mëson dhe na thotë: “Kur dikush prej jush han le të han me dorën e djathtë, e kur të pi le të pi me dorën e djathtë, sepse shejtani ha dhe pi me dorën e majtë”. Muslimi

FITO SHPERBLIME SA 50 SAHABE !!

Muhamedi alejhi selam ka thene: - "Do te vije koha (nga shenjat e Kijametit) kur do te veshtiresohet Islami (praktimi i islamit), sikur te mbash prushin ne pellembe, ata qe do ta mbajne Islamin ne ato kohera ka thene qe do te kene shperblimin e 50 burrave prej jush. - E pyeten sahabet; 50 prej tyre apo prej nesh o i Derguari i Allahut? - Tha: " Sa 50 prej jush." Et-Tirmidhi, Ebu Davud, Ibn Maxhe, Ibn Hibban, Et-Taberani i El-Bezzar – sahih. Subhanallah! Do te jesh i shperblyer sa 50 sahabe nese praktikon besimin tende ne keto kohe te sprovave. Duke e ditur se gjeneratat qe do te vijne pas Muhamedit alejhi selam do te kene veshtiresi te medhaja, Pejgamberi yne i dashur na ka treguar se edhe shperblimi do te jete i madhe nese qendron i lidhur me fene e paster islame! Ja vlene qe te durohet per shperblime te medhaja qe na presin ne Dite te gjykimit. Allahu na forcofte ne kete Fe madheshtore dhe na takofte me Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin, Aliun dhe s

Pastrimi në ditën e xhuma...

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Pastrimi në ditën e xhuma është obligim i çdo muslimani dhe atë ditë duhen veshur rrobat më të pastra. Dhe nëse ka parfum, le të parfumohet prej tij.” Ahmedi.

Hadith për hidhërimin

Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) ka thënë: “Hidhërimi është prej shejtanit, kurse shejtani është krijuar nga zjarri, e zjarri shuhet me ujë, andaj kur të hidhërohet ndonjëri prej jush le të merr abdest”.

Hadith për diturinë

Ebu Hurejra, r.a , transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Atij i cili niset në rrugën e kërkimit të diturisë, All-llahu do t’ia lehtësojë atij rrugën për në Xhennet.” (Shënon Muslimi)

Një hadith për vdekjen...

Profeti (s.a.s.) ka porositur: “Kujtojeni shpesh vdekjen, sepse sjellja ndërmend e vdekjes e pastron njeriun nga mëkatet, e bën njeriun të distancohet nga kjo botë. Po qe se jeni i pasur dhe e kujtoni vdekjen, ju shpëton nga fatkeqësitë e pasurisë. Po qe se jeni i varfër, ju bën të kënaqur nga jeta!”

Është për t'u habitur me punën e besimtarit...

“Është për t'u habitur me punën e besimtarit, çdo gjë që e godet është mirësi për te. Nëse e godet ndonjë mirësi, ai falënderon Allahun, dhe kjo është mirësi për te, e nëse e godet ndonjë e keqe, ai duron dhe kjo është mirësi për te. Këtë nuk e ka askush përpos se besimtari.” (Muslimi)

Kush qëndron duke u falur Natën e Kadrit

Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: 'Kush qëndron duke u falur Natën e Kadrit me besim (të sinqertë tek Allahu) dhe me shpresë (për të fituar shpërblimin e Tij e jo për t'u dukur), atëherë atij do t'i falen të gjitha gjynahet e mëparshme'."

Nuk ka mbushur i biri i Ademit enë më të keqe se barkun e tij...

"Nuk ka mbushur i biri i Ademit enë më të keqe se barkun e tij, andaj kur është i detyruar që të ushqehet, atëherë 1/3 duhet ta mbush me ushqim, 1/3 me ujë dhe 1/3 ta lërë për frymëmarrje"! - Muhamedi alejhi selam Sa prej nesh e kanë harruar prore këtë thënie kapitale dhe të pavdekshëm, në mos zbatimin e së cilës do t'i vdesim trupat dhe shpirtërat tanë duke qenë ende të pavdekshëm. Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more