Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjuha Shqipe

Gjuha dhe rëndësia e saj

Me anë të gjuhës njerëzit merren vesh. Gjuha është mjeti kryesor për ta kuptuar njëri-tjetrin. Njerëzit gjuhën e kanë si mjet për marëdhënie ndërmjet tyre, për shprehjen e mendimeve, dëshirave dhe të nevojave, si dhe për organizimin e jetës dhe të punës. Çdo komb e ka gjuhën e vet. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala,gjuha,gjuha,komunikimi,komunikimet  

Shenjat e pikësimit

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(” „), viza lidhëse(-) . Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur . Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore : Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.) Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit : Nga na vjen o djalë (?) Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) : Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!) Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar : Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s’ka (…) Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë . Presja shënon grafiki

Mbiemri(i nyjshëm dhe i panyjshëm)

Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet: - përshtatje në gjini : mjeku i ri mjekja e re - përshtatje në numër : mjekët e rinj mjeket e reja - përshtatje në rasë : mjeku i ri i mjekut të ri mjekun e ri mjekja e re e mjekes së re mjeken e re Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm . Mbiemra të nyjshëm janë: - ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë; - ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.; - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur; - disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër, Mbiemra të panyjshëm janë : - mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat; - mbiemrat e form

Emri (i përveçëm dhe i përgjithshëm)

Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira; Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim. Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj. Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit. Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm. Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje. Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar

Mbiemra të nyjshëm

Mbiemra të nyjshëm janë: - ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë; - ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.; - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur; - disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër, Lexo edhe: Mbiemra të panyjshëm mbiemra te nyjshem,mbiemra e nyjshem

Mbiemra të panyjshëm

Mbiemra të panyjshëm janë : - mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes; - të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj. Lexo edhe: Mbiemra të nyjshëm mbiemrat e panyshem shembuj,mbiemra te panyjshem,mbiemri i panyjshem,

Kongresi i Manastirit ose ndryshe Kongresi i Alfabetit (14 nëntor 1908)

Atdhetarët, që përpiqeshin të bashkonin popullin, kishin përpara një përçarje në popull që shkaktohej nga: 1- politika ‘përça e sundo’ e qeverise osmane; 2- struktura shoqërore feudale-fisnore në Shqipëri; 3- drejtimet e huaja të grupeve të ndryshme fetare, të cilat përdornin turqishten, greqishten, italishten e gjermanishten në vend të shqipes. Në ato kushte, shoqëria Bashkimi e Manastirit thirri më 14 nëntor 1908 kongresin e parë të përgjithshëm për diskutimin dhe miratimin e një alfabeti të njësuar. Aty ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe nga bashkësitë shqiptare në Rumani, Turqi, Egjipt, Itali, Amerikë e gjetkë. Ata zgjodhën si kryetar Mit´hat Frashërin, të birin e të shquarit Abdyl, që kishte kryesuar mbledhjen në Prizren. Përfaqësuesi i Shoqërisë Biblike, Gjergji Qiriazi, u zgjodh nënkryetar, kurse prifti protestant nga Korça, Grigor Cilka, mori pjesë bashkë me të në Komisionin e Alfabetit, të përbërë prej 11 vetësh. Parash

Alfabeti i Naum Veqilharxhit

Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1797-1846), nga Korça, prej 33 germash të botuara në abetaren e tij shqipe në vitin 1844.  Jehona e këtij alfabeti, i cili i ngjan një lloj armenishteje kursive, ishte e pakët. Kjo periudhë njëqindvjeçare 1750-1850, ishte një kohë shumëllojshmërie shkrimesh të habitshme në Shqipëri. Me të gjithë, gjuha shqipe u shkrua me dhjetë alfabete: shtatë alfabetet origjinale të lartpërmendur si dhe përshtatjet pas vitit 1850 të alfabeteve latin, grek dhe arab.  Është për t’u çuditur që kultura shqiptare arriti ta dallonte veten dhe të mbijetonte me një madhështi të tillë letrare.  Ekzistenca e tyre çjerr poshtërsinë, me të cilën u ndesh delegacioni shqiptar në Kongresin e Berlinit, më 1878, ku iu tha në vend të JO-së për shtetin shqiptar se nuk mund të ketë komb pa gjuhë të shkruar.  Ndërkohë që kishte jo një, por 10 alfabete, që mund të përzgjidheshin e zbatoheshin. (Marrë nga Panorama)

Alfabetet origjinale shqiptare (1761-1844)

Dorëshkrimi elbasanas i Ungjijve njihet si Anonimi i Elbasanit (1761) është teksti më i hershëm shqip i shkruar me një alfabet origjinal. Autor është Gregori i Durrësit, i njohur edhe si Gregori i Voskopojës, i cili qëndroi pesëmbëdhjetë vjet në Elbasan, para hartimit të dorëshkrimit. Ai u përpoq të shkruante në një gjuhë të përbashkët, që ta kuptojnë shqiptarët nga krahinat e ndryshme. Një gjë bie në sy në Dorëshkrimin elbasanas: Ka shumë pak fjalë të huaja, vetëm tri fjalë latine dhe shtatë fjalë turke. Në 59 faqet e përkthimeve biblike të Dorëshkrimit elbasanas janë shkruara 6113 fjalë. Shkrimi i tyre është bërë mbi bazën e një alfabeti prej 40 germash: 35 germa të zakonshme dhe 5 germa të rralla. Shumica e germave të këtij alfabeti janë krijime të reja, pa ndikim të gjuhëve dhe të alfabeteve të popujve fqinjë. Në kapakun e Dorëshkrimit elbasanas të Ungjijve gjendet një vizatim dhe afër dymbëdhjetë fjalë të shkruara me një alfabet, i cili ndryshon krejtësisht nga alfab

Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210)

Ky dorëshkrim u gjet në Vatikan dhe është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës shqipe. Materiali në fjalë është i tëri në pergamenë dhe ka 208 faqe. I gjithë dorëshkrimi është i shkruar me shkronja latine, por me fjalë në gjuhën shqipe, në dialektin e veriut. Dorëshkrimi ndahet në tre kapituj, në faqet 1 deri në 97 mbi teologjinë; faqet 98 deri në 146 mbi filozofinë dhe faqet 147 deri në 208, bëjnë fjalë për historinë. Ndërsa në fund, autori ka firmosur vetë, duke shkruar: “Mee nihemmen zze dessirnnee e phorte t’ Lummnummitt ZOT e mbaronjj n’Vitte MCCX dittn ee IX t’ Mmarxxitee. THEODOR SSCODRAANNITTEE”. Rëndësia e këtij libri (që nuk është abetare) është se tregon që ka pasur shkrues, botues dhe lexues të shkolluar të shqipes që në vitin 1210.

Dëshmitë e lashta të shkronjave shqipe që u pranuan në Kongresin e Manastirit

Historia Dëshmitë e lashta të shkronjave shqipe që u pranuan në Kongresin e Manastirit Historia e Kongresit të Alfabetit në Manastir. Cilat ishin përpjekjet e para për hartimin e një alfabeti dhe si u bë pakti për gjuhën shqipe Saimir Lolja Gjuha shqipe është e hershme, por fatkeqësia qëndron në faktin se ajo u shkrua shumë vonë. Kombi me dëshirën më të madhe për të shkruar gjuhën e tij është penguar historikisht nga fqinjët dhe pushtuesit që të ketë një alfabet të shqipes. Megjithatë dokumente arkivorë, të gjetura në Arkivin e Vatikanit dhe ato greke, dëshmojnë se përpjekjet e shqiptarëve për të pasur gjuhën e tyre kanë qenë shumë të hershme. Gjithsesi, debati për origjinën e gjuhës shqipe dhe se nga rrjedh ajo vazhdon edhe sot e kësaj dite mes albanologëve të dëgjuar në botë dhe akademikëve shqiptarë… Dorëshkrimi i Teodor Shkodranit (1210) Ky dorëshkrim u gjet në Vatikan dhe është botimi më i vjetër i njohur deri tani i gjuhës shqipe. Materiali në fjalë është i tëri

Shqipja, gjuha që lindi gjuhët indo-evropiane

Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe pastaj në shqipe u trashëgua dhe u ruajt gjuha më e vjetër e Evropës. Është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë vijnë shkencat e gjuhësisë dhe arkeologjisë Po pse nuk u shkrua gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk është e vërtetë, sepse ka dokumente te shkruara të mbetura nga djegiet porse nuk janë zbuluar akoma dhe se gjuha shqipe është shkruar edhe me germat “latine” edhe ato “greke”. Në lashtësi letrarëve dhe klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin gjuhët administrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruan për ato ngjarje të kohës që ata mund t’i vërtetonin dhe t’i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm. Shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e

Eqrem Çabej (1908-1980)

Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare. Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysmëshekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore. Eqrem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqrem Çabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra. Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në

Aleksandër Xhuvani (1880-1961)

Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956. Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesor Eqrem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe. Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura, u botuan pjesërisht pas vdekjes, në

Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë. Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shek

Përhapja e gjuhës shqipe

Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit. Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në botë, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde

Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit. Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç). Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjatë fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit. Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka nj

Shqipja standarde

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare. Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera. Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore. Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime

Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja). Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët janë: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë

Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja. Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ai që quhet “Formula e pagëzimit”, e vitit 1462. Është një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re çrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijët e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t’i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht). “Formula e pagëzimit” është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga his

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more