Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gjuhë shqipe dhe Letërsi

Çka është poezia satirike ?

Çka është poezia satirike ? Poezia satirike kritikon dhe përqesh të metat e një njeriu ose të mbarë shoqërisë. Vjershëtari sulmon këto të meta, sepse janë të dëmshme për shoqërinë.  Satirën e shoqëron kurdoherë humori.  Satira mund të jetë : personale dhe shoqërore.   Poezi satirike kanë shkruar : H.Z.Kamberi, Ali Asllani Çajupi, Filip Shiroka, Fan S. Noli, etj. cka eshte poezia satirike, cfare eshte poezia satirike, poezi satirike, qka eshte poezia satirike, qka eshte poezi satirike, qfare eshte poezi satirike, ceshte poezia satirike, c'eshte poezia satirike, cfare eshte poezi satirike, cfare eshte satira, poezi satirike shqip

Luli i vocërr -Migjeni

Luli i vocërr -Migjeni Askush s’e njef Lulin. As shokët e tij, që për para tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap të vet. Sot gjithkush ka punët dhe telashet e veta, ashtu edhe fëmijët, ashtu edhe Luli. -More Lul! Shumë herët ke fillue me shikue punën tande. Kur Luli hyn n’oborr të shkollës , buza i qeshet nga pak, por askujt as një fjalë s’i thotë. Ecën ngadalë, tue shikue djathtas e majtas, por gjithnjë tue ecë, deri sa të mrrijë në cak të vet. Aty te dera e rruginës shkollore shumë i pëlqen te qëndrojë. Aty asht caku i tij, i prarume me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbshtetet Luli për mur, grushtat e vegjël i shtije ndër xhepa, hundën picrrake të kuqun nga i ftohti i mëngjezit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër ja tërhjek vrejtën janë çizmet, që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa të bukura janë! Si shkëlqejnë! — mendon Luli dhe pa dashje i shkojnë

Çka është rima?

Çka është rima? Rima është veçori e llojeve letrare në vargje . Rima krijon harmoni mes vargjeve . Kjo arrihet kur rrokjet e fundit të vargjeve përputhen në rimë dhe ngjajshmëri, krijojnë muzikalitet dhe harmoni tingujsh.  Në strofën e parë vargu i parë përputhet me të tretin, kurse i dyti përputhet me vargun e katërt - (ABAB).  Këtë rimë e qujamë të alternuar.  Kemi edhe rimë të kryqëzuar kur vargu i parë përputhet me vargun e katërt, kurse vargu i dytë përputhet me të tretin - ( ABBA). cka eshte rima, ceshte rima, cfare eshte rima, cka eshte fjala rime, rima definicioni, rima shqip, fjala rime shqipe, cilat jane llojet e rimes, rima ne gjuhen shqipe, fjala rime, rima ne shqip, qka osht rima, qka eshte rima, c'eshte rima,

Çka është lirika ?

                   Çka është lirika ? Lirika është lloji letrar ku përshkruhen gjendja shpirtërore, mendimet, ndjenjat që i lindin poetit nën ndikimin e jetës shoqërore.  Llojet e poezisë së lashtë lirike janë: himni, oda, ditirambi, elegjia etj.  Ndërsa llojet e poezisë së sotme lirike janë: poezia sociale, patriotike, erotike, peizazhiste, refleksive etj. ceshte lirika, cka eshte lirika, cka eshte fjala lirike, lirika shqiptare, lirika kuptimi, qka osht lirika, cka domethene fjala lirike, cfare eshte lirika, cfare kuptimi ka lirika, c'eshte lirika, definicioni i lirikes, lirika definicioni

Si ndahet gramatika e gjuhës shqipe?

Si ndahet gramatika e gjuhës shqipe? Gramatika e gjuhës shqipe ndahet në: Fonetikë, Leksikologji, Sintaksë dhe Morfologji.   si ndahet gramatika ne gjuhen shqipe, gramatika e gjuhes shqipe, gramatike gjuhe shqipe, fonetike, leksikologji,sintaksa, morfologjia,qysh ndahet gjuha shqipe, gjuha jone

Kompozicioni i veprës epike

Kompozicioni i veprës epike Etapat e zhvillimit të veprimit në veprën epike janë:   Paraqitja e veprimit - është etapë e zhvillimit të veprimit, që ndodh në fillim të veprës.   Thurja e veprimit, është shtytja themelore e zhvillimit të veprimit të ardhshëm (nis me motiv të ri dhe mbaron me shfaqjen e kulminacionit)   Kulminacioni shfaqet atëherë kur konflikti i thurur në veprim merr përmasa më të gjera, pra arrin shkallën më të lartë (tani zhvillohet beteja vendimtare mes personazheve në konflikt).   Peripecia - është ajo etapë e zhvillimit të veprimit, që shënon një kthesë të papritur.   Shthurja e veprimit - është etapa përfundimtare.

Çka janë gjëegjëzat

Çka janë gjëegjëzat Gjëegjëzat janë krijime të shkurtra që përbëjnë një gjini të veçantë. Ato paraqesin përshkrim të tërthortë e të ngjeshur (zakonisht në vargje) të një endi ose të një dukurie, që i jepet dikujt për ta gjetur se çfarë do të thotë.   Shembuj gjëegjëzash : Kur i lidh ikin, kur i zgjidh rrinë? (Opingat, këpucët) Bie në ujë s’laget? (Dielli) Dy vëllezër mbajnë zjarr në dorë e nuk digjen? (Masha) Dhjetë motra me nga një sini mbi krye? (Gishtat dhe thonjtë) Një kuti plot inxhi? (Goja me dhëmbët) Një litar i gjatë i gjatë, gjysmë i njomë gjysmë i thatë? (Dimri dhe behari) Gjithë gjënë e ha e të ngopur s‘ka? (Mullixhiu) I ati me rroba të gjelbërta, i biri me rroba të kuqe? (Burbuqja dhe lulja) Një qen i zi ruan shtëpinë e tij? (Çelësi i derës) Rrumbullak strumbullak me ca flutura në bark? (Kungulli) Një kuti me katër feta buke. (Arra) Një poçe kos përmbi shtëpi. (Hëna) Kudo vete, shtëpi me vete. (Breshka) Mbret nuk ësht’ e mban kurorë, orë s

Çka quajmë reportazh

 Çka quajmë reportazh Reportazh quajmё pёrshkrimin artistik qё u bёhet ngjarjeve dhe njerёzve tё vёrtetё.   Reportazhet botohen nёpёr gazeta, revista, transmetohen nga radioja, dhe tё shoqёruar me filmime, edhe nga televizioni. qka osht reportazhi, qka quajme reportazh, cka eshte reportazhi, çka eshte reportazhi, fjala reportazh, cfare kuptimi ka fjala reportazhi shqip, c'eshte reportazhi, reportazh shqip, fjale shqipe, fjala shqipe,

Çka është drama ?

Çka është drama Është një shfaqje që, me ndihmën e fjalës e të veprimit, përfytyron konflikte të ndryshme të interesave vetjake ose shoqërore të njerëzve, pa pasur karakter tragjik .   Krijimet dramatike kanë këtë strukturë:   Akti - është pjesa e krijimit dramatik, që luhet në skenë që nga çasti kur ngrihet perdja deri në mbylljen e saj.   Pamja - është pjesa më e vogël e aktit (praktikohet në rastet, kur akti është i gjatë dhe ka nevojë të ndërrohet skena).   Skena - sajohet atëherë kur në skenë paraqitet ose largohet një person (aktor), i cili shkakton ndryshim.   Këtu bëjnë pjesë ndriçimi, muzika dhe kostumografia . cka eshte drama, qka osht drama, qka eshte drama, ceshte drama, çeshte drama, cfare eshte drama, qka eshte drame, c'eshte drama, fjala drame kuptimi, qka eshte pamja, qka eshte skena, qka eshte akti, drama dhe pjeset e saj, kostumografia,

Çka është udhёpёrshkrimi

Çka është udhёpёrshkrimi Udhёpёrshkrimi ёshtё njё lloj i veçantё i tё shkruarit, ku ndёrthuret shkrimi publicistik (i gazetave dhe revistave) me shkrimin letrar.  Pёrveçse autori sjell fakte dhe dokumente konkrete, ai bёn edhe pёrshkrime tёrheqёse, me anёn e tё cilave e njeh lexuesin me vende e zakone tё ndryshme.   cka osht udhepershkrimi, qka osht udhepershkrimi, ceshte udhepershkrimi, c'eshte udhepershkrimi, qfare eshte udhepershkrimi, cfare eshte udhepershkrimi

Çka është anafora dhe çka është epifora

Çka është anafora dhe çka është epifora Kur në fillim të çdo vargu fillohet me fjalë të njejtë kemi anaforën.   E kundërta e anaforës është epifora. Në çdo varg, kur në fund përsëritet fjalë e njejtë kemi epiforën. P.sh.: P.sh.: Anës detit i palarë                  Po thot dielli: a ndarja eme! Anës dritës i paparë,              Ka thënë hëna: a ndarja eme! Pranë sofrës i pangrënë… cka osht anafora, qka osht anafora, qka osht epifora, figurat letrare epifora, figura letrare anafora, figure letrare, letersia shqipe, letersi shqipe, gjuhe shqipe dhe letersi, gjuha jone, gjuhe shqipe, figura stilistike anafora dhe epifora, ceshte anafora, c'eshte epifora

Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe

 Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt në Manastir në vitin 1908.   Alfabeti i sotëm i gjuhës shqipe u caktua në këtë Kongres, i propozuar nga shoqëria “Bashkimi” e Shkodrës, përfaqësues i të cilës ishte Gjergj Fishta.  Në Kongres edhe shoqëria “Agimi”, e përfaqësuar nga Ndre Mjeda si dhe ajo e Stambollit u paraqitën me propozimet e tyre, por si më i përshtatshëm, nga Komisioni i Alfabetit u pranua ai i “Bashkimit”. kur u mbajt kongresi i alfabetit te gjuhes shqipe, kur u mbajt kongresi i alfabetit, kongresi i alfabetit shqip, mbajtja e kongresit te alfabetit shqip, cilet shoqeri morren pjese ne kongresin e alfabetit shqip, kongresi shqip, alfabeti dhe kongresi, shoqeria bashkimi, bashkimi shqipetar

Çka është eseja

Çka është eseja Eseja ёshtё artikull i gjatё a studim me karakter kritik ose publicistik, i cili trajton nё mёnyrё tё pёrgjithshme çёshtjet shoqёrore, shkencore, letrare, kulturore etj. cka eshte eseja, cka eshte fjala eseje, cka osht eseja, qka eshte eseja, qka osht eseja, kuptimi i esese, ceshte eseja, ceshte fjala ese, cka eshte ese, qka osht ese, c'eshte eseja

Çka është novela

 Çka është novela Novela ёshtё lloj i prozёs , mё i shkurtёr se romani , por mё i gjatё se tregimi apo rrёfimi.  Ajo ka njё numёr tё kufizuar personazhesh; ngjarjet zhvillohen rrotull njё motivi qendror dhe arrihet nё njё pёrfundim tё befasishёm.  Novela ka ngjashmёri me pёrrallёn , veçanёrisht kur tek ajo gёrshetohen elementet reale me ato fantastike.  Nё novelё rrёfimi i autorit mbizotёron nё raport me dialogun. cka eshte novela, cfare eshte novela, cka eshte fjala novele, ceshte novela, c'eshte novela, c eshte novela, çka eshte novela,Çka është novela,kuptimi i noveles, definicioni i noveles, novela definicioni, fjala novele kuptimi

Çka është filmi

Filmi është lloj i veçantë i artit, i cili jepet para publikut.  Filmin e kanë zbuluar vëllezërit Lymier në Francë më 1895.  Deri më 1927 filmat kanë qenë pa zë.  Sipas gjatësisë, filmat ndahen në: a. Të gjatë - mbi 2500 m b. Të mesëm deri më 2500 m c. Të shkurtër deri më 600 m   Sipas gjinisë, ndahen në: artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë (të animuar).   Brenda gjinive pastaj ndahen edhe llojet e filmave artistikë: historik, kriminal, shkencoro-popullarizues, dramatik, komik etj. cka eshte filmi, çka eshte filmi,Çka është filmi,llojet e filmave, ceshte filmi, cfare eshte filmi, c'eshte filmi,kush e zbuloi filmi, nga kush u zbulua filmi, kush e shpiku filmin,si ndahen filmat sipas gjatesise, ndarja e filmave nga gjatesia, filmat e gjate, filmat e shkurte, filma e mesem gjatesia, filmat e gjate gjatesia, si ndahen filmat sipas gjinise, si ndahen filmat sipas llojit, filmat artistike, filmat dokumentare,filma vizatimore, filma historik,filma kriminal,film

Çka është telegrami

Çka është telegrami Telegrami ёshtё njoftim ose lajm qё jepet me anёn e ndёrlidhjes telegrafike; fletё qё pёrmban kёtё njoftim a lajm.  Mund tё jetё telegram pёrshёndetjeje, urimesh, falёnderimesh, ngushёllimesh etj. ceshte telegrami, cka eshte telegrami, cfare eshte telegrami, cfare kuptimi ka telegrami, cili eshte kuptimi i telegramit, cka domethene fjala telegrame, c'eshte telegrami, çeshte telegrami, çka eshte telegrami, cfare kuptimi ka fjala telegram

Çka është epika

Çka është epika Epika është lloj letrar ku jeta pasqyrohet nëpërmjet rrëfimit për ngjarje dhe për njerëz që kanë marrë pjesë në to, për sjellje dhe emocione të tyre në rrethana të ndryshme.  Lloje të veprave epike janë: përralla , tregimi , novela , romani etj. ceshte epika, cka eshte epika, epika, cfare eshte epika, cili eshte kuptimi i epikes, cka domethene epika, epika dhe kuptimi i saj, çka eshte epika, c eshte epika, lloji letrar epika, vepra letrare epika, epika kuptimi,

Çka është ideja e veprёs letrare

Çka është ideja e veprёs letrare Ide e veprёs letrare ёshtё mendimi kryesor qё buron prej ngjarjeve, tё cilat shkrimtari i shkruan nё vepёr.   Çdo vepёr letrare pёrmban njё ide, tё cilёn lexuesi mund ta zbёrthejё vetë, por vetёm duke u zhytur nё analizёn e saj.  Kёshtu, duke lexuar romanin “ Afёrdita ” tё S. Spasses kuptojmё se ideja e atij romani ёshtё transformimi i njerёzve, çrrёnjosja e prapambeturisё, e cila arrihet nёpёrmjet tё arsimimit dhe edukimit tё njerёzve. cka eshte ideja e vepres letrare, cka eshte ide, qka domethene ideja, ideja dhe vepra letrare, cila eshte ideja e romanit aferdita, ideja dhe spase, ceshte ideja letrare, çeshte ideja letrare,

Çka është tema e veprёs letrare

Çka është tema e veprёs letrare Tema e veprёs letrare ёshtё njё rreth i caktuar dukurish qё zgjedh poeti nga realiteti dhe i pёrgjithёson nё vepёr.   Çdo vepёr letrare ka temё tё caktuar.  Ato mund tё jenё tё nduarnduarshme si p.sh.: ngjarjet, personat, dukuritë e ndryshme shoqёrore, marrёdhёniet klasore,jeta e pёrditshme, veset e njё individi, veset shoqёrore etj.  P.sh.: tema e veprёs sё N. Frashёrit “ Bagёti e buqёsi ” ёshtё himnizimi i natyrёs shqiptare dhe i punёve tё blegtorisё e buqёsisё.  Tema e vjershёs sё Migjenit ‘ Poema e mjerimit ” ёshtё mjerimi i shtresave tё varfёra tё qytetit etj . vepra letrare, tema e vepres letrare, tema letrare, temat letrare,teme letrare, veper letrare cila eshte tema e vepres se migjenit, cila eshte tema e bageti dhe bujqesi, cka eshte tema e vepres letrare, cfare eshte tema e vepres letrare, poema e mjerimit, bageti e bujqesi, migjeni,naim frasheri

Çka është motivi i veprёs letrare

Çka është motivi i veprёs letrare Motivi ёshtё njёsia mё e vogёl tematike e krijimit letrar.  Ky ёshtё njё element shumё i rёndёsishёm i krijimtarisё letrare, sidomos i poezisё lirike e cila shpeshherё sipas motivit qё shtjellon ndahet nё lloje tё ndryshme.  Motivi pra, ёshtё shkaku, nxitja, arsyeja, ngacmimi, qё e ka inicuar poetin tё krijojë njё krijim letrar. cka eshte motivi letrare, motivi ne letersi, cfare eshte motivi ne letersi, cili eshte roli i motivit ne letersi, qfare eshte motivi, motivi i nje vepre letrare,vepra letrare dhe motivi, cila eshte njesia me e vogel tematike e krijimit letrare, krijimi letrar dhe motivi, ceshte motivi

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more